Forcimi i bashkëpunimit ndër-parlamentar, proceset respektive integruese dhe zhvillimeve të fundit në rajon ishin të qendër të takimit të zhvilluar mes Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe homologut të tij nga Kosova, Jakup Krasniqi.
Pasi bëri një vlerësim të veçantë për stadin strategjik ku kanë kaluar marrëdhëniet dypalëshe sot, Meta rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë dhe të Kuvendit të saj në avancimin e axhendës euro-atlantike të Republikës së Kosovës duke theksuar se institucionet dhe eksperienca shqiptare do të jenë gjithnjë një shërbim të shtetit të Kosovës, në funksion të forcimit të institucioneve demokratike në vend dhe rrugëtimit të saj evropian.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme vllazërore të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Gjithashtu ai shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve tona.
Meta dhe Krasniqi ndanë bindjen në përfundim se intensifikimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha nivelet, i shërben forcimit të stabilitetit dhe paqes të të gjithë rajonit, dhe se të dy Parlamentet do t’a rrisin kontributin e tyre në këtë drejtim.
Turp i madh qe popullin shqiptar e perfaqson ky Krylopa i shpifur.