ILO: Papunësia është 21%, por Shqipërisë i duhet punësim cilësor për rritje ekonomike

14 Shkurt 2014, 19:17Politika TEMA

Organizata Ndërkombëtare e Punës po e ndihmon Shqipërinë që të hartojë një strategji të përshtatshme për rritjen e punësimit. Drejtori i kësaj organizate për Europën Qendrore dhe Lindore, Antonio Graciozi, thotë për Zërin e Amerikës se papunësia në Shqipëri është 20-21 përqind, por më e rëndësishme, sipas tij, është cilësia e punësimit. Zoti Graciozi thotë se sfida e Shqipërisë është që të lidhë rritjen ekonomike me rritjen e punësimit, sepse për shumë vite këto kanë qenë të shkëputura.

Sipas llogaritjeve të reja nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, papunësia zyrtare në Shqipëri është 20-21 përqind, por çështje themelore në këtë fushë mbetet cilësia e punësimit. Kështu thotë Antonio Graciozi, drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore në Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

Ai shpjegon se shifrat e reja dolën nga zbatimi i standardeve ndërkombëtare të matjes, bazuar mbi të dhënat e ofruara nga INSTAT.

“Situata në Shqipëri është serioze, por jo shumë e ndryshme nga vendet e tjera në rajon, që kanë rritje ekonomike më të lartë ose më të ulët. Në thelb llogaritja mbetet tek raporti midis njerëzve që kanë një punë dhe atyre që kërkojnë një punë. Këta janë njerëz ekonomikisht aktivë. Ka edhe shumë të tjerë që duan punë, por nuk e kërkojnë sepse kanë humbur shpresën, të tjerë punësohen në të zezë… Këtu ka edhe ekonomi informale. Njerëzit punojnë jashtë kushteve ligjore dhe pa standarde. Pra, ka një papunësi zyrtare, ka edhe një papunësi reale, ose një boshllëk papunësie, si mund të quhet. Por, këshilla ime është që njerëzit të mos kapen pas shifrave, sepse ato janë një element dytësor. Më shumë rëndësi ka cilësia e punësimit”.

“Ndodh që papunësia në një vend është më e lartë se te një shtet tjetër, por kjo nuk do të thotë se jeta në shtetin e dytë është më e mirë. Ka shumë elemente që lidhen me cilësinë. Me fitimet, me kushtet e punës. me të drejtat e punëtorëve. Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, sipas drejtorit të saj për Europën Qendrore e Lindore, po mbështet qeveritë dhe organizatat e punës në rajon, që të përballojnë sfidat e papunësisë, të përmirësojnë politikat e tregut të punës. Mbi të gjitha ILO është e shqetësuar më shumë mbi punësimin cilësor: punësim me të drejta, me kushte të mira në vendin e punës, me sigurime shoqërore, me shanse të barabarta për punësim për të gjitha shtresat e popullsisë”.

“Sfida e qeverisë shqiptare nuk është e ndryshme nga ajo e qeverive të tjera në Europë apo në botë: ajo duhet të lidhë më mirë rritjen ekonomike me shtimit e vendeve të punës. Gjatë 20 viteve ekonomia në Shqipëri është rritur jo në të njëjtin hap, jo në të përqindje dhe jo në të njëjtën kohë me vendet e punës. Kur ekonomia frenohet vendet e punës humbasin. Atëherë duhet të ndodhë edhe e kundërta. Rritja ekonomike nuk mund të vijë e palidhur me punësimin”.

“Ju nuk mund të krijoni punësim pa pasur rritje ekonomike. Parashikimet flasin për rritje ekonomike modeste në këtë periudhë. Por ju nuk do të keni rritje ekonomike pa shtuar punësimin; kjo është sfida që po përballin sot të gjitha qeveritë. Këtë po diskutojmë me qeverinë në hartimin e politikave fiskale; si të lidhim punësimin me rritjen ekonomike, që sapo të punësojmë njerëz të vijë njëkohësisht edhe rritja ekonomike. Pra këto dy tregues duhen integruar me njëri-tjetrin”- thotë drejtori rajonal i Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Ai bëri të ditur se pas disa javësh në Shqipëri do të publikohet strategjia kombëtare mbi politikat e punësimit, e hartuar nga qeveria dhe partnerët socialë, edhe me ndihmën e ILO-s.

Sipas tij, strategjia kombëtare duhet të ecë paralel në disa përmasa: hapësira fiskale për të forcuar ekonominë, investime publike dhe private në një klimë të favorshme për investime, një lidhje midis tregut të punës dhe shkollimit profesional.

“Në periudha të vështira ekonomike mbyllen një pjesë e vendeve të punës, ndërsa biznesi dhe institucionet mundohen të hapin vende të reja. Kryesorja është rritja e prodhimit, kualifikimi i punëtorëve për prodhim më të madh me makineri më moderne”, thotë zoti Graciozi.

Ekspertët vlerësojnë se punësimi është vetëm njëri nga treguesit e tregut të punës.

Në Shqipëri mungon vetë tregu i punës si një sistem i rregullt institucionesh. Në mungesë të këtij rrjeti institucionesh ose të bashkëpunimit mes tyre, njerëzit emigrojnë ose punojnë në të zezë, ose vetëpunësohen, duke punuar së bashku me fëmijët dhe me familjen.

Këto forma joligjore quhen nga ekspertët si lloje nën-punësimi, ku njerëzit pranojnë të bëjnë punë pa kushte pune dhe pa sigurime shoqërore, për të sjellë ca para në shtëpi, dukuri të cilat do të pakësohen me zbatimin e saktë të ligjeve, që vendi i ka miratuar./VOA

6 komente në “ILO: Papunësia është 21%, por Shqipërisë i duhet punësim cilësor për rritje ekonomike”

  1. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    Tani u zgjidh problemi i punesimit. O burra shqiptare se do hapen me mijera vende pune. Importoni dhe kineze po qe nevoja.
    A ju rrufsha bolet o rilindas qe i zgjidhni hallet e popullit me strategji.

  2. futja kot says:

    ne shqiperi jane vetem fasone dhe sklleverit e minierave e naftes ku paguhen vetem per te blere buk ose thes me miell. marin vetem 100 euro ne muaj kjo eshte skandal qeverija duhet te nderyje qe te ndryshoje. A jetohet mer 100 euro????

  3. favelas bidonvil says:

    Ne shqiperi papunesia eshte te pakten 50%.Kush pretendon se eshte me pak ja fut kot fare.Papunesia zero ishte vetem ne kohen e diktatures se proletariatit,atehere kur kishte njerez qe mendonin per njerezit e thjeshte.Keta pedrot ,per 23vjet shkaterruan dhe vodhen gjithcka nga uzinat dhe fabrikat qe sherbenin per te siguruar pune per te gjithe.Sot e kesajdite nuk ka burre nene ta rregulloje kete problem.

  4. cobani me krrabe e gune says:

    Po nesr kthehen emigrantet, sa eshte papunesia

  5. cobani me krrabe e gune says:

    Papunesia ne . Shqiperi eshte si tenxherja e presionit.
    numrat sjane reale

  6. N/A says:

    PUNA BAZA E JETES MOTORRI I ZHVILLIMIT E PERPARIMIT.

    Puna padyshim eshte gjeja me e rendesishme e jetes se njeriut jo vetem ne planin material por ne nje plan shume me te gjere personal e shoqeror qe ndikon ne personalitetin e njeriut e raportet e tije me shoqerine.
    Te tera qeverite e botes demokratike ne fushatat e tyre elektorale ka vite qe percaktojne punesimin si prioritet te politikave te tyre te zhvillimit ku te tera politikat e tjera kthehen ne funksion te primares se sa vende te reja pune do hapin si percaktuese te rritjes ekonomike respektivisht te mirqenjes se popullit qe qeverisin.
    Qeverite perendimore adaptojne dhe aplikojne politika te tilla qe favorizojne rritjen e nivelit te punesimit ku padyshim krijimi i kushteve per veprimtarite prodhuese vendase e thithja e investimeve te huaja eshte nje nder prioritet e rendesishme qe ndikojne ne politikat e punesimit.
    Ne nje bote gjithnje e me globale ku teknologjia e komunikimit dhe levizja e kapitaleve ka arritur zhvillim te papare nese e krahasojme me 20 apo 30 vitet e kaluara ka nxjerre ne pah nevojen per qeveri sa me profesionale e fleksible ne raport me me te perparuaren ne raport me te rene.
    Pra politika luan nje rol te rendesishem e percaktues ne zhvillimin e thithjen e kapitaleve kapitaleve vendas dhe te huaj duke ndikuar ne nivelin e punsimit te nje shoqerire respektivisht ne gjendjen shpirterore e material te popullit.
    Fatekeqesisht duhet thene e pranuar se shoqeria shqiptare ka mbetur akoma ne ne kohen e komunizmit si ne shume fusha te tjera persa i perket rolit dhe vendit qe ka politika ne zhvillimin ekonomik te vendit . E them kete pasi ne kohen e komunizmit hapur eshte deklaruar se politika eshte primare dhe cdo gje eshte ne sherbim te politikes , ideologjia e marksizem leninizmi ishin te rendesishme.
    Shoqerite e lira qe ne baze te sistemit kane lirite dhe te drejtat themelore te njeriut politiken e kane ndertuar ne funksion te shoqerise , pra ne funksion te mirqenjes e permirsimin e jetes se popullit qe realizohet nga puna active e shoqerise.
    Perpara pothuaj 9 vjetesh ish-kryeministri Berisha thirri nje specialist te informalitetit nga Ekuadori per te realizuar reformat integruese ne fushen e bujqesise e legalizimeve per te beret e mundur integrimin europian. Se si do e realizonte Berisha integrimin e Shqiperise ne Europe me specialist nga Ekuadori vetem Berisha mund ta dinted he ata qe nuk leshuan nje ze ne ate kohe. Ne ate kohe kam shkruajtur se reforma te tilla mund ta cojne Shqiperine ne Kube por kurrsesi ne Europe.
    Miro para ca ditesh vete Berisha deklaron se kemi gabuar me ligjin 7501 pasi bie ndesh me te drejten e prones. Gje qe gje se qe askush nuk beri ze nga analistet e famshem shqiptar qe kane uzurpuar me kohe te drejten e fjales e shkrimit ne Shqiperi natyrisht me ndihmen e pushtetit e ne sherbim te pushtetit por jot e popullit.
    Mirpo nga ky GABIM i vogel i Berishes demi financiar ne fushen e te drejtes se prones ndaj qytetareve shqiptar eshte mbi dy 2 Miljard Euro te sanksionuara nga Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburb e miljarda te tjera dem per ekonomine shqiptare pergjate 23 viteve duke e mbajtur peng zhvillimin e punsimin e shqiptarve .
    Klasififikimi i Shqiperise me sistemin e drejtesise nder me e korruptuarit ne continent e Shqiperine vete ne majat e klasifikimit europian se bashku me ligjet qe ndryshojne cdo dite pa asnje logjike ekonomike bejne qe investimet e huaja dhe vendase te jene me te ultat ne rajonin e pazhvilluar te ballkanit me nje papunsi 21% thone socialistet tani pasi vetem para 4 muajth deklaronin nje papunesia ishte mbi 60% edhe kjo aspak serioze per nje pushtet qe premton se do sjelle ndryshimin.
    Megjithate ketu ne Amerike asnje President Amerikan ne shekullin e kaluar nuk ka arritur te rizgjidhet me nje papunsi mbi 7%.
    Nese i shtojme kesaj gjendje sigurine e jetes, prones e personalitetit te qytetarit shqiptar qe shteti shqiptar ju garanton qytetareve te tije ku vrasjet e aksidentet performojne balance lufte e qeveria vazhdon te nxjerri ligje ne kundershtim me Kushtetuten e te drejten e prones nuk mendoj se Shqiperia mund te jete atraktive per investime ne nje te ardhme te mesme pra papunsia do qendroje ne keto nivele e braktisja e vendit massive.
    E thashe qe ne fllim se shoqeria shqiptare fatkeqesisht nuk eshte shkeputur akoma nga mentaliteti komunist persa i perket vlersimi qe i bejne politikes duke vazhduar akoma te votojne me baza idologjike dhe nuk kerkojne te votojne programe e politika reale qe ndihmojne kapitalin e investimet respektivish punesimin , percaktuesin e shendetit mendor e fizik te qytetareve shqiptare.
    Fatekeqesisht shkqiptaret akoma nuk kane vendosur raporte partneriteti e respekti te ndersjedhte me politiken por vazhdohet me filozofine e turmes se urrave rrofte x e poshte y pa shkuar shume thelle se perse kerkohet kjo kur shoqerite prendimore kane kohe qe e kane hequr nga perdorimi kultin e individit pasi qarte eshte percaktues I shoqerive primitive e diktatoriale.
    Politika shqiptare pergjate 23 viteve te fundit ne vazhdim te trashigimise komuniste ku partia zoteronte e kontrollonte cdo gje edhe keta te sotmit kane monopolizuar cdo gje qe nga mediat, tregun, pronat e qytetareve shqiptare e deri tek grupet parlamentare ku deputetet i zgjedh Kryetari i parties. Popullit i afrohet qe 23 vjet o te zgjedhe mutin o kaken alternative tjeter nuk ka e me grisjen qe I bene kushtetutes per nje nate aktoret politike as nuk ka gjasa te ndolle ndryshe megjithse kushtetuta formalisht se paku ka qene aprovuar me referendum.
    E thashe Kryetarit te partis per etike pasi partite politike pas ndryshimeve kushtetuese te 2008 jane kthyer ne parimin Leninist kur themi Lenini nenkuptojme partine, pra funksionimi i strukturave te partis del krejt i panevojshem kur Kryetari i parties vjen ne pushtet . A nuk e shkriu Berisha Partine Demokratike per kater vjetet e fundit te sundimit te tije dhe a nuk po shkon ne te njejten rruge edhe Kryeministri Rama .
    Pra nje politike me mentalitet e praktika tersisht te shkuar kohe nuk mund te jene competitive ne fushen e thithjes se investimeve te huaja e punsimit ne nje bote globale e qe leviz me shpejtesi.
    Rendom keto kohet e fundit degjohet shprehja se per te pasur rezultate gjeveria duhen 10 vjet pasi kater pese muaj nuk jane asgje tamam si demokratet para tete vitesh kur deklaronin se po ecim ngadale ne rrugen e duhur.
    Se pari duhet thene se mazoranca socialiste ka 8 vjet ne opozite dhe 8 muaj qe ka marre verdiktin e popullit kur dihet se Presidenti Amerikan mban fjalim te perjavshem se cfare ka realizuar per 7 dite. Po permend Ameriken se shqiptaret e kane perzemer Ameriken dhe jo vetem kaq pasi shpesh shqiptaret me gjith deshiren qe kane thote se ne nuk jemi e nuk mund te behemi Amerike.
    Dua ti them cdo shqiptari se sot ne New York ka pak zyra shteti e biznesi qe nuk punojne shqiptaret dhe po ashtu nuk kemi asnje diference ne pune me qytetaret amerikan qe kane lindur ne kete vend te bekuar. Pra ajo qe na ben diferencen me Amerikanet nuk eshte populli por jane politika e politikanet e mbrapshte qe fatekeqesisht shpesh here na i kane prure ne zverkun tone.
    Ne fund dua te shtoj se per ato cfare Zoti i ka dhene per njesi te siperfaqes ne token e shqiptareve nen toke e mbi toke ne hapsirat ballkanike kombi shqiptar eshte nder me te pasurit e botes e te jete aq te varfer shqiptaret qe jetojne bi ate toke te bekuar nga Zoti eshte jo vetem fatekeqesi por dhemb dyfish.
    Nese shqiptaret realisht duan qe te perparojne me pune djerse e dituri sic kane perparuar gjithe popujt e zhvilluar te botes duhet te dime te zbresim nga zverku ne kohe reale politikanet e qeveritaret parasite qe nuk i japin asgje shoqerise shqiptare qe fatekeqesisht jane nderruar me stafete ne kurriz te popullit shqiptar dhe nuk duhet te presin ne pafundesi “Enverin” e radhes.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje