Qeveria ka përcaktuar që brenda vitit 2014 të privatizohen aksionet dhe asetet shtetërore të shoqërive në sektorët jo-strategjikë. Kjo përcaktohet në dokumentin fiskal të Qeverisë për periudhën 2014-2016. Dokumenti parashikon privatizimin e aksioneve shtetërore në OSSH, Albtelekom, ndërsa për Albpetrolin privatizimi i plotë mendohet të kryhet në periudhën 2015-2016. Nga të gjitha privatizimet që do të kryhen, Qeveria ka parashikuar të arkëtojë një shumë prej 170 milionë eurosh. Po kështu në dokumentin fiskal të Qeverisë, parashikohet liberalizimi i tregut të energjisë dhe futja e operatorëve privatë. Qeveria parashikon që në 1 Janar 2015 të arrihet hapja e plotë e tregut.
Planifikimi i privatizimeve për periudhën 2014 – 2016
Për vitin 2014 është planifikuar privatizimi i të gjitha aseteve dhe aksioneve shtetërore të shoqërive në sektorët jostrategjikë. Vlera e përgjithshme e këtyre aseteve dhe e aksioneve shtetërore është përllogaritur në një vlerë prej 5 milionë eurosh. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po shqyrton të gjithë dokumentacion me qëllim përfshirjen e të gjitha ndërmarrjeve në procesin e privatizimit ose të likuidimit. Privatizimi në sektorët strategjikë.
– Privatizimi i paketës së mbetur të “Albtelekom” sh.a.: Shitja e paketës së zotëruar nga shteti është planifikuar për vitin 2014. Paketa e mbetur prej 16,7683661 për qind të aksioneve, është vlerësuar me një vlerë prej 18 milionë eurosh.
– Privatizimi i paketës së mbetur në ARMO sh.a. Shitja e paketës shtetërore është planifikuar të realizohet gjatë vitit 2015. Në ARMO sh.a. shteti zotëron rreth 14,9 për qind të aksioneve me një vlerë të përllogaritur në rreth 22 milionë euro.
– Privatizimi i pjesës së mbetur në OSSH sh.a. Shoqëria është privatizuar në vitin 2009. Janë shitur 76% e aksioneve dhe aktualisht shteti zotëron në këtë shoqëri 24% të aksioneve. Pjesa e mbetur e aksioneve prej 24% dhe me një vlerë të përllogaritur në rreth 32 milionë euro është planifikuar të shitet gjatë vitit 2016.
– Privatizimi i “Albpetrol” sh.a. Gjatë periudhës 2015 – 2016 është planifikuar shitja 100 për qind e paketës shtetërore të zotëruar nga shteti. Kapitali i regjistruar i kompanisë “Albpetrol” sh.a. vlerësohet në rreth 95 milionë euro.
Liberalizimi i tregut të energjisë, futja e operatorëve privatë
Gjatë vitit 2014 pritet të miratohet ligji i ri për sektorin e energjisë elektrike. Me miratimin e këtij ligji hapet rruga për liberalizimin e mëtejshëm të tregut të energjisë, me synimin që brenda 1 janarit 2015 të arrihet një hapje e plotë e tregut, në përputhje me objektivat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Në përputhje me skenarin e parashikuar të miratimit të ligjit të ri të sektorit të energjisë elektrike, parashikohet edhe përgatitja e modelit të ri të tregut të energjisë elektrike, i cili do të jetë në përputhje me orientimet që do të japë ligji i ri i sektorit të energjisë elektrike. Në kuadër të liberalizimit të tregut të prodhimit të energjisë dhe të futjes së operatorëve privatë në tregun e prodhimit, gjatë vitit 2013 janë lidhur 47 kontrata të reja për ndërtimin e 112 HEC-ve me vlerë të përgjithshme rreth 454,1 milionë euro. Deri tani janë nënshkruar 168 kontrata koncesioni për ndërtimin e 441 hidrocentraleve, me fuqi të instaluar në total prej 2,012 MË, me vlerë të përgjithshme të investimit në rreth 2.615 miliardë euro. Gjithsej janë në shfrytëzim (prodhim) 74 hidrocentrale. Gjatë vitit 2014 pritet të hyjnë në prodhim rreth 17 hidrocentrale. Me vënien në shfrytëzim të këtyre objekteve parashikohet të garantohet siguria e furnizimit me energji elektrike të tregut të brendshëm dhe një pjesë e energjisë së prodhuar të shitet në tregun rajonal. Në kuadër të hapjes së tregut, janë bërë investime të konsiderueshme për rritjen e kapaciteteve të rrjetave të transmetimit dhe interkonjeksionit.
Po pse ka lene ndonje gje pa shitur ai krimineli i 8 vitece qe paska ngelur dhe p[er qeverin e sotme
Po perse duhet te privatizohen ?
A eshte qeveri e majte kjo ,apo eshte vazhdim i qeverise se Sales..?
Keta jane fare deficente ,nuk dijne cilen ryme politke perfaqsojne ne Ekonomi..
Atehere kjo qeveri duhet te largohet nga pushteti, se kjo eshte totalisht e papregatitur per rolin e saj
Partia Socialiste duhet te kerkoje logari k/ministrit qe perse ben privatizimet…
Keto privatizime do risin pa-punesine,do i hedhin njerezit ne ruge dhe nese shteti do fitoje dy leke tani ne fillim….Me vone do ngelet batall…se keto firmat qe do bejne privatizimet do jene te huaja dhe nuk te japin asnje leke ne taksa–Por do thone sic thote firma kandeze Banlers,qe dalimme humbje……dhe do kerkojne te te marin para,..nderkaq qe fitimet i marin te gjitha per vete …
PS-ja duhet ta heqi kete Kryeminsiter se ky nuk e ka haberin fare se cilen Parti perfaqson…
Hiqeni more kete dhe vendosni ne krye nje socialsit te vertete
Ne gjithe EU-ne vendet socialsite i kane shteterore keto asete dhe i menaxhojne vete,nuk ja japin te huajve ….
Keta ngaqe jane te pa afte, dhe duan tja shesin cdo gje te huajve,….per te mos u mare fare me ekonomine
Ky eshte nje parashikim aspak realist. Ky Minister duket si UFO kur ben keto parashikime. 15% i ARMO eshte dhe me ligj per ish pronaret e tokes dhe punonjesit. Ketyre i jepet dhe nuk i shitet. 24% i OSSH eshte me vlere zero sot, sepse ne kushtet qe ka deshtuar si privatizim, ne kushtet qe CEZ u largua, askush nuk hesh asnje qindarke per kete ndermarrje.
Kurse per Albpetrolin e kane parashiimin shume te ulet. Albpetrol merr sot rreth 100,000 ton nafte nga Bankers dhe Stream Oil dhe vlera e kesaj ne treg eshte rreth 50 milion euro ne vit. Vlera minimale e shitjes se Albpetrol duhet te jete 250 milion euro.
Jam i habitur sa te papergatitur paskan qene keta qeveritaret e rinj per pushtetin. Ne ato qe thone, qe jane dhne kaq leje, kane filluar kaq pune, eshte investuar ne infrastrukture, keta mburrin Saliun dhe te shkuaren. Marrin materiale te pergatitura me pare dhe i hedhin ne treg pa u thelluar sa realiste jane.
Po me vjen keq per keta. Rama duhet te filloj ti pastroj keta Ministra qe nuk punojne dhe nuk thellohen.
E kuptuat qe politikanet jan kurva te medha.
Masat qe po meren ne dokumentinin ,privatizimet dhe administrimin e asateve dhe rritjen e te ardhurave ne buxhetin e shtetit per 2-3 vjet ne masen deri ne 10% mendoj se eshte plotesisht e mundeshme.Mire di ish qe te jepej dhe nje parashikim qe sa do jete rritja e investimeve dhe ku ? Sikurese eshte Bujqesia , me vepra ujitese dhe bonifikuese. Menyra se te ardhurat ne buxhet jane ne nivel te larte ne masen 70 % nga Taksat , Tatimet Doganat mendoj se qeveria , ka zgjedhur rrugen me komode . Mendoj se Korupsjoni ne Shfryezimin e Naftes , Minjeraleve , Energjise , Jane pa aftesi apo pergjegjshmeti e punes se qeverise , kryesisht i dikastereve perkatese te saj . eshte detyre e qeverise ta zeroje vjedhjen e energjise , Te Tatoje Koncensjoneret e shfrytezimit te burimev ujore pasuri kombetare , duke e pergjysmuar cmimin e blerjes se prodhimit te energjise nga Hidrocentralet, mbasi 50 – 60 % te cmimit te shitjes e perben lenda e pare H 2 O i perenjeve dhe lumenjeve tane . perfundimi dhe venja ne pune e Hidrocentralit te Banjes , qellimisht i Sabotuar , do begatoje edhe bujqesine e blektorine ne pjesen me te rendesishme te shqiperise se mesme hambar i vertete i Shqiperise . Shpresoj e besoj se kjo qeveri e kryesuar nga Edi Rama do ja dale mbane , duket se duhet me shume durim e shpejtesi .
…popullit duhet ti thuhet ,keto sektore dalin me humbje apo me fitim, nese dalin me fitim perse te privatizohen ato nuk jane pasuri e Qeverise, qeverite nderrohen populli sovran ngelet, aty eshte djersa e gjithe popullit.Populli duhet te pyetet me referendum nese eshte dakord.Ketu eshte edhe loja e ndyre e FMN dhe institucioneve financiare, Japin 100 miljone USD ndihme qe te dtyrojne qeverine te Shese assete me vlere 100 miljone,keto asete i blejne partneret e tyre , pastaj e detyrojne qeverine ti ktheje mbrapsht 100 miljonet plus interesat, dhe assetet nderkohe i zoteron dikush tjeter qe ia hipen ketij populli brez pas brezi,dhe shqiptaret e gjore mbeten me gisht ne B..the
Rritja e te ardhurane deri ne 10 % eshte pozitive ,por ne krahasim me kapacitetet dhe mundesite eshte minimale . Perse se kjo rritje ne perqindje eshte relativisht pozitive e krahasuar me nje shtet me zhvillim intensiv. Me Konkretisht N . q . S Kjo qeveri identifikohet me nje ” Lope foragjere e cila ka prodhuar 500 Litra qumesh ne vit dhe me trajtimi e kujdesin e qeverise do prodhoje X 10% = 550 L + 50litra . X qeveri = Nje Lope 5000 litra X 1% = 5050 Litra ? Prandaj nuk ka vend per mburje por duhet shpejtuar per te patur te njejten njesi matese . Ajo qe eshte reale dhe qe kerkohet mendoj se eshte . Sa eshte niveli i te ardhurave i krahasuar me te tjete shtete , dhe sa ndikon kjo Rritje ne te ardhurat e cdo Shqiptari ne te ardhurat per fryme , dhe e permireson gjendjen apo e perafron me te tjeret . Pyetja eshte a duhet te kenaqemi e mburemi ne me nje rritje ne dukje te kenaqeshme ne % kur ajo per X qeveri tjeter eshte e pa kenaqeshme ose tregon se sa rezerva dhe kapacitete ,larg normlitetit jeni ne sot. Mendoj se keto objektiva duhet te shkojne , dhe do shkojne ne 20% gjate ketij mandati d. m . th . mbi 5% te prodhimit te pergjithshen, qe eshte realizuar ne vitin 2013 , nga qeveria e Mafjes dhe Hajnise .
Ja ku filloi edhe Rilindja atje ku e la Sala, te shesim ca ka mbetur qe te bejme ndonje lek vete. Tere pasurite kombetare tia japim te huajve qe ata te pasurohen e populli te varferohet. Rilindje i thoni kesaj ju…ti japim ca ka mbetur nga nafta meqe kromin e morri Zamiri i Neptunit e nuk kemi cfare i bejne. Po keto jane pasurtite kryesore tonat more dhe ne spo na mbetet asgje per te ardhmen tone si popull, jemi bere si afrikanet qe kane shtetin po tere pasurite e tyre i kane ne pronesi anglezet, francezet, holandezet e amerikanet.
ateher pse duhet qeverija nese e ka shitur gjith pasurin e vendit.
kjo nuk ben vaki ne as nje vend te Botes ku shteti ka ne te gjityha rastet pasurin e vet, si telekomi nafta emergjia miniera qe jan pasuri stradegjike. Pas 10 vjetesh ne shqiperija nukl do te prodhoj as nafte dhe as miniera qe do te shfrytezohen barbarishte, pa plan e projekt.
Do jene ne punje vetem hordocentralet pasi aoa nuk mund te demtohen kollaj
Djema, ishte e kjarte se do te ndihej sa me pare Dora e FMN-se. Ketu behet fjale per te ulur borxhn publik qe ka arritur ne 72% te GDP ose 8,722 miljarde dollare. Shteti shqiptar vetem per interesat e ketij borxhi duhet te paguaje cdo vit 386 miljon dollare.
Per te ulur borchin publik edhe Greqia dhe Itali vune ne plan te privatizonin asetet shteterore duke dhene e dhe shifrat paraprake. Fakti eshte qe tregu nuk i desh keto asete as ne Itali dhe as ne Greqi. Se si do te reagoje tregu ne Shqiperi nuk e di, por ajo qe me shkqeteson eshte se qeveria do ta kete shume veshtire.
“Gjithe c’ka mbetur nga Sala, do ta privatizoje Edi”!
Pra, pra…po duken shenja qe pas vitit 2018, pra kur te mos kete asnje gjurme prone shteterore, ne, shqiptaret do bjeme ne qetesi!
Politikanet tane nuk do kete pse te luftojne me njeri tjetrin,
do paqetohen edhe ne Parlament,
Sala do kete ikur,
Edi do jete gati per te ikur,
te Dy te kenaqur…!
Ne do te duartrokasim qe ata do bejne Marreveshjen e propozuar (edhe) nga Kadare, dmth “Te bjeme dakord qe elita e Enverit te pasurohet e te ndjehet e kamur mjaftueshem, pra populli te vazhdoj te mbetet sic ka qene, dmth te mbetet Turme e mpire, e pergjumur, ne hallin e vete…
dhe PD e PS do krijojne nje Qeveri te Re te Stabilitetit,
do vendosin Ligje e, pas ndarjes se gjithckaje, do t’i zbatojne ligjet,
per te ruajtur Rendin e Tyre, Qetesine e tyre, Pronen e Tyre,
qe e sajuan kur ishin gjoja ne beteja me njeri tjetrin
dhe ne grindeshim e vriteshim per idete e tyre, qe s’ishin edhe tonat!
Edhe shtypi e Media, do jete qetesuar atehere!
Duke qene, te Gjithe, Te Pavarur nga Populli!
po vazhdojne rrugene sales?
Ky eshte lajmi me i zi ,qe po lexoj. Populli Shqiptar pret nga Rilindja qe ti kthehet djersa e ballit ,qe ju vodh nga banda e antishqiptarit nga Vicidoli . more Edi Kristaq Rama , perse e mashtrove ata Popull te mrekullushem, qe punoj me koken ulur mbi 60 vjet , duke marre si shperblim mujor ,nje shume sa te mbante frymen gjalle , se mbivlera shkonte ne ndertimin e veprave madhore sic jane . Hidrocentralet, Minierat ,Hekurudhat,Puset e Naftes ,Fabrikat , Uzinat, Kombinatet ,Kanalet e Ujitjes ,Kanalet e Vaditjes ,Rezervuaret e Ujitjeve , etj etj ,qe nuk jemi pishman qe edhe pse ishim te varfer ,por punonim per te ndertuar vepra P U B L I K E , o EDI mashtruesi .Perse e ben kete krim, more ordiner njeri . A ke dinjitet ti ,se ke dal perballe popullit Shqipyar dhe ke kerkuar voten. Populli ta dha . E hoqi qelbesiren e Serbise me gjithe bandat e tij . Tani ti EDI RAMA, perse nuk e mban fjalen, per te shpronesuar ,Bandat e Politikes Shqiptare , turp te kesh o EDI RAMA , por haka e popullit ka per te zene, se i ke hyre ne hak dhe ne gjynah ,o i pa shpirt .