“Reforma territoriale është hapi i parë i rëndësishëm, themelor, për të ristrukturuar gjithë funksionimin e shtetit. Reforma territoriale do të na japë mundësi të re, perspektivë të re për shëndetësinë, për transportin, për arsimin, për pastrimin, për trajtimin e mbetjeve, për ujësjellësin, për energjinë. Është një reformë historike dhe jetike, për të ngritur shërbimin në një cilësi të re. Ju e shihni vetë që në këto kushte është e vështirë, sepse është i gjithë sistemi që duhet rindërtuar dhe duhet riorganizuar, flas për gjithë sistemin organizativ të shtetit,” u shpreh kryeministri Edi Rama.
Këtë deklaratë kryeministri e bëri gjatë takimeve që zhvilloi në qytetin e Berait me qytetarë dhe drejtues të institucioneve ku o njoh me problemet dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Fillimisht Rama ka inspektuar punimet në bulevardin ‘Republika’ në qytetin e Beratit, ku ka deklaruar se do të transformohet rrënjësisht kjo pjesë historike e qytetit.
Teksa u takua me ndërtues e projektues, të cilët i përgëzoi për punën e deritanishme, kryeministri kërkoi përfundimin e punimeve dhe vazhdimin me pjesët e tjera, brenda këtij viti.
Rama tha se nëse realizohet ashtu siç duhet ideja bazë, – kjo pjesë qytetit mund të shndërrohet në një magnet të fuqishëm për të tërhequr më shumë vizitorë e turistë.
Kryeministri e cilësoi projektin “një dallëndyshe”, por jo të vetme, pasi ka edhe shumë projekte të tjera që po vihen në zbatim.
“Ne na duhet ta mbarojmë këtë pjesë dhe të vazhdojmë brenda këtij viti me pjesët e tjera në mënyre që gjithfarë përfshin ideja bazë të mund të realizohet, edhe lulishtja edhe dy anët e munguara që duhet të lidhin sheshin me lumin. Në mënyrë që të transformohet rrënjësisht kjo pjesë e qytetit dhe të shërbej si magnet i fortë për të tërhequr më shumë vizitorë edhe për të rritur patjetër edhe konsumin sidomos duke shtuar shumë mundësitë për biznesin e vogël. Jam i bindur që do të funksionoj dhe si “dallëndyshja e parë” ky projekt po sjell tani “dallëndyshe” të tjera sepse është vetëm fillimi që lajmëron pranverën,” u shpreh Rama.
Gjatë qëndrimit në Berat, Rama zhvilloi një vizitë të palajmëruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Ai u njoh nga drejtori i ZRPP-së të qytetit me situatën dhe problematikat e këtij institucioni, si dhe bisedoi drejtpërdrejt me qytetarë të ndryshëm, të pranishëm në mjediset e kësaj zyre, për cilësinë dhe kushtet e shërbimit që u ofrohet.
Qytetarët thanë se me drejtimin e ri të ZRPP-së është shënuar një fillim i mbarë, si dhe u shprehën të kënaqur me ecurinë e punës deri më tani.
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, shprehu shqetësimin se “qyteti i Beratit është zonë e paregjistruar”.
Për më tepër, drejtori i ZRPP-së e njohu kryeministrin se “katër zona janë në regjistrim fillestar, ndërsa pjesa tjetër është regjistruar”.
Por, sipas tij, problem është dixhitalizimi i regjistrit të pronave.
Kryeministri Rama shprehu shqetësim për problemet që janë trashëguar lidhur me situatën e dokumentacionit, duke nënvizuar se procesi i dixhitalizimit duhet ngritur nga e para, por kërkoi që ndërkohë qytetarëve duhet t’i ofrohet shërbim korrekt në çdo sportel.
“Probleme të mëdha janë trashëguar me situatën e dokumentacionit. Është një katrahurë në të gjitha nivelet. Edhe procesi i regjistrimit dixhital është zhvilluar në mënyrën më katastrofike. Duhet, praktikisht, t’i ngremë të gjitha nga e para”, theksoi Rama.
Në vijim ai shtoi se pavarësisht situatës me dixhitalizimin e regjistrit të pronës, shërbimi dinjitoz për qytetarët nuk duhet të mungojë në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë.
“Asgjë nuk na justifikon në raport me njerëzit. Njerëzve duhet t’u japim shërbimin më korrekt të mundshëm në çdo sportel”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama adresoi nga qyteti i Beratit, gjatë një vizite të palajmëruar në Drejtorinë e Shëndetit Publik të këtij qarku, dy nga problematikat akute të sistemit tonë shëndetësor: furnizimin e spitaleve me medikamente dhe vënien në funksionim të aparaturave spitalore.
Të dyja këto problematika shqetësuese, theksoi kryeministri, së shpejti do të marrin zgjidhje, ndërsa po punohet për reformimin e këtij sistemi.
“Kemi trashëguar një situatë katastrofike me ilaçet dhe me aparaturat, në të gjithë sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë. Aparatura të blera që nuk kanë punuar një ditë, ose që nuk punojnë se kanë mangësi dhe as që nuk janë vënë në punë se janë me probleme, me tenderë skandalozë. Po ashtu me ilaçet. Por të dyja shumë shpejt do t’i vëmë në vijë. Furnizimin me ilaçe e kemi prioritet, po e sistemojmë. Plus që kemi edhe një ulje të çmimeve. Ndërkohë që për aparaturat, po ndërtojmë një skeme të re, të funksionimit dhe të mirëmbajtjes”, u shpreh Rama në një bisedë me stafin e këtij institucioni.
Mjekët sugjeruan që politikat shëndetësore nuk duhet të mbështeten në bazë rrethi, por edhe rajoni.
“Këtu ka një emërtesë ku thotë Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, por ‘de facto’ ka vetëm emrin, pasi asnjë funksion nuk ushtron”, u shpreh një mjek.
Kryeministri Rama theksoi se sistemi i shëndetësisë, sikundër i gjithë sistemi organizativ i shtetit, ka nevojë për një ristrukturim tërësor.
Në vijim, i shoqëruar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, Kryeministri Rama vizitoi zonën hidrokarbure Molisht-Shpirag, ku kompanitë Royall Dutch Shell dhe Petromanas Albania janë duke kryer operacionet e kërkimit për hidrokarbure.
Molisht-Shpirag përbëjnë bllokun e kërkimit 2-3 dhe në bazë të Marrëveshjes Hidrokarbure, ka përfunduar faza e parë e kërkimit. Gjatë kësaj faze ka përfunduar shpimi i pusit Shpiragu-2 dhe është në proces shpimi i pusi Molishti-1.
Investimi në këtë fazë kap vlerën e mbi 200 milionë dollarëve, ndërsa shpimi për kërkimin e hidrokarbureve shkon afro 3500-4000 metra nën tokë.
Pas shpimit të pusit Shpiragu-2, në tetor-nëntor 2013 u krye testimi, rezultoi në zbulim të naftës dhe gazit, në sasi të konsiderueshme.
Nga drejtuesit e kërkimeve, kryeministri Rama u informua se aktualisht operacionet hidrokarbure janë përqendruar për përfundimin e shpimit të pusit Molishti-1 dhe se parashikohet edhe shpimi i 3 puseve të tjerë, me investim prej 200 milionë dollarë.
Kastriot Bejtaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Petromanas, tha se treguesit e parë të pusit Shpiragu-2 flasin për përmbajtje hidrokarbure, naftë e lehtë, e një cilësie shumë të mirë, 150 tonë në ditë dhe 50 m3 gaz, në ditë.
Ai u shpreh edhe për nivelin shumë të mirë bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe autoritetet lokale.
Kryeministri Rama e konsideroi një lajm shumë të mirë, këto tregues, për industrinë e hidrokarbureve dhe ekonominë shqiptare në tërësi. Por ky sektor, theksoi kryeministri, përballet me problematika serioze dhe mungesë transparence, për adresimin e të cilave nevojiten hapa të shpejtë për ristrukturimin e tij.
“Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë hapa shumë të shpejtë për ta ristrukturuar gjithë sektorin, në mënyrë që aktorë të një rëndësie kaq të lartë, sa ç’jeni ju, jo vetëm që të ndjehen mirë brenda kufirit të zonës, por të ndjehen mirë në gjithë raportet me sektorin, sepse e dimë që sektori ka qenë jashtëzakonisht problematik, jashtëzakonisht jo transparent, jashtëzakonisht i kapur nga interesa dhe fije që e kanë dëmtuar shumë perspektivën e tij dhe kanë cenuar të ardhurat e popullit. Ndërkohë, në këtë vijë paralele, ju duke shpuar e duke nxjerrë dhe ne duke garantuar rrugën e transparencës, do të bëjmë të mundur që përfitimi reciprok të jetë absolutisht i plotë, aq më tepër që nafta këtu është i një cilësie spektakolare dhe është një kualitet i ri për Shqipërinë”, u shpreh Rama.
Një lajm shumë të mirë e vlerësoi edhe ministri Gjiknuri, i cili theksoi se me investimet që po kryhen në këtë bllok mund të rritet deri në 50% prodhimi i naftës në Shqipëri.
“Mbi të gjitha, cilësia e naftës është shumë e mirë dhe potencialisht mund të rrisë prodhimin e Shqipërisë deri në 50 % më shumë sesa është sot. Gjë që, duke marrë parasysh edhe cilësinë shumë të mirë të naftës, në terma financiarë do të thotë gati 70% më shumë të volumit të eksportit të naftës sot. Rëndësia e gjithë këtij blloku, nëse do të zhvillohet si duhet, në bazë edhe të investimeve tepër serioze nga Shell dhe Petromanas do të jetë një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, një rritje shumë e madhe e prodhimit, më shumë të ardhura edhe për shtetin shqiptar; një gjë shumë e mirë për industrinë e naftës dhe e kthen Shqipërinë në një vend të rëndësishëm nafte, të cilësisë nga më të mirat e naftës së lehtë që ndodhen sot në botë”, tha Gjiknuri.
Kërkimet në këtë zonë kanë filluar që në vitin 2001, kur u shpua pusi Shpiragu-1, i cili vërtetoi praninë e hidrokarbureve në strukturën e Shpiragut. Të dyja kompanitë kontraktuese Royall Dutch Shell dhe Petromanas Albania janë kompani të listuara në bursat ndërkombëtare.
I papare. te lumte ED
Bravo Rames dhe qeveris se ti bravo bravo
Shum mire, e gjithe shqiperia e sidomos berati qe eshte nje qytet super i bukur duhet te kene zhvillimin e tyre, qe nga ekonomia turizmi punesimi spitalet e gjithcka tjeter, smund te ngelen peng te nje kryeqyteti te gjithe shqipetaret.
shpresa e vendit ti je edi. Punet per se mbari i ke nisur e ne besojme fort se ti je njeriu me ekipin qe do e besh shqiperine zonje
beratin qe saliu e la ne meshire te fatit. Mire ben Edi qe po investin ne berat e ne gjithe shqiperine per te kthyer identitetin e humbur mbi te gjitha
bravo shteti vazhdoni keshtu
Gjigand fare EDI!! Keshtu vazhdo ktheje kete vend ne nje vend te mire per te gjithe shqiptaret!!
Hallall plako keshtu vazhdo!!
Bravo Kjo eshte rruga e nje qeverisje te mire … me ne fund ne shqiperi shteti po shkone ne vend bravo krenare per ju Kryeminister..
Sali berisha e la beratin pas dore duke u Marre me bregdetin shqiptare qe dhe ate Njekohesisht e bleu e shkaterroj dhe u be familja e ti pronare e shqiperi sali berisha e shite kete vend
http://www.youtube.com/watch?v=rKNShX08OBI&feature=youtu.be shikone se kush eshte sali berisha dhe lulzim basha
Bravo kryeministri tone qe po u kthen origjine e duhur disa vendeve….bravo qeveris eshte ne rrugen e duhur
http://youtu.be/3y5p_yGZ8dA
BERISHA – BASHA .. KETA JANE NE TE VERTETE
Ja, foli kryeministri i….kultures! Drejtesia, ekonomia, pronat private, etj etj etj,….keto kane rendesi o njeri qe vetem leshon hije! C’merresh me mozaiket e bulevardit?!!
cdo qytet do trajtohet njesoj tanime nuk do kete qytete te lena pas dore sic pati bere sali berisha dhe ky eshte ndryshimi i edi rames investimet do jene t ebarabarta dhe duke vleresuar prioritet
edi rama esht ekryeminister i gjithe shqiperise dhe jo kryeminister provincial sic eshte treguar sali berisha duke investuar aty ketu vetem x te amrre vota x fushate dhe aty ku edinte se nuk mer vota e linte token djerre pa investime pa rruge ne mjerim tottal
ja cben saliu dhe LULI
http://youtu.be/rKNShX08OBI
velva po ju postoj edhe une diçka per t’ju treguar se kush eshte dyshja Meta -Rama,por druhem qe do te çensurohen.
hapi syte dhe veshet dhe shiko kush na qeveris sot.
http://youtu.be/KwQ7RFSR0W
http://youtu.be/odFDJfBIWQ
http://youtu.be/Fv6oWWoxBIU
Ja çfare beri Rama.
http://youtu.be/v8GtkGhMHbk
Ja qe pafytyresia e Saliut e Lulit duan te mbulojne diellin me shoshe. JO, kurre sna kane pas ata me gjithe menxyrat e kane bere, Ec Rama, jemi me ty
Nje i majte duket qe ne te folur. Flet me argumente, flet paster gjuhen shqipe,.
Nje i djathte i SALIUT(jo te tjeret) jane me gomeret, me idiotet, me arkaiket. TURP
Epo me injorante e me te trashe se edvinistat nuk ka..dhe mir ja ben rama qe i varferon dita dites e i la pa pune keta militantete e majte..edvini i zi shkon e krekoset per nje shetitore 500 m, te cilen po e ben bashkia e beratit ne bashkepunim me nje fond amerikan..a ja shton mireqenien shqiptareve ndertimi i shetitoreve? absolutisht jo..rama mendon se eshte kryetar bashkie.
çA thote mor njerez ça thone more se nuk po koptoj assgje. A ka njeri te ma shpjegoje se per çfare po flet.Berisha ishte mjalt para Rames,filloje dhe ky me pre shirita hajde rilindje hajde.
Hahaha me kujtohet Sala kur shkonte ne berat se pirthte njeri pervec Rom- ve se mernin nje 5000 leksh se Bertasit me mir plumin se te shkonin te Sala. Kur ka qen Berat i thot nje shik-s nje te moshuari qe pse nuk shkonte ne miting dhe xhaja tha po ky eshte hajdut pulash pa mbaruar llafin xhaja 60-65 vjec ktu e para 17-18 vjetesh ishin shume 60 vjec se jet e veshtir, i ka hyre me grushta shik-si dhe i ven nja dy cuna per ta ndimuhar se gjyna mosh e thyer e nejse kalon nja dy tre dite keta dy cunat ne komisariat te Beratit duke ngren dru dhe duke kerkuar peshkun ke vaska. Shyqyr qe e shporrem Salen per fat te keq per her te dyte se hera e pare nuk mjafoj, skam per ti harruar kurr at xhajen gjyna. Shume krenar per Edi Ramen, ka lezet jo si Sala 13 vjet ne pushtet e katandisi si mos me keq gjith ate zon duke futur shik-sat vrit ktej vrit andej.
Hallall o Edi, vetem ti i jep drejtim atij vendi. E vetmja shprese je…
Me falni te nderuar komentues , por desha t’ju bej nje sqarim krejt te vockel .Bulevardi Republika po ndertohet, vetem me parate e fondit Shqiptaro-amerikan .Pra nuk ka asnje lidhje me qeverine. Rama mund te inspektoje punimet sa te doje, por ideja, projekti dhe parate jane te amerikaneve. Ideja per realizimin e ketij projekti eshte hedhur dy vjet me pare, pasi jane realizuar me pare, nje shetitore ne qytetein e Korces gjatw mandatit tw Peleshit dhe nje tjeter ne qytetein e Shkodres ,po me keto para dhe po me lloj menaxhimi. As qeveria Berisha ne dy rruget e para dhe as qeveria Rama ne kete rruge, nuk kane asnje lidhje , apo merite , per kete projekt
Thjesht sa per informacion
Nuk na intereson ne “rilindasve”! Rama eshte i madh, 2.2m….nuk e nxe as dera e spitalit te Likes!
Po kur e degjove Ramen te thoshte qe jane parate e mija mer koke predhe.
Thuaj o njeri faleminderit qe me ne fund u kujtua dikush ti hedhi syte nga ky Berat i mrekullueshem,se ke 23 vjet me rruget e enver hoxhes qarkullon akoma.
pisa njerez
Rama e ka ne plan te miret me shetitoret,zyrat e lulishtet;Berisha me rruget qe jane arteriet dhe kollonat e nje vendi,me infrastrukturen ne pergjithsi,shkollat e tj.Qe ne lashtesi shtetet e kan filluar perparimin me ndertimin e rrugeve dhe lidhjen e krahinave;lexoni pak histori.Lulishtet,shetitoret e zyrat jane kontorno e pjates.
O Beratas ,te huajet edhe me salen jepenin fonde por ato shkonin ne hibet e saliut me zagaret qe endiekin pas.Ke sy te shikosh qe sala e kaqelbur shqiperin ne cdo qelize te veprimtaris,ekonomike e shoqerore,ne qelizen me te vogel gjen gjurmen korruptive te saliu, pra o komentus inderuare beratas hap syt e shiko ,hap veshet e degjo ,pastai fol.
Po dallandyshen ku e pe.