Junaited këmbëngul për të rikthyer Pol Pogba

11 Shkurt 2014, 15:43Sport TEMA

Humbja e Pol Pogba konsiderohet si një prej gabimeve më të mëdha në historinë e Mançester Junaited.

Duke parë shkëlqimin e mesfushorit francez tek Juventusi, drejtuesit e Junaited janë të gatshëm që të bëjnë çmendurira për të rikthyer në “Old Traford” 21-vjeçarin.

“Daily Star” shkruan se Junaited pritet që këtë verë të bëjë një super ofertë për Pogba, në mënyrë që Juventusi ta lërë të lirë.

Por, kjo do të jetë e vështirë, duke qenë se së pari, Juventusi kërkon të mbajë edhe disa sezonte të tjera francezin, duke qenë se pretendon të fitojë edhe në Europë.

Së dyti, vetë Pogba do ta kishte të vështirë të pranonte një rikthim tek Junaited, duke qenë se askush nuk pati besim tek ai.

Për më tepër, në garë për francezin janë sheikët e PSG. Dhe, kur bëhet fjalë për para, është e vështirë që t’i konkurrosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje