Bazuar në buxhetin e miratuar për vitin 2014, si dhe kuadrin makroekonomik e fiskal të miratuar për periudhën 2015 – 2017, të ardhurat totale në buxhetin e konsoliduar për tri vitet 2015 – 2017 në vlerë janë parashikuar përkatësisht në nivelet 390.8 miliardë lekë për vitin 2015; 426 miliardë lekë për vitin 2016 dhe 467.1 miliardë lekë për vitin 2017, me rritje vjetore prej respektivisht 7.2%, 9% dhe 9.6%. Kjo përcaktohet në dokumentin fiskal të Qeverisë për periudhën 2014-2017, i publikuar së fundmi edhe në fletoren zyrtare. Sipas Qeveria, në raport me PBB-në të ardhurat për tre vitet e ardhshme (2015-2017) do të jenë respektivisht 26% më 2015-ën, 26.5% në vitin 2016 dhe në nivelin prej 27.1% të PBB-së në vitin 2017. Ecuria e të ardhurave nga tatimet dhe doganat si zëri kryesor i të ardhurave të buxhetit të shtetit, për periudhën 2015 – 2017 parashikohet që të ketë një rritje vjetore prej 9.4% në vitin 2015; 9.2% në vitin 2016 dhe një rritje prej 10% në vitin 2017 kundrejt një viti më parë. Në raport me PBB-në ato parashikohen të jenë në nivelin prej 19%, 19.4% dhe 19.8% të PBB-së për të tria vitet 2015 -2017. Ecuria e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar për periudhën 2015 – 2017 në vlerë janë parashikuar përkatësisht në nivelet: 129 miliardë lekë për vitin 2015; 141 miliardë lekë për vitin 2016 dhe 155.4 miliardë lekë për vitin 2017 me një rritje vjetore prej 9% në vitin 2015; 9.3% në vitin 2016 dhe një rritje prej 10.1% në vitin 2017 kundrejt një viti më parë. Mes të tjerave, për vitin 2015, në vlerësim janë përfshirë efektet e pritshme të politikave të vazhdueshme të shfuqizimit të përjashtimeve nga ky tatim që bien ndesh me legjislacionin komunitar. Në raport me PBB-në ato parashikohen të jenë në nivelin prej 8.6%, 8.8% dhe 9% të PBB-së për të tria vitet 2015 – 2017.
Të ardhurat nga Tatimet
Ecuria e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin për periudhën 2015 – 2017 në vlerë janë parashikuar përkatësisht në nivelet: 24.7 miliardë lekë për vitin 2015; 26.9 miliardë lekë për vitin 2016 dhe 28.7 miliardë lekë për vitin 2017 me një rritje vjetore prej 7.5% në vitin 2015; 8.7% në vitin 2016 dhe një rritje prej 6.8% në vitin 2017 kundrejt një viti më parë. Në raport me PBB-në ato parashikohen të jenë në nivelin prej 1.6%, 1.7% dhe 1.7% të PBB-së për të tria vitet 2015 – 2017. Ecuria e të ardhurave nga akcizat për periudhën 2015 – 2017 në vlerë janë parashikuar përkatësisht në nivelet: 53.2 miliardë lekë për vitin 2015; 59.5 miliardë lekë për vitin 2016 dhe 68 miliardë lekë për vitin 2017, me një rritje vjetore prej 10% në vitin 2015; 11.9% në vitin 2016 dhe një rritje prej 14.4% në vitin 2017 kundrejt një viti më parë. Në vlerësimin e të ardhurave për këtë periudhë për akcizën, janë përfshirë efektet e rritjes së miratuar të akcizës mbi produktet e duhanit për tri vitet në fjalë. Në raport me PBB-në ato parashikohen të jenë në nivelin prej 3.5%, 3.7% dhe 3.9% të PBB-së për të tria vitet 2015-2017. Ecuria e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale për periudhën 2015 – 2017 në vlerë janë parashikuar përkatësisht në nivelet: 32 miliardë lekë për vitin 2015; 35 miliardë lekë për vitin 2016 dhe 38.3 miliardë lekë për vitin 2017 me një rritje vjetore prej 12.2% në vitin 2015; 9.3% në vitin 2016 dhe një rritje prej 9.6% në vitin 2017 kundrejt një viti më parë. Në raport me PBB-në ato parashikohen të jenë në nivelin prej 2.1%, 2.2% dhe 2.2% të PBB-së për të tria vitet 2015 – 2017.
Taksat nacionale
Ecuria e të ardhurave nga taksat nacionale për periudhën 2015 – 2017 në vlerë janë parashikuar përkatësisht në nivelet: 39.5 miliardë lekë për vitin 2015; 41.6 miliardë lekë për vitin 2016 dhe 44 miliardë lekë për vitin 2017 me një rritje vjetore prej 8.7% në vitin 2015; 5.2% në vitin 2016 dhe një rritje prej 6% në vitin 2017 kundrejt një viti më parë. Në raport me PBB-në, ato parashikohen të jenë në nivelin prej 2.6%, 2.6% dhe 2.6% të PBB-së për të tria vitet 2015 – 2017. Ecuria e të ardhurave nga taksat doganore për periudhën 2015 – 2017 në vlerë janë parashikuar përkatësisht në nivelet: 6.4 miliardë lekë për vitin 2015; 7 miliardë lekë për vitin 2016 dhe 7.6 miliardë lekë për vitin 2017 me një rritje vjetore prej 8.7% në vitin 2015; 9% në vitin 2016 dhe një rritje prej 9.3% në vitin 2017 kundrejt një viti më parë. Në raport me PBB-në ato parashikohen të jenë në nivelin prej 0.4%, 0.4% dhe 0.4% të PBB-së për të tria vitet 2015 – 2017.
Rimbursimi i TVSH-së
Dokumenti fiskal 2014-2016 i Qeverisë, gjithashtu sqaron arsyet e ndryshimit të procedurës për kompensimin e TVSH për bizneset. Sipas dokumentit mënyra aktuale e pagesës së tepricës kreditore të TVSH-së së rimbursueshme të tatimpaguesit, kalon nga administrata tatimore, që është aktualisht, në sistemin e thesarit, si dhe zgjatet afati i kontrollit dhe aprovimit të tepricës kreditore nga 30 ditë, që është aktualisht, në 60 ditë. Ky ndryshim synon:
– Eliminimin e diskrecionit të administratës tatimore në dhënien e rimbursimeve të TVSH-së;
– Sigurimin e zbatimit të parimit kryesor të pagesës së TVSH-së të rimbursueshme “first in, first out”; – Uljen e rasteve korruptive për plotësimin e kërkesave për rimbursim. Zgjatja e afatit të kontrollit dhe aprovimit të tepricës kreditore nga 30 ditë, që është aktualisht, në 60 ditë, synon dhënien më shumë kohë administratës tatimore në kontrollin e kërkesave të tatimpaguesve për tepricën kreditore të TVSH-së.
Ulja e pragut të TVSH-së nga 8 milionë lekë në vit në 5 milionë lekë në vit, në vitin 2010, solli rritjen e numrit të tatimpaguesve subjekt i TVSH-së, duke rritur kështu numrin e kërkesave për tepricë kreditore të TVSH-së. Administrata tatimore shpeshherë ka qenë në pamundësi të respektimit të afatit ligjor prej 30 ditësh në kontrollin e këtyre kërkesave.
Do ishte me shume interes te dinim se çfare do behet me konçesinaret…qe deklarojne zero fitim dhe miliona euro investime…