Sequi: Keni në krye politikanët që i keni zgjedhur vetë

17 Shkurt 2014, 09:03Politika TEMA

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, deklaroi dje, se shqiptarët kanë politikanët që ata vetë kanë zgjedhur.

“Ju keni politikanët që keni zgjedhur vetë. Mendoj se mosha nuk është përcaktuese nga vitet që njeriu ka, por nga shpirti që ka ai person. Kush kërkon të jetojë në mënyrë intensive dhe të ketë ide të reja, besoj se ia vlen të punojë edhe në moshë të madhe. Mosha e re e shqiptarëve më lë të kuptoj dhe të shpresoj se këtu do të ketë zhvillime pozitive në të ardhmen”, ka deklaruar Sequi.

Ai ishte i ftuari i radhës në emisionin “E diell në TCH”.

I pyetur se a ndihet i sigurt në Tiranë, Sequi u shpreh se: “Po, ndihem tepër i sigurt, kam lëvizur në këmbë shpeshherë, ngas makinën vetë, pa nevojën e shoferëve personalë. Më duket një qytet i qetë dhe me siguri të lartë”.

Për sa i përket opinionit të tij për shqiptarët, Sequi nënvizon: “Për shqiptarët mund të them se janë një popull bujar dhe me shpirt të gjerë. Janë njerëz të gjallë e aktivë. Sa i përket gjërave negative, mund të them se është e vështirë të them diçka specifike. Më duket një popull me karakteristika të ngjashme me sardët, pasi unë jam nga ky komunitet i Italisë”.

Ndërsa i pyetur se cila është dhimbja më e madhe me të cilën janë përballur shqiptarët, ai ndër të tjera është përgjigjur: “Kam parë disa ngjarje të dhimbshme këtu. Por mbi të gjitha mund të them se më ka mbetur mendja te dhimbja e fëmijëve të mbyllur nëpër shtëpi, duke mos iu lejuar shkollimi dhe jeta e lirë dhe demokratike. Kam parë shumë fëmijë që kanë rënë pre e hakmarrjes dhe gjakmarrjes, e ardhmja e tyre tashmë është e vjedhur dhe më vjen mirë për të gjitha informacionet që kam, mbi ata që kanë bërë përpjekje për t’i ndihmuar ata”.

 

16 komente në “Sequi: Keni në krye politikanët që i keni zgjedhur vetë”

  1. Davidi says:

    Ky eshte edicioni qendror i lajmeve ne vizion plus dhe sequi na tegeloska mira kazhanin

  2. xeni says:

    Po me pepino andej nga vjen ti gjithashtu e kan ndritur, dhe ke ardhur tna japesh mend pika ne ndor tkujt kena ra

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nga 1994 deri me 2013 qeverite Shqiptare i zgjidhnin keqberes te ndryshem te Europes. Durt ne marmelate i zhyti mire e mire edhe OSBE me perfaqsuesin e saj te ndritur z. Woolfsprapthin e OSBE – se. Situata ndryshoi mbas qersh.2013 kur USA vendosen te nderhynin e ti jepnin fund manipulimeve te zgjedhjeve. E leshtu qe teshti ne kemi ate Qeveri qe zgjodhi populli e do e mbrojme.
    Problemi eshte tek Italia qe zgjedhjet nuk mund te manipulohen por po manipulohen qeverrrite nga Silvio Berluska, Napoletano e natyrisht edhe Mafia. Teshti nuk e lane te votojne me popullin Italian i cili me ne fund u zgjua nga gjumi, por ne tavolina te paligjeshme rrine e zgjedhin ministra e kryeministra. Teshti Italise i kane vene mister Been natyral, Renzi. Aktori britanik mister Been eshte aktor i humorit e ben te qeshi miliona britanike e te tjere, Ndera Renzi eshte personazi natyral i budallait qe aktori britanik imiton. ” Koalicion me Berlusken ” Renzi kryeministri i Italise. Ketu ka per te qeshur edhe hipopotamet e Afrikes.

  4. Ferdinanti says:

    Ujkun qeveria se kap dot me qerre,se nuk dihet se ku bredh me kale

  5. shqiptar i ndershëm says:

    TITULLI I LAJMIT ESHTE ABSOLUTISHT HIPOKRIZI.

    Demonkracia shqiptare ishte 45 vjet
    Nje demonkraci Moniste me Sistem Piramidal
    E KOMUNISTEVE TE KUQ.

    Demonkracia shqiptare eshte mbi 20 vjet
    Nje demonkraci Dualiste me Rrotacion Formal
    0-8 vjet KOALICIONI KOMUNIST NGJYRE BLU,
    0-8 vjet KOALICIONI KOMUNIST NGJYRE ROZE.

    Ata 45 vjet mbajten fjalime me propagande hipokrite se ishin komunist dhe demokraci proletare.
    E VERTETA ESHTE SE NUK ISHIN KOMUNIST.
    ATA ISHIN THJESHT SUNDUES TE PUSHTETIT.

    Keta 23 vjet mbajne fjalime me propagande hipokrite se jane pluralist dhe demokraci popullore.
    E VERTETA ESHTE SE NUK JANE PLURALIST.
    KETA JANE THJESHT RROTULLUES TE PUSHTETIT.

    Po eshte e vertete se ata dhe keta kane evoluar Ngjyrat.
    Por nuk eshte absolutisht e vertete qe kane ndryshuar Permbajtjen.

    Ne Monizem populli votonte listen e Enverit me ngjyre (te kuqe).
    Ne Dualizem populli voton listat e Dy koalicioneve (roze dhe blu).

    Listat e udheheqesve nuk i zgjedh asnjehere populli por i zgjedh gjithnje vetem KRYETARI I LISTES i cili nuk quhet popull.
    Populli pra nuk zgjedh asnje udheheqes pra nuk zgjedh listen por vetem voton listen dhe gjithmone ka mbetur dhe do mbetet prapa listes.

    Ka pak rendesi te them te verteten se ata qe ishin 45 vjet vetem quheshin komunist, por nuk ndertuan sistem komunist.
    Ka me shume rendesi te them te verteten se keta 23 vjet vetem quhen demokrat, por nuk ndertojne sistem demokratik.

    ESHTE FATKEQESI POR E VERTETE POPULLI SHQIPTAR NUK ZGJEDH VETE.

    ESHTE E VERTETE DHE FATKEQESI POR NE SHQIPERI NUK KA DEMOKRACI.

  6. njeriu me top says:

    edhe ju keta ju interesojne, si berisha @ co,
    Dhe qe ne kohen e tyre, e pushtetit te tij bashke me familjen totozani,jeni te pergojuar per korupsion te parave te B.E-se.
    jepni shembull me avokatin e popullit duke u dorhequr,e dilni perpara ligjit………

  7. Po mor po.
    E shtun esht.
    E shtun me gun ,
    sum zbulum
    I ndalum….
    Parakalum
    Bum bum bumm
    Dum dum
    …hum Humm….

  8. Shif sesi genje ky perndimori!
    Kta nuk jan politiksat qe ka zgjedh vet poplli, por jan ata qe na caktoi perndimi mbi kry.
    Kta u katapultun nga Perndimi ne kundershtim me vullnetin e popllit qe i kishte zgjedh politikanet der ne 1990.,por te cilet nuk i donte perndimi sepse nuk ishin lakej te t hujve.
    Tash duan te ja hedhin fajin popllit per politiksat kurva qe i emruan nga zyrat e tyre.

  9. kuq e zi says:

    meqe ne kemi nje qeveri qe e kemi zgjedhur per protestat qe lajmeron berisha me 20 si do i cilesosh ????????
    qe qeveria qe zgjodhen sarriti te mbyllte nje grope 8 vjecare per 4 muaj !!!!!!!
    fakti eshte qe be nuk ka qejf te zgjerohet ne te tashmen e afert dhe rremuja do ishin nje pretekst mese vlefshem shikoni bosnjen maqedonine qe sperparojne edhe serbia qe gjoja ja arriti te marre statusin mund te mbahet peng te pakten 20 vjet per shkak te kosoves kurse ne perhere na e fusni me acarimin politik ne vend

  10. Altin says:

    Po mire o Z. Sequi,
    beje njecke deklarate publike per keto akuzat per Totozanin dhe Onoraton. Te degjojme si i zgjidhni ju problemet me akuzat per korrupsion qe te mesojme dhe te behemi me te mire.

  11. alba says:

    kemi mbi krye politikanet qe doni ju zoti sekui se kur ju pranoni zgjedhjet si ato te bashkise te tiranes ku nje person hidhte dy fleta njeren ne kombinat e tjetren ne kinostudio, e ne cdo lavazh ne kombinat ishin rezident 15 votues, nuk kemi si ti zgjedhim ne politikanet. te pakten mos u tallni me shqiptaret se ju njohim mire

  12. lali says:

    Shume si une votuan AK ku jane.

    1. Sistemi Elektoral "demokratik" në Thonjëza says:

      Votat ne Shqipëri i numërojnë:

      1- KOALICIONI i PD-së

      2- KOALICIONI i PS-së

    2. kuq e zi says:

      i nderuar lali
      mos me shkel aty se me dhemb
      ne te vertete ak-ja para zgjedhjeve ishte partia e trete por cfare ndodhi ???????????
      ajo qe ndodhi ne 98-ten me leken marreveshje pd-ps qe te eleminohej ak-ja ashtu si ja futen lekes pra duhet te kuptojme se nuk qe bojkot vetem pd-ps por dhe me miratim nga jashte …
      i vetmi gabim qe beri ak-ja ishte se zbuloi stradegjine e vete shume perpara, nqs ak-se do jepnin hakun e saj ne zgjedhje as pd as ps nuk formonte dot qeveri dhe automatisht shkonin drejt rrenimit duhet te kemi parasysh qe ne 92-shin njera ja dorzoje tjetres ne 97-ten me formimin e qeverise fino rane ne ujdi qe asnje politikan mos paguaj, me lazaratin asnjera nga keto reagon, pra keto armike te betuara pse shkojne kaq dakord???????????????????
      fare e thjeshte sigurimi eshte baza e ketyre partive moshapja e dosjeve eshte prova e gjalle te jap nje shembull te gjithe diktatoreve te rene jane bere kerkime ne banka te huaja per llogari te fshehura pra nga milloshevici caucesku sadami gedafi gjer ne egjypt po te ne ???????
      numeruan kafet ne shqiperi por askush kontrolloi jashte …
      une e pershkruaj me nje fjale popullore ujku qimen nderron zakonin se harron e vetmja gje qe ka ndryshuar ne shqiperi qe na lene te shajme asgje me teper …
      ne perfundim analiza ime eshte e ftohte meqe sjam simpatizant i asnje partie dhe skam votuar asnje here por ndihem keq kur ne nje loje per te gjithe zgjidhet se kush do luaj dhe kush jo… pra nuk zgjedhim dot
      me fal se u zgjata ca!!!

  13. Leone-53 says:

    Dihet qe çdo shtet ka qeveritaret qe ka zgjedhur vete, por tek ne ndodh diçka ndryshe.
    Perse?
    Ju e dini z.perfaqsues i B.E. se Shqiperia ndoshta pjesen me VITALE te saj e ka jashte, dhe kjo per arsye te ndryshme.
    Vetem ne Italine tende zotri jetojme e punojme mbi 500000 shqiptare me dekumenta te regullta.
    Ju si perfaqsues i kesaj Europe nuk e ke ngritur zerin tende qe te votojme edhe ne ketu (per parlamentin e atyshem) sikurse bejne bashkekombasit e tu italian qe jetojne ne çdo cep te globit por votojne ne ato vende ku jetojne kur jane zgjedhjet ne Itali.
    Kush ju pengon ju ta beni nje gje te tille qe do te ishte diçka me ndryshe Shqiperia sot sepse ne nuk na ve ne radhe Ilir hajduti edhe sikur milionat qe ka zene te na i ofroj apo edhe ata politikane hajduta qe kane “pushtuar” ate parlament aty!
    Asgje nuk presim nga ty e nga Europa jote çdo gje do ta zgjidhim vete!.

  14. tani says:

    Mjer ne per keta politikane dhe drejtues shteti,piktor kryeminister vetem ne shqiperi mund te behesh, nuk ndodh kjo gje ne europe,ku ne duam te shkojne,kushedi sa qeshin te huajt kur marrin vesh se kryeminister eshte nje piktor,apo doktor,kuptohet qe hyjne vetem per te bere pare,populli e di kete por nuk di kujt tia jape voten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje