Bushati: Thellim bashkëpunimit me Japoninë

14 Shkurt 2014, 14:34Politika TEMA

“Rritje dhe thellim i prezencës së biznesit japonez në Shqipëri, në të ardhmen”, ishte premtimi që zv.ministri Parlamentar i Punëve të Jashtme të Japonisë Takao Makino bëri  gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Ndërsa vlerësoi si  shumë të mira marrëdhëniet që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, Bushati u ndal në thellimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ministri Bushati informoi zv/ministrin Takao Makino mbi rëndësinë që Qeveria shqiptare i kushton marrëdhënieve me Japoninë, duke shprehur gatishmërinë për t’i vënë një theks të ri bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai falënderoi për kontributin e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) në Shqipëri.

Takao Makino, nga ana e tij, konfirmoi gatishmërinë e palës japoneze për të thelluar bashkëpunimin politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve. Ai u shpreh se stabiliteti politik në vendin tonë është një faktor shumë i rëndësishëm edhe për stabilitetin dhe zhvillimet në Ballkan.

4 komente në “Bushati: Thellim bashkëpunimit me Japoninë”

  1. deda says:

    sikur te merrnim disa praktika japoneze per bujqesine do te ishim nje vend shuuuume me i mire e me serioz ?

    1. herta says:

      Duhen marre shum gjera dhe jo vetem nga japonia po nga ku te mundemi, kshuqe bravo qeverise per gjithe keto projekte e iniciativa.

    2. fjolla says:

      shuume mire .. vendi yne ka nevoje te kete marredhenie te mira diplomatike dhe ekonmike me te gjithe vendet e zhvilluara. Teknologjia e Japonise duhet

  2. Koco says:

    Eshte shume e rendesishme mardhenja me vende realisht potenciale , mendoj se eshte hipokrizi ndertimi i ne numuri X ambasada ne bote per shini bote , e rendesishme eshte lidhja me shtete me taban e ” bereqet ” boll lidhje fiktive sa per te shpenzuar dhe harxhuar energji kot , do mjaftonin mardhenje diplomatike ne rang Ambasadash me 50 shtete te botes , te cilat te jene rezultative , te japish apo maresh ne fusha te ndryshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje