Shpallet vakanca për 4 vende në AMA, Endira Bushati e paligjshme!

14 Shkurt 2014, 19:46Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me votat e mazhorancës nismën e nënkryetarit të Komisionit të Mediave, Alfred Peza, për ndryshime në ligjin e mediave audiovizive, ku shpalli edhe vakancën e katër anëtarëve në Autoritetin e Mediave Audovizive.

Sipas deputetit Peza, AMA duhet të reformohet, pasi 3 anëtarëve u ka mbaruar mandati, ndërsa kryetarja Endira Bushati po ushtron detyrën pa mandatin e anëtarit e për pasojë ky institucion është në ngërç.

Shpallja e vakancave dhe mbarimi i mandatit per Endira Bushatin si anetare, e rrezon ate automatikisht si kryetare te AMA, dhe kerkon zevendesimin e saj. Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ka precedent ne intretimin e vakances se nje anetari kur ben dhe detyren e Kryetarit ne nje institucion. Gjykata eshte shprehur per largimin e tij. Kjo procedure shkarkon automatkisht Endira Bushatin dhe kekron zevendesimin e saj urgjent.

Por opozita ka kërkuar që drafti të diskutohet me ekspertizën e ndërkombëtarëve dhe pastaj të kalojë për diskutim në Komsionin e Ligjeve.

Propozimi i deputetit Eduard Halimi është rrëzuar nga  mazhoranca me arsyetimin se ky propozim i deputetit Peza nuk cënon kushtetutën.

Opozita akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkatërron pavarësinë e institucioneve të pavarura, duke paralajmëruar se një frymë e tillë nuk i shërben konsensusit apo kthimit të besimit mes pozitës dhe opozitës.

18 komente në “Shpallet vakanca për 4 vende në AMA, Endira Bushati e paligjshme!”

  1. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    Gam, gam, gam, gam….

    1. herta says:

      Po sdo rri shteti me kriminel drejtora e me njerez te korruptuar neper detyra kryesore.

    2. Devolliu says:

      Kjo AMA, SHISH-i, KLD-ja, KQZ-ja e vetë mendersakat Presidenti janë institucione që i shërbejnë vetëm Sali Kriminelit.

    3. Epiriiii says:

      Hhahahahahaha >VAKANCA< O Gazetar LESHI…. Vakanca perkthehet PUSHIMI VEROR OSE Pushim FESTE ne Shqip. Po shkruani Shqip o QYPA se late Nam, jini edhe Gazetar….

    4. adri says:

      Po cfare halimi e halumi more, po Qeverisni dhe vendosni shtetin e se drejtes dhe Institucionet qe i kane munguar dhe i Mungojne shqiperise.
      Zbatoni ligjet per gjithka duke filluar nga berisha.
      Te vemdoset shteti i se drejtes per kete kane votuar ne shumice shqipetaret me 23 Qershor.

  2. Partizani says:

    O opozite FASHISTE!!
    A mund te na thoni se sa KONSENSUSE I DHATE OPOZITES SOCIALISTE PER 8 VJET SA ISHIN NE SUNDIM JU????
    ASNJE!!!
    ASNJE!!!
    ASNJE!!!
    Po sot,qe jeni ne opozite,sa here e keni dhene KONSENSUSIN???
    -ASNJEHERE!!!
    BILE KENI KERCENUAR SE DO BENI TRAZIRA PER RREZIMIN E QEVERISE!!!
    HAAAAA!!!
    KOKEN TUAJ DO HANI,se ne 1 milion votat e 23 qershorit,DO JU HAME ME DHEMBE me keq se ne 97-ten ju kelyshve te Berishes,po guxuat te ngrini dore kunder shtetit!!!
    PROVOJENI DHE DO SHIKONI URREJTJEN REALE TE NJE POPULLI TE TERE qe e keni lene ne MJERIM!!!
    NUK KEMI SE CFARE TE HUMBASIM,O HORRA!!
    E provuat ne 97-ten se sa MUND TE MATENI ME NE,TE MAJTET!!!

      1. shpellar says:

        Guxo o malok i ndyre….Do tu bejme te hani dhe….HAHAHAHAAHAHAH…….Do ha mish maloku me daten 20 shkurt.

  3. adi_köln says:

    Po kujt i plasi per konsensusin tuaj….Beni gam gam ca vjet ne opozite…Hunderra te Vucidolit

  4. Sulltona e rrugës fortuzi says:

    Nuk ka një fjalë shqip për të thënë se do të largohen 4 anëtarë, por na ngatërroni me vakancat italiane?!

  5. bari says:

    Keta njerez jane ngritur te gjith per te kapur te gjitha institucionet paskan qene ne gazep te madh na e cane …. hiqni mor dhe perfundoni njehere e mire por edhe doni ti largoni njerezit nga puna edhe doni ta legjitimoni,po nuk i hiqet qytetareve te tu buga e gojes mor qafira,tani ti ke marre shtetin dhe duhet te jesh njesoj per te gjithe.

  6. Korabi says:

    E-ndyra e paligshme. Ti nxjerrim targa te verdha!

  7. leo england says:

    Keni marre voten dhe besimin e popullit ndaj vazhdoni rrugen drejt te mires. Po pritet per PD e serbo Arabit saleh nuk keni gje ne vije. Nuk keni nevoje per konsesusin e tyre per nje 3 a 4 legjislatura.

  8. Furgonisti says:

    Jepuni konsensusin, qe i dhane n ekohen e tyre opozites per presidentin.

  9. petrit zela says:

    Historikisht; Prej mijra vjetesh,shqiptarija eshte pushtuar denigruar
    dhe poshtruar si rober lufte ne atdheun saj.Ekspansionizmi I te huajve,
    ndaj vendit tone, nder shekuj kane ndikuar negativisht-ne psikologjine
    e para ardhesve tane,ndikimet e te cileve,ne momente te caktuara po
    cfaqen dhe sot me tere egersine, dhe agresivitet prej kanibali…
    Por megjithate,shqiptaret dijten ti perballojne presionet e natyrave me te ndryshme,ndoshta jo me forcen e armeve; Por me gjuhen qytetare
    dhe me inteligjencen + dhe dipplomacin + ndjenjat e fuqishme,qe kan bere vend ne cdo zemer shqiptari-sic eshte ajo e nacionalizmit, ne saj te seciles ne po mbijetojm dhe sot..I kam bere pyetjen vetes prej vitesh! Perse politikanet,sidoemos te sotmit te mos gjejne nje gjuhe te perbashket per te konsoliduar nje shtet me potencijale te fuqishme ligjore,qe ti sherbej tere shtresave te popullit pa dallim feje dhe ideje????

  10. Riza Cerova says:

    keta jane gazetare nga Ktistali.
    Ate dite qe nderroi jete artisti Skender Sollaku, kam mbajtur frymen kur lam lexuar ne titra ne A 1 REPORT.
    Mbasi kishte shkruar me pare per vdekjen e artistit, jepte me pas opinionet e disa prej kolegeve te tij. shoh ne titra kete shkrim: Ndahet nga jeta, Bujar Kapexhiu: Skender sollaku, njeriu qe vetem donte duartrokitje.
    Po me kete stil shkruhej per Marjana Kondin e me radhe.
    Sinqerisht nuk e kapa fillin ne fillim dhe thirra, bobo iku dhe Bujari.
    Si cdo gje ketu ka mbaruar edhe gazetaria.
    Tema me mire te shkruaj Baze vetem nje editoroal dhe kaq.

  11. Saimiri says:

    endireza flutureza e gezoi mire tiranen tu pi kafete familjarisht .ti kerkoje jozit ta rregulloje tejeterkund

  12. niku says:

    Po u vika keq per Endyren?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje