Çfarë befasie: Institucioni ku besojnë më shumë shqiptarët është... NATO

18 Shkurt 2014, 12:13Politika TEMA

Një sondazh i realizuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nga Shoqata e Politikave për një Shoqëri të Hapur, PASOS, zbuloi se gjashtë vendet kanë ide krejt të ndryshme se tek cilat institucione besojnë më shumë

Nga Besar Likmeta, BIRN

 

Një sondazh i kryer në gjashtë vende të Ballkanit tregon se shumë pak njerëz kanë besim tek politikanët.

Të pyetur se tek cili institucion besojnë më shumë, përgjigjet e tyre ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin.

Të pyeturit në Serbi dhe në Maqedoni thonë se forcat e armatosura janë institucioni ku kanë më shumë besim.

Në Bosnje dhe në Kosovë, megjithatë, njerëzit kanë më shumë besim tek televizioni dhe tek mediat e tjera.

Shqiptarët thanë se NATO është institucioni ku kanë më shumë besim, kurse malazezët- për habi- thanë se kanë më shumë besim tek sistemi i tyre arsimor.

“Identifikimi i institucioneve ku besojnë më shumë apo më pak qytetarët është shumë i rëndësishëm për ata që punojnë për të reformuar këto institucione,” tha Jeff Lovitt, drejtor ekzekutiv i PASOS.

“Sondazhi ofron shembuj pozitivë, ndërkohë që ndihmon për të përcaktuar institucionet më në nevojë për reformim,” shtoi ai.

Marija Vuksanoviç, nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, një think tank që bën sondazhe për projektin në Malin e Zi, tha se nuk është çudi që politikanët kanë kaq pak përkrahje.

“Përveç mungesës së transparencës dhe llogaridhënies nga partitë politike, qytetarët nuk mendojnë se partitë punojnë në të mirë të tyre, por në të mirë të simpatizantëve dhe anëtarëve të tyre,” tha ajo.

“Kjo shpjegon se përse qytetarët kërkojnë rrugë të tjera për t’u mbledhur dhe përse numri i atyre që abstenojnë dhe që dalin në rrugë për të protestuar është në rritje,” shtoi ajo.

Javët e fundit, Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi janë tronditur nga protestat, të organizuara kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe që kanë shënjestër elitën politike.

22 komente në “Çfarë befasie: Institucioni ku besojnë më shumë shqiptarët është… NATO”

  1. iliri says:

    Besim ne sistemin Arsimor !! Goxha progres ne Mal te Zi.Ju lumte Iliri

    1. Partizani says:

      Cfare besimi tek NATO thoni ju???
      Pallavra!!!
      Cfare ndihme me dha NATO mua si ish ushtarak,kur Sali Berisha ZHGARRAVISTE LIGJET E SIGURIMEVE SHOQERORE PER NE duke na trajtuar si KULAKE???
      Ne cilin vend te NATO-s pensionisti ushtarak paguhet me 1O0 dollare ne muaj????
      Asnje fjale nuk kemi degjuar te thone perfaqesuesit e NATO-s ne Tirane per NE!!!
      E kur nuk e ndjejme ne doren e tyre,po populli cfare fitoi???
      LESHTE E CURRES!!!

  2. terani says:

    Po ne SHQIPTARET e dim qe e kemi dhjer me nje mut te ter potencialin ushtarak qe ngritem per 50 vjet,dhe ate pak ushtri qe kemi e kemi kthyer ne ndermarrje pastrimi,se nuk kan as anije, as tanke, as rraketa, as katjushka, as avjon dhe as municion, por vetem koqet ne mes te shalve na kan mbetur,dhe duke e ndjer qe e kemi dhjer dhe kemi mbetur byth zbuluar, i bejm duva botes te na shpetoj pra natos,se te ter arsenalin ushtarak qe trashguam, i lam per skrap dhe i konvertuam ne vila dhe para te thata per ti siguruar jeten politikanve dhe trazhgimtarve te tyre,teorin qe na mbron nato e hedhin ne tavolin ata qe shkaterruan ushtrin dhe mblodhen fitimet per te ber qef vet dhe fmit e tyre,eshte koh e maskarenjve,mos e gerricni bythen tashme o SHQIPTAR as me GREKUN dhe as me SERBIN, se do humbisni dhe te drejten per te jetuar,se jemi vendi me qesharak ne glob, qe sa u hapem bythesh, per ti ber qefin botes, u çarmatosem me shum se ushtria gjermane mbas luftes dyt,se si e lepin bythen pjesa me e keqe e kombit ton, nuk di ta lepi njeri ne planet.

  3. liri drejtesi says:

    Normal qe NATO eshte institucioni ku shqiptaret besojne me shume. Pa i hyre analizes, ky perfundim del shkoqur dhe thjeshte sepse: sot shqiptaret i druhen vetem pushtimit ose shperberjes se Shqiperise. Dhe dine se nje garanci per pavaresine, mosshperberjen e Shqiperise eshte NATO dhe vetem NATO, me rezerven e pashkrehur se: edhe NATO mund te na tradhetoje nese vihet nen presionin euro-sllav. Sa per demokracine, ate shqiptaret e kane qare me kohe e me vakt, prendaj luten e besojne te NATO per ekzistencen sa me te gjate te tokes shqiptare. Amen.

    1. Landi -Sverige says:

      Arsimohu qe te mos trembesh nga “presioni” euro-sllav. Atehere do te jesh i afte per veten, per familjen tende, per vendin tend dhe sigurisht do te ndihesh i barabarte, i sigurte dhe i respektueshem me boten!

    2. kuq e zi says:

      mendim djallezor liri drejtesi
      shqiptaret besojne te nato jo sepse shqiperia rrezikon te zhbehet por krejt e kunderta sepse nato i dha shqiptareve nje shtet te dyte dhe ska mbaruar ende pune … te uroj jete te gjate qe ti shohesh shqiptaret ne nje shtet te vetem
      ska njeri faj qe simpatizon skllavet

  4. Gallata says:

    Përgjigjet më të çuditëshme (injorante), i dhanë bosnjakët, kosovarët dhe shqiptarët…

  5. petrit zela says:

    Shqiptaret e kane humbur besimin tek politikanet jo sot,por qe me krijimin pluarizmit ne shqiperi..Le ti referohemi fakteve; PD-en e krijoi
    poliagjenti Alija,duke i ngarkuar nje detyr teper delikate liderve te saj..Per mos lejimin ,e konsolidimit dhe fuqizimin e PD-es.Pikrisht dhe Z Berisha si ushtar i besuar dhe i trajnuar i Ramiz Alis,i kreu me se miri detyrat duke e mbytur demokracin,pa lindur akoma mire.Natyrisht,se rreth vetes zoterija e tij,afroi komunistat ekstrem,sigurimsat e shtetit,dhe
    spiunat e rrugeve.Ku pjesa derrmues e tyre,i kishin te lyera duart me gjakun e pafajshem te popullit..Me miratimin e ligjit te 7501-shit Z Berisha e afirmoi vetveten,si nje nga kundershtaret me te rrezikshem ne drejtim te burgosurve politik, qe i burgosi per se dyti-dhe ish pronareve
    legjitim, qe i cpronsoi po per se dyti..Dhe si mundet shqiptaret te kene besim tek keta politikane pa identitet…

  6. Bobi says:

    Ketoo qe bejn keto zondashe.
    Nuk jan askush
    Mero
    ” Thing Tank” Cfare do te thote Po e gjete fo ta psguaj
    Darken kur te vijsh ne NY (Little Italy)

  7. Filipi says:

    Shqiptaret(udheheqja,politikanet,por edhe nje pjese te ashtu quajtureve liberale)i kane harruar fatkeqesite historike qe i kane arrdhur nga te huajte Shqiperise,kur ata kane pritur pej tyre qe t’i mbrojne!

  8. fieraku4u says:

    TE KESH BESIM TEK SISTEMI ARSIMOR, ESHTE ME TE VERTET PROGRES I LARTE.

    NJE BRAVO TE MADHE MAL I ZI.

    1. Partizani says:

      Shqiperia me shume besim ka tek PRODHIMI I PRESHIT me qender ne Lushnje!!!
      Licencen e ka dhene Tritan Shehu,por se shpejti priret qe ta provojne edhe Sali Berisha,Lul Basha,Jozefina Topallja etj!!!
      Kjo e fundit ka pervoje te vyer nga KALLAMOQI I ZOOTEKNISE ne Shkoder!!!

  9. tanino says:

    shqiptaret besojne tek nato? zoti likmeta je ne metro mo

  10. sikleti says:

    Ku qendron befasija ne kete rast? Ka force sigurie me te besueshme se nato ?

  11. Kosovar says:

    Shqiperia s’ka ushtri e as ushtare por eshte ne NATO, a s’eshte apsurde kjo?!

    Jemi populli me ne rezik ne Evrope, me armiqte me te fuqishem ne Evrope e me gjere, dhe jemi me te carmatosur ne Evrope. Kjo i bie qe jemi populli me idiot ne Evrope!

    Vec per loje, bejeni nje krahasim me ushtrine e Enver Hoxhes me ate te pseudo demokrateve sot ?

  12. LORA says:

    Nato nuk eshte institucion shqiptar;keshtu qe nuk mund te ishte pyetje sondazhi.Per mua lajmi eshte nje spekulim,,,,qe i siguron rrogen ketij sherbestari te qoftelargut, besar likmetes.

  13. Mandi says:

    Po te NATO do kete besim te shkretet njerez se ndjehen te pambrojtur! Kjo eshte e verteta e hidhur! Pak dite te lumtura u kane pare syte shqiptareve dhe ne subkoshiencen e tyre, sado qe mundohen te bejne sikur jane te qete, i ha frika gjithmone perbrenda. Dhe frika e rrenjosur ne kaq shume vite e breza, nuk duhet kuptuar si frika e paranojakeve, por ashtu sic eshte, frika nga rreziku. Rreziku per te mbijetuar e per te mbajtur femijet, per t’u kujdesur per shendetin e per prinderit…Nje frike absolutisht jonormale por fatkeqesisht e justifikuar…

  14. aleksandri i madh says:

    Anetare I NATO-s pa asnje aeroplan dhe asnje helikoper (edhe ai helikopteri francez erdhi gjysmak). Popull i zgjuar por qeverite qe kane udhehequr dhe udheheqin shqiptaret jane te gjithe sherbetor te 3-kendeshit Moske-Beograd-Athine.

  15. Babuc says:

    Pro Natos
    Pro Amerikes
    Me kte shtet qe ka pasur shqiperia kto 25 vjet nje zot e di si do na kishin coptuar
    Amerika me shum na ka dhen se sa i kemi dhen ja vlen ta kemi aleat !!

  16. era says:

    Amerika gjun sot dhe ti(shqiptaret qe jane terheq per hundesh historikisht) e merr vesh mbas 20 vjetesh.
    U hodh Karta e Cekut te Bardhe. Targa: te shkaterojme te gjithe cfare ishte ndertuar, dhe bashke me te, sindikatat (as te mos mendohej te reagonte njeri kur te na terhiqnin nga hunda).Qellimi? E tregojne faktet vet. As nje gozhde nuk po prodhojme dot vet.
    U krijuan Piramidat. Kush i krijoi dhe kush dha urdher te mbyllen. Dihet qellimi. Rezultati -depot u hapen, armet sheshit, asgje ne inventar. Armet ne Kosove, krijohet bisnesi i famshem i Gerdecit. Dihen perfituesit, si dhe sekseret e tyre-serb-vicidols.U stimuluan cubat e shqiperise qe cdo pjese e armatimit shqipar te shkonte per skrap.
    Kur Hrushovi i tha Enverit :ti mbill agrume se miellin ta dergoj une, ai nuk pranoj sepse kjo e kthente Shqiperine ne vasale.
    Pse Greqia dhe gjithe shtetet e Ballkanit qe jane pjese e NATOS, jane te armatosur deri ne dhembe dhe vazhdojne te harxhojne nga buxheti i tyre per armatimin e ushtrise??!!

    Pse do na mbushin mendjen me brockulla qe armetimet ishin te vjetra. Shqiptaret me mire se kushdo e di se sa te vjetra jane, aq sa po e shohim vete se si kallashi po grin perdite shqiptaret.

    Eshte nje shprehje banale : me mire m.. se i vogel. Kjo po, per te tjerat as mos na cajne derrasa se edhe naivet e kuptojne shume mire se cfare eshte luajtur me shqiptaret. Por tek e fundit ndoshta e meritojme!

    ps Turku ka thene per shqiptaret: mendjen e pare te shqiptarit me paste kali, te dyten e paça vet.Te shpresojme qe shqiptaret te piqen dhe te shfrytezojne mendjen e dyte te tyre, per veten dhe femijet e tyre.

  17. lali says:

    Malazezet e kane gjetur çelesin per jetesen ne rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje