Shqipëria konsiderohet ndër vendet me nivelin më të lartë të kredive të këqia në raport me ekonominë e vendit. Raporti më i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivel të lartë të huave të pakthyera mes ekonomive në zhvillim në Europë dhe Azi. Sipas raportit, kreditë e këqia në Shqipëri llogariten në nivelin e 24,4 % të gjithë portofolit të kredive të dhëna, duke zënë kështu vendin e parë në rajon. Sipas raportit, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja Hercegovina kanë një nivel kredish të këqia në masën 7 %, ndërsa Maqedonia i ka kreditë e pashlyera në nivelin 0,8%.
I vetmi vend ndër ekonomitë në zhvillim në Europë dhe Azi me nivel më të lartë huash bankare të pashlyera se Shqiperia rezulton Kazakistani me 36,7%. Kjo sipas raportit, ka të bëjë me rritjen eksponenciale të totalit të huave në një periudhe relativisht të shkurtër kohe, fenomen ky që nuk haset në vende të tjera, jo vetëm në rajon, por në përgjithësi në Europë. Një nga pasojat e rritjes së shpejtë të portofolit të huave është gjithnjë shpejtësia e lartë e formimit të huave me probleme.
Ndërkohë ulja e dërgesave të emigrantëve ka ndikuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në uljen e aftësisë paguese të klientëve shqiptarë pa lënë mënjanë uljen e madhe të ritmit të rritjes ekonomike të Shqipërisë, që ka sjellë zbehjen e dinamizmit të ekonomisë dhe operatorëve ekonomikë. Së fundi, një tjetër arsye është dhe detyrimet e papaguara të qeverisë ndaj bizneseve private për punët publike të kryera. Për nivelin e lartë të huave të pakthyera që ka Shqipëria kanë shprehur shqetësim Banka Botërore, FMN dhe së fund BERZH lidhur me pasojat që sjell në rritjen ekonomike të vendit.
Kreditë e pakthyera mbartin me vehte edhe një problem tjetër serioz: blerjen nga Bankat të kolateralit ose të pronës, që huamarrësit kanë lënë peng tek ato për huanë e marrë. Ndërkaq reformat ekonomike mbeten çelësi për të ndryshuar situatën e tanishme serioze të kredive problematike. Bëhet fjalë për reforma që bëjnë të mundur futjen në qarkullimin ekonomik të parave përkohësisht të lira të qytetarëve dhe bizneseve, që nxitin konkurrencën dhe ndëshkojnë rritjen e çmimeve apo shfrytëzimin e dobësive rregullatore nga bankat tregtare, ndëshkojnë korrupsionin me këto të fundit dhe i shndërrojnë bankat tregtare në aktorë dhe faktorë të rëndësishëm në kapërcimin e krizës, rritjes ekonomike të qëndrueshme të ekonomisë kombëtare.
Analiza do te ishte me e plote nese do te kryqezoheshin shifrat e kredive te keqija me shifrat e kapitaleve te depozituara nga sektori privat ne banka, Shqiperia ze vendn e edte ne Ballkan pas Serbise dhe ka te depozituara 68,8% te PIB vjetore, te deklaruara, po fulur per te pa deklaruarat.