Arrestimi i një të shumëkërkuari nga komisariati 4 mund të sjellë edhe detaje të reja rreth atentatit të mbetur në tentativë ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Telefoni me të cilin ishte modifikuar bomba me C4 i është vjedhur një taksisti, viktimë e të arrestuarit Redon Asllani.
Në fakt 25-vjeçari i prangosur nga blutë e komisariatit 4 nuk ka lidhje direkte me ngjarjen, por telefoni i grabitur me armë prej tij taksistit është blerë në treg të zi nga Julian Sinanaj, i cili e ka përdorur si bombë me komandim telefonik, raporton Ora News.
Detajet kanë dalë nga ballafaqimi i dëshmisë së Sinanajt dhe të arrestuarit, i cili ka pranuar se celularin e kishte shitur në treg, pasi taksixhiu e kishte deklaruar në polici grabitjen. Killeri i penduar, Julian Sinanaj, ka pranuar se për vendosjen e eksplozivëve përdorte telefona të cilët i blinte në treg të zi dhe në këtë rast është edhe ai i shitur nga Redon Asllani.
Telefoni që u gjet i lidhur me eksploziv në makinën e Dervishit u godit me armë të specializuar nga qitës të RENEA-s dhe u identifikua si aparat dhe kartë sim pa regjistrim, ndërsa tashmë konfirmohet se i përkiste taksistit të grabitur nga Redon Asllani.
Ky i fundit u prangos të enjten nga policia e komisariatit 4 nën akuzën e 6 grabitjeve me armë të taksive në kryeqytet, ndërsa dyshohet edhe për disa raste të tjera për të cilat po punohet për zbardhjen e tyre si ngjarje.
Megjithatë hetuesit kanë përjashtuar lidhjen mes tij dhe Sinanajt dhe se e vetmja gjë që i bashkon rastësisht është telefoni i përdorur për të hedhur në erë makinën e Prefektit të Vlorës që u evitua rastësisht nga kontrolli në oborrin e Kryeministrisë.
Ne dime te themi vetem I LUMTE policise per punen qe po ben kunde krimit. Te tjerat rregullohen
Pyesni ane nga SHQUP-i se mos ndofta ky CELL i ka humbur ndonjerit prej atyreve,si puna e BRECANIT qe tha me kane hakerizuar facebookun.
Skuadra Berisha ne Aksion ?
http://goo.gl/ekilMk
Duhet qe njehere e mire shteti yne te vendos rregulla persa u perket kompanive celulare ne shperndarjen e numrave telefonike,ku cdo shtetas te jete i evidentuar realisht dhe nese i humb ose ja vjedhin telefonin te njoftoje menjehere kompanine perkatese qe ai numer te nderpritet, sot ne treg ka sot qe mund te blesh 100numra njeheresh pa u rregjistruar gjekundi vetem me nje emer te nje personit kjo e demton jashtezakonisht sigurine,dhe qeveria ta vendos piken mbi i dhe ta disiplinoje kete sherbim,ku mos ta lejoje me ne kaos sepse ne kete pune ka shume veshteresi eshe sherbimet e specializuara ne kete fushe,hade dhe verifikojeni juve se a i ka humbur tamam telefoni atij personi apo jo ku eshte rregjstruar humbja e kartes se telefonit dhe kur eshte raportuar ajo si e humbur dhe cfare masash jane marre qe ai numer te mbyllet prandaj te gjithe te bejne punen e tyre dhe qeverija ta kontrolloje ate sipas ligjit.