INSIG reagon: Ulen çmimet e sigurimit të makinave në 15-16 mijë lekë

14 Shkurt 2014, 10:17Politika TEMA

Një ditë pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Tomorr Kalaja, kompania shtetërore e sigurimeve, INSIG ka vendosur të ulë çmimin e sigurimit të makinave.

Vendimi erdhi pasi brenda një dite, të gjitha kompanitë e sigurimeve vendosën të ngrenë çmimet e sigurimit të detyrueshëm me 45 përqind.

Edhe INSIG u bë pjesë e kësaj manovre, çka solli reagimin e shpejtë të qeverisë, e cila shkarkoi drejtorin.

Tani INSIG ka vendosur që çmimi i sigurimit të variojë nga 15 deri në 16 mijë lekë të reja, në varësi të fuqisë motorike të makinës.

Megjithatë INSIG do të punojë për të nxjerrë një tjetër prim final.

Kalaja pati deklaruar se po rrisin çmimin e sigurimit pasi ai i mëparshmi nuk justifikonte mbulimin e shpenzimeve.

Ndërkohë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjë tek kompanitë e sigurimeve pas vendimit të përbashkët për të rritur çmimin e sigurimit të makinave.

10 komente në “INSIG reagon: Ulen çmimet e sigurimit të makinave në 15-16 mijë lekë”

  1. shpatar says:

    Kalaja .Mos jane sindikalistet qe punuan ne 93 per te prure Saliun ne pushtet ?

    1. ema says:

      QEVERIA REAGOI DIREKTE DUKE ULUR CMIMIN E SIGURIMEVE! KU JANE ATO GORET QE DERI DJE PELLISNIN NE PARLAMENT QE PO E NGRE CMIMIN BRACJA PER TE VJEDH LEK?!!! KU JANE?!!!! LEGENA.

    2. zamo says:

      epo te behet kartel dhe insigu qe eshte shteterore ne kundershtim me popullin kjo esht enje turp i madh sepse ajo duhet t e mrboj konsumatoren nga kjo vjedhje

  2. henri says:

    Dihet, se ligji baze i tregut eshte oferta dhe kerkesa. Kuptohet, qe ne se Insigu do uli cmimin e sigurimit atehere kuptohet vet vetiu se dora e fshehte e tregut do reagoje menjehere dhe te gjitha pronaret e makinave do te shkojne atje ku cmimi ( oferta ) eshte me e vogel. Kjo eshte abc-ja e tregut.Kjo gje do beje qe edhe kompanite private te sigurimeve do te ulin cmimet e tyre se ne te kundert do dalin jashte tregut. M.gj.ate une kam mendimin se qeveria duhet te kete shume kujdes qe te krijoje nje ekujliber midis shtetit dhe tregut. Eksperienca boterore ka treguar se atje ku fut hundet shteti krijohen probleme.

  3. Taipi says:

    Shoqerite e sigurimeve jane blere nga austriaket. Te gjitha menaxhohen nga e njejta kompani brokeri. Kompania eshte shprehur qe rritja ne 220 mije kur te njejten makine para nje viti e kam siguruar me 45 mije leke nuk eshte gje.
    Ne bote vetem Gjermania ka me shume benza sesa Shqiperia. Ne austriaket kemi me pak sesa ju jane shprehur pronaret.
    Se cfare garantojne firmat austriake me siguracion ketu e dime shume mire te gjithe saqe shumica nga ne i shmangen procedures se demshperblimit ne perplasje e kalohet ne pagese direkte ne dore.
    Duhet pare me perparesi se sitauata eshte ne gjendje monopoli te paster.

    1. Neorealizmi says:

      Kur u dilte me 4500 lek te reja sepse shume rradhe paguajne demshperblim dhe nuk mbulojne pervecse perplasjet duke lene jashte djegjen, vjedhjen, mbytjen etj, 21000 te reja jane vjedhje e hapur.Dakort me Taipin se ato veprojne si monopol. Propozimi im eshte te veprojme dhe ne qytetaret si monopol duke mos i paguar. Te shohim se kush do te fitoje. E di qe eshte e pamundur te realizohet por te paktet ta cojme ne mendje si menyre zgjidhjeje.

  4. futja kot says:

    si do sillen shoqerit e tjera pas keti veprimi

  5. zana says:

    Pergezimet e mia per kete reform !
    Ju lumte !

  6. A says:

    Ka ardhur koha kur matrapazet, mafia ekonomike dhe financiare ne bashkepunim me qeverine qendrore dhe lokale veprojne kunder interesit te ligjit, te rregullit dhe normave te shoqerise, atehere individi dhe shoqeria ne pergjithesi duhet te veproje me format dhe menyrat e saj. Ne kete rast siguracioni duhet te jete me cmim normal dhe te perballueshem per masen e gjere te popullsise. Nje nga format me rezultative eshte mos pagesa e siguracionit ne menyre masive.
    Kurse per cmimin e biletes te urbanit neper qytet nuk duhet lejuar te ngrihet, sepse prek xhepat e udhetaret te thjeshte, duke i vjedhur ne menyre te hapur. Ne Britanine e Madhe kur pronaret nuk paguanin punetoret me pagat reale, atehere ndodhi revolucioni industrial, ku ne menyre masive PRISHNIN MAKINERITE e FABRIKAVE. Ne kete rast ne duhet te shkaterrojme autobuzat dhe t’ja dergojme per skrap.

  7. mitro says:

    Kur kane per te vendosur sigurime te shkallezuara keto “shoqeri sigurimi” sic i ka gjithe bota ketu e dhjetra vjet para.Si mund te paguajne njelloj sigurimin edhe shoferi i ri edhe ai ime pervoje,edhe ai qe ben aksident cdo muaj edhe ai qe nuk njef aksidentin ,si makina qe kushton 100000 Euro dhe makina qe kushton 50000 lek.Ketu shume gjera fliten por shume pak nga keto vihen ne jete.TURP!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje