Hajdutet e varreve/ Policia: I përgjuam dy gratë

17 Shkurt 2014, 09:57Politika TEMA

Policia ka vënë në pranga dy gra nga Patosi, pasi akuzohen për vjedhje dhe dhunim të varreve.

Të arrestuarat janë Marjanthi Tika, 47 vjeç dhe Ina Dulaj, 20 vjeç.

Ato kanë deklaruar në polici se vazot e shtrenjta të bronzit që kishin në çantë, do i merrnin për t’i pastruar në shtëpi dhe do i kthenin sërish në varreza.

Dy gratë u arrestuan në flagrancë, ndërkohë që prej një jave ishte ngritur shqetësimi se po vidheshin varrezat.

Por policia thotë se i ka përgjuar gratë, duke survejuar çdo lëvizje të tyren.

Ato visheshin me rroba të zeza sikur qanin për të vdekurit.

Banorët e Patosit kanë vërshuar në varreza pas daljes së këtij lajmi, për të parë nëse në varret e njerëzve të tyre ka pasur dëme.

4 komente në “Hajdutet e varreve/ Policia: I përgjuam dy gratë”

  1. dea says:

    Ndoshta per disa eshte lajm j kot po per mua dhe familjen time qe jemi viktime e ketyre plehrave eshte nje lehtesim. Keta jane njerez shume te ligj qe dhunojne varret e te afermeve tane.

  2. Gallata says:

    Bravo, shqipot…ky është emancipim, jo shaka…!

  3. Gezimi says:

    Sidomos kur kryhet nga femra, kjo eshte shume me e rende!

  4. REZART says:

    Ne varret krishtere mund edhe te vjedhin dicka,sepse mbi varr lihen ushqim e pije,ndertohen dhoma me tv e gjera tjera qe jane absurditet fare.Po ne varret tjera qe jane me ne numer car vjedhin pervec kangjellave e gurrezve tek koka e tek kembet ska asgje tjeter?Per pijet dhe ushqimet qe lihen mbi varre kam degjuar se ketu tek ne i marin jevgjit fukarenje,por te vidhet dic tjeter duhet te hapet varri e te vidhen stolite e te vdekurve qe u vihen e qe eshte edhe nje absurditet nuk kisha degjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje