Minoritetet, të shqetësuara nga reforma territoriale/ Çuçi: Nuk do cenoheni

15 Shkurt 2014, 09:04Politika TEMA

Minoriteti etnik grek dhe ai maqedonas në Shqipëri, shprehin shqetësim për reformën e re administrative-territoriale, që pritet të miratohet në Kuvend.

Kjo pjesë e popullsisë, që jeton tashmë në zona të caktuara të Shqipërisë, “frikësohet” për ndarjen e re, e cila sipas tyre, mund t’i asimilojë dhe zvogëlojë të drejtat e tyre.

Ligoraq Karamelo, koordinator i PBDNJ-së për reformën territoriale, shprehet për GSH: “Kam bërë takim me ministrin Çuçi dhe i kam kërkuar që gjatë gjithë procesit të ndarjes territoriale, të jemi pjesë e ndarjes. Nuk duhet të asimilohen njësi vendore që kanë qenë me shumicë homogjene”.

Sipas tij, “ndarja e qarqeve është problem. Kemi informacione që mund të ndodhë që, një njësi ku jeton minoriteti të ndahet në qarqe të ndryshme. Ne respektojmë kriteret që janë vendosur nga ana e qeverisë. Duhet të bëjmë kujdes për nivelin social-kulturor të bashkimit të këtyre njësive, që të mos ketë diferencë me njëra-tjetrën”.

Ai lajmëron se “nuk do pranojmë që me ndarjen e re të respektohen të dhënat që dolën me Censusin 2011. Nëse do përdoren këto, do jetë shkelje e rëndë, sepse pakicat në Shqipëri nuk e kanë njohur censusin në Shqipëri”.

Nga ana tjetër, Edmond Themelko, kreu i komunës Pustec, njëherazi kryetar i partisë “Aleanca Maqedonase për Integrim Europian”, deklaron: “Ne kërkojmë që ndarja e re territoriale të mos ndikojë në komunën tonë. Kemi dëgjuar se të gjitha komunat që kanë më pak se 10 mijë banorë do të shkrihen (eliminohen). Komuna Pustec ka 5300 banorë dhe reforma kërcënon të asimilojë komunitetin maqedonas”.

“Ne jemi shumë të shqetësuar dhe e kemi ngritur këtë çështje në një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Ai na premtoi se reforma nuk do të shkelë pakicat, por komuniteti ynë nuk ka një përvojë të mirë nga premtimet e politikanëve”.

Ndërsa në sqarimin e tij, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, tha “ne (qeveria) garantojmë që nga reforma territoriale nuk do të cenohen të drejtat e minoriteteve. Komunat ku pjesëtarët e minoritetit janë shumicë, nuk do të preken nga reforma territoriale, por do të ruhen siç janë”.

19 komente në “Minoritetet, të shqetësuara nga reforma territoriale/ Çuçi: Nuk do cenoheni”

  1. dada says:

    po pra ju maqedonasit do tju bejme shtet me vete me 5000 banore!!!!!!

    1. Buda says:

      Bravo Cuci. Qeveria po bn nje pune fantastike

      1. xhixhi says:

        Beni me te miren. Kemi besim tek ju. Fundja po tentojme te jemi nje popull europian

        1. Velva says:

          Te lumte Cuci. Opozita ka mbaruar per kete dynja, ndaj ju lutem beni reformen sic e keni nisur. Kemi vertete besim ne kete qeveri e gjer me tani po beni sic duhet

          1. Desara says:

            Ska pse cenoheni minoritet et mos bejne kot dhe ata per te perfituar ndonje gje,. bejeni te shkreten reforme se saliu boll na torturoi pa bere asgje. Jeni qeveria e premtimeve te mbajtura gjer me tani. Bravo

            1. Resmali says:

              Urime. Pune te mira duke kerkuar shumice. Opozita dekonstruktive te rrije ne qoshen e saj si deshtake klasike

              1. Zana says:

                mos ndaloni./ Ju lutem mos ndaloni se beri reforma se ky vend vetem nda ju mund te behet

            2. greiss says:

              Idea e reformes territoriale nuk eshte per te cenuar aspak as minoritetet, as opoziten, por per te vene nen kontroll territorin i cili eshte shume i coptuar si asnje vend tjeter ne Europe, me kaq shume bashki e komuna. Eshte nje reforme e miremenduar, e konsultuar me ekspertet dhe pjese e kushteve per integrim.

            3. dorjeta says:

              Keta te PD qe kane humbur toruan qe kur humben zgjedhjet, tashme vetem dizinformojne publikun ne lidhje me reformat dhe programin e qeverise.
              Pavaresisht te fushates se baltes para zgjedhjeve dhe opozites se baltes qe bejne sot, kjo qeveri do t’ia dale te realizoje programin qe u votua masivisht me 23 qershor.

  2. gazi says:

    PO I LATE SIC JANE ROBT KU TI KENI EDHE JU

    1. Finish says:

      Ec Cuc beni punen sic e keni nis se sna vjen me ky shans qe kemi me ju. Per gjer tani: JU LUMTE

      1. Dea says:

        GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO. Jeni te papare. Po i iken mendja saliut se aq sa keni bere ju per 5 muaj ata si bene dot per 8 vjet

  3. ska emer says:

    Beni reformat e te trajtohen te gjithe njelloj,pse u dashka trajtuar ndryshe nje fashat ne jug(minoritare greke) a ne juglindje(minoriteti maqedonas)nga cfaredolloj shtetasi tjeter kudoqofte brenda territorit ?!?!Jane gje qytetare te kategorise se pare ata e ne shqiptaret jo???

  4. C,fare hipokrizie ! Dihet boterisht krijimi artificial i ketyre qe vetequhen
    pakica kombetare. Psh ; keta ‘pakica greke’ nuk jana absolutisht
    pakica greke ! Pse duhet te quhen pakice greke nji pjese
    e popullit shqiptare, ortodoks ,qe per hir te mosndrimit
    te fese para 200 vjetesh ,greku i pagezoj si grek !
    Jo ,absolutishte qe nuk kane asnji lidhje me greqine dhe greket.
    Greket jane lekure esmere ne ngjyre pothuaj si harixhinj.
    Pra,keta te pagezuarit ,ne greke,e kane lekuren bore
    te bardhe. Dhe jene ,po ashtu si ne te gjithe shqiptaret
    bjonde me sy bojqielli.
    Ku eshte sekreti ?
    Greket ,kane ngritur nji shtet ne bazeprej rere plazhi
    qe nuk e di se kur do tia shohim pluhurin ndonji dite.
    Mbi 60% e popullsise ne greqi ,perbehet prej arvaniteve( shqiptareve te lashte)
    dhe shqiptareve te vajtur atje. Te cilet jane shquar me lufterat
    e tyre si ajo qe eshte transmetuar ne filma ,lufta e Trojes
    ku 100% e luftetareve ishin ilire dhe jo grek.
    Greku nuk ka luftuar nder shekuj ,eshte i zgjuar ,dhe i zgjuari
    nuk vete te luftoje nevasnji menyre.
    Pre,keshtu kane bere historine greket ,si te tyren me gjak shqiptari.
    Dhe qe te mbajne shtetin dhe historine fallco ,ata luftojne
    te lidhin shqiptaret me banim ne greqi,me ata qe jane
    afer kufirit ,si gjoja grek.
    Po ashtu ka miliona te kristiane dhe myslimane qe jetojne ne serbi.
    Karajorgjevic,mbret i serbeve,,,eshte puro shqiptare.
    Ne greqi ,sot Papulias eshte shqiptare mysliman.
    Ne Turqi ,jane 6 milion shqiptare. Kurse per keta gjoja
    maqedonasit,,,po prape jane shqiptare kristiane te konvertuar
    nder vite ne sllave. Shqiperia ka qene furnizuesja me e madhe
    e Mesdheut me njerez . Deri ne Itali kemi miliona shqiptare
    ne Kalabri dhe te shperndare kokrra kokrra neper te gjithe
    Italine 90 milioneshe. Po ashtu kemi shume shqiptare te
    shperndare ne vende te shumta te tjera te botes.
    Dhe na dalin ca bastarde qe i thone vetes minoritare
    si ata greke,po ashtu dhe te tjeret.
    Minoritare te mirefillte ne Shqiperi jane vetem rracat e zeza.

    1. Kadri Spahiu says:

      O Detari,
      Leri genjeshtrat ne Shqiperi ka 1 million Orthodoks dhe nga keta 300,000 jane Grek dhe te tjeret jane Vlleh dhe Shqiptar. Edi Rama eshte vete nje orthodoks Vlleh qe i pelqen te quaj veten Shqiptar.

      Prapganda anti-greke duhet te denohet nga shteti, po shteti Shqiptar eshte ne themel anti-grek dhe ky eshte thelbi i problemit.

  5. nuri says:

    Cucin do e besojme vetem kur te postoje foto nudo si rivali i tij dikur ne plazhet e Frances.

  6. O Kadri Spathiu !……….
    Po je moshe e vogel ,perqendrohu pak te i madhi
    Aristidh Kolja ,dhe ke plote cte mesoshe.
    Po nuk te doli i nderuari Kolja,qe eshte mijera vjecare
    ne Greqi ,lexo Nikos Stillos.
    Po nuk i kuptove dhe keta qe 1000 brezash jetojne
    ne toka qe sot posedohen nga uzupatoret greke ,vvazhdo
    me erresiren e krijuar prej prifterinjve te kishes famkeqe greke.
    Mos harro se edhe une e di qe Shqiperia perbehet prej
    1.5 milion ortodokesve,perfshire edhe ata qe jane shqiptare
    dhe bejne grekun. Ata kane vetem 200 vjete qe i ja kane
    imponuar greket gjuhen e tyre.Gjithashtu,te dishe se edhe
    une jam nga ajka e ortodoksise qe shprehem keshtu
    per tu hapur syte nji pjese si ti.
    Edi Rama eshte vlleh,por eshte me shqiptare se shqiptaret.

    1. Kadri Spahiu says:

      @DETARI, Ti do jesh ndonje “orthodoks” me prejardhje komuniste, dhe ju jeni anti-Greket dhe anti-orthodokset me te medhenj ne Shqiperi. Ose je ndonje cam i pabese qe genjen sic e keni ne tradite.

      Nuk mund te jesh orthodoks dhe anti-Grek, nuk ka kuptim se orthdokset shqiptare dhe ata greke ne Shqiperi kane nje flamur, flamurin orthodokso-bizantin te Kastriotit!

  7. ''evgjitngrenesi'' says:

    a supozohet se duam nje shtet ku te gjithe te jene te barabarte? perse duhet komunat me pakica jo shqiptare te trajtohen ndryshe? flisni per integrim dhe po krijoni kufinj te brendshem kombesish. ne qofte se jane 5 mije maqedonas te bashkohen me 5 mije shqiptare dhe te krijojne nje komune.po ashtu edhe greket, te cileve ju kujtoj se pakica turke ne greqi,qe nuk njihet si turke por si myslimane, eshte e ndare administrativisht midis tre prefekturave ne menyre qe te mos jete shumice ne asnjeren. ata jane vend i be-se keshtu qe edhe ne duhet te marrim pervojen e tyre. shqiperia eshte i vetmi vend qe diskriminon qytetaret e kombesise shqiptare ne favor te pakicave .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje