Raporti i psikologes: Mëhillaj nuk ka shenja depresioni, por është i frikësuar

17 Shkurt 2014, 09:08Politika TEMA

Zbulohen fakte të reja për çështjen e vrasjeve me pagesë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ditën e djeshme është përpiluar ekspertiza e parë psikologjike e të dyshuarit si sekser i bandës së vrasjeve me pagesë, Andon Mëhillaj.

Në pjesën e parë të kësaj ekspertize citohet se gjendja mendore e Andon Mëhillajt është stabël dhe nuk shfaq shenja të një gjendjeje depresive.

Pas kontaktit të parë të 38-vjeçarit me psikologen, kjo e fundit ka dalë në përfundimin se Mëhillaj shfaq shenja vetëm të një ngarkese psikologjike, si rrjedhojë e stresit që po përjeton.

Psikologia mohon që Mëhillaj të jetë në fazën e parë të depresionit dhe sipas saj nuk është e nevojshme që i dyshuari të kurohet me medikamente antidepresive.

“Frika e qëndrimit në burg dhe e statusit si i dyshuar e trembin Andon Mëhillajn, duke stimuluar stresin tek ai. Por Mëhillaj nuk ka ngarkesë të agravuar psikologjike dhe shëndeti i tij mendor është ende në ekuilibër me ndërgjegjen. Andon Mëhillaj nuk ka nevojë për medikamente antidepresive, të cilat mund t’i stimulonin në gjendje të rënduar psikologjike dhe mendore”, citohet raporti i psikologes në GSH.

Deri më tani, ndaj Mëhillajt rëndojnë 7 akuza nga organi i akuzës, mes të cilave financimi i terrorizmit, akte terroriste, armëmbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, si dhe e lëndëve plasëse, si dhe akuza e vrasjes së peshkatarit Sokol Veizi dhe biznesmenit Agron Çela.

14 komente në “Raporti i psikologes: Mëhillaj nuk ka shenja depresioni, por është i frikësuar”

  1. el says:

    oohoho si sme vjen keq fare…he se rregullohesh brenda ti horr qe ke ndermjetesuar sa e sa vrasje..

    1. Mira says:

      Pika mu në psikologe….! Oj budallaqe, raportet nuk janë për sytë e botës…!
      1. Ke shkelur privatësinë e klientit! (Në USA do kishe ngrënë burg)
      2. Del në pah Injoranca jote..! (Dukesh që t’i ka hequr mbërtheckat Pangoja.., kështu e ke marrë diplomën…!)

      1. Argita_B says:

        Nuk shoh ne ndonje vend qe psikologja ne fjale te kee bere ndonje deklarate per mediat dhe te kete shkelur privatesine qe i imponon profesioni!
        Ne artikullin me siper thuhet se shkruhet ne raport, pra psikologja te perpiluar raportin, ate qe i kane kerkuar.
        Nga e ka burimin lajmi i mesiperm nuk e di, po nuk thuhet ne asnje vend se eshte psikologja qe ka zbardhur sekretin e hetimit!

  2. Sulltona e rrugës fortuzi says:

    Atij i mungon droga, nuk ia shikoni sytë e përhumbur të mbushur me drogë? Mungesa e saj tashti në burg është problemi i tij “psikologjik”. Nuk bëj “shaka”. Kjo pis-kologe a ka kërkuar t’i bëhen analizat e përgjithshme? Apo “ekspertizë” për 10 minuta?

    1. Argita_B says:

      Psikologia nuk ka per detyre te vertetoj gjendjen shendetesore, po ate mendore te personit ne fjale.

      1. Sulltona e rrugës fortuzi says:

        Keni të drejtë, Argita_B, janë mjekët që mund ta shohin nga kjo anë.

  3. ana says:

    Me expertizen e Jorida Rustemit dhe Ylli Pango s’keni per t’i dhene dum muhabetit!

    1. syla says:

      Kjo mundet me ken vetem psikologe e kokes vogel te ktyre tipave ,
      sepse per ate te madhen ,trut e saj do ishin te pamjaftushme .

  4. qytetari says:

    Nqs eshte e vertete qe ka frike ,une i uroj qe te qendroje gjithe jeten ne burg bashke me friken e tij!

  5. Kinostudio says:

    Pershendetje Mira.
    Me pelqeu shume komenti jot.
    Kam pershtypjen se nga menyra se si e trajton problemin dhe si shkruan une te njoh..

    Ti je Matematikane dhe ke mbaruar Biznes ne NYC

    Apo jam gabim:)

    Respekte Kokoshi

  6. Freedom says:

    ****************************************************************************************************

    …. Z.Rama, pergjigju popullit,

    -Pse lejohet Ky individ psikopat dhe kriminel historik Verior te nxise turrbullira Shqiperise sa here Ai kerkon te shpetoje koken e tij ?…. po “Ne” kush na shpeton kur kerkojme ndihme ?

    -Z.Rama, kush i ka dhene licence ketij njeriu ?

    -Z.RAma, dorezo pushtetin perderisa nuk ke “forca” dhe “guxim” te ndalosh kete anti-ligj qe vazhdon te po destabilizoje Shqiperine.

    ****************************************************************************************************

  7. Freedom says:

    Pra nuk eshte “Budalla”, si e paraqiste apo mesonte Avokati tij, por skenar per t’i shpetuar burgut per krimet qe ka bere.

  8. Mus Maranej says:

    Burgim te perejetshem te gjithe atyre grupeve mire ishte varje po slejon europa po burhimi i perjetshem pere ata gangter kruminel eshte privilegj se ata meritojne ti varushe ne qender te kryeqytetevetit Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje