Qeveria harton ndryshimet për ‘Nëpunësin Civil’/ PD: U shpërfill Kushtetuta

14 Shkurt 2014, 11:00Politika TEMA

Partia Demokratike reagon ndaj ndryshimeve që mazhoranca ka propozuar në ligjin për Nëpunësin Civil, duke i cilësuar ato jo vetëm kundër konsensusit, administratës dhe integrimit, por edhe kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas draftit të mazhorancës, në ligjin e miratuar me konsensus nga parlamenti i shkuar janë bërë disa amendime, të cilat argumentohen si përmirësime ligjore për ta bërë ligjin më të zbatueshëm.

Në draftin e propozuar pranohet se ligji për Nëpunësin Civil hyn në fuqi më 1 Tetor, por efektet e tij zbatohen 6 muaj pas hyrjes në fuqi, pikë kjo sipas Aktit Normative të qeverisë, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Kështu, në draftin e propozuar, pika 6 e nenit 50 përcakton rastet e shpërblimit për nëpunësit e administratës, institucionet e të cilëve mbyllen.

Në këtë rast në draft propozohet që punonjësit që nuk kanë mundësi transferimi, por që kanë një eksperiencë pune nga 1 deri në 5 vite të marrin si shpërblim nga 1 deri në 3 paga (që përkojnë me 1 deri në 3 muaj pagë).

Po kështu një tjetër ndryshim ka të bëjë me faktin që përgjegjës për administrimin e përgjithshëm të politikave në shërbimin civil nuk do të jetë Ministri i Brendshëm, sikundër përcaktohej në ligjin e miratuar me konsensus, por Këshilli i Ministrave do të përcaktojë ministrin përgjegjës për çështjet e administratës publike.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me punonjësit e administratës që janë në periudhë prove, të cilët në bazë të draftit të propozuar janë të detyruar të përfundojnë periudhën e provës.

Deri në datën e fillimit të efekteve të ligjit të ri për Nëpunësin Civil, ligj i zbatueshëm do të jetë ai i miratuar në vitin 1999.

Reagimi i PD

Deputeti Eduard Halimi në një postim në rrjetin social Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se ka firmosur një p/ligj që zhbën tërësisht ligjin për Nëpunësin Civil, reformën në administratën publike, një nga tre kushtet e BE për të marrë statusin.

“Ky është rasti i paprecedent në historinë legjislative shqiptare dhe botërore, kur një ligji të miratuar i bëhen ndryshime thelbësore edhe pse ligji nuk është zbatuar për asnjë ditë. Kush ishin ekspertët, kur i hartuan, me kë i diskutuan? Askund nuk ndodh që kryeministri i një Republike Parlamentare, të sillet në mënyrë kaq arrogante me Kushtetutën e vendit, dhe vendimet e Gjykatës Kushtutetuese. Ditën bllokon në mënyrë arbitrare publikimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke penguar ekzekutimin e vendimit dhe natën firmos ligje që sulmojnë gjykatën, administratën publike, integrimin e vendit”, thuhet në reagimin e Halimit.

“Arbitrariteti dhe arroganca ndaj ligjit, Kushtutetës dhe partnerëve, është kurthi “më i embël” për çdo kryeministër. Po t’i hedhim një veshtrim i shpejtë këtij akti, rezulton edhe më i qartë qëllimi i aktit antikushtutes të 30 shtatorit, por dhe këmbëngulja e kryeministrit për të mos kryer reformën e kërkuar nga BE, duke e përkeqësuar gjendjen në administratë dhe duke prekur thelbin e garancive që ofron ligji i hartuar nga BE”, thekson Halimi.

Në vijim ai shton se nga p/ligji i Ramës:

1) Përkeqësohen garancitë për qëndrimin në detyrë, jo vetëm në raport me ligjin ekzistues nr. 152/2013, por edhe me vetë ligjin e vjetër të nëpunësve civil.

2) Kryeministri kerkon të ligjërojë të gjitha shkarkimet dhe nxjerrjet në listë pritje, të kryera në kundërshtim me ligjin, duke rifutur konceptin e “listës së pritjes” në rastet e ristrukturimit dhe mbylljes së institucionit. Heqja e mekanizmit të listës së pritjes ka qenë kërkesë e shprehur e ekspertëve të Bashkimit Europian që kanë asistuar autoritetet shqiptare në realizimin e kësaj reforme.

3) Kryeministri kerkon të ligjërojë të gjitha emërimet e paligjshme që janë realizuar në administratën publike nga data 1 Tetor 2013 – deri më sot. Me këtë ndryshim po synon të kthejë në sistem paligjshmërinë! Shqipëria zhdrohet nga një shtet që udhëhiqet nga e drejta, në një shtet ku arbitraritetit dhe paligjshmërisë i jepet “vlerë” me ligj.

4) Kryeministri kerkon të kontrollojë procesin e përzgjedhjes së trupës së nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (“TND”).

5) Kryeministri kerkon të spastrojë të gjithë nëpunësit civil aktual që janë në periudhë prove

“Ky është projektligji që ka firmosur kryeministri duke vendosur një praktikë të rrezikshme që cenon parimet themelore kushtetuese dhe duke e zhndëruar Shqipërinë nga një Republikë Parlamentare në një Republikë Kryeministrore.  T’i dalim para të gjithë dhe ta ndalojmë në 20 shkurt që të mos shkatërrojë të ardhmen europiane të vendit, mos vijojë luftën e klasave në administratë, mos injorojë Europën, mos shkatërrojë të drejtat themelore kushtutese të qytetarëve, siç bënte deri 23 vjet më parë, ai që shqiptarët i rrëzuan bustin”, përfundon komentin e tij në Facebook ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.

20 komente në “Qeveria harton ndryshimet për ‘Nëpunësin Civil’/ PD: U shpërfill Kushtetuta”

  1. denisi says:

    kryeministri ben shume mire qe spastron administraten nga plerat e vendosur padrejtesisht.po sot perse vendosen ne pune perseri njerez pa aresim, me diploma fallco,dhe hapur fare njerez qe paguajn tek deputetet. ne kukes veprohet vetem ne kete menyre. ndryshimet ne te gjitha pozicionet politike jane bere me pagese, nderhyrje dhe me para. le te flasi po te doje deputeti i kukesit ,sepse ne parlament nuk po i degjohet zeri. ka shkaktuar kaos ,dhe pa kenaqesi te pa pare ne qarkun e kukesit. nuk perfill prefekt .k/partie ,po vendos vet nga tirana.

    1. Lom Deliu says:

      Mos u merzit se dhe tya kur te nderohet pushteti do te te heqin me kete ligj. Garancite per nepunesin civil jane e vetmja mundesi qe te kemi administrate te afte e te perkushtuar ndaj Ligjit.

      1. adri says:

        Garancite per te mbajtur militantet e paafte dhe te korruptuar te berishes dhe te dp se ne pune.
        Edi Rama dhe Qeveria duhet ta kishin miratuar me kohe kete projekt ligj per ndryshimet per ligjin e nepunesin civil. I ka bere berisha ligjet e administrates vetem per partine demokratike. As nuk ka dashur te dije se ne kete shqiperi ka dhe njerez te tjere qe mezi sigurojne buken e gojes. As nuk ja ka ditur per linjat e autobuzave nderqytetas por Rrumpalle, mire i thoshte Edi Rama. Vetem me gershere ne dore e gishtat perpjete. Partia demokratike nuk ka qeverisur per tete vjet por ka abuzuar dhe shkaterruar.

  2. xhebar says:

    z halimi mos harro se sa vete larguat ju nga puna per motive politike,mos ju djege tani,nje nga te larguarit nga ju jam une,vetem e vetem se familjaret e mij ishin pjesmarres ne nje miting te Edi Rames,pamvarsisht faktit qe kam gati 30 vjet pune ne administraten shteterore.

  3. Trend says:

    Nqs kjo eshte e vertete turp per Qeverine. Nuk mund te injorohet keshtu kushtetuta

    1. toni says:

      trend o karabush kushtetutes huliganit sali apo oerd bylykashit i referohesh ti hajde tallash hajde..

      1. Lom Deliu says:

        Kushtetuten nuk e ka bere Saliu po “burra” qe nderrojne istikamin sa here qe ju sigurojne karrige si:

        Arben Imami

        Kastriot Islami

        Skender Gjinushi

        spartak Ngjela

        Genc Rili

        Sabri Godo

    2. adri says:

      Kete here e ka fjalen populli i cili ka votuar me 23 Qershor Perfaqesuesit e vet dhe jo pak po 85 deputete me te cilet ndryshohet kushtetuta . Kjo eshte me e rendeishme jo kushtetuta qe berisha as nuk e ka votuar sepse kur u votua kushtetuta dilte e thoshte qe mos e votoni ne 1998. Nese ka nje person qe e ka injoruar kushtetuten eshte berisha dhe pd ja.

      1. Lom Deliu says:

        duhen 94 vota dmth dy te tretat.

  4. remi says:

    NUK MUND TE DALI HALIMI E TE FLASE PER SHKELJE KUSHTETUTE APO TE AKUZOJE PER SPASTRIME NE ADMINISTRATE. ISHTE PD AJO QE FUTI KULTUREN E SPASTRIMEVE NE ADMINISTRATE ME MOTIVACIONE PARTIAKE DUKE ZEVENDESUAR SPECIALISTA DHE DUKE VENE NE VENDIN E TYRE MILITANTE TOTALISHT PA ASNJE LIDHJE ME DETYREN E DHENE , QE ME KEQ AKOMA E KTHYEN ADMINISTRATEN NE NJE INSTRUMENT NGA I CILI VETEM MUND TE PERFITOJE. QEVERIA E RE PO BEN SHUME MIRE QE PO E PASTRON ADMINISTRATEN NGA KETO MBETURINA TE MBETURA NGA PD.

  5. krokodili says:

    O halim po tju hante meraku per statusin e nepunesit, e kishit plotesuar kushtin e qarkut te Fierit dhe nuk kishte asnje nevoje per debat sot.Duket sa largpames keni qene sa barazuat statusin e 80.000 punonjesve me nje krye..ar qarku, apo ju genjente mendja se do rrinit 15 vjet ne pushtet se po qeverisnit bukur

  6. futja kot says:

    cila administrate ka vjedhur me TVSH, po me fondet e ndihmes siciale ose te semureve me raport, po me fondin e rugeve dhe investimeve te tjera???

  7. bledi says:

    o njere nje shkrimtar anglez me emrin DANIEL MARK SMITH ka thenur nje llafe qe shqiperia eshte nje vend super super fantastik . por ajo nuk behet me shqiptare. kshu qe ne 23 qershorin e kaluar nuk iku berisha jo. por thjesht narrovi samarin kshu qe gomari eshte njelloj. FALEMINDERIT. BLEDI.

  8. njoni says:

    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane

  9. MOKO says:

    Po ku keni turp,ju te poshteruarit nga populli,ku keni din e iman,ju qe hoqet me mijera,40-50 mije nga puna,qe nuk late forme e metode fashiste per te persekutuar ata qe nuk kishin bindje si ju,si nuk keni mare,po dilnie bertisni si te luajtur nga trute?
    Ky popull votoi qe te shporet politika juaj,njerezit e koruptuar kudo ne administrate,ky popull nuk mund te duronte me njerez qe kapardiseshin me parate e grabitura fukarase,prandaj kerkoi te largoi dhe votoi qe mos jua shohe kurre suratin,ashtu si do beje dhe me keta te tjeret qe shpejt ju eshte zbardhur dhe zbukuruar surati.Vetem ky popull nuk te fal me,e zullumet e PS dhe LSI,kane filluar,por vath ne vesh e ka mileti,e do habiteni si dote perfundoni shume shpejt,po nuk e vleresuat ate vote qe ju dha.

  10. arben says:

    Shume mire qe u pastrua administrata nga njerez pa nivel dhe thjesht partiak. Ne cdo zyre te shtetit do te gjeje nje anadallok te ardhur nga ….. qe kur hyje ne zyre e gjeje me kembe mi tavoline. Perzgjedhja e administrates qe paguhet me taksat e popullit dhe jo te Z.Halim, qe nuk di as shkrim dhe as kendim, mbi baza te ndershme dhe bazuar ne aftesite duhet te vazhdoje. Ata qe do te rrijne ne pune ta meritojne dhe te jene njerez me dinjitet.

  11. zalo says:

    PO MIRE MO DELLET E pd KUR PUSHUAT JU PUNONJESIT PA NJE MOTIVACION SI JU ERDHI TE HIQEN TE TERE QE KANE HYRE ME PUNE DUKE ABUZUAR, SHEMBULLI ESHTE NE FAMILJEN TIME QE NJE PERSON I FAMILJES U PUSHUA PA SHKAK DHE NE VEND TE PERSONIT U VENDOS NJE MILITANTE E pd

  12. Kendveshtrim tjeter says:

    PS paska bere konsensus per te mbajtur ne administrate njerzit politik te PD-se,apo loja me topin e konsensusit duhet te luhet vetem me lojtaret e PD-s?!!!
    PD-ja sa ishte ne pushtet,akuzonte opoziten se nuk mbeshteste proceset e integrimit,tani kerkon te luaj me topin e konsensusit,per te minizuar efektin e 84 votave.
    Te jete kaq naive kjo maxhorance!!
    Kjo maxhorance ka te drejt jo vetem te ndryshoj ligjin,por dhe ta heq ate,kur e shikon te nevojshme se i sherben interesave te saja,per te cilen eshte votuar.
    “Gabim” do bej ,po te ndryshoj ligjin e hetimit parlamentar,per ngjarjet e 21 janarit,te kryesuar nga Halimi!

  13. Ajet Delaj says:

    Ne lidhje me problemin e punesimit ne administraten publike nese une kam informacionin e mjaftueshem kaq sa kam nuk ka ndonje ndryshim me administraten e kaluar gje qe do te vertetetohet sapo Gjykata Administrative te filloje pune me kapacitet te plote.
    Nese vazhdoni me CV , letra rekomandimi e komisione dallkaukesh politike keni per te deshtuar edhe ju sic kane deshtuar parardhesit tuaj ku ne kushtet e funksionimit te Gjykates Administrative demi i qeverisjes tuaj mbi administraten publike ka per te qene shume me i madh se $131 miljon te shkaktuar nga qeverisja Berisha mbi administraten.
    Une mendoj se duhet te jeni transparente ne percaktimin mbi administraten publike. Nese thoni administrate publike civile duhet ta realizoni ate realisht pasi demagogjia nuk shkon me , por nese deshironi te ngrini administrate politike atehere puna qendron ndryshe.
    Merrni 140 kompjutrat e parlamentit dhe ngrini nje salle ku te testoni te tere administraten publike aktuale dhe ata qe synojne te hyjne ne administraten publike por edhe ata qe paguhen ne shtepi per te tera ministrite e sektoret apo agjensite shteterore.
    Blini programe te tilla ne anglisht ku gjuhen e huaj e keni te detrueshme ku piket jepen me mbarimin e testit e kohe te percaktuar.
    Ose blini skanera e printoni teste po ne anglisht ku korigjimin e testeve e bejne kompjutrat dhe jo komisioneret dallkauke politike nese realisht kerkoni te instaloni administrate publike civile ne sherbim te qytetarit shqiptar e jo ne sherbim te politikes shqiptare.
    Por nese demi i shkaktuar nga kjo administrate do jete edhe me i madh se administrata e kaluar po te isha une shefi i opozites do i premtoja elektoratit se nese me japin besimin votuesit tere demin e shkaktuar ne administrate do ja u adresoja titullareve te institucioneve ne dhogarine e tyre personale duke ju sekustruar deri edhe bicikleten e ndryshkur tek shtepia. Megjithate pa paragjykuar znj Harto do tregoj nje histori te bukur qe mendoj se i shkon per shtat pozicionit te Ministres Harito.
    Nje familje e madhe shqiptare ketu ne Amerike kerkonte qe te vazhdonte zkonin edhe ketu ne Amerike te respektimit te kryefamiljarit duke i dorzuar chekun per cdo jave nga pjestaret e familjes. Kure e pyeten familjarin se cfare mendon per kete praktike ai tha se kjo eshte me u talle se me te vertete e dorzojne chekun tek une por une kam vetem celsat e kashtes pasi te tere pa perjashtim kane karten me vete e marrin pare ne banke sa here te duan .
    Keshtu me duket fnksionon edhe administrata shqiptare pasi kete e perforcoje nje deklerate e Kryeministrit pak kohe me pare ku paralajmeronte dy mije e ca vende pune te lira dhe bente thirrje deputeteve qe te prisnin popullin (militantet) tek Partia Socialiste. Partia te punson partia te denon.
    Ajet Delaj
    New York

  14. Shqelmin ne prapanice te gjithe lepirsave dhe injoranteve te grumbulluar
    me shumice ne organizaten islamike pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje