Avokati i Popullit, raport në Kuvend: Shkaku kryesor i aksidenteve, cilësia e rrugëve

15 Shkurt 2014, 16:02Politika TEMA

Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, në Shqipëri ndodhin dyfishi i aksidenteve automobilistike, jo vetëm në raport me numrin e popullsisë, por edhe me numrin e automjeteve që janë në qarkullim.

Çdo vit, për çdo një milion banorë në Shqipëri, raportohen se humbasin jetën në aksidente automobilistike 119 shtetas, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian humbasin jetën në aksidente automobilistike 40 deri në 60 shtetas.

Që nga viti 1992 deri në vitin 2013, në Shqipëri kanë humbur jetën në aksidentet automobilistike 6.939 persona.

Vihet re një trend në rritje i aksidenteve automobilistike, të cilat për këtë hark vitesh kane regjistruar shifrën e 19.441 aksidente, pjesa dërrmuese e tyre të mbyllur me të plagosur e të gjymtuar.

Nëse do t’i referohemi raporteve policore, në mënyrë sistematike është thënë se shkaku kryesore i aksidenteve është shpejtësia tej normave të lejuara apo shkelja e rregullave nga drejtuesit e mjeteve.

Por, në një rekomandim të dorëzuar në Kuvend nga Avokati i Popullit, menjëherë pas aksidentit tragjik të Himarës në vitin 2012, radhiten një sërë faktorësh që ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve.

Në raportin që Top Channel disponon, thuhet se faktori rrugë, cilësia dhe mungesa e sinjalistikës janë elementë që janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve.

Raporti thotë se nga verifikimet e bëra në terren, konstatohet se projektet në zbatim lihen përgjysmë dhe shfrytëzimi i rrugëve fillon pa përfunduar rruga ose kur ka probleme të mëdha teknike. Rrugët merren në dorëzim pa përfunduar dhe në disa raste pa raportin e supervizorit.

Shpesh supervizorët, thotë raporti, janë përfaqësues të investitorit dhe që këtu fillon konflikti i interesit”.

Raporti thotë se nga statistikat, rreth 10 përqind e aksidenteve bëhen në rrugë të lagura duke qenë se akset mbajnë pellgje me ujë.

Si shkak i dytë i aksidenteve radhitet rritja e numrit të mjeteve motorrike e për rrjedhojë kjo rritje e numrit pa u paraprirë nga planifikime të mirëfillta të zonave urbane dhe në mungesë të aksesit për këmbësorët dhe biçiklistët, çon në rritjen e rrezikut të tyre në përfshirjen në aksidente rrugore dhe uljen gjithnjë e më shumë të numrit të udhëtimeve të pamotorrizuara dhe të transportit publik.

Me tej, Avokati i Popullit, evidenton mungesën e ndriçimit publik në rrugët nacionale.

Si faktor për aksidentet vijohet më tej me pasigurinë e automjeteve, pasi tregu vijon të dominohet nga mjete të përdorura.

Ndërkohë që për shpejtësinë dhe përdorimin e alkoolit, Avokati i Popullit thekson se vijojnë të jenë probleme serioze, që sjellin përfshirje në aksidente, sikurse edhe përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, por edhe mungesa e edukatës së duhur nga përdoruesit e rrugës./TCH

15 komente në “Avokati i Popullit, raport në Kuvend: Shkaku kryesor i aksidenteve, cilësia e rrugëve”

  1. Flog says:

    rruget e saliut praaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    1. ibrahim says:

      flog-arsyeja kryesore eshte qe vute pedera si rama dhe avokati i popullit.shto ketu dhe shizofrenine e rames.po avokati flet si mona sefidine.

    2. Kurreshtari says:

      O Torezani, me kujtove ate skecin e Estrades se Durresit me Fadil Hasen, qe tha “patatja u mbillte ne toke”., keshtu dhe ky zbulimi jot i famshem

    3. adri says:

      Edhe per kete avokat nuk kishte nevoje populli.
      Del ky thote cilesia e rrugeve. Po ata aksidente me qindra qe jane bere mbrnda qyteteve nga furgonet e automjete te tejera prape rrugete kane fajin o avokat koti Nuk thote cilesia e infrastuktures, e transportit, cilesia e Shofereve me e pa patente, te dehur e te lodhur, mungesa e autobuzeve dhe cilesia e trasportit prania furgoneve si ne Uganda e ne Indi. Avokat populli kot.
      Do me mbrojt dhe ketu furgonet se do i kene dhen ndonje leke ata .

  2. realisti says:

    Shkaku kryesor i aksidenteve asht cilesia e dobet e shoferave edhe shitja e patentave pa krye as edhe nji jave praktike.

  3. Peshku Ton says:

    Ka nja 10 vjet qe Avokati i Popullit thote te njejten gje per burgun e Burrelit. Perpara se te beje sikur punon, Totozani te zbardhe pasurine e krijuar ne konflikt interesi dhe te jape llogari per kete, mos krekoset me futja pordhes ballkanike. Le te thote se erdhi aty per te bere ca para, le te thote se po e dredh bythen edhe me Lul Bashen per nje pallat prane ish VEFA-s, le te thote edhe se po luan guret per te hapur shkolle te larte privave ne Kosove. Pas ketyre, Prokuroria le ta hetoje dhe Gjykata le tia konfiskoje pasurine e vene ne rruge te paligjshme. Ah, edhe te thyej qafen, sepse nuk eshte me i mire se ajo Xhuka, perkundrazi.

    1. adrian says:

      Mire e ke ti or Zoti Avokat, Shqiperise i duhen rruge me te mira, por sa te jene gjalle spiunet e komunizmit qe per zanat kane vetem shpifjen pas shpine ky vend nuk behet. Nuk te duket se kjo eshte me e rendesishme se rruget ?

    2. adrian says:

      Mire e ke ti or Zoti Avokat, Shqiperise i duhen rruge me te mira, por sa te jene gjalle spiunet e komunizmit qe per zanat kane vetem shpifjen pas shpine ky vend nuk behet. Nuk te duket se kjo eshte me e rendesishme se rruget ?
      Shpresoj qe komenti im te betohet kesaj here.

  4. REZART says:

    Aksidentet ne Shqiperi jane nje element i degjenerimit total te shoqerise shqiptare si qe del se edhe ky ,,avokat i popullit,, qe ia fute kot.Edhe ne rrugen me te mire ne bote te ecesh po je i droguar e pijanec rruga te duket e shtrember,e me gropa kurse vehtja shum i zgjuar e trim.Shto ketu blerjen e patentave,mungesa e disciplines dhe kultures ne trafik dhe ja rezultati.Ne IRJM me 2013-te pati 22 vrasje per 2milion banore,ne Shqiperi me 3 a-3.5 milion ka te vrare 10 fish me shume.C’ti themi kesaj? Pra vrasje jo ne aksidente trafiku.Biri ben seks me mamane,djali vret babane,tezaku ia fut tezakes,vellau shet motren e gruan,….Degjenerim.

  5. Pirro says:

    Idiot. Pse rruget kane shenja qe i drejtojne makinat me shofer robot te fluturojne pertej rrugeve dhe humbnerave?!?!

    1. e verteta says:

      Me sa kuptoj, ketu behet fjale per nje raport te dorezuar PAS AKSIDENTIT TE HIMARES, tek i cili me sa me kujtohet, shoferi doli pa faj. E nese nga analiza e aksidentit ne fjale formulohen disa rekomandime ne lidhje me permiresimin e rrugeve ku ecim perdite, ne kembe a me makine ne e femijet tane, nuk e shoh ku eshte e keqja. Kjo nuk e perjashton faktin qe ka shofere te pandergjegjshem.
      Te dy keto argumente me duken plotesues dhe jo perjashtues. E nese paraqiten si perjashtues, ketu pastaj ka te tjera prapamendime te nje natyre krejt tjeter nga ajo e “shprehjes se mendimit te lire”.

  6. besniku says:

    nje shtet qe kercenohet publikisht nga barbaret e paligjshem. keta tipa e paragjesin gjoja investimin e tyre si sakrifice per kombin! skan me se te jetojne? po pastaj cfare. ka menyra te ligjshme dhe nevoja te nje shteti qe duhen plotesuar e jo kaosi e kunderligji.

    Ka mundesi punesimi te tjera. Te gjithe furgonat jane te rrezikshme. Tipat e furgoheve ketu jane te adaptuar dhe pa pike siguri e komoditeti. ata qe kompanite prdhojne per keto qellime jane tjeter gje e me cmim tjeter. furgonet ketu jane te adoptur e pershtatur pak a shume si triciklat e jevgjve qe mbledhin skrap.

    Numri 1 ne ketos herbime eshte jeta e njerezve. une njeoh me 10 -ra raste ku jo vetem skane patente perkatese po jane kafshe pylli ne maje te furgonave.
    RAma po vendos precedente pozitive. po godet kaosin dhe kunderligjin. le te “gabojme” nga pak te gjithe keshtu

  7. preshevali♣ says:

    Ja paska fut pordhës kot ky farë avokari.

    Shkaqet kryesore:

    1. Kultura në komunikatcion.

    2. Gjendja teknike e automjeteve.

    3. Sinkronizimi i shoferit përkrah mjetit që nget dhe rrethanave të përgjithsme në komunikacion ( rruga, koha, dendësia ).

    – Nuka ashtë automjeti MUSHKË që të ndihmoj në ngasje,
    ate vetë duhet ngarë.

    Sugjerimi jemë: ktheni MUSHKAT dhe leni automjetet se edne nuk jeni pjekë për to.

  8. engjell says:

    Demokracia dhe mlefi dhe shpifja
    Ne nje vend demokratik hapja e debatit eshte pjese e vete demokracise. Sigurisht qe eshte e drejta e njerezve te shprehen per variantet e ndryshme se si mund te zghidhet. Ajo qe eshte e prapanueshme eshte qe element negative te shoqerise kthejne vemendjen e debatit per te shprehur mllefet, shpifjet e tyre. Ne qofte se do t’i analizojme personalitetet e tyre (ne fakt ata nuk kane) jane njerez qe i perkasin funderines se shoqerise, zakonisht jane njerez te dobet, pa karakter, qe nuk japin emrin e tyre te vertete, jane njerez qe jane mesuar me spiunlleqe……..

  9. k says:

    jetoj ne perendim dhe punoj si kamionist ne te gjithe europen te fajesosh vetem rruget eshte thjesht opinion politik
    shtroj pyetjen me shtimin e rrugeve ne shqiperi jane rritur dhe aksidentet???
    dhe nqs ne shqiperi rruget kapin standartet e hollandes aksidentet do jene marramendese
    mendimi im eshte se autoshkollat jane te nje cilesie te dobet mjetet jane te nje cilesie te dobet cdo sinjal rrugor eshte shpikur sepse eshte derdhur gjak nqs nuk kuptojme kete atehere do vazhdojme te vajtojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje