Ligji për gjobat në fazën e komenteve: Ministria e Financave duhet të shprehet për efektin buxhetor

14 Shkurt 2014, 19:14Politika TEMA

Ligji për faljen e gjobave mund të jetë gati për t’u kaluar në Qeveri javën që vjen pasi Ministria e Financave të shprehet për efektin e tij në buxhetin e shtetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të zbatojë ligjin e hartuar nga Ministria e Ekonomisë, lidhur me faljen e gjobave të vendosura ndaj biznesit nga tatimet dhe doganat në periudhën 1 mars deri në 31 gusht të vitit 2013.

Ligji është një premtim elektoral i Edi Ramës në kushtet e frikësimit të biznesit nga Partia Demokratike për të mos mbështetur opozitën.

Të gjobiturit janë kryesisht biznese që nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me ish- pushtetin në fushatë elektorale.

Drafti i iniciuar dhe firmosur nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, pritet që javën tjetër të kalojë për miratim në Qeveri, ku do të marrë edhe fuqinë ligjore.

Aktualisht ligji është në fazën e komenteve nga ministritë e linjës, kryesisht ajo e Financave, e cila duhet të shprehet me këtë rast për efektin buxhetor të këtij ligji, i cili ende nuk dihet si do të shpërndahet në kohë, brenda këtij buxheti apo përtej tij.

10 komente në “Ligji për gjobat në fazën e komenteve: Ministria e Financave duhet të shprehet për efektin buxhetor”

  1. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    Minister ky kokeveza.
    Vodhi, vodhi, e u be minister.
    Vaj medet o milet.

  2. SaliIKKKKKKKKKKKK says:

    Bravo Beni. Super pune ne gjithcka ? I palodhur

    1. Vejushka says:

      qeveri e premtimeve te mbajtura. Urime, me ju po merr fryme biznesi

      1. Egla says:

        Ju lumte. Saliu pati bere kerdine me gjoba abuzive sidomos para zgjedhjeve se ju deshten p[ara

        1. herta says:

          Po fali e niseni shtetin nga fillimi, niseni mbare njehere e jo me ato qe ka trasheguar ai qe e mbyti kte vend.

        2. dea says:

          Une sdo e quaja qeveria me e mire ne bote por ky Beni me surprizoi realisht ? ishallah mbajne kete ritem ?

        3. besnik says:

          Ky eshte vetem fillimi per mbajtjen e premtimeve qe u dhane gjate fushates. Shqiperia tashme me ne fund ka nje qeveri dinjitoze dhe te pergjegjeshme.

  3. lini says:

    Mos falni gje mo joi se u msun keq ato.

  4. Reuter says:

    Pamja anemike e ministrit per Zhvillim Ekonomik ,Ahmetaj, reflekton anemi edhe ne zhvillimin ekonomik te vendit.

  5. gjoba says:

    -Ne ate periudhe nuk pati gjoba,para asaj periudhe i mblodhet gjobat..kujt i sherben shou dhe pse??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje