Ligjet shkarkojnë Zana Xhukën. Opozita braktis mbledhjen e Komisionit. Kreu i ILDKP shpërfill Kuvendin (VIDEO)

18 Shkurt 2014, 13:52Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve miraton me 13 vota pro, 1 kundër, ndërsa dy deputetë nuk morën pjesë në votim kërkesën e 51 deputetëve për shkarkimin e Zana Xhuka nga detyra e kreut të ILDKP-së.

Megjithëse komisioni kishte përcaktuar zhvillimin e një seance dëgjimore me Xhukën, kjo e fundit ka shpërfillur ftesën e bërë nga ligjvënësit, pa paraqitur asnjë arsye për mospjesëmarrjen në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Gjithashtu në komision kanë munguar deputetët e opozitës, me përjashtim të nënkryetarit të komisionit, Oerd Bylykbashi.

Por pas disa minutash edhe ai është larguar, duke deklaruar se ky veprim i mazhorancës është një sulm i turpshëm dhe i paligjshëm.

Sipas Bylykbashit, edhe kontrolli parlamentar ndaj ILDKP-së ishte në shkelje të hapur me ligjin, ndërsa akuzoi mazhorancën se po kërkon të kapë institucionet e pavarura.

Në këtë kuadër, Bylykbashi tha se opozita nuk do bëhet pjesë e kësaj farse, duke u larguar nga mbledhja e Komisionit.

Për kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, mungesa e Zana Xhukës në sencën dëgjimore ka të bëjë me mungesën e respektit që kryetarja e ILDKP-së ka ndaj Parlamentit.

Xhafaj tha se Xhuka është njoftuar zyrtarisht për mbledhjen e sotme dhe nuk ka dërguar asnjë shkresë zyrtare për mungesën e saj.

Mbledhja ka vijuar edhe pa praninë e opozitës ku relatori i çështjes Armando Subashi ka lexuar raportin për shkarkimin kreut të ILDKP-së.

Sipas raportit janë gjetur shkelje të rënda në veprimtarinë ligjore dhe institucionale si: “Mosushtrim kompetencash dhe paaftësi profesionale në drejtim dhe funksionimin e institucionit, e lidhur drejtpërdrejtë me faktin e mospërmbushjes së asnjë aspekti të kritereve të diplomimit, përvojës në profesion dhe të meritës në zgjedhjen e Inspektores së Përgjithshme; Moskryerjen e detyrave ligjore dhe institucionale duke sjellë si pasojë mungesën e rezultateve në drejtimet kryesore të funksionimit të këtij institucioni si më poshtë: Administrim dhe kontrollin e deklaratave të interesave private, trajtimin e ankimeve të konfliktit të interesit dhe masat për parandalimin dhe zgjedhjen e tyre, forcimin e kapaciteteve investiguese dhe rolin e ILDKPKI në ndërgjegjësimin e zyrtarëve dhe autoriteteve të përgjegjësisë. Forcimin e transparencës së institucionit dhe krijimin e aksesit të nevojshëm për informimin e publikut, medias dhe institucioneve shtetërore në frymën dhe të vendimeve të gjykatës kushtetuese. Nxjerrjen e akteve nënligjore dhe ndërmarrjen e veprimeve të domosdoshme si pasojë e ndryshimeve të fundit ligjore, në ligjin 9049/2023 dhe ligjin 9367/2005. Mungesën e rakordimit të regjistrave themeltarë me të gjitha institucionet shtetërore në fillim të vitit 2013, për personat që mbartin detyrimin për deklarim, duke krijuar potencialisht një situatë të rëndë të mosdeklarimit të shumë subjekteve që me ligj e kanë detyrim. Moszbatim me dashje të detyrimit ligjor për të informuar dhe raportuar para komisionit të Kuvendit, ndaj të cilit ka detyrimin kushtetues dhe ligjor, sa herë që kërkohet nga Kuvendi”.

34 komente në “Ligjet shkarkojnë Zana Xhukën. Opozita braktis mbledhjen e Komisionit. Kreu i ILDKP shpërfill Kuvendin (VIDEO)”

  1. liri drejtesi says:

    Shperfill Kuvendin? Po normal sepse Kuvendi nuk ekziston. Apo ekziston ne formen e keshilli ndrikullash, kurvash politike, qe kane per ideal parane dhe vetm parane. Dhe Zana e maleve u ben topin ne koke deputeteve te majte – sallakesha – per nga krahu qe perdorin per shkrim.
    I lumte seksi – zonjes.

    1. Pilo Lala says:

      Kjo eshte mesuar me dhune, e ka rrahur dhe vazhdojne.
      Prandaj merrni policine ta nxjerri nga zyra.
      Keto qelbesira nuk kane karakter, dhe nuk u ben pershtypje, nuk kane cipe.
      Kete e solli ne kete detyre Topalli.

      1. Bruce Willis says:

        Piloooo, kjo eshte kombinat leshi….
        Ne nuk na ka ngelur qime ne koke, kjo tallet me gjithe kete lesh.

    2. toni says:

      Kjo eshte dhia e ferrave zana bylykbashise zhuka ka kohe qe nuk eshte me…

    3. fl says:

      Me kete “Zonjen” ne fillim ishin kundra 30 nga 35 qe kishte stafi. Nuk kishte bere peticon kunder kesaj vetem 2 qe kishin frike dhe 3 qe i kishte sjelle vete.

      Dhe me sa di une ai staf qe gjeti ajo zonje atje nuk ishin fare te majte, perkundrazi te tyret ishin! E megjitate PD-ja e mbron si qen. Sa vota ka humbur vetem aty brenda … po ja qe vendimet e BACES nuk diskutohen edhe pse te cojne ne rrenim.

      Parti e destinuar te shkermoqet…:)

    4. xhino says:

      IKU PER LESH EDHE ZANA PU..ANA

  2. elio says:

    Kjo me siguri po pret Salen te hipe ne kale edhe nje here tjeter se ndryshe nuk ka shpresa as per pune te rendomte…zgjebarake!!!

  3. Loreni says:

    Filloj gjuetia e shtrigave.. E lexuat vendimin e gjykates kushtetuese per administraten publike.. Po do e mbushni gjith administraten shteterore me simpatizant me njerez pa shkoll ose me diploma te blera

    1. Artur says:

      Pse e quan shtrige ti kete zonjen? Turp te te vije Loren.

  4. Gallata says:

    Shkarkimi është “përkëdhelje” (që në fakt e bëri populli më 23 Qershor). Ku është Drejtësia…???!!!

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk kane te drejte,i ka kapur pergjithmon Bylikbashi!

  6. MOKO says:

    Jeni shpejt.Keshtu beni dhe me presidentit edhe me LLallen,edhe me Visho Ajazin,prisni sa tju ngrene patkojt,pastaj pushoini nga puna.Ata e kane mbaruar detyren e mare nga Saliu,tani,tallen e qeshin me trapat e PS.
    Aty nga viti 2017 pushoini nga puna,se tani eshte shpejt.
    Votat nuk jua dhame te tallen keta minjte e Saliut,por per te bere drejtesi,per te mbledhur milionat e grabitura ketij populli dhe jo te fshihen si i ka fshehur kjo qe po hiqni sot.

  7. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooo Çimi jam…
    Nje pordhe me pak!!!!!
    Alooo Çimi isha…

  8. sh q i p says:

    po shume e zgjatet, pastroni shqiperine nga shtriganet e tiranet e do ju jemi shume mirnjohes . le te veje e te kerkoje pune te zyrat e saliut tani. amanet ate te a.m.a.s,se edhe ajo eshte kamikaze e p.d.se

  9. adi_köln says:

    Iku dhe kjo zhaba…Kush e ka rradhen…Duhet me fillu me burgimet tani

  10. Mato L. says:

    Zana Rruspia thuaj me mire o gazetar.
    Rruspi 24 kar ateshe.

    P.S. Kjo zana dhe dhjetra&qindra&mijra te tjere, jane metastazat e Berishes ne trupin e Shqipes.
    DUHEN SHKULUR ME RRENJE, SADO QE TE DHEMBE!
    http://goo.gl/snKtzy

    1. REZART says:

      Mato @ Ia ke mbajtur qiririn apo te ngjan me motren tende,e Mato? Me siguri te ngjan se shihet se gjinine femerore ne shtepi i ke rrospija fare te klasit.Mer tani ,,kallashin,,se ia ke zanat o debil e pis njeri se shqiptar jo se jo.Te dua shoku,pooor me shum e dua te verteten.

  11. beso says:

    mbas kesaj shkarkoni Jarin me mustaqe

  12. Cimi - shoku i Mut'tatit says:

    Shume ngadale. Paste kemben e mbare Zana dhe marrte shume me vete; Dhoret, Mitatet e gjithe sorrollopin e tyre

  13. fieraku4u says:

    ME SHENDET EDHE KJO PUN…TANI E KA RADHEN NE LIST VISHO AJAZI I SHISH.

    TI HEQIN KETA PARAZITA EDHE GANGSTERRA QE PAGUHEN NGA TAKSAT E SHQIPTARVE.

  14. Skeni pare ,ende asgje !
    Eshte akoma heret !
    Shtet !

  15. elinor says:

    Domosdo qe nuk paraqitet se nuk ka c’te thote. E di qe e ka mbushur kupen dhe e ka hak shkarkimin dhe tani kerkon te luaje “viktimen”.
    Kishim nje vajze ne klase qe ishte, le te themi, jo edhe aq e ndritshme nga trute. Ngrihet ne mesim ne nje nga keto shkencat natyrore dhe fillon te shkruaje zgjidhjen e problemit ne derrase.
    E kishte shkruar ne dore zgjdhjen dhe vazhdimisht, ne menyre krejt te kuptueshme, ulte koken per te lexuar doren dhe vazhdonte e shkruante. Ne te gjithe habiteshim se si nuk po reagonte mesuesja.
    Mbasi mbaroi, u kthye perpara dhe po rrinte gjithe krenari e me ballin perpjete nderkohe qe nje tjeter nxenes pergjigjej.
    Me ne fund i vjen radha edhe kesaj. Mesuesja i kerkon qe ta fshije ate qe kishte shkruar.
    E fshin me nje shprehje cudie ne fytyre, a thua as vete ajo nuk po e kuptonte arsyen.
    Mesuesja i kerkon qe te filloje e ta zgjidhe problemin nderkohe qe edhe pergjigjej.
    Ahahah, nuk e harroj kurre shprehjen ne fytyre e saj prej idioteje nderkohe qe i pergjigjet mesueses:
    “S’du”.
    Ndoshta donte te thoshte “S’di”.
    Keshtu edhe Zana jone, “S’du” i tha atyre qe e kapin per veshi….ose “S’di”.

  16. U.S.A. says:

    Kjo Zana “xhufka” duhet çuar për “pushime” tek 7 penxheret …..Largimi I saj nga puna është dekoratë për një put ane të ish qeverisë së Sali Topallit ……

  17. Vlora says:

    Nje hap esencial per te pastruar pusht….etet e “pavarura” te Sali Berishes!

    Duhet kohe, qe te zhduket kanceri 8-vjecar i Saliut nga shteti Shqiptar, por maxhoranca po leviz ne drejtimin e duhur. Radhen e kane Prokuroria, gjykatat dhe vete Presidenca. Kjo maxharonce eshte votuar nga Shqiptaret, per tu perballur me nje pergjegjesi te jashtezakonshme per te zhbere antishtetin 23-vjecar, dhe per te vendosur shtetin.

    Kjo eshte nje sfide e madhe dhe e jashtezakoneshme ne realitetin Shqiptar, por kjo maxharance Parlamentare, ka kohen dhe te drejten ne krahe te saj per te nxjerre Shqiperine nga mocali ku e kane zhytur keto 23-vite. Shpresojme qe nuk do ta humbase busullen dhe do kete mundesi qe te justifikoje votat e ketij populli te lodhur, denigruar dhe te rropatur.

  18. xxxx 13 Shkurt 2014 12:40 says:

    elinor,me pelqen llogjika qe perdor.Mesoj nga ty .Te falemnderti

  19. wickedgame says:

    Hajt per hajer,kush e ka radhen,por pak me shpejt se radha eshte e gjate,nuk e di por ta vashdojne andej nga Jari se nuk ka pengesa se i hoqi vete rrethimin.

  20. mashtruesi says:

    te zhduken plehrat,se na ndoten AJRIN !!!

  21. Alma says:

    Nuk e kane shkarkuar Ligjet por e ka shkarkuar ARROGANCA e Neo-Komunistave qe qeverisin me mashtrime dhe moszbatim te Ligjeve. PD ishte ne pushtet po nuk shkarkoi asnje drejtues te institucioneve te pavarura me “nismen e 51 deputeteve” Nuk ka gje, pellemben e pare keni per ta ngrene ne 20 Shkurt (edhe ju mediat qe i beni frest qeverise) me pas vjen grushti dhe ne fund shkelmi perfundimtar.

  22. teuta says:

    Problemi eshte me se i qart dhe i domosdoshem,institucionet e kapura nga perdhenuesi i ligjeve Sali ,nuk duhet te qendrojne m ne kembe.

  23. elbasani says:

    Kur I dalin pislliqet ketyre nuk perfillin ligjet nga qe kane vjedhur dhe mbrone pronat e saliut prandaj ajo nuk done tia di fare se ka vjedhur prona sa ka dashe me gjithe salen dhe me bashen bashke keshtu qe nuk perfillin te zbatojne ligjin por mose u lodhni me keta hajdute sepse keto nuk duan te degjojne nuk duan te zbayojne ligjin por duan qe te rrezojne qeverine sepse u mesuan duke vjedhur por ta harroje sali serbi se po I vjene kularit perqarke do tia shikojme protestat qe bene sala mashtron popullin sepse nuk ka me ne dore sala shtetin a ka tjeterkush dhe I lutem edi rames ta fusi ne burge dhe tia mari te gjithe pasurine tone qe vodhi sala me partine e tije mashtruese

  24. ARBITRARITETI says:

    Ky eshte sulmi e rradhes kunder institucineve te pavarurakunder shtetit ligjor
    dhe kushtetutes se shqiperise.Pushteti shtet po fillon te krijohet me shpejtesi.
    Berisha nga krijimi i ketij pushteti shtet e pesoi ne 97.
    Do jete i njejte edhe fundi i Rames?
    Mos harroni qe ai qe e peson me shume jeni ju popull dhe qytetare.
    Nese doni qe kjo te mos ndodhe te pakten frenojeni se me pas do jete shume
    vone.

  25. DajaI says:

    Ti Zana kusare qe shperfille komisjonin ha nje mute bashke me PD

  26. Vlora says:

    Institucionet e “pavarura te Sali Serishes”:

    Presidenti i Republikes Bujar Nishani, i cili u zgjodh ne menyre arbitrare me 71 kartonat e Saliut, pa u mare parasysh kanditatura e opozites se asaj kohe. Presidenti i dyte nga radhet e PD-se pas Bamir Topit.

    Kryetari i SHISH Visho Ajazi, i cili u emerua ne menyre arbitrare nga qeveria e Sali Berishes.

    Xhezair Zaganjori, emerohet pa konsensus dhe ne menyre arbitrare nga Sali Berisha nepermjet presidentit kukull.

    Emerimet ne gjykaten e Apelit dhe ate kushtetuese.

    Shkarkohet nje anetar i KQZ-se ne shkelje flagrante me ligjin, dhe zvendesohet me nje anetar te maxhorances se asaj kohe.

    Zana Xhuka e emeruar ne menyre arbitrare ne krye te ILDKP.

    Kryeprokurori Sollaku, emerohet ne menyre arbitrare pa marre parasysh kanditatura te tjera per kete post.

  27. ass says:

    tallje me kushtetuten .ka bere korrupsion ne detyre coje ne gjyq dhe jo te futen ne burg se do ta paguaje une si qytetar .por te ndeshkohet me leke .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje