Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes pozitës dhe opozitës përsa i takon realizimit të reformës territoriale.
Ndërsa thekson se kjo reformë përmendet edhe në raport-progresin për Shqipërinë, Sequi inkurajon palët në gjetjen e një zgjidhjeje.
Deklarata e Sequi vjen në një kohë kur opozita nuk ka pranuar të bëhet pjesë e Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale, duke vendosur si kusht konsensusin dhe kthimin e besimit mes palëve.
“Për këtë pikë është folur edhe në progres- raportin e Komisionit Europian. Jam informuar se po bisedohet mënyra si do bëhet reforma dhe kam besimin se do të gjendet një zgjidhje për realizimin e kësaj reforme”, u shpreh Sequi.
Deklarata e kreut të delegacionit së BE-së në Shqipëri u bë nga Shkodra ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar për kontratat e reja të Programit Ndërkufitar Shqipëri– Mali i Zi, për të cilën , Ambasadori Sequi tha se ka qënë një ditë e rëndësishme për lançimin e një sërë projektesh të rëndësishme, të financuara nga bashkimi Europian, të cilat kanë sjellë së bashku aktorë si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Mali i Zi. “Motoja e zgjerimit, por edhe e këtij aktiviteti të sotëm, ishte tejet e qartë, “ne rritemi së bashku”, dhe përderisa vendet e rajonit të rriten së bashku, atëherë edhe Europa me të gjitha shtetet rritet me to së bashku. Ky është një mesash shumë i rëndësishëm për çdo vend, por edhe brenda për brenda secilit prej vendeve. Pra, mos harroni, të rriteni së bashku!”, tha Sequi.
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, theksoi se forcimi i bashkëpunimit rajonal është i domosdoshëm për integrimin e përbashkët në BE. “Vlerësojmë punën e përbashkët të të gjithë aktorëve dhe mbetemi të angazhuar të vazhdojmë në këtë frymë. I garantojmë qytetarëve tanë, se bashkëpunimi në të ardhmen do t’u shërbejë në gjithë diversitetin e tyre. Shqipëria e angazhuar të arrijë objektivat e BE, sot ka sfida të reja. Historia ka treguar se BE bën më të mirën kur ecën përpara me moton ‘Të bashkuar në diversitet”,” tha ajo.
Gjatë një vizite në bashki ku pa nga afër eskpozitën ‘Marubi’, ministrja e Integrimit u shpreh se “integrimi para së gjithash është shkëmbim kulturash. Jam e bindur se vendet tona do të zgjerojnë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat”.
Të pranishëm në aktivitetin e organizuar në Shkodër, në lidhje me programin e ditës së dytë të trajnimit për shpalljen publike të projekteve fituese të programit IPA, Shqipëri-Mali i Zi, ishin edhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, Aleksander Pejoviç.
po cmarreveshje mund te kete me lulzim bashen me qafsh? atij i jepet vetoja, ai thote jo sbej marreveshje. eshte i cmendur.
Po cmarrveshje pra he, se pa marr leje te gjyshi lulzimkia ska cben, po gjyshi ka 23 vjet qe ska bere ndonjehere gje per shqipetaret, qe po thojn dhe do futet ne fuqi pas zgjedhjeve vendore, duka ja polotsu tgjitha kushtet.
Po normal se do gjendet se eshte per te miren e shqipetareve dhe jo per interesa politike , te gjitha te drejtat i ka opozita kshuqe pse mos te gjendet.
parita socialiste ja ka dhen te gjitha mundesite sali berishes dhe partise demokratiek qe te behen pjese ekesaj reforme duke marr te drejten e vetos por ajo nuk pranon dhe kjo e detyron qeverine qe ta bej te vetme reformen
Tani qe u informua dhe Sequi, shpetuam !
edhe te huaj po japin sinjale per tat te opozites, kjo tregon qarte se ata nuk e duan vendin, le te marrin pjese ne kete reform te domosdoshme. qeveria po i jep cdo mundesi, qeveria po impenjohet. bravo qeveria per punen
sigurisht qe duhet te gjendet nje marreveshje se lan nam ai luli i vogel qe merr urdhera nga saliu i ndyre qe vetem te ngaterroj do. edhe pse mazhoranca i ka votat ajo prap po mundohet te fus me te gjitha kushtet qe ka kerkuar opozita po keta plhra nuk duan e nxjerrin justifikime te kota e dalin pastaj e flasin per popullin
*********************************************************************************************
…. Shqiperia duhet t’i shrohet punes dhe zhvillimit.
…. Jo me komunare dhe kryetare keshillash cdo “meter katrror”.
…. Mjaf i vodhet voten fshatarit dhe katunarit Ju te Cetes-Tritolit PD.
**********************************************************************************************
…Gjithe Shqiperia po mban frymen pezull, kete komb ne kete moment te veshtire historik qe ndan erresiren nga drita mund ta ndihmoje vetem vendosmeria e grave te …Nul Mokes e Fred Ponit, qe sot per Shen Valentin..mund ti beje keta bura te ndryshojne mendje e te japin konsensusin…