Të ardhurat e emigrantëve pritet të shënojnë një rënie edhe gjatë vitit 2014, ndërsa për dy vitet e mëpasshme 2015-2016 parashikohet një rritje e lehtë. Si pasojë e krizës në terma afatgjatë, dërgesat e emigrantëve pritet të mbeten të ulëta dhe rëndësia e tyre si burim i jashtëm financimi pritet të jetë më pak i rëndësishëm. Ky është parashikimi që ka bërë Qeveria në programin ekonomik fiskal të vendit për periudhën 2014-2016. Sipas këtij dokumenti, në vitin 2014, pritet një përshpejtim në riatdhesimin e fitimeve të investimeve të huaja direkte, të cilat gjithsesi do të jenë të kushtëzuara nga reformat dhe zbatimi i paketës së re fiskale të propozuar dhe të rentës minerare. “Si pasojë e rënies së dërgesave të emigrantëve, suficiti i llogarisë së transfertave korrente pritet të ngushtohet me rreth 20% për vitin 2013. Përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe vështirësitë në tregjet e punës në vendet pritëse nga të cilët burojnë dërgesat e emigrantëve, Italia dhe Greqia, ndikuan drejtpërdrejt në rënien e transfertave hyrëse. Këto të fundit parashikohet të shënojnë një rënie vjetore prej rreth 25% gjatë vitit 2013. Prirja rënëse e dërgesave të emigrantëve parashikohet të vazhdojë dhe përgjatë vitit 2014 dhe më pas të shënohet një rritje e lehtë përgjatë vitit 2015 dhe 2016. Si pasojë e faktorëve të lartpërmendur, në terma afatgjatë, dërgesat e emigrantëve pritet të mbeten të ulëta dhe rëndësia e tyre si burim i jashtëm financimi pritet të jetë më pak i rëndësishëm”, vlerësohet në dokumentin fiskal të Qeverisë ‘Rama’.
Ndikimet
Deficitet e larta të eksporteve neto dhe rënia e remitancave të emigrantëve drejt vendit tonë, kanë ndikuar në thellimin e raportit të deficitit të llogarisë korrente ndaj PBB-së, i cili arriti kulmin e tij në rreth 15.6% në vitin 2008 dhe në 15.3% në vitin 2009. Të dhënat që vijnë nga tri vitet e fundit, tregojnë se ka një përmirësim të lehtë të llogarisë korrente ndaj PBB-së (10.7% në vitin 2012, raporti më i ulët që nga viti 2007). Sipas dokumentit fiskal të Qeverisë, është parashikuar një tkurrje të deficitit të llogarisë korrente me rreth 4.3% në vitin 2013, të udhëhequr kryesisht nga një rënie e qenësishme e deficitit tregtar, pavarësisht rënies së transfertave korrente neto. Në vitin 2014, pritet që transfertat korrente neto të mbeten kryesisht të pandryshuara dhe suficiti i llogarisë së shërbimeve neto të përjetojë një rritje të përshpejtuar. Deficiti i përgjithshëm i llogarisë korrente është parashikuar të ulet çdo vit ku në vitin 2013, deficiti i llogarisë korrente pritet të vlerësohet në rreth 10% ndaj PBB-së nominale dhe në vitin 2014 në rreth 8.3% të PBB-së nominale. Vlerësimet për vitin 2015 dhe 2016 përcaktojnë një deficit të llogarisë korrente në një nivel, përkatësisht 7.6% dhe 7.3% të PBB-së, ku hendeku i prodhimit ngushtohet si pasojë e kontributit më të lartë të eksporteve neto. Deficiti tregtar pritet të tkurret me 17% në vitin 2013 dhe më pas të zgjerohet lehtë me 3% në vitin 2014. Eksportet e mallrave do të mbeten të bazuara kryesisht në burimet natyrore (naftë bruto) dhe industrinë tekstile (tekstile dhe këpucë), ndërsa importet janë projektuar të rriten lehtësisht në vitin 2014 si pasojë e përmirësimit të lehtë të kërkesës së brendshme për mallra të huaja. Politika të reja, të përqendruara drejt turizmit në vend, si dhe një mjedis më i stabilizuar politikisht dhe ekonomikisht më 2014-ën, priten të ndihmojnë rritjen e flukseve hyrëse neto të bilancit të shërbimeve në vitin pasardhës.
Politikat fiskale
Politika fiskale, për periudhën 2014 – 2016, do të jetë e orientuar në një trajektore përr konsolidimin fiskal. Sipas dokumentit të miratuar nga Qeveria, më së pari do të synohet vendosja e financave publike në një trajektore të qëndrueshme, si një prej shtyllave kryesore të rritjes ekonomike dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. “Hartimi i politikës fiskale për periudhën afatmesme, në vijim është konsultuar ngushtësisht dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe me Bankën Botërore (BB). Ajo është, gjithashtu, në përputhje të plotë me gjetjet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian4. Synimi madhor afatmesëm i politikës fiskale është rimëkëmbja e rritjes ekonomike të vendit në nivelet e saj potenciale dhe qëndrueshmëria e saj në kohë. Objektivi kryesor i kornizës së politikës fiskale për periudhën afatmesme është niveli i deficitit strukturor, i cili siguron qëndrueshmërinë e borxhit publik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë dhe minimizimon efektet negative afatshkurtra mbi rritjen ekonomike. Objektivi kryesor operacional sasior i politikës fiskale në kuadrin makrofiskal aktual është ruajtja e deficitit të përgjithshëm fiskal, për çdo vit, përkatësisht si në vijim: – deficiti i përgjithshëm fiskal prej 6.7% të PBB-së në vitin 2014; – deficiti i përgjithshëm fiskal prej 4.8% të PBB-së në vitin 2015; – deficiti i përgjithshëm fiskal prej 3.4% të PBB-së në vitin 2016”, thuhet në dokument.
Kriza globale ushtroi presion të dukshëm mbi ekonominë shqiptare
Si pasojë e krizës globale, normat e rritjes u ulën ndjeshëm. Rritja reale në vitin 2009, u përgjysmua nga trendi i saj historik, por megjithatë vijoi të ishte pozitive (3.3 për qind e PBB-së), si rezultat i ekspozimit të kufizuar financiar në tregjet ndërkombëtare dhe të një politike fiskale ekspansioniste të iniciuar para krizës. Me lidhje veçanërisht të forta ekonomike e tregtare me Italinë dhe Greqinë, kriza në këto vende u reflektua në uljen e remitancave dhe eksporteve në ekonominë shqiptare, të cilat çuan në një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike dhe veçanërisht të të ardhurave buxhetore. Ekonomia ka vazhduar me një normë të moderuar rritjeje prej 3.8 për qind në vitin 2010 dhe 3.1 në vitin 2011. Në vitin 2012 dhe përgjatë vitit 2013, rritja ekonomike është dobësuar edhe më tej. Norma e rritjes ekonomike u ul në 1.3% më 2012-ën dhe vijoi të ulej ndjeshëm gjatë 2013-ës. Gjatë nëntë muajve të vitit 2013 rritja ekonomike e vlerësuar prej INSTAT-it rezultoi në 0.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kërkesa e brendshme vijon të mbetet mjaft e dobët dhe gjasat për një përshpejtim të menjëhershëm të konsumit dhe investimeve private mbeten të pakta. Kërkesa e jashtme ka qenë gjeneratori kryesor i rritjes në dy vitet e fundit, megjithatë, ajo mbetet e kushtëzuar nga zhvillimet e pafavorshme në ekonomitë e Eurozonës dhe të një baze jo të diversifikuar eksportuesish, si për sa u takon produkteve, ashtu edhe tregjeve.
Tregu i punës
Vijueshmëria e gjenerimit të një rritjeje pozitive ekonomike, edhe pse tashmë në ritmet më të ulëta historike, duket se ka shmangur një pjesë të transmetimit të efekteve të forta negative në tregun e punës, e veçanërisht sa i takon punësimit. Referuar statistikave zyrtare të disponueshme duket se presionet negative janë transmetuar më shumë në nivelin e pagave se sa në gjendjen e punësimit në tërësi, pasi niveli i përgjithshëm i pagave reale në ekonomi ka vijuar të ulet disi edhe përgjatë 2013-ës, ndërsa punësimi ka vijuar të ketë rritje të lehtë. Gjatë tremujorit të parë, të dytë dhe të tretë të vitit 2013, punësimi u rrit respektivisht me 0.3, 0.1 dhe 0.7 për qind, krahasuar me tremujorin e kaluar dhe 1.3, 1.5 dhe 0.6 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Mesatarisht, rritja e punësimit gjatë nëntë muajve të vitit 2013 ka qenë rreth 1.1 për qind në terma vjetorë. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes së punësimit në sektorin privat jobujqësor, që u rrit respektivisht me 7.2, 7.7 dhe 5.8 për qind në çdo tremujor në terma vjetorë, ndërsa punësimi në sektorin publik vazhdoi të tkurret me një mesatare vjetore prej 0.4 për qind. Në sektorin e bujqësisë, të dhënat mbi punësimin kanë mbetur të pandryshuara
bla bla bla dhe bla bla pa emigrantet ne shqiperinuk vihet as dhe nje vide dhe sheteti shqipetar ca ka bere per emigrantet? ?????
E po mire,le te mos sjellin gje per vitin 2013,nuk na prishin pune per vitin qe shkoi,por le te sjellin ca per kete vit dhe tjetrin..
Duhet te kishte mbaruar historia e parave te derguara nga emigrantet qysh disa vite me pare, por si cdo gje ketu vazhdon gjithmone me gjate per turpin tone, ata punojne, ne hame pime.. Te shpresojme qe te kemi ment dhe durim per te bere gjera te mire per kete vend mjeranesh
Pirthni- pirthni. Ku jeni te zgnuar per se prapthi. Dua te du. Sa valute futet ne Shqiperi per nie vit? Po ju jeni idjota apo budallenj o ekonomiste te nivelit llogaritar fshati. Por nese ne shqkperi futet reth 500 milikkn valute. Do te thote se eshte nie e ardhur e konsiderushmee per nie shtet ne natyre te pasur e popullsi 2 miliknshe.
Presin nga ne se pak po rjepin sa here hyjme ne shqiperi me siguracione makinash 50€.per 5 dite apo 75€ per nje autokarro ku ne Itali paguajme 30€. Per gjithe vitin taks .
Eshte shume e lehte te mbush faqe me parashikime ,qe asnjehere
nuk rezultojne te plotesuara .Ky popull tashme eshte mesuar te besoj .
Ku do bazohet ? Apo do ti shtrydhi ato bizneset duke u rritue taxat.