Avokati grek: Arratisja i ktheu shqiptarët në mit. Vrasja e Marian Kolës, hakmarrje e policisë

14 Shkurt 2014, 11:22Politika TEMA

Avokati grek, Sakis Kechagioglou, i njohur si avokati mbrojtës i shqiptarëve, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri për të mbrojtur Ilir Kupën.

“Jam këtu për hir të familjes së Ilir Kupës, miqve të tij dhe të gruas. Më kanë kërkuar të flas në emër të çështjes së tij, që ka hapur me drejtësinë greke, dhe të jem avokati i tij pikërisht në këtë çështje”, shpjegon avokati.

Ai shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë lloj prove se Ilir Kupa është autor i dy vrasjeve për të cilat akuzohet.

“Jam një avokat që mbroj çështjet penale. Jam krejtësisht i lirë dhe i pavarur në punën time. Unë nuk i jap llogari askujt përveç klientëve të mi. Avokat do të thotë: përveç se të mbrosh një person nën akuzë, të ndihmosh edhe drejtësinë që të gjejë të vërtetën. Vetëdija ime shkon tek e drejta e dikujt për t’u mbrojtur. Në lidhje me çështjen e Ilir Kupës në Greqi, nuk e kam parë ende dosjen për të verifikuar se cilat janë akuzat e ngritura ndaj tij. Por, kam besim, pasi i referohem përvojës me shqiptarë të tjerë, se gjithçka që flitet për Ilirin është tejet e ekzagjeruar. Mendoj se pas arratisjes dhe zhurmës që u bë në lidhje me shqiptarët e ikur nga Trikalla, u krijua një lloj miti. Ky mit vijoi që në atë moment dhe nuk dihet se kur mund të bjerë. Akuzat e ngritura ndaj tyre, për mendimin tim janë hakmarrje për shkak të arratisjes. Kjo hakmarrje solli edhe vrasjen e klientit tim Marian Kola dhe nuk dua ta besoj se ajo vrasje nuk ka asgjë më shumë se sa hakmarrjen për mundësinë e arrestimit nga ana e policisë sonë”, pohon avokati grek.

Për sa i përket ekzekutimit të Marian Kolës, ai shprehet se di po aq sa është deklaruar dhe publikisht, por për më tepër shprehet: “Kam për qëllim të pyes Ilirin në lidhje me këtë moment pasi vetëm ai mund ta dijë të vërtetën e vrasjes së klientit tim. Nuk mund ta harroj kurrsesi atë moment, po ashtu edhe nuk mund ta besoj se Mariani ishte përfshirë në ato ç’ka akuzoi policia greke. Unë mendoj se të jesh i përfshirë dhe të jesh autor janë dy gjëra krejt të ndryshme. Ata mund të kenë qenë në të njëjtin vend, po unë nuk di të ketë asnjë fakt që vrasjen e punonjësit të policisë dhe të vajzës ta ketë bërë as Mariani dhe as Iliri”.

Ai shprehet për gazetën Shekulli: “Unë do bëj të pamundurën për ta ndihmuar, por kjo nuk është as në dorën time dhe as në dorën e autoriteteve të shtetit tim. Do t’i diskutoj të gjitha këto me mbrojtësin e tij shqiptar, por në lidhje me ekstradimin e Ilirit drejt Greqisë është përgjegjës vetëm shteti i tij. Askush tjetër veç autoriteteve tuaja nuk mund ta pengojë ekstradimin e një shtetasi të vet. Gjithsesi, iu premtoj, se edhe nëse ndodh, që uroj jo, unë ta mbroj Ilirin në Greqi”.

55 komente në “Avokati grek: Arratisja i ktheu shqiptarët në mit. Vrasja e Marian Kolës, hakmarrje e policisë”

  1. Emigrant Shqiptar says:

    Greqia ka qene dhe eshte nje Shtet Diktatorial.

    Shqiptaret emigrant kane mbetur jetim nga Politika Shqiptare.

    1. Tiku says:

      Tani t’u hapen syte ty?

      1. DETI JON says:

        Emigranti Shqiptar eshte shprehur shume qarte dhe jo vetem per tani por edhe per te shkuaren. Madje eshte shprehur se politika shqiptare nuk eshte kujdesur fare per ata. Edhe sikur kete konkluzion te drejte ta kete nxjerre tani une mendoj se eshte me mire vone se kurre.

  2. e njoh kete says:

    Ky avokat super mafjoz qe eshte bere miliarder me parate e shqiptareve

    1. DETI JON says:

      Te rendesishme jane ato qe deklaron avokati dhe jo komenti yt.
      Ty nuk te dhimbsen absolutisht as parate e shqiptareve dhe as jeta e shqiptareve.
      Ti po qe se e njeh avokatin si super mafjoz, denoncoje ne Organet e Drejtesise.
      Ti shqipshkrues shkruan ketu ne forumin shqiptar per te shperndare shpifje dhe per te bere tymnaje dhe per te shperndare vemendjen nga e verteta.

      ATO QE DEKLARON AVOKATI JANE SHUME TE VERTETA.

      Ti je vetem nje GREKO MASKARA.

      1. raimondi Vlonjati says:

        Bravo Avokati !

        –Shembull i profesionistit te shkelqyer ne fushen e tij.

    2. nejse says:

      pikerisht, dhe me gallata eshte kur thote: “nuk e kam pare akoma dosjen e clientit per te pare provat, por kam besim nga pervoja se ky Iliri qenka i pafajshem”… e jane mashtrimin me pare palloshat sa krahu, e paguajne me qejf kete pa ditur akoma asgje mbi ceshtjen e pa patur mundesi te premtoje ndonje gje. e paguajne me para te vjedhura e te vena pa pune e nga gjaku i te tjereve…

      1. DETI JON says:

        Avokati po shprehet shprehet qarte nuk ka akuze nga prokuroria greke per vrasje por vetem nga policia, dhe te jesh i perfshire dhe te jesh autor jane dy gjera krejt te ndryshme.

  3. viqi says:

    Nga mbiemri avokati duket me origjinë turke.Veç në qofsha i gabuar.

    1. Zigur Qarri says:

      Jo vetem mbiemri Kechagi-oglou,por edhe emri Saki-s.

    2. Emigrant Shqiptar says:

      Ne Greqi ka shume shtetas grek por me origjine:

      -me origjine arberore
      -me origjine vllahe,
      -me origjine sllave,
      -me origjine turke, etj

      Shteti antidemokratik Grek nuk njeh asnje minoritet etnik.

      Shteti diktatorial Grek njeh me hipokrizi vetem nje minoritet fetar.

      1. nejse says:

        dmth, vetem puro greke nuk ka!

        1. mirel says:

          vec ata purot jane shqiptare, po e kane harruar

        2. BALLKAN says:

          Ja ti po ta vendosesh pseudonimin tend,
          nejse = telos pandon = τελος παντων
          Edhe mund te quhesh grek.

  4. bledi says:

    mbeshtes avokatin. sepse gjonat nuk jan sic thot policia greke, kshu qe ktu natarresat i ka bere policia greke.

  5. Χιμαρα says:

    Nje interviste amatoreske nqs. eshte e sakte ose e vertete.
    Ky avokat i njohur ne boten e krimit del e jepka intervista dhe thote se di vetem ato qe jane deklaruar publikisht, dhe njekohesisht mbron tezen e hakmarjes, le te hedhi ne gjyq autoritete greke dhe ta provoi kete.
    Per mendimin tim, gjithmone ne se jane te verteta keto qe shkruhen, ky u ben qejfin klienteve te tij per te shtuar akoma me shume llogarine e tij bankare.
    Klientet e ketij kryesisht shqiptare, jane te gjithe neper burgje, nuk ka dale asnje i lire apo i pafajshem, biles me denime te rrenda, ky di ti zhvasi bukur.
    Sa per vrasjet qe ai flet me larte le ti drejtohet organeve kompetente e ta vertetoje si qendron ceshtja e jo te meret me llafe gazetash.
    Pjestar i ciklit mafioz te gjykatave qe u shkaterua ne Greqi…lexoni..http://www.kathimerini.gr/249929/article/epikairothta/politikh/eley8eros-ypo-oroys-o-sakhs-kexagiogloy

    1. ILIR says:

      Ti shqiptar i shitur me pseudonimin ximara ke sjelle nje link pa asnje vlere aktuale perpara 8 vjeteve, dhe harron te theksosh se avokati Kechagioglou sot nuk ka asnje problem ne varesi me Organet e Drejtesise, eshte plotesisht ne gjendje te lire dhe ushtron me kompetence profesionin e avokatit.
      Ajo qe ty dhe veglave greke ju vret syte jane deklaratat e avokatit Kechagioglou ne lidhje me shqiptaret.

      HIDHE TI NE GJYQ AVOKATIN PER DEKLARATAT QE KA BERE PO TA MBAJTI SUMA.
      APO KANE COFUR PARATE E GREQISE DHE TANI TI VETEM DERDELLIT NE WEB.

      1. Χιμαρα says:

        ILIR,
        sigurisht pseudonim ky, nuk behet fjale per emer te vertete, shqiptare i shitur apo grek i paster eshte tjeter teme, se sa i paster eshte ky avokat qe natyrisht eshte i lire dhe ushtron profesionin e tij eshte nje teme tjeter.
        Atehere degjo kete video qe eshte origjinali i intervistes se tij, ne minuten e 0.26:51, qe ma dergoi nje mikja ime e mire.
        Me te drejte shkruajta me larte se nqs jane te e verteta keto qe shkruhen, dhe keshtu eshte, nje shtremberim i intervistes si gjithmone nga shume media ne shqiperi.
        Kush nuk di greqisht (shume pak jane ata) le tja perktheje dikush dhe shikoni si shtremberohen fjalet e avokatit, pra tek minuta 0,26:51….konkluzioni eshte juaji.
        NUK nxitoi zakonisht kur shkruaj…ΑΠΟΛΑΥΣΤΕ….https://www.youtube.com/watch?v=ONwpnQuMh-g

        1. ILIR says:

          Une jam SHQIPTAR dhe shkruaj me emrin tim ILIR.
          Ti je shqiptar i shitur dhe shkruan me pseudonim.

          Perseri ti ke sjelle nje link pa asnje vlere konkrete:
          Nga afro 150 minuta video ka nje interviste te shkurter me vetem 5 minuta me avokatin.
          Permbajtja e intervistes se shkurter 5 minuta ne greqisht nuk ka kontradiksion me intervisten e dhene ne gazeten Shekulli, pra sipas pyetjeve te bera konkretisht avokati eshte pergjigjur.
          Ti nqs je i bindur qe ka shtremberim nga nje media perkatese ne intervisten ne Shqiperi ne perkethimin greqisht shqip drejtoju avokatit grek ose denonco mediat, nqs nuk je ne dijeni te intervistes do te besh mire mos te llapesh ne forum apriori per shtremberim ne perkethim.

          1. Χιμαρα says:

            “Shqiptar” ben mire te konsultohesh me dike qe njeh mire gjuhen greke dhe bej krahasimin me ate cka thuhet ne mediat shqiptare.
            Po pikerisht ajo eshte intervista 5 minuta, nuk te mjafton ty?!!
            Sa per denoncim mediash e avokatesh jane te tjere qe meren me ate pune, ka organizma perkatese.
            Kush je ti qe percaktoke njerezit se kush jane te shitur e kush jane origjinale? Po te shohesh pas ne histori do e kuptosh kush eshte kush.!! Dhe uli shkronjat se kompleksitetin tend tregon.

            1. ILIR says:

              Une shprehem shume qarte se jam Shqiptar dhe bir Shqiptaresh brez pas brezi dhe emri im eshte ILIR.

              E lexova me kujdes intervisten e mesiperme te avokatit ne median Tema gjithashtu edhe intervisten e plote ne median Shekulli.

              E degjova me vemendje edhe linkun qe rekomandoje ti me intervisten shume te shkurter rreth 5 minuta gjithsej pyetje dhe pergjigje dhe e perseris nuk ka asnje kontradiksion midis intervistave. Ndersa ti mund te vazhdosh te shpifesh dhe te llapesh sa te duash sepse mediat shqiptare jane demokratike.

              E njoh mire historine e kombit tim shqiptar arberor ilir si kombi me i lashte autokton ne Ballkan dhe njoh sigurisht edhe popujt e tjere te ardhur ne Ballkan.

              Une nuk kam asnje kompleks edhe nqs shkruaj me shkronja te vogla edhe nqs shkruaj me shkronja te medha, ti shqiptar i shitur anonim me pseudonimin χιμαρα me sa duket paske.

              1. Zigur Qarri says:

                Qimara i perket habitatit qe ra viktime(dhe sot merr 300 Euro nga greket) e propagandes antishqiptare te Shën Kozmait,qe u thoshte shqiptareve para 300 viteve(qe para pavarsise se Greqise):

                “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri më sot, do t‘i porosit të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”.

        2. fatmir mehmeti says:

          mund te na e perkthesh te lutem, per ne 80 perqind e popullsis se ketij vendi ( shqiptar, jevgj, malok, dhe kosovar) qe nuk dim greqisht.

        3. Argita_B says:

          Kush nuk di greqisht dhe shume pak jane ata!!!!
          Nuk e di se çfarë vaksine te kane bere aty ku jeton po te keshilloj te mjekohesh sa nuk është vonë.
          Mos kujto se jeta jote apo kultura kufizohet ndermjet Himares dhe Greqisë dhe kjo duhet te konsiderohet si epiqendra boterore e te gjithe lexueseve ketu!
          Greqia, ndryshe nga sa mundohesh te na shpjegosh apo demostrosh ketu, eshte fundi. Kavallit per sa i perket te drejtave te njeriut ne Komunitetin Evropian.
          Nuk eshte faji y’e qe ti njeh vetgm Himaren dhe Greqine dhe i lejon vetes te na japesh leksione mbi civilizimen ne kete blog/forum.
          Te kesh akses ne internet nuk eshte prove kulture, po mundesi kulturimi, eshte sikurse te punosh pastrues ne biblioteke, kjo nuk mund te te japi titullin e akademikut.

          1. Χιμαρα says:

            Nuk tu drejtova aspak ty, megjithate po te pergjigjem ndonese je dhe shume tendencioze.
            Ku e lexove dhe nxore konkluzion se une po perpiqem te shpjegoj apo demonstroi se Ximara apo Greqia eshte qendra e botes?!!
            Sa per te drejta te njeriut e per racizem me pare shikon folen tende e pastaj te tjeret.
            Kliko ne foto dhe shiko ku renditesh ti e pastaj fol per te tjere, jeni mesuar qe mereni me gjithe boten prandaj e keni folen tuaj te dhjere. Ximara nuk eshte qendra e botes por shqiperia nuk i ka pare as ne ender bemat e saj.
            http://www.washingtonpost.com/blogs/worldviews/files/2013/05/racial-tolerance-map-hk-fix.jpg

            1. Bravo pedhja, skruaj dite e nate kunder skiptarit se kestu ju do mema hellaqe!
              Nga kriepeskopi it i dasur,
              Anashtrash Janullapos

            2. Argita_B says:

              Himara,
              Nuk jam une tendencioze po je ti nje fshatar(e) nga Himara qe vjen ne nje blog shqiptar dhe pretendon se jane te pakte ata qe nuk dine greqisht ne kete blog sikur greqishtja te jete gjuha ametare e shqiptareve.
              Sa per bemat e Himares me lejo te ti tregoj une, ne Shqiperi nese veres nuk vijme ne nga Tirona dhe te na sherbeni ju ngordhni per buke se ne Himare ha dhia gurse pasi nuk ka asgje tjeter.
              Nuk kam pare popull me hileqare se ju, vetem me ta hedhur, tinzare, ju vijne miqte apo klientet dhe u flisni greqisht e jo shqip si me qen greqishtja anglishte!!Mos na hap barkun me Himaren se e njoh mire Himaren e himariotet, popull qe kush flet shqip u shisni ujin me shtrenjt se ata qe flasin greqisht.
              Nuk jane greket qe vijne shpenzojne parate ne Himare, po jane shqiptaret, keshtu qe jane ata qe ju mbajne me buke, po ju kush ju rreth i thoni babe.
              Ke me qindra forume apo blogje ku shkruhet ne greqisht, si ka mundesi qe mer pjese ketu se ti se do Shqiperine dhe shqiptaret!!

              1. Χιμαρα says:

                Nuk ja vlen te debatoj me teper se je e painformuar ose e paformuar.
                Po te pergjigjem shkurt, per sot dhe per gjithmone ta mbash mend sa here te kujtosh Himaren.
                Ne Himare tani ne dimer punojne e hane buke mbi 200 emigrante shqiptare nga rrethe te ndryshme e kryesisht nga veriu, ne vere ata shumfishohen dhe te servirin dhe ty kafene.
                Dhe qe ta marresh vesh nuk e mban Tirana me buke Himaren, me vetem 15 dite turizem dhe me trastat me zarzavate qe i bien me vete.
                Himara njihet dhe ka histori te pakten 3000 vjecare, pra ekziston rreth 2600 vjete para Tiranes, nje popull qe ekziston me krenari per 3000 vjet nuk mund ta mbaje me buke nje qytet 400 vjecar i themeluar nga pushtuesi turk, qe per “koicidence” ose per ironi ky pushtues nuk e nenshtroi dot kete popullin me histori 3000 vjecare. Tirana tani para 10 vjetesh e zbuloi Himaren, po 3000 vjet kush i mbante me buke??!!!Mbaj mend keto!!

                1. Argita_B says:

                  Nuk i hyn ne pune as dreqit Himara e jo me turkut! Per çfare i duhej Himara, kishte toka, prodhonte gje, apo tju mbante me buke! Turku si çdo pushtues tjeter luftoi te mblidhte pasuri, taksa, Himara nuk prodhn asgje, ka vetem nje port per dy peshkarexha dhe vetem shtepi qe jepen me qira per ne nga Tirona dhe ju hedhim ndonje kocke te hani veres.
                  Sa per 200 shqiptare qe vijne te punojne ne Himare dimrit, se pari jane fshatare si puna jote se se le njeri Tironen per Himaren sikur miliona ti japin, se dyti, dimrit ju shkoni i lani kembet grekut e veres vini i lani kembet tironsave.
                  Ke fatn e madh te shkembesh ketu ne internet, se ne jeten e perditeshme as mirmngjes nuk ke mundesi me i thone tironsave. Ik e nxir dhite te hane gura tani se do vij nata e do te sharroj barku per buke.

  6. pusimezinit says:

    po crendesi ka origjina ,atj bravo i qofte ,,,,se kush nga avokatet tane ka byth qe te bej kete qe po ben Sakis….ne shqiperi jane mbushur burgjet me te pafajshem dhe me me te dobtit ….Na eise kala re maga….sakis eshte nje nga avokatet me me emer ne Greqi ..ai ka qen asistent i Likurezos ,,,,

  7. njeshi says:

    OOOOOOOOOOOOOMOOOTER QIIIIRA ”grek” kkkkkuuuuu jeni mo pse nuk komentoni o gojoret e botes o vajza qira ku jeni se ju e mbani TEMEN me komente.

  8. enofieraku says:

    Me mire ta vuaj denimin ne shqiperi, nese e depertojne ne greqi, nuk kthehet me i gjalle , greket mezi po e presin .

  9. Shabonxhi says:

    Mos u çudisni
    Kjo esht demokracija
    Pijani longun

  10. tourkofagos says:

    Pune korakesh

    1. Lexues Shqiptar says:

      Pikerisht ti me pseudonim “tourkofagos” je koraku dhe debili me sistematik qe shfaqesh ne forumet shqiptare te medias Tema sa here qe cenohet mana sou Greqira.

  11. england says:

    Turkofuck ke humbur fare!disa nga komentueseve ketu i ke munguar shume,sidomos pjesa mbrapme e marmites tende ka qene object pallimi.

  12. Ky avokat eshte ‘luks’per kedo ne Greqi.
    Nuk mund te paguash dot kete emer.
    Ky ,dhe Kuja,jane nder avokatet me te forte
    Kurse vrasjet ,te pakten e asaj vajzas se shkrete
    qe eshte dhe me origjine shqiptare ,sipas skemes,duket sheshit
    se e ka vrare policia.
    Mendoni qe dy makina njera pas tjetres,ku e para
    eshte me shqiptaret , dhe prapa i ndjek policiaduke
    gjuajtur me arme ne drejtim te makines perpara
    ku, perballe policet kur gjuanin kishin makinen me
    te cilen udhetonte vajza qe u vra.
    Shqiptaret nuk qellonin perpara,por prapa
    ne drejtim te policeve,,,,si ka mundesi qe ata vrane
    personin qe i kishin kthyer qyten e armes dhe jo gryken….!?

    1. listen says:

      OOOOO Detar i trrashe…..po ka dale nje ekspertize zyrtare o i mjere.
      vajza eshte qelluar pas shpine eshte shpuar prapakolpi dhe me pas sedilja e saj nga pas,pra ne drejtimin nga gjuanin kriminelet dhe te jesh i sigurt se nuk do e linin ceshtjen familiaret e saj po te ishte ndryshe.
      si i mbroni keshtu kriminelet ju, jeni te vecante.

      1. Ooooooo,,,,,,listennn.
        O kokloqe ! Ty nuk te ofendova,por edhe askend tjeter.
        Ti po je ekspert ,tregoje ne pune zanatin tend dhe jo ketu.
        Po je besimtare i cdo gjeje qe thuhet,dmth,qe beson verberisht
        ,po nuk e dijte ,po ta them une se je vetem nji idiot dhe
        asgje tjeter.Kur u drejtohesh te tjereve,mos i ofendo.
        Sepse cdo njeri ka mendimin dhe konceptimin e tij.
        Te me falesh ,se mbase je ndonji hafije e policise
        se ndryshe nuk justifikohet dhimbja jote per policine greke
        sepse njoh disa te tille nga afer ketu ne greqi.

        1. listen says:

          ngado qe ta kthesh nuk shpeton,je te gjitha ato qe thua.

          1. Fodulliku eshte semundje e keqe ,me origjine shqiptare !

  13. Nje bravo e madhe per avokatin grek sidomos kur thote te ndihmoj drejtesine te gjej te verteten. Nqs ata djem meritojne te mos denohen ose te kene nje denim me te lehte pse me patjeter shteti Grek duhet tua mohoje ose ti vrase rrugeve?!

  14. lleshi says:

    ky marmita e shpartalluar jo vetem qe nje avukat mafioz esht por ka nje dashuri te madhe per shqiptaret se dhe bythen e len me gjith qejf per to.ato idiota qe perkrahin keto fjale boshe jane vetem copat e thata qe ndodhen ne prapanicen e ketij.ato qe perkrahin dhe qe kan si idhuj hajdutat dhe kriminelet nuk jan gje tjeter vesce funderrinat e shoqerise sone.mos harroni o kokbosha se edhe afrikanet ne amerik nuk i priten me krah hapur.mijra vdiqen si skllever .po historia nuk i harroi .ku ndodhen tani ato?edhe ne greqi ka me mijra shqiptar qe punojne dhe jetojne me koke lart.keto qe qahen se gjithmone policia greke i keqtrajton te shkojne ne amerike dhe te bejne te njejtat gjera.si ka mundesi te flasin te gjith per vrasjen e nje krimineli dhe mos te flas kush per vrasjen e vajzes se gjore qe po u kthente nga puna per ne shtepi.ne fantazine tuaj o krimba kjo e dyta duhej ndeshkuar per shkelje ligji.

    1. Po dhe ti qenke lesh komlet, u bene shqiptaret zemerdhimbsur
      per policet grek. Policet dhe ushtaret grek,kane ushtruar genocid
      kundra nesh ,si shqiptare. Po nji pjese e madhe e shqiptareve
      si puna e ketij leshit,gjithmone ndihmojne policine greke
      dhe hedhin poshte vellane e tyre,duke mos ditur psene ,e burgimit
      te tij. Tregoni gjithmone mendjeshkurtesine tuaj. Greket
      para nesh nuk hedhin poshte kurre grekun !
      Jemi popull ‘vari leshte’ !

    2. PJETER says:

      Emigrantet ne Europe dhe ne Amerike nuk jane me skllever, por ne shekullin e XX DHE XXI kane te drejtat e tyre legjitime njerezore.
      Per ILIR KUPEN sipas avokatit grek nuk ka akuze nga Prokuroria Greke por vetem nga Policia, dhe te jesh i perfshire ne ate çfare akuzon policia dhe te jesh autor jane dy gjera krejt te ndryshme.

  15. aus München says:

    ky avokati e thote me se qarte…. ” avokat do te thote: te mbrosh nje te akuzuar dhe njkohesisht te ndihmosh drejtesine te gjeje te verteten ” pra ha nga te dy krahet…..

  16. Treviso says:

    Shoqatat Shqiptare qe jane formuar ne Greqi duhet ti terheqin veshin politikaneve kur vijne per tju kerkuar votat. Per emigrandet ka ligje nderkombetare qe shteti Grek i ka shkelur me dy kembe, jo vetem me Shqiptaret por edhe me emigrantet e shteteve te tjera.
    Qeveria shqiptare duhet te interesohet tek shteti grek per zbatimin e ligjeve nderkombetare te emigracionit dhe te kontrolloje nese i derdhen ne rregull kontributet per pencion.

  17. Demokrat says:

    Te lumte o avokat i ndershem i Greqise fqinje!

  18. ''evgjitngrenesi'' says:

    ha ha, avokati ”grek”
    saqi i biri i qehajait!

  19. DETI JON says:

    Emigrantet Shqiptar ne Greqi kane nevoje per shume avokate te ndershem dhe te zote, dhe avokati me i madh duhet te ishte dhe duhet te jete natyrisht SHTETI SHQIPTAR.

    Emigrantet Shqiptar ne Greqi kane nevoje te organizohen ne organizime te tyre te pavarura nga politika e shtetit shqiptar dhe shtetit grek, dhe per çeshtje te mprehta dhe te rendesishme me avokate te zote duhet tu drejtohen pa asnje drojtje Organizmave Nderkombetare te Drejtesise.

    1. Argita_B says:

      Nese shqiptaret qe jetojne ne Greqi arrijne te flasin me te njeten gjuhe Greqia mund te rezikohet si shtet.

      1. bravo says:

        Argita i ke pi ilacet sot?na rregulloni humorin ca nga ju,hani nanje kothere buke ne greqi e lini llafet e teperta,njerez qe rendni vetem pas thenieve te disa krimineleve ne greqi qe kur kapen e denohen jane te gjithe te pafajshem e u mohoen te drejtat,po ata qe kane vrare keta e kane torturuar per tu vjedh pak euro a i kini pyetur?

  20. kriminologu. says:

    IK ORE INTRIGANT,TI SKLLAV I LEKUT SHQIPTAR SEPSE JEMI RAZ FISNIKE.NE JAPIM LEKUN PER TE NA SHERBYER KURSE grekuTI JEP TE GJITHA KURSE LEKUN JO.

  21. Stef Staku says:

    ANALIZE : Keto ” avoketer ” jane hallka te zingjirave te atyre qe na mohojne Statusin e na mohojne dokumentat per te levizur e punu ne Europe. Inkriminimi i Shqiptareve fillon me pasaporten, vizen, lejen e punes, lejen e qendrimit, pse e bere shurren ketu e keshtu me radhe. Police qe nuk dine mire as shkrim e lexim te japin nje leter standart ku kopjojne emrin e Shqiptarit pastaj ne fund letra eshte pa emer e policit e me nje firme koti me ane te ketyre letrave pa asnie vlere juridike Shqiptaret shpallen si shkeles te ligjit. Pas punes se injoranteve te policise vijne ” Avoketerit ” si puna e ketij grekut qe te mbajne pezull dhe ne nje moment qe ato e shohin te pershtatshem te shesin e ti o perfundon ne burg ose perfundon me perjashtim nga shteti ku jeton.
    Keto gjera i di nga eksperienca e ime ketu ne Itali. Per 5 vite gjykates e avokate te ndryshem u tallen me kerkesat e mia per nje shkerllate ” permeso sogiorno ” . Njera nga avokatet merrte pjese ne projektet e bashkise per emigracionin, tjetra u be drejtuese e Seksionit te Emigraciomit e Sogurise me Basbkine e Xhenovas. av. Elena Fiorini post te cilin e ka akoma sot.
    Per mendimin tim familja e z. Ilir gabon qe e pranon avokatin grek i cili heret a vone ka per ti futur ne kurth. Puna e av. Grek fillon atehere kur z. Ilir Kupa te kaloje Kakavine, kufirin Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje