Ndryshimet tek ‘Nëpunësi Civil’/ Harito: I diskutuam me ndërkombëtarët. Në përputhje me Kushtetutën

14 Shkurt 2014, 18:46Politika TEMA

Qeveria i konsideron ndryshimet e propozuara në ligjin për Nëpunësin Civil si në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në konsultim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Qeverisë, ndryshimet e propozuara kanë vetëm një qëllim: garantimin e mbrojtjes edhe në rastin e daljes nga shërbimi civil. “Qeveria  gjen edhe njëherë rastin për të shprehur qëndrimin e saj të palëkundur për të respektuar dhe zbatuar Kushtetutën dhe ligjshmërinë në vend.  Projektligji i propozuar është krejtësisht në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili saktëson që ndërhyrjet në Ligjin për Nëpunësin Civil, nuk duheshin bërë me Akt Normativ, por vetëm me procedurën parlamentare”, theksoi Harito.

“Ndryshimet që Qeveria ka propozuar në ligjin për Nëpunësin Civil janë konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, edhe është tentuar të diskutohen me opozitën në Shqipëri. Por, opozita e PD tenton të bllokojë e të mos dëgjojë, me shpresën se gjërat në Shqipëri do të ngecin. Kur i ftojmë në takim në Kuvend për të diskutuar, nuk vijnë, kur i shkruajmë për ti informuar dhe kërkuar mendim, nuk përgjigjen. Në parlament nuk e kanë mendjen tek rendi i ditës e në fund ankohen pse nuk u pyetën”, u shpreh ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito.

Ndërsa shprehu vendosmërinë e Qeverisë “për të ndërmarrë reformat e nevojshme brenda kornizës ligjore, në përputhje me standardet ndërkombëtare, në konsultim me partnerët e huaj, e për aq sa mundemi, në konsultim edhe me opozitën”, Harito vlerësoi PDIU-në që iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe nuk u fsheh pas arsyesh absurde, për të mos pranuar as të ulej në tryezën e bisedimeve.

Ministrja e Inovacionit sqaroi se institucionet, sipas kërkesave ligjore, kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me ndryshimet që Qeveria propozon në projektligjin për Nëpunësin Civil; ekspertë vendas dhe evropianë janë konsultuar prej disa javësh tashmë.

“Kujtojmë gjithashtu që çështjet që Qeveria propozon të rishikohen, janë çështje që nuk u diskutuan në komisionet e Kuvendit para miratimit te këtij ligji në maj të vitit 2013. Padyshim, për këtë arsye ligji i miratuar në maj 2013 kishte një të metë serioze; nuk parashikonte asnjë rregullim të pasojave që sjell ristrukturimi apo mbyllja e një institucioni, duke i nxjerre nëpunësit në rrugë, pa asnjë mbrojtje”, tha ajo.

Në emër të mazhorancës, Harito ftoi opozitën dhe PD-në në veçanti që të japë kontributin e saj gjatë diskutimit të p/ligjit në komisionet parlamentare.

6 komente në “Ndryshimet tek ‘Nëpunësi Civil’/ Harito: I diskutuam me ndërkombëtarët. Në përputhje me Kushtetutën”

  1. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret. Me nderkombetaret.

    Po me kombetaret do beni gje ju o Rrylindas????

    1. AvniRystemi says:

      Po kpomshinjet I mer per diskutime kur ka per te br ndonje gje me burrin e sa kjo??

  2. SaliIKKKKKKKKKKKK says:

    Bravo qeveria. Sfunksionon ligji pa akte nenligjore

  3. N/A says:

    Ne lidhje me problemin e punesimit ne administraten publike nese une kam informacionin e mjaftueshem kaq sa kam nuk ka ndonje ndryshim me administraten e kaluar gje qe do te vertetetohet sapo Gjykata Administrative te filloje pune me kapacitet te plote.
    Nese vazhdoni me CV , letra rekomandimi e komisione dallkaukesh politike keni per te deshtuar edhe ju sic kane deshtuar parardhesit tuaj ku ne kushtet e funksionimit te Gjykates Administrative demi i qeverisjes tuaj mbi administraten publike ka per te qene shume me i madh se $131 miljon te shkaktuar nga qeverisja Berisha mbi administraten.
    Une mendoj se duhet te jeni transparente ne percaktimin mbi administraten publike. Nese thoni administrate publike civile duhet ta realizoni ate realisht pasi demagogjia nuk shkon me , por nese deshironi te ngrini administrate politike atehere puna qendron ndryshe.
    Merrni 140 kompjutrat e parlamentit dhe ngrini nje salle ku te testoni te tere administraten publike aktuale dhe ata qe synojne te hyjne ne administraten publike por edhe ata qe paguhen ne shtepi per te tera ministrite e sektoret apo agjensite shteterore.
    Blini programe te tilla ne anglisht ku gjuhen e huaj e keni te detrueshme ku piket jepen me mbarimin e testit e kohe te percaktuar.
    Ose blini skanera e printoni teste po ne anglisht ku korigjimin e testeve e bejne kompjutrat dhe jo komisioneret dallkauke politike nese realisht kerkoni te instaloni administrate publike civile ne sherbim te qytetarit shqiptar e jo ne sherbim te politikes shqiptare.
    Por nese demi i shkaktuar nga kjo administrate do jete edhe me i madh se administrata e kaluar po te isha une shefi i opozites do i premtoja elektoratit se nese me japin besimin votuesit tere demin e shkaktuar ne administrate do ja u adresoja titullareve te institucioneve ne dhogarine e tyre personale duke ju sekustruar deri edhe bicikleten e ndryshkur tek shtepia. Megjithate pa paragjykuar znj Harto do tregoj nje histori te bukur qe mendoj se i shkon per shtat pozicionit te Ministres Harito.
    Nje familje e madhe shqiptare ketu ne Amerike kerkonte qe te vazhdonte zkonin edhe ketu ne Amerike te respektimit te kryefamiljarit duke i dorzuar chekun per cdo jave nga pjestaret e familjes. Kure e pyeten familjarin se cfare mendon per kete praktike ai tha se kjo eshte me u talle se me te vertete e dorzojne chekun tek une por une kam vetem celsat e kashtes pasi te tere pa perjashtim kane karten me vete e marrin pare ne banke sa here te duan .
    Keshtu me duket fnksionon edhe administrata shqiptare pasi kete e perforcoje nje deklerate e Kryeministrit pak kohe me pare ku paralajmeronte dy mije e ca vende pune te lira dhe bente thirrje deputeteve qe te prisnin popullin (militantet) tek Partia Socialiste. Partia te punson partia te denon.
    Ajet Delaj
    New York

  4. PENSIONISTI says:

    Po ne qe qeveria e saliut na flaku ne rruge ne 2012 ,dhe sot jemi akoma te pa pune ,si do bejme pasi spo na kthen njeri ne pune .

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Me parullen e konsensusit,opozita kerkon pushtet ne tavoline,ka “harruar” sa vota ka ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje