Zbardhet vjedhja e 2.9 milionë eurove nga drejtori i bankës, prokuroria dërgon në gjykatë dosjen

16 Shkurt 2014, 15:49Politika TEMA

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj ish-drejtorit të një banke të nivelit të dytë në Bilisht, Korçë, shtetasin Blendi Topalli, i akuzuar për “vjedhje bankash me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Nga veprimet e tij të kundërligjshme, ka arritur të tërheqë dhe përdorë rreth 2.900.000 euro (dy milion e nëntëqind mijë euro) nga llogaritë bankare të mbi 50 personave, klientë të bankës. Gjithashtu, prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim kërkesën edhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij.

Më konkretisht, shtetasin Ervin Xhaçi, i akuzuar për “vjedhje bankash” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”; si edhe, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” shtetasit: Fioralba Andrea, Julian Kosho, Kimet Hoxha dhe Loren Ballço (këta të fundit punonjës të të njëjtës bankë të nivelit të dytë).

Nga hetimi i prokurorisë Korçë është provuar se ish-drejtori Topalli, në bashkëpunim me shtetasin Xhaçi kanë transferuar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë e personave të ndryshëm në emër të personave të ndryshëm, që më pas ua merrnin.

Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se pjesa më e madhe e shumave të vjedhura nga llogaritë e klientëve janë përdorur për vendosjen e basteve sportive, ndërsa një pjesë është përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Ndërsa katër punonjësit e tjerë të bankës, të akuzuar për “shpërdorim detyre” kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë kryer veprimet burokratike, të cilat i kanë shërbyer qëllimit të vjedhjes nga ana e drejtorit të filialit.

Gjithsesi, nuk provohet që këta punonjës kanë pasur dijeni për qëllimet e drejtorit të tyre, por kanë vepruar në mirëbesim, pavarësisht së në kushtet e shpërdorimit të detyrës.

6 komente në “Zbardhet vjedhja e 2.9 milionë eurove nga drejtori i bankës, prokuroria dërgon në gjykatë dosjen”

  1. agostin says:

    Eshte ber Deti kos ,kush te mundet te vjedhi sa me shume ,se nuk mban njeri pergjeisi.xhungel hesapi.

  2. reli says:

    Ky vend duhet te kete me shume burgje se shtepi banimi……

  3. thoma says:

    Mire drejtori vidhte shuma te konsiderushme,po drejtoria e pergjithshme nuk shikonte shumat qe transferoheshin dhe terhiqeshin ne qytete te tjera.kur transferon nje shume te caktuar duhet te deklarosh arsyeh e transaksionit.prandaj prokuroria duhet te vere para drejtesise drejtuesit e raiffeisen bank dhe jo arketarette cilet jane viktima te paaftesise se tyre.mjere shqipetaret kujt i kane besuar kursimet e tyre.drejtori i deges bilisht nuk kishte intelektin e duhur per keto veprime.gjetke fle lepuri!

  4. Freedom says:

    *****************************************************************************************************

    …. Z.Rama pse nuk kap “peshqit e medhej” por keta te vegjelit ?

    *****************************************************************************************************

  5. martin says:

    Keta hajdute jane me shume se hajdutet me pushtet.Njesoj si pune e hajduteve qe vjedhin portofolet e njerezve neper autobuza.Eshte e vertete se keta benin fallsifikime neper llogarite bankare te klienteve.Nje gje e ngjashme me ka ndodhur dhe mua,por ne shqiperi nuk gjendet asnjehere e drejta dhe ske ku te ankohesh.Keta hajduter punonin ne Rajfajzen bank.Per te cuditur eshte, si ka mundesi qe kjo banke funksionon kaq ne menyre amatore dhe kaq mosfunksionale sa keta hajdute kane vepruar me vite me radhe sikur ti kishin leket e tyre.

  6. qwerty says:

    ky tipi ka qene me LSI-ne ne bilisht.
    eshte nje tip qeni ky qe ska shokun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje