Ankand për të ardhmen e Toni Kros

10 Shkurt 2014, 15:21Sport TEMA

E ardhmja e mesfushorit 24-vjeçar Toni Kros duket se do të jetë larg Bajernit të Mynihut.

Mesfushori ka refuzuar që të nënshkruajë rinovimin e kontratës deri më tani, çka ka sjellë edhe irritimin e drejtuesve të Bajernit.

Për këtë arsye, Kros është lënë në stol në dy ndeshjet e fundit nga Pep Guardiola, çka konfirmon zërat për përçarjen mes Kros dhe Bajernit.

Nga situata e krijuar duan të përfitojnë drejtuesit e Mançester Junaited, që duket se janë në avantazh për të transferuar mesfushorin.

Por, nëse Junaited nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, atëherë Kros vështirë se do të pranonte të transferohej në Angli.

Për këtë arsye, për mesfushorin e kombëtares gjermane ka shfaqur një interes të fortë edhe Juventusi, që kërkon të përfitojë jo vetëm nga konflikti mes Kros dhe Bajernit, por dhe situata e vështirë e Junaited, pretendenti kryesor për transferimin e 24-vjeçarit.

Ndërkohë, për Kros kanë shfaqur interes edhe Çelsi me Arsenalin, por duke mos u shfaqur shumë këmbëngulës.

 

2 komente në “Ankand për të ardhmen e Toni Kros”

  1. moi says:

    Le te bisedoje nje here Duka me babane e Tonit se mbase vjen te luaj me kuqezinjte…..

  2. wickedgame says:

    Mos more ca na boni me kto lajme, do iki Krosi dhe u bo hataja ,pjerdh Bajerni per te .Krosi vjet kur Bajerni triunfoj me tripleten ky Toni i shikonte ndeshjet nga tv se ishte i demtuar, por i riu si veriu.Guardiola buzeqesh kur i demtohen lojtaret sepse e ka me te lehte zgjedhjet mos more Kros,se Bajerni nuk e fiton bundesligen,qari Shaqirit thuaj qe do kete me shume hapesire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje