Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu bindjen se në protestën e nesërme të opozitës në dheshin ‘Skëndërbej’, do të jetë zëri i bashkuar i njerëzve të lirë.
Basha theksoi se në këtë protestë nuk do të jenë të pranishëm vetëm demokratët apo mbështetësit e opozitës, por të gjithë shqiptarët që e ndjejnë veten të mashtruar nga Qeveria dhe kryeministri Edi Rama.
I pranishëm në aktivin e degës së PD-së në Korçë, Basha ftoi jo vetëm demokratët, por shqiptarët me bindje të ndryshme të dalin të protestojnë më 20 Shkurt për premtimet e pambajtura të qeverisë Rama.
“Nesër në sheshin ‘Skënderbej’ do vijnë me mijëra e mijëra qytetarë jo vetëm të PD, votues ose jo për t’u dhënë mashtruesve një mesazh të plotë, mesazhin se mashtrimi nuk është diçka që bëhet dhe harrohet, por diçka më shumë se mashtrimi nuk gëlltitet, nuk regjistrohet në regjistrin e qytetarisë shqiptare. Do vijnë nesër të gjithë ata që janë angazhuar për shëndetësi falas, për 300 mijë vende të reja pune dhe nuk shohim asnjë vend të ri pune, por mijëra vende pune u shkatërruan dhe dhjetëra mijëra u shkatërruan nga kjo qeveri pa kokë që nuk lufton korrupsionin”, u shpreh Basha.
Sipas tij, Qeveria po zbaton formulat që nuk i shërbejnë aspak qytetarëve, madje po i varfëron ato.
“Po përballemi me mentalitete shumë të vjetra që shqiptarët i hodhën vite më parë, e kam fjalën për revanshin kundër Kushtetutës, ligjit, konsensusit, administratës publike që po e trajtojnë si plackë lufte, kundër prones e qytetarëve”, tha Basha.
Sipas tij, 23 vite me parë shqiptarët teksa spastruan piedestalin nga diktatori, rikthyen edhe vlerat e qytetarisë, që ndajnë perëndimorët nga diktaturat.
“Ky 20 shkurt thërret qytetarët e lirë pa dallim, demokratët po se po, por çdo qytetar për të ngritur zërin e protestës, për të bashkuar zërat tanë të fuqishëm dhe për t’i bërë paralajmërim të fortë mazhorancës që në këtë 23 vjetor të lirisë kërkon të ringrejë në piedestal gjithçka që përfaqëson, e se kam fjalën për figurën e Hoxhës që mundohen ta fusin nga dritarja e dera, por duke fyer gjithë shqiptarët”, tha Basha.
Ajo që ra në sy ishte salla joentuziaste dhe një lloj ndarje mes demokratëve që ka nisur qysh pas zgjedhjeve në PD mes Bashës dhe Olldashit, gjë për të cilën Basha qortoi pas takimit dhe organizatorët.
Po per 21 Janarin kur le 8 femije jetime u fole njerzve ne Korce?
Elvi Fundërrinën do ta palukosin në krye të demonstratës….!
Vajza e Elvi Fundos votoi më 23 qershor, vajza e Elvi Fundos do të marrë pjesë në demonstratë….?
PO PER TRAMVAJIN, KARTEN E STUDENTIT? PO PER DETIN E SHITUR SI MINISTER I JASHTEM, LEKET E VJEDHURA SI MINISTER TRANSPORTI? PO PER ATA 4 TE VRARE E DHEJTRA TE PLAGOSUR SI MINISTER I BRENDSHEM? U FOLE?!
Premtimet e Bashës në mënyrë telegrafike
1. 30 mijë vende pune. Vetëm Unaza e Madhe do të punësojë mbi 5800 persona
2. Kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime të vogla
3. Linjë telefonike antikorrupsion në Bashkinë e Tiranës.
4. Dëgjimi i zërit të qytetarëve për shembjen e Piramidës
5. Premtoi se do të ulte çmimet e mallrave dhe ushqimeve
6. Hipotekimi i të gjitha apartamenteve
7. Ulja e taksave nga 2-5 herë
8. Heqja e 60 taksave
9. Ngritja e një task-force për punësimin e të rinjve
10. Financimi i stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga Bashkia, 70 për qind e atyre që mbarojnë këtë stazh u ofrohet një vend pune
11. Ngritja e unazës së madhe të Tiranës, hapja e parkingjeve nëntokësore
12. Bashkia do të ndërtojë parqe të vogla dhe qendra argëtuese
13. Ndërtimi i një parku tjetër të madh për Tiranën
14. Çdo të premte orar pritjeje për të gjithë qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre
15. Kartën e studentit
16. Zgjatjen e Bulevardit nga Stacioni i Trenit tek Bregu i Lumit
17. 70% e të rinjve të tyre do t’u ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat
18. Zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore, krijimi të 5 strehave.
19. Krijimin e Agjencisë Bashkiake te Mbrojtjes së Konsumatorit, që do të inspektojë, raportojë çdokënd që spekulon me çmimet.
20. Ndërtimi i një tramvaji deri në Kinostudio- Kombinat
21. Transport publik cilësor, të pakushtueshëm, falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale, të shtrirë në të gjithë qytetin.
22. Më pak se 30 nxënës nëpër klasa. Shkolla të mirëpajisura, internet falas për të rinj
23. Një Bibliotekë Universitare.
24. Heqje nga rruga e fëmijëve që lypin
25. Krijimin e një qyteti policentrik, me hapësira të gjelbra.
26. Ndërtimin e një parku tjetër si dhe Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës
27. Ndërtimin i Unazës së Madhe
Duket sikur flet per veten Basha. Po te veje nje pasqyre cdo gje merr kuptim.
Ti moj mira cke me femijet e njerzve. Cdo prind mund te shkoje te votoje me femijen.
Mos ngateroni femijen me babain. Ama kete Fundon e paske fiksim. Ai sikur eshte kunder Bashes apo iku dhe ai pas Lules?
o luliiii po cke o luli do te blej xhaxhi Edi edhe cokollata edhe akullore
Keta jane hajdutet qe bertasin te trembin te zotneshtepise!
IK BRE LULAQ KORCA TA BEN KUFIRIN TEK THANA.PERGJIGJU PER 21 JANARIN
do vi po te biesh gruan tende ti jap nje berdaf o qen lyrash @
ah more plehre qe po behesh mburoja e nje krimineli antishqipetar qe per 23 vjet c’nuk beri per rrenimin e saj. Historia do te te klasifikoje ne anen e antishqiperateve qe per fat te keq jane te shumte (Esat P Toptani, Haxhi Qamili, Mustafa Kruja, Enver Hoxha, Sal Berisha, etc.)
si te ze gjumi naten more qen, prap me antishqiptarizem duke shkaktuar kaos me qellim mbrojen e nje krimineli si Sala do vazhdoni?
Te gjith ne protest diten e neserme socialist +demokrat te gjith te bashkuar.. Te protestojm per premtimet elektorale , ku jan 300 mij vende pune , ku jan uljet e cmimeve , ku jan legalizimet , ku eshte siguria dhe rendi , ku jan uljet e taksave per 95% te popullsis , ku jan shendetesia falas , e shum e shum premtime te tjera… Te gjithe te bashkuar ata qe i dham voten me 23 qershor , te gjithe ata qe u genjyem me ato pak lek qe na afroj PS + LSI ne kembim te votes…. Nuk jemi me z Berisha por jemi kunder dyshes Rama- Meta qe mashtruan 1 miljon shqiptare me premtime boshe
epo kur u be dhe Luli politikan, vetem une ngela pa pune.
Per 23 vjet ishit protagonistet e politikes ne Shqiperi, ishit dhe vazhdoni te jeni figurat kryesore ne drejtimin e pushtetit, te instuticioneve te shtetit, te presidences, te drejtesise dhe te dhjetra e dhjetra instuticioneve te tjera te zaptura nga figura te PD-se plotesisht te korruptuara dhe te kriminalizuara. Per 23 vjet Shqiperia nuk mundi te dilte nga tranzicioni, nuk mundi te dilte nga korrupsioni, nga krimi, nga varferia, nuk mundi te kthehet nje vend me demokraci normale, nuk mundi te funksionoj si nje shtet i se drejtes, nuk mundi te kryej zgjedhje te lira, nuk mundi te vendosi te drejten e prones, nuk mundi te jete jo anetare, por as kandidate ne BE, nuk mundi te kete nje infrastrukture moderne, energji e uji te pishem per qytetaret e saj, nuk mundi te kete nje ekonomi per te garantuar pune e mireqenie, nuk mundi te kete nje sistem shendetesor te sigurte. Ne qoftese keto PD-ja i vlereson si “suksese” te saj atehere me te drejte duhet te dalin e te protestojne ne shesh ndaj politikes se tyre, ndaj perrallave te Sali Berishes per Shqiperine “gjigande”, “me te zhvilluaren ne rajon”, “te dyten mbas Gjermanise” dhe gjithe idiotizmat e tjera te nxjera nga goja e tij per 23 vitet e fundit!
mos haro dhe shoferet e furgonave se te vjen keq qe te zbatohetr ligji