“Sektori i ndërtimit pritet të vijojë rënien edhe gjatë vitit 2014, ndërsa norma positive e rritjes parashikohet për vitet 2015-2016. Pavarësisht pritshmërive për një përshpejtim të ritmeve të rritjes dhe ngushtim të hendekut të prodhimit, ekonomia është parashikuar të vazhdojë të operojë nën potencial, si në periudhën afatshkurtër edhe në atë afatmesme, duke lënë të kuptohet për presione të ulëta inflacioniste nga ana e kërkesës”. Kjo parashikohet në dokumentin fiskal të qeverisë për periudhën 2014-2016, ku gjithashtu theksohet se prodhimi industrial, përfshi këtu industrinë nxjerrëse dhe atë të prodhimit dhe shërbimet (tregëti, hotele, restorante) do të shënojnë një rritje përkatësisht 6.1 dhe 2.7 %. Po kështu, prodhimi bujqësor, duke supozuar kushte normale klimaterike, është projektuar të rritet çdo vit me mesatarisht rreth 4.4% për periudhën e ardhshme 2014 – 2016, me një kontribut mesatar në rritjen e PBB-së me rreth 0.9 të prodhimit të përgjithshëm në vit. Përsa i takon sektorit të ndërtimit, dokumenti parashikon që gjatë 2014 të vijojë rënia, ndonëse më e moderuar se vitet e shkuara, ndërsa parashikohet të kthehet në norma pozitive të rritjes për vitet 2015 dhe 2016, ku parashikohet të rritet në terma realë me 1.5%, duke kontribuar pozitivisht në rritjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik me një mesatare prej 0.1 të prodhimi të përgjithshëm në vit.
Projekti TAP
Shqipëria është përfshirë së fundmi në projektin TAP, i cili pritet të transportojë gaz natyral dhe naftë prej Azerbajxhanit për në Evropën Perëndimore me anë të një sistemi të integruar infrastrukturor dhe një segment pritet të kalojë përmes Shqipërisë së Jugut. Megjithëse, ky projekt madhor është në fazat e tij të para, ai pritet të kontribuojë në rritjen e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) veçanërisht në sektorët e ndërtimit, transportit, komunikimit dhe ndërmjetësimit financiar. Duke qenë se një pjesë e madhe e stokut të IHD-ve ka hyrë në formë privatizimi dhe është përqendruar në kompani ekzistuese dhe aktive, politika të reja strukturore mund të drejtojnë aktivitetin e ri investues drejt projekteve që parashikojnë ndërtimin nga pika e fillimit të aktivitetit ekonomik në Shqipëri (green field investment). Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2013, llogaria e investimeve të tjera neto regjistroi një bilanc negativ prej 13.0 milionë eurosh, pas dy vitesh të njëpasnjëshme me bilanc neto pozitiv. Bilanci negativ i këtij nënzëri të llogarisë financiare u përcaktua prej rritjes së nivelit të mjeteve të investuara jashtë, kryesisht në formën e monedhave dhe depozitave të sektorit bankar të investuara jashtë.
Kreditë e këqia
Rritja e ulët ekonomike është faktori kryesor që shpjegon rritjen e rrezikut të kredisë në bilancet e bankave. Pasiguria rreth zhvillimit ekonomik, kushtet e dobëta në tregun e punës, paqëndrueshmëria e të ardhurave dhe remitancave dhe problemet strukturale janë disa nga faktorët që kanë sjellë rënien e cilësisë së kredisë, për individët dhe bizneset. Megjithëse me norma të ndryshme, cilësia e kredive është përkeqësuar për kreditë në lekë dhe në valutë, si dhe për individët dhe bizneset. Sektori bankar është më i ekspozuar ndaj rrezikut të kredisë në rastin e huave në valutë dhe për huatë e akorduara bizneseve. Raporti i huave me probleme ndaj portofolit bruto të huave për këto dy kategori u rrit, përkatësisht në 26.2% dhe 28.6% në shtator 2013, nga 24.7% dhe 25.9% në dhjetor 2012. Për sa i përket portofolit të huave në valutë, rreth 90% të tyre janë në euro, pjesa e mbetur në dollarë. Stoku i huave në valutë, ku të ardhurat e huamarrësit janë në monedhën vendase, përbën 31.1% të totalit të stokut të kredive dhe 48.8% të stokut të huave në valutë në shtator 2013. Sektori bankar mbetet i ekspozuar ndaj impaktit që vjen si rezultat i ndjeshmërisë së klientëve ndaj luhatjeve të normës së interesit dhe kursit të këmbimit. Një zhvlerësim i rëndësishëm në kursin e këmbimit, ose një rritje e normës së interesit mund të dëmtojnë aftësinë paguese të klientëve, sidomos të atyre nga sektori i biznesit. Kanali kryesor i transmetimit të këtij rreziku përfaqësohet nga huat në valutë kur të ardhurat e klientit janë në monedhën vendase dhe huat e akorduara me normë interesi të ndryshueshme. Cilësia e portofolit të kredisë ka vijuar të përkeqësohet dhe një pjesë e rëndësishme e fitimit operativ të sektorit ka shkuar për krijimin e fondeve të nevojshme rezervë për mbrojtjen nga rreziku të kredisë, duke gërryer vazhdimisht fitimin në sistemin bankar. RoA dhe RoE, tregues përfitueshmërie, shfaqën vlera negative në shtator 2013, përkatësisht me -0.14 dhe -1.7%, si pasojë e rënies së rezultatit neto.
Ritmet ekonomike
Pavarësisht pritshmërive për një përshpejtim të ritmeve të rritjes dhe ngushtim të hendekut të prodhimit, ekonomia është parashikuar të vazhdojë të operojë nën potencial, si në periudhën afatshkurtër edhe në atë afatmesme, duke lënë të kuptohet për presione të ulëta inflacioniste nga ana e kërkesës. PBB: Kërkesa agregate Konsumi final parashikohet të rritet në terma realë me një normë mesatare vjetore prej 1.5% gjatë periudhës afatmesme në vijim (2014 – 2016). Në mënyrë të veçantë, rritja reale e konsumit parashikohet në 0.2% në vitin 2014, duke kontribuar me 0.2 pikë përqindje në rritjen ekonomike për këtë vit. Gjatë vitit 2015 rritja e konsumit parashikohet të përshpejtohet në 1.5%, duke kontribuar me rreth 1.3 prodhimi i përgjithshëm në rritjen reale ekonomike të përgjithshme dhe të rritet me 2.7% në vitin 2016, duke kontribuar me 2.3 pikë përqindje. Investimet (formimi bruto i kapitalit fiks) gjatë 2014 – 2016 parashikohet të përjetojnë një rritje vjetore mesatare reale prej 1.5%. Në vitin 2014 investimet parashikohet të tkurren me -0.4% në terma realë, duke kontribuar me -0.1 prodhimi i përgjithshëm në rritjen e PBB-së. Tkurrja është rrjedhojë e nivelit më të ulët të investimeve publike krahasuar me vitin 2013 prej rreth 9.9% më pak, ndërsa investimet private parashikohen të rriten me rreth 2.3% në terma realë. Në vitin 2015 investimet totale parashikohet të rritet me 4.3% duke kontribuar me 1.2 prodhimi i përgjithshëm. Në vitin 2016 investimet janë parashikuar të rriten me 5.8% me një kontribut prej 1.0 pikë përqindjeje në rritjen reale ekonomike. Eksporti neto i mallrave dhe i shërbimeve parashikohet të vazhdojë përmirësimin e bilancit të tij neto gjatë periudhës afatmesme. Është parashikuar që për vitin 2014 deficiti i mallrave dhe i shërbimeve të përmirësohet me 12.2% në terma realë, duke kontribuar me 2.0 pikë përqindje në rritjen e PBB-së së parashikuar prej 2.1% për vitin 2014. Përmirësimi i balancës parashikohet të vijojë edhe në vitin 2015 me rreth 5.8% dhe me 2.0% në vitin 2016, duke kontribuar përkatësisht me 0.8 pikë përqindje dhe 0.3 p.p. në rritjen ekonomike për këto dy vite. Përmirësimi i eksporteve neto parashikohet të vijë nga një rritje e qëndrueshme e eksporteve të mallrave dhe të shërbimeve, por edhe nga ulja e importeve të mallrave dhe zëvendësimi i tyre me ato të prodhuara në vend. Ndryshimet në inventar janë supozuar me një kontribut neutral (zero prodhimi i përgjithshëm) në kërkesën agregate dhe rritjen reale të PBB-së. PBB: Oferta agregate Sipas optikës së ofertës agregate, ecuria e pritshme sipas aktiviteteve ekonomike kryesore paraqitet si vijon.
Investimet publike
Investimet publike janë parashikuar të mbahen në një nivel prej të paktën 5 për qind të PBB-së, i cili është një nivel optimal për mbështetjen e një rritje ekonomike të lartë e të qëndrueshme. 3.2 Implementimi i buxhetit më 2013-ën Analiza e të ardhurave për vitin 2013 Të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për periudhën 11-mujore arritën në 292.2 miliardë lekë, 0.2 për qind më shumë se parashikimi për periudhën dhe -3.1 për qind më pak se një vit më parë. – Të ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin në nivelin 202.6 miliardë lekë, ose rreth 2.3 miliardë lekë më shumë nga parashikimi për periudhën dhe -4.5 për qind më pak krahasuar me 11- mujorin e një viti më parë ose me 9.5 miliardë lekë në vlerë absolute; – Të ardhurat nga pushteti vendor arritën në 10 miliardë lekë nga 9.2 miliardë lekë të parashikuara për këtë periudhë dhe me rënie vjetore prej -0.1 për qind; – Të ardhurat nga fondet speciale arritën 54.9 miliardë lekë, në linjë me parashikimin dhe rritjen vjetore 4.2 për qind; – Të ardhurat nga ndihmat rezultojnë për periudhën 4.3 miliardë lekë me rënie vjetore -10.4 për qind; – Të ardhurat jotatimore kanë qenë për këtë periudhë rreth 20.2 miliardë lekë me rënie të ndjeshme të parashikimit prej rreth -7.4 për qind dhe me rënie vjetore -7.2 për qind. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një nga zërat më problematikë për periudhën, me ulje të të ardhurave të mbledhura për periudhën -7.3 për qind mbi baza vjetore, duke qenë në nivelin 99.3 miliardë lekë, pothuajse në nivelin e vitit 2009. Të ardhurat e mbledhura nga importet ishin në nivelin 77.9 miliardë lekë TVSH nga 78.9 miliardë të parashikuar. Për këtë periudhë, të ardhurat nga TVSH-ja në doganë përbëjnë rreth 78.5 për qind të të ardhurave gjithsej nga TVSH-ja. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ato rezultojnë të jenë 6.4 miliardë lekë më pak, ose -7.5 për qind. Të ardhurat nga TVSH-ja në doganë janë ndikuar nga ecuria e importeve për periudhën. Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave rezulton se janë importuar për 11-mujorin rreth 6.4 për qind më pak në vlerë se e njëjta periudhë e një viti më parë; nga totali i importeve, importet e taksuara kanë qenë 7,6 për qind më pak se një vit më parë (si vlerë në lekë). Të ardhurat e mbledhura mbi furnizimet e brendshme janë 21.5 miliardë lekë TVSH për periudhën janar – nëntor, me rënie vjetore në nivelin -6.3 për qind. Rimbursimi i TVSH-së për periudhën 11-mujore nga tatimet ka arritur 7.2 miliardë lekë me një rritje vjetore prej 11.1 për qind. Në strukturën e të ardhurave tatimore që mbledhin tatimet, vihet re ndryshim i peshës specifike të TVSH-së ndaj totalit, nga 23.9% në 27.1 për qind në 11-mujorin e vitit 2013.
Shqiperia esht treg i vogel,prandaj esht “ngopur” me ndertime.Getot prej betoni u ndertuan.Nje katrahure urbanistike te shkerdhyer,ku kalimtari esht ne rrezik permanent per jeten.Rruge te pamjaftueshme,trotuare koti,
pa hapsira argetimi,pa distancen e duhur,pallate shumkateshe pa garazhe apo me garazhe leshi.Bumi i ndertimit qe percaktonte edhe “bumin ekonomik”
por qe ishte vetem nje flluske sapuni,plasi.Tani kapitalet do hidhen ne industrine fasone,nxjerrjen e mineraleve,perpunimin e lendeve te para dhe bujqesi.Te shohim nese do te zhbllokohen kapitalet e fjetura.Kjo varet nga besushmeria,esht pergjegjesi e politikes.
Nuk e di se sa serioze, te verteta dhe llogjike jane si te dhenat ashtu dhe argumentimi i tyre..
po cili sektor do kete ritje gjate kesaj qeverie ..?
Apo sektori i tritolit vetem.?
Or Zigur! Nuk ka ndertime me teper, po ka ndertime pa cilesi. Si mund te blihet shtepi ne nje pallat 15-20 katesh pa garazhe, pa infrastrukture adeguate, pa energji elektrike e uje te garantuar, pa rrjet gazi, pa kufi e gjelbrim. Shqiperia eshte per tu rrafshuar e ndertuar nga e para. Qytetaret me ne fund e kuptuan dhe shtepiat nuk shiten. E cilesia eshte per tu çare e çmimi eshte i larte krahasuar me cilesine. Me çmimet qe jane ne bregdetin shqiptar Une e blej shtepine ne Rimini, Jesolo te Italise etj etj.
Po pikerisht Keli,kualiteti i dobet i ka bere teper,lene stoqe(mbi 50 mije banesa).Refugjatet jo qe nuk po blejne me,por po shesin edhe ato qe kan blere vite me pare.Problemi me i madh esht,se prishja ka kosto me te larte se ndertimi.Para dy vitesh donin ti prishnin tre katet e siperme te nje pallati gjigand 20 katesh tek Shkembi Kavajes,firma Italiane e kontraktuar kerkoi 3 milion Euro!
Ndertimi ka mbaruar, qe nje priamid tjeter si ajo e 97, ku beri ne fillim fitoi, keta te fundit jane te gjithe te falimentuar, çmimet e apartamenteve do te ulen ne minimum gati 50% edhe nen kosto. Te vetmit sektore mbeten bujqesia, industria minerare dhe energjitika, kush ka kapital vetem aty duhet te investoj.