REUTERS: Shqipëria dhe Kosova, sa larg ekonomikisht...

17 Shkurt 2014, 18:31Politika TEMA

Në 6- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, agjencia e lajmeve Reuters i kushton një reportazh marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Reportazhi nis me historinë e portit të Shëngjinit, që u tha se do i jepej Kosovës, për të pasur edhe ajo një dalje një det.

Por në vitin 2013, sipas të dhënave, biznesi kosovar ka përpunuar rreth 4500 ton mallra në këtë port, ose rreth një anije e gjysmë nga 126 deri në 130 në total, që përpunohen në këtë port.

Reuters thotë se një faqe e re do nisë të shkruhet mes dy vendeve, pas ndryshimit të qeverisë në Shqipëri, por edhe pas nevojës për qasje të re ekonomike sepse të dy vendet po vuajnë peshën e rënies së remitancave.

Në shkrim përmendet edhe mbledhja e qeverive në janar.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të jetojnë në një treg të përbashkët. Njerëzit po përpiqen që të lidhen. Por nëse sheh ligjet, dokumentet, asgjë nuk ka ndryshuar. Është thjesht një listë dëshirash,” thotë zëvendëskryeministri i Kosovës, Bexhet Pacolli.

Pavarësisht se dy vendet janë afër, më pak se një e treta e importeve detare të Kosovës vijnë nga Shqipëria. Shumica e tyre vijnë nga porti i Bar në Mal të Zi dhe Selaniku në Greqi.

1 përqind e importeve në Shqipëri janë nga Kosova dhe 8 përqind e importeve.

Kurse në Kosovë 3 përqind e importeve janë nga Shqipëria dhe 11 përqind e eksporteve shkojnë në Shqipëri.

Sipas Reuters, edhe në Rrugën e Kombit, një autostradë e kushtueshme me katër korsi, nuk ka radhë me kamionë siç sheh në pikat e tjera doganore të rajonit.

“Kjo rrugë punon vetëm me 10 përqind të kapacitetit të plotë,” thotë Pacolli.

Në shkrim përmendet edhe fakti se së shpejti do të ndërtohet një linjë interkonjeksioni për energjinë mes dy vendeve.

“Vetëm shkëmbimi i energjisë në kulmin e konsumit do të ishte një ndihmë shumë e madhe në integrimin e dy ekonomive, shumë më tepër nga ajo që kemi parë deri më tani,” i tha Reuters Jan Peter Olters, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë.

Në shkrim përmenden edhe përplasjet për importin e patateve në vitin 2009 dhe 2011.

Ndërkohë theksohet se muajin e shkuar, një delegacion kinez vizitoi Shëngjinin, duke parë mundësinë për ndërtimin e një porti 2.2 miliard eurosh.

Por hakersat kosovarë sulmuan faqen e portit, duke shkruar “tradhtarë”.

14 komente në “REUTERS: Shqipëria dhe Kosova, sa larg ekonomikisht…”

  1. TIFOZI says:

    Po politikat ekonomike I bejne ata qe skane lidhje me ekonomine…por bejne bla bla furca dhe pallavra…

  2. kuq e zi says:

    kjo tregon qe skemi qeveri por efendi ku gjithcka eshte monopol e njerit apo tjetrit dhe populli eshte bagtia me injorante ne rajon …
    na lumte

  3. babec says:

    Foli ky rogetari i UDB, KGB dhe SFB!

    Pacolli eshte veç te tjerash dhe gjakprishuri qe spiunoi dhe denoncoi Jusuf Gervallen, vllain e tij Bardhoshin dhe bashkeluftetarin e tyre Kadri Zeka. Ne planveprim eshte perfshire dhe sigurimi shqiptar!

    Ndryshimi po VVjen dhe ne kosove!

    1. Kosovar says:

      Babaci. Ti je vetem nje morre per Pacolli qka ke ba ti per shqiperin apo kosoven pacolli ka ivestue te pakten 300 milion euro deri tashe ne kosove ka te punsuar jashte kosove mbi 12.000 shqiptare nga kosova dhe trojet tjera shqiptare qe sigurojn te ardhura te majme me te cilat mabjne familjet ne kosove dhe po ashtu pacolli ka te punsuar 3000 persona brenda ne kosove
      Vetem nje egoiste dhe injorante si ti munde te shkruaj diqka te tille

  4. A says:

    Sipas informacioneve qe kane dhene mediat e Shqiperise dhe te Kosoves dhe asnjehere njoftime zyrtare nga Qeverite perkatese te Shqiperise, nga ministrite e linjave dhe nga ambasadat respektive te Shqiperise ne Prishtine dhe te Kosoves ne Tirane, te cilat kane dashur me anashkaluar sikur mos te ekzistonte si problem territori i Portit te Shengjinit si SALI BERISHA, HASHIM THACI dhe EDI RAMA, duhet thene se TERRITORI i PORTIT DETAR i SHENGJINIT eshte i mbushur me PRONAR TE VERTETE LIGJITIM qe kane letrat, dokumentat neper duar dhe nuk i bejne leshim qeverive sepse pronen e kane te tyren.
    PRONARET e VERTETE dhe LIGJITIM kane deklaruar se nuk nxjerrin asnje pengese ne lidhje veprimtarine ekonomike dhe tregtare, por gjithcka duhet te kaloje me marreveshtjen e tyre sepse kjo prone nuk eshte e Sali Berishes, Hashim Thacit dhe Edi Rames. Ne Kosove per keto probleme ka shkruar gazeta “Zeri”. PROBLEMI tani ndodhet per shqyrtim dhe gjykim ne GJYKATEN e STRAZBURGUT dhe pritet verdikti i kesaj gjykate. Ne menyre te vecante SALI BERISHA, qe pretendon se perfaqeson pronaret e vertete dhe ligjitim ka zbatuar me perpikemeri udhezimet dhe direktivat e Katovices duke i mashtruar, duke i genjyer per qellime te erreta te tij. Tung.

    1. elio says:

      Shengjini eshte ne territorin e Republikes se Shqiperise…dhe prerogative e plote e Qeverise Shqipetare..

  5. sokol says:

    Druzhe Tito gde si ti….

  6. Toni KS says:

    Bar eshte emertimi serbomalazez per Tivarin. Pra perdoreni emertimin shqip te qytetit.

  7. Scandal says:

    Turpi Shqiptarizemes……fundi fundit qfare ka faje populli qe slidhet nderveti kur dihet se kombi i jon udhehiqet nga sherbimet e ndryshme informative…..

  8. Kosovar says:

    Fajet i ka shqiperia se ekonomin e shqiperis e kontreollojn jo shqiptaret si greket vllehet Arumunet Rumunet te cilve ju intereson vetem profiti dhe jo krijimi i nje ekonomie te perbashket shqiptare ndersa kapja e ekonomis shqiptare nga te huajte filloje me ardhjen ne pushtet te Fatis Nanos dhe me pase vazhdoje eshe me sali berishen por jo ne ato permasa si me nanon

    1. elio says:

      Shikoni zullumet tuaja ne shtepine tuaj…mjaft na bezdiset me nderhyrje qe as na pelqenje as na nevojiten e as i duam..

      1. arjan says:

        Punet e tyre jane duke pare o njeri…Shqiperia iu perket shqipetareve te Kosoves aq sa na perket edhe ne shqiptareve te Shqiperise…forcimi i mardhenieve ekonomike mes nesh do ishte veçse ne te miren e perbeshket, do te na bashkoje me shume dhe do na beje me te forte dhe me te pavarur ekonomikisht..uroj qe te ky bashkepunim te zgjerohet ne permasa sa me shpejt te jete e mundur dhe kete gje qeveria jone duhet ta kete ne prioritet..

  9. tani says:

    C’do makine qe hyn ne Morine duhet te taksohet sic ndodh ne vendet europiane,i duhet dhene fund rrugeve pa taksa,kudo te vihen taksa si ne europe.

  10. Gallata says:

    Po të vijnë kinezët, vërtet mund të bëjnë diçka të mirë në Shëngjin…Sepse po qe për neve do të ngelemi në “korona” nacionaliste, patriotike alla shqiptarçe të tipit “vëllezërit tanë kosovarë”, “bashkimi i kombit tonë të ndritur” etj.etj. mufka si këto, ndërsa çdo gjë do ngelet si në Mesjetë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje