Nënpunësi Civil/ Bregu: Shkelmohet prioriteti i parë që BE i ka përcaktuar Shqipërisë

17 Shkurt 2014, 16:26Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit parlamentar për integrimin, Majlinda Bregu, akuzon Qeverinë ‘Rama’ se me ndryshimet e propozuara në ligjin për Nëpunësin Civil, po i vë shkelimin prioritetit të parë në listën e prioriteteve që ka përcaktuar Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Bregu thekson se ndryshimet e propozuara, përveçse rrezikojnë të lënë vendin pa një ligj për Nëpunësin Civil, synojnë ndërtimin e një administrate shtetërore pa status.

“Këto ndryshime jo vetëm që dërrmojnë konsensusin politik, jo vetëm janë hartuar dhe miratuar pa kurrfarë transparence, por prej tyre rrezikohet që administrate shtetërore të mos gëzojë më statusin civil”, theksoi Bregu.

Ndërsa paralajmëron se ky hap që ka hedhur mazhoranca ka pasoja të mëdha për Shqipërinë, deputetja demokrate thekson se një tjetër hap mbrapa në raport me këshillat dhe direktivat e BE-së është rikthimi i listës së pritjes, ç’ka është kundërshtuar në çdo diskutim që është zhvilluar mes palës shqiptare dhe asaj të BE-së, por ka edhe një kosto shtesë financiare për buxhetin.

4 komente në “Nënpunësi Civil/ Bregu: Shkelmohet prioriteti i parë që BE i ka përcaktuar Shqipërisë”

  1. el says:

    po ca flet ti m, gjithe harbutet e pd-s do i mbajme ne pune. ca thu ti ? si tjua doje qejfi ju. debile.

  2. feniks says:

    Po kur na hoqet nga puna ne mbi 30 mije punonjes,a u SHQETESUAT KAQ SHUME MOJ ZOGEZE????
    Po ju vjen keq se po hiqe MILITANTET TUAJ,por ne kete DYNJA LAHEN TE GJITHA!!!
    A e di ti ate kengen “NE ATO MAJA RRIPA RRIPA,NJE HERE MA HIPE- NJE HERE TA HIPA”???

  3. remo says:

    Mos do edhe ti te vazhdosh te jesh akoma ministre?Te gjithe zyrtaret qe i keni nxjerre ne mitingje,gjithe ata zyrtare qe ju kerkuat te fotografonin votimin per ju,jane partiake,jane tuajt e t’i sistemoni ne pune kur t’ju vije radha,po ju erdhi!Ata jane tuajt e ti merni me vete.Ju mbani pergjegjesi sepse keni cenuar e shkateruar statusin apolitik qe duhet te kene nepunesit e administrates,ushtria,policia e nxenesit e shkollave bashke me drejtoret.Turp per ju bythlepiresit e Sali serbit!

  4. Kritiku says:

    E cfare mund te presesh nga nje grua si kjo qe vetem gru nuk mund ti thuash? Kete zharabajge as per pastruese halesh nuk mund ta vinte njeri ne pune. Si eshte e mundur qe e kane caktuar edhe Kryetare te atij komisionit te rendesishem? Po tallni menderen me ne ju te maxhorances apo si e keni hallin? Ne krye te komisioneve te rendesishme vini plererat e PD-se!!!!
    Ne presim qe keta te futen sa me shpejt ne burg, ndersa ju i caktoni kryetare te komisioneve qe neser kur te behet nje aktpadi ndaj tyre ata do te mbrohen duke thene qe eshte politike cdo veprim kundra tyre. Jeni ne metro ju te maxhorances apo jo?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje