Etriti do të thotë “siguri”, asnjë humbje në 2014-n

10 Shkurt 2014, 14:38Sport TEMA

Etrit Berisha ndoshta nuk e ka imagjinuar se gjërat do të ndodhnin kaq shpejt, me ardhjen e Edi Rejas tek Lacio. Por në këtë vit të ri 2014, ai mund të quhet padyshim edhe protagonisti kryesor i kësaj Lacioje. Kështu, portieri i Kombëtares shqiptare ka arritur të ulë në stol Marketin, i cili tashmë do të largohet padiskutim në fund të sezonit, aq më tepër kur “gardiani kuqezi” po luan në të gjitha kompeticionet, Serie A, Kupë dhe Europa League.

“Ai është një siguri më vete”, ka thënë Reja pas ndeshjes me Juventusin, që përfundoi në barazim. Berisha tashmë ka arritur të ndalë edhe Totin dhe “armatën” e Garsias, duke u kthyer kështu në protagonistin kryesor edhe të tifozëve, raporton Sport Ekspres. Dhe media e ka vlerësuar me notën 7. Edhe për faktin se, në kampionat, që nga fillimi i 2014-s Lacio nuk ka humbur asnjë ndeshje (përjashto atë të Kupës me Napolin) dhe Etriti ka qenë portieri i parë tek të gjitha. Ndërkohë, Lorik Cana, kapiteni i Kombëtares shqiptare e ka parë nga stoli të gjithë derbin dhe Valmir Berisha nuk ka qenë as i grumbulluar tek verdhekuqtë.

2 komente në “Etriti do të thotë “siguri”, asnjë humbje në 2014-n”

  1. bobi says:

    cfare sigurie ne derbin lazio- roma per 90 minuta asnjehere romanet nuk e gjuajten topin ne porte vetem jashte po do ja shohim burrnine si me rastin e UJKANIT.

  2. ardiani says:

    O bobi ti bobi o xhixhi ti xhixhi a shikon nga syte apo ti ka zene messi e ronaldo. Lexo njehere qe ska asnje humbje ne 2014 etriti pastaj hape halene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje