Për atë nuk është e lehtë të flasë, të shprehet dhe të thotë atë që mendon. Sigurisht, situata nuk është se e favorizon shumë, edhe pse momenti është ndër më të mirët, pasi tek Palermo arriti të gjente hapësira që priste prej kohësh, madje duke bindur. Megjithatë, Sorrentino sërish është kthyer portieri titullar, ndërsa ai duhet të presë radhën, por këtë herë jo shumë gjatë, pasi në verë, portieri do të largohet me siguri dhe Ujkani do të mbrojë portën siçiliane, pse jo, në Serinë A. E njëjta rrugë që bëri me Novarën përpara dy vjetësh. Megjithatë, çështja është një tjetër dhe jo me klubin dhe karrierën e tij jashtë Kombëtares. Kosova, apo Shqipëria? Në shtypin kosovar para dy ditësh, doli lajmi i bujshëm se Ujkani ishte i pari që i thotë “po” grumbullimit më Kosovën për miqësoren ndaj Haitit nga lojtarët e Shqipërisë. Por portieri i lindur në Prishtinë dhe rritur në Belgjikë mohon gjithçka në intervistën për “Sport Ekspres”, ku shton edhe
shumë gjëra të tjera…
– Samir, si është kjo puna e Kosovës?
– Çfarë pune? Nuk di asgjë unë. Ju lutem, me sqaroni…
– Që ju ka thërritur Kosova për ndeshjen me Haitin dhe i keni thënë “Po”!
– Kush jua ka thënë këtë gjë? Nga burojnë këto lajme?
– Në mediat kosovare, ku shkruhet se do të mbroni portën e Kosovës për sfidën ndaj Haitit, më 5 mars… Sa të vërteta ka këtu?
– Asgjë, përveçse askush s’më ka telefonuar dhe thërritur. Është krejt një sajesë e shtypit dhe asgjë më shumë se kaq.
– Atëherë, si qëndron e vërteta?
– E vërteta qëndron se mua s’më ka telefonuar askush nga Kosova, apo të më ketë dërguar thirrje. Edhe pse mendoj se është gjë e mirë që më në fund Kosova u lejua që të luajë një miqësore. Ishte diçka që populli kishte ëndërruar dhe u bë realitet tashmë.
– Atëherë, Ujkani në datën 5 mars do të luajë te Kosovë-Haiti, apo Shqipëri-Maltë?
– Për momentin, tek asnjëra. Por në Palermo, duke u stërvitur.
– S’po ju kuptoj. Flisni më qartë
– Nga Kosova askush s’më ka telefonuar, por edhe nga Shqipëria s’janë bërë të gjallë. Pra, jam në pritje dhe jam fokusuar vetëm tek Palermo.
– Por, ju jeni portieri i Kombëtares së Shqipërisë, apo jo?
– Po, sigurisht. Por kur të vijë momenti do të jetë më e qartë gjithçka. Megjithatë, e përsëris, ato që shkruhen s’janë të vërteta. Unë s’kam thënë kurrë “po” për asgjë deri më tani.
– Si po ecin gjërat tek Palermo?
– Shumë mirë, jemi duke synuar ngjitjen në Sernë A.
– Po me portën?
– Mirupafshim, do të kemi kohë të flasim (qesh)
Ti Ujkan e bere porten e Shqiperise,bordello!
Mos i besoni,eshte i pabese.
Thot portieri.LUMENJE GJAKU NE SHEKUJ VUAJTJE PA FUNDE, CTE SHKUAJ JAN SHUME TE TJERA NUK MBAROJNE PER NJE SKUADER KRAINORE FUTBOLLI.EPO I THA TE GJITHA
PER ENDREN QE U BE REALITET
Me te vertete i pabese,ka vendosur te luaje per Kosoven duke e mbajtur vendimin te fshehte,nga ana tjeter thote se nuk ka asnje telefonate nga Shqiperia,pergatit terenin qe neser pasi qe te zbardhet sekreti ta aryeton me demek nuk ka pasur asnje telefonate nga Shqiperia.