Benzema inspirohet nga videot e brazilianit Ronaldo

10 Shkurt 2014, 14:48Sport TEMA

Karim Benzema thotë se ai shpesh shikon ish-yllin e Real Madridit dhe të Brazilit, Ronaldo, para ndeshjeve.

Francezi shënoi dy herë në fitoren 4-2 të skuadrës së Karlo Ançelotit gjatë të shtunës, për të barazuar numrin e golave për “Los Blankos” me ish-legjendën e klubit, nga 104 në të gjitha garat.

Megjithatë, ish-ylli i Lionit thotë se ai vazhdon të inspirohet nga Ronaldo brazilian, raporton Telegraf.

“Vërtet jam shumë i lumtur, pasi të arrish të barazosh një lojtar të nivelit të tij është e mahnitshme.

Ronaldo është për mua, së bashku me Zidane, një prej më të mirëve në histori. Jam shumë krenar që kam shënuar po aq gola sa ai për Madridin dhe kjo më inkurajon të punoj më shumë.

Ai më ka inspiruar në shumë aspekte. E para, dëshira e tij për të shënuar gola. Por, unë po ashtu kam mësuar shumë nga ai sa i takon lëvizjeve në shënimin e golave.

E kam ndjekur Ronaldon që fëmijë dhe ende shikoj video të tij para ndeshjeve”, ka thënë Benzema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje