INTERVISTA/ “Asnjë shqiptar s'duhet të shkojë në Siri. Xhihadin e kemi këtu”

19 Shkurt 2014, 10:48Politika TEMA

Ahmed Kalaja, imami dhe ligjëruesi i njohur fetar është i bindur se konflikti sirian nuk duhet të përfshijë shqiptarë të asnjë treve. Kalaja thotë gjithashtu se bashkëjetesa fetare është një vlerë bazë për Shqipërinë. “Problemi ynë kryesor si komunitet – pronat”!

Nga Skënder Minxhozi*

 

Zoti Kalaja, së fundmi po flitet shumë në media për pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën e Sirisë. Si e konsideroni këtë tendencë, nëse mund ta quajmë kështu, të daljes vullnetarë në një luftë që zhvillohet disa mijëra kilometra larg territoreve të banuara nga shqiptarët?

Në radhë të parë do të dëshiroja t’ju falenderoja për mundësinë që të ndaj me ju mendimet e mia rreth kësaj çështje, e cila ka kohë që flitet ne media. Me të drejtë ju ngrini një pyetje mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve larg territoreve te banuara nga shqiptarë. I ngacmuar nga pyetja do të dëshiroja të shihnim disa fakte historike mbi Sirinë. Pa asnjë dyshim shqiptari më i njohur në Siri është Ibrahim Pasha, i biri i Mehmet Ali Pashës së Egjiptit. Ky vuri nën administrimin e tij gati të pavarur gjithë Sirinë e sotme. U njoh për reformat e thella mes të cilave edhe lirinë e fesë. Vetëm nën sundimin e tij të krishterët mund të hipnin në kalë dhe të mos vishnin rrobat detyruese që i diferenconin ata nga shumica myslimane. Një nga të krishterët më të njohur të vendit, Hana Bahkri, ishte i pari ndër ta që jo vetëm u bë ministër i Financave, por edhe mori titullin bej. Gjë e padëgjuar deri më atëherë në Sirinë e kohës. Në periudhën e sundimit të Ibrahim Pashës kemi shtimin më të madh të pranisë shqiptare. Në 1832 numërohen rreth 15 mijë shqiptarë në ushtrinë e Ibrahim Pashës. Në 1844 duket se ata ishin aq shumë saqë një kryengritje kundër mobilizimit të përgjithshëm ushtarak që ndodhi në 1844 është quajtur si “kryengritja e shqiptarëve”. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX guvernator i Halepit ishte Pashko Vasa, ndërsa në 1890 vali i Bejrutit dhe Damaskut ishte vetë Ismail Qemali, babai i Pavarësisë sonë, 1912-1914. Nga komuniteti “arnaut” shqiptar kanë dalë shumë njerëz të njohur të arteve dhe politikës. Shumë vepra duke përfshirë edhe Ismail Kadarenë janë risjellë për publikun sirian të përkthyera nga shqiptarët atje. Do të doja të sillja edhe shembullin e luftëtarëve tanë në Spanjë duke iu bashkuar luftës për liri të popullit spanjoll.

 

Sa e saktë është teza se Xhihadi po fillon të gjejë përkrahësit e tij mes shqiptarëve? Sa ndryshim ka mes Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë, sa i përket përfshirjes së shqiptarëve në të tilla misione?

Jemi ndeshur shpesh në media me termin “xhihad”, e cila për fatin e keq ka humbur kuptimin e vërtetë të fjalës. Nga arabishtja fjala Xhihad vjen nga fjala xha-ha-da që do të thotë përpjekje dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me luftën. Ajo është vetëm një pjesë shumë e vogël e kësaj fjale, e cila përfshin gjithçka duke filluar që nga vetvetja. Xha-ha-da përpjekje për të rregulluar vetveten, familjen, shoqërinë. Pra çdo qeveri në çdo vend të botës përpiqet të luftojë dhe të sjellë të mira për popullin, i cili e ka votuar, në platformën që ajo mendon ta çojë vendin përpara. Ndaj xhihadi jonë si shqiptarë është rregullimi i vendit tonë, rregullimi i imazhit përballë sfidave europiane të cilat na presin. Harmonia fetare që padyshim është vlerë e të gjitha feve në Shqipëri, tradita më e vyer, është padyshim dhe roli konstruktiv i myslimanëve si maxhorancë e këtij vendi. Sfidat tona janë edukimi i shoqërisë, të kemi më pak krime, më pak dhunë në familje, të kemi më pak pyje që na digjen, të kemi më pak njerëz të varfër nëpër rrugë. Ne duam që kjo harmoni fetare të shtrihet mes shtresave të shoqërisë, sepse siç thotë Profeti ynë: “Bamirësia asnjëherë nuk e varfëron atë që jep …” Ndaj ne si xhami “xhihadin” tonë e kemi përqendruar në ndihmë të komunitetit dhe njerëzve në nevojë. Ne kemi marrë pjesë në akt-dhurime duke iu bashkëngjitur thirrjeve në kohën e përmbytjeve, të bllokimit nga dëbora dhe për këtë nuk kemi kërkuar asnjëherë media sepse qëllimi ynë gjithmonë ka qenë ndihma, edhe pse jemi të varfër, ne nuk duam askënd ta shohim të vuaj.

Kemi mbështetur në mënyrë demokratike dhe me lutje që ato pamje të fëmijëve të vrarë në mënyrë barbare nga regjimi i Asadit të marrin fund, për këtë kemi mbështetur dhe përpjekjet e çdo qeverie për t’i dhënë fund kësaj dhune të pashoq. Komuniteti Mysliman ka qenë më se i qartë dhe në prononcimin në media që asnjë shqiptar nuk duhet të shkojë Siri. Cilado qofshin arsyet, historike, ekonomike apo fetare, Siria e ka humbur tashmë busullën e saj dhe askush nuk duhet të përdoret për t’u dërguar dhe luftuar në një vend të huaj. Për Kosovën dhe Maqedoninë vende të cilat kanë kaluar dy konflikte nuk mund të them se cilat janë arsyet, por mendoj se edhe atje komunitetet fetare kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre.

 

Si i komentoni zërat për shfaqjen edhe në Shqipëri të tendencave të para të një islami integralist? Sa prezent është sot ky fenomen mes besimtarëve islamë shqiptarë?

Në përgjithësi ne po punojmë shumë me institucionin e Komunitetit Mysliman dhe deri tani në të gjitha xhamitë e Tiranës që njihen nga Komuniteti Mysliman nuk kemi shfaqje të tilla. Mundohemi t’u shpjegojmë njerëzve se feja është paqe dhe thelbi i saj është rregullimi i vendit ku jetojmë. Tradita jonë e harmonisë fetare e burrave patriotë si Vehbi Dibra, Ibrahim Balliu, Zyber Hallulli duhet të jenë shembujt e islamit në Shqipëri. Ne gëzojmë akoma veprat patriotike apo bamirësisë së tyre që nga shtet-formimi shqiptar deri tek normalja Elbasanit apo Shtëpia e Fëmijës, të cilat as diktatura nuk mundi t’i zhdukë. Falë atyre burrave ne sot gëzojmë një tolerancë fetare unike që e gjithë bota nuk e ka. Dua të përmend një thënie të kryeministrit të Malit të Zi Mark Milani. “Sa herë që u munduam të fusnim konflikt në Shkodër ndërmjet katolikëve dhe myslimanëve, apo e kundërta, gjithmonë kemi dështuar”. Ndaj trashëgimia jonë është sfida e të gjithëve së bashku për ta ruajtur të pastër këtë vlerë hyjnore të tolerancës dhe synimi i ynë i përbashkët janë arritjet e vendit tonë, të cilin Zoti na e ka falur aq të bukur dhe të begatë…

 

Nëse do t’ju duhej të jepnit një mesazh për ata të rinj që mund të tentohen eventualisht nga dalja vullnetarë në një konflikt si Siria apo diku tjetër ku luftohet, çfarë do t’u thoshit?

Ne jemi një vend demokratik me rregulla të qarta në respektim të ligjit të Zotit dhe të shtetit, kemi një institucion që na udhëheq. Të gjithë besimtarët duhet të dëgjojnë Institucionin dhe imamët e xhamive përkatës dhe mos humbin në thirrje që u drejtohen nëpërmjet internetit dhe as mos emocionohen përballë padrejtësive të regjimit të Basharit, me qetësi vuajtjeve të popullit sirian t’u përgjigjen me lutje që Zoti t’ua lehtësojë. Xhihadi i gjithsecilit fillon nga vetja e tij, me rregullimin e familjes se tij, komshiut, lagjes ku jeton, qytetit dhe mbarë vendit. Nëse ne si popull do të besojmë më shumë do të kemi më pak krime, më pak dhunë, më pak aksidente, ndaj detyrë e çdo myslimani është të jetë model në shoqëri, të ndalojë një të keqe, të mbjellë një pemë, të shpëtojmë një jetë, të ndihmojmë një të varfër, ta duam njëri-tjetrin, këto janë porositë hyjnore që Zoti dëshiron nga ne, ndaj sukseset e Shqipërisë janë sukseset e kujtdo, i cili ka kuptuar mirë islamin, si fe e paqes dhe bashkëjetesës fetare…

 

Si e gjykoni bashkëjetesën fetare në Shqipëri? A vijon ajo të jetë një vlerë bazë e shoqërisë tonë?

Bashkëjetesa fetare në Shqipëri jo vetëm që është vlerë bazë e shoqërisë, por edhe një pasaportë me vlera për mbarë botën. Të jeni të sigurt që askush nuk e ka, Shqipëria është vendi që nuk ka njohur asnjëherë konflikte fetare. Teologët tanë në histori kanë ditur ta ushqejnë këtë harmoni dhe detyra jonë si komunitete fetare është t’i promovojmë këto figura për t’i kthyer në referencë për rininë. Këtu do të ndalesha dhe do të kërkoja dhe mbështetjen e politikës, të mediave për të pasqyruar vlerën e këtyre figurave fetaro-patriotike. Ata janë dhe duhet të kthehen në referencë e të ardhmes fetare në vendin tonë. Sa më shumë ne do të promovojmë harmoninë dhe figurat tona aq më e pacenueshme do të jetë harmonia fetare. Ne si xhami në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman kemi zhvilluar shumë aktivitete për Ibrahim Dalliun, Vehbi Dibrën, Ali Korçën dhe tek rinia jonë është shfaqur një interes i jashtëzakonshëm për t’u njohur me kontributet e tyre për vendin.

 

Një çështje delikate për komunitetet fetare ka qenë ai i përdorimit të simboleve fetare nëpër institucionet arsimore e shtetërore. Ju çfarë qëndrimi mbani, për shembull, për përdorimin e perçes në shkolla dhe institucione?

Qëndrimi i komuniteteve fetare ka qenë mjaft i qartë pasi këtu ka një specifikë të veçantë. Ajo që në media quhet simbol, në të vërtetë është komponent i besimit dhe si pjesë e saj nuk mund të quhet thjesht simbol. P.sh rasti i perçes i trajtuar në media duhet të sqarohet se nuk bëhet fjalë për perçe pasi me të njihet mbulimi i fytyrës, ndërsa ajo që ne diskutojmë është shamia, e cila mbulon vetëm kokën. Është e ngjashme me shaminë e Nënë Terezës e cila mbahet në zyrat e institucioneve shqiptare. Ndaj unë laicitetin e shikoj në programet e institucioneve dhe jo tek individët në besimin e tyre. Pasi në institucion njeriu mund të sillet si laik dhe nuk i lejohet të bëjë propagandë fetare, por çdokujt i lejohet të shfaqë fenë e tij e cila mbrohet me kushtetutë. Unë arrij të kuptoj që vendi ynë vjen nga një ateizëm i pashoq dhe laicizmi ndonjëherë merr dhe ngjyra ateiste, mendoj që ka ardhur koha ta kalojmë këtë moment të errët të diktaturës. Në shtëpinë e Bardhë kemi këshilltare me shami, në parlamente të ndryshme, në forume ndërkombëtare Në vende të zhvilluara si Anglia kemi police femra, të cilat brenda uniformës mbajnë shami…etj. Sot ne diskutojmë mbi Sirinë, por nëse ne nuk do t’u japim mundësi femrave të shkollohen do të na prodhohet një brez i pashkolluar që do të përdoren lehtësisht në të ardhmen. Shqipëria është një vend me traditë dhe harmoni të shkëlqyer dhe historia ka treguar që feja gjithmonë i ka ardhur në ndihmë vendit dhe asnjëherë e kundërta.

 

Ka pasur dhe ka një debat në lidhje me ndërtimin e xhamisë së re. Cili është pozicioni juaj ndaj projektit aktual të mbetur në mes? Si do t’i përgjigjeshit atyre qytetarëve që kanë shprehur shqetësime për zhdukjen e parkut që gjendej pranë Kuvendit?

Historia e xhamisë së madhe daton që nga viti 93’ dhe historia e saj ka pasur zhvillime të ndryshme por asnjëherë ndërtimin e saj. Në xhaminë tonë njerëzit falen në trotuar, duke u kërkuar ndjesë qytetarëve për bllokimin e trotuarit gjatë minutave të predikimit të së premtes. Ne nuk kemi ku të falemi. Xhamia e re do të zhbllokonte situatën e rënduar të shumë xhamive, besimtarët e të cilave falen nëpër trotuare. Por pyetja që shtrohet do ta analizoja në një aspekt tjetër, a ka nevojë shoqëria shqiptare për një xhami? Them se po. Xhamitë janë institucione paravepruese dhe edukuese, ne jemi dëshmitarë të shumë të rinjve të cilët më parë kanë pasur një jetë jo të rregullt dhe shteti ka shpenzuar shumë për edukimin e tyre, ndërsa xhamia e ka bërë shumë thjesht këtë nëpërmjet besimit, duke normalizuar jetët e tyre. Ata sot punojnë punë të ndershme dhe kjo është një fitore për të gjithë shoqërinë. Para se të flasim për ndotjen e ambientit apo të pemëve, për cilësinë e jetës duhet të flasim për garancinë për të jetuar. Shumë krime na ndodhin në fshatra si shkak i formimit, por pemët atje edhe pse janë të shumta nuk e ndalojnë dot krimin në masë. Ne si xhami kemi një projekt për mbjelljen e 1000 pemëve në kodrat e Tiranës, sepse më shumë se kushdo ne e kuptojmë dobinë e një peme. Profeti i Zotit a.s thotë : “Edhe nëse e shikon që po ndodh Kijameti (fundi i botës) vazhdo dhe mbille pemën”. I mirëkuptoj ambientalistët, por shumë qytetarë janë pro dhe pas ndërtimit të dy kishave, ndërtimi i xhamisë do të mbyllte trekëndëshin e tolerancës fetare. Kam bindjen se sot ndërtimi i xhamisë ka vullnetin e të gjitha palëve, ndaj xhamia është ogur i mirë i harmonisë në të gjitha aspektet e jetës.

 

Cilat janë problemet kryesore që shqetësojnë sot Komunitetin Mysliman të Shqipërisë?

Komuniteti Mysliman i ka shfaqur shpesh në media problemet, por ai më kryesori janë kthimi dhe kompensimi i pronave. Nëse duam një komunitet të fortë, do të duhet që ai të jetë i fortë ekonomikisht çka do të sjellë një komunitet më afër traditës shqiptare, asaj të dhurimit, të dashurisë. Askush nuk mund t’i kuptojë shqiptarët më mirë se ata njëri-tjetrin ndaj fuqizimi i institucionit i shërben vendit dhe të ardhmes, i shërben synimeve të vendit në rrugën e saj të nisur drejt Europës…

72 komente në “INTERVISTA/ “Asnjë shqiptar s’duhet të shkojë në Siri. Xhihadin e kemi këtu””

  1. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Përgjithësisht janë Përgjigje:

    * me Llogjik,
    * me Tolerancë,
    * me Frymë Paqësore,
    * me Dashuri për Jetën,
    * me Respekt për Shoqërinë Shqiptare.

  2. PLISI says:

    Shembulli qe te rinjte shqiptar duhet te ndjekin eshte ky njeri.

    1. sync says:

      Shembulli qe duhet te ndjekin te rinjte shqiptare eshte te studiojne ne shkolla dhe ne universitete dhe jo te degjojne gjuhen arabe perzier me ate shqipe

      1. Open your mind says:

        Ne teori keta kleriket tane ta kepusin shpirtin fare,por ne praktike,veprojne shume ndryshe.Shqiptaret duhet te shikojne arsimimin dhe edukimin per te ecur perpara,dhe jo fete,aq me pak frymen arabe.

  3. Zigur Qarri says:

    Rrespekt.
    Ky esht perfundimi kur ne krye jan njerez me kulture dhe jo injorantet.
    Besimet fetare ne Shqiperi duhet te kene karakter kombetar,jasht çdo ndikimi dhe diktati te huaj.
    Para gati 200 vitesh nje shqiptare reformon shoqerine siriane ne te drejten e njohjes se barazise qytetare ne rrang institucional pa dallime fetare!-kjo esht vlere,nje vlere qe po te ishte promovuar,Siria do ta kishte kursyer gjakderdhjen ne konfliktin e soten etniko sektar.

  4. agroni says:

    Nje shembull qe duhet te ndiqet nga te gjithe.

    1. peshkopia says:

      z.Kalaja me te vertete keni dhene pergjigje shume te sakta dhe me logjike. jemi krenar qe kemi ne krye njerez te pregatitur si puna juaj ku ne shqiperi kohet e fundit po dalin njerez me mendje te larte.respekte studenti

  5. tourkofagos says:

    filluan korraket shqipfoles te lavderojne magjypin e Persise,por ne u kujtojme se bishti qenit,bisht qen mbetet…………..
    yyyttttttttt,sikter milet………..

    1. Zigur Qarri says:

      Ashtu je dhe do mbetesh deri ne fund bythshitur,bisht qeni.
      Tregoje edhe nje here qe i thoje tregtareve turq se je mysliman per te perfituar kur beje tregeti me lecka.Po kur ti ulen poturet dhe te pane qe nuk ishe bere synet,çfar ndodhi pastaj?Hahahaha…pjesen e dyte po e le qe ta tregosh vete.

      1. lazarati antikanabis says:

        Hahahaha….. Bravo Zigur, e meriton ky injoranti kete qe i the!

    2. marin says:

      fytyre e qelbur! Praper fole ti mor plehre. Ik or qen ne greqi e bej sher=bime grekeve atje lere Shqiperine rehat. Grek i qelbur e i pabese!

    3. trojani says:

      Mesa duket ke gjetur pune o turkofagos,e lidhe prap internetin.ja!! ju behet maci ne barke ju zgjebsave grek,te vetmen pike qe ju mbeshteteni per te aritur qellimet tuaja eshte feja,po keni mbi 100 vjet dhe prape te “A” jeni.
      lodheni kote se feja per shqiptaret s’ka qene asnjehere primare as atehere kur nuk dinin shkrim e kendim,jo tani qe te japin uje ne bishte te luges.
      sa per hoxhen eshte ti pish dollin.

    4. lazarati antikanabis says:

      Turkofagos: “Maxhypet me te medhenj ne Evrope jane grekerit, se ne pergjithsi, me perjashtim te nje pakice, jane me rrenje Persiane jo Europiane, (flok zinj, syzi, zeshkane jo tipar europian) por prapseprape, kjo sperben aspak problem per ne muslimanet e bardhe se Zoti krijuesi i Gjithesise i ka krijuar te gjithe”! Racizmi eshte e ka qene semundja me e rezikshme qe i ka asimiluar pupujt, vecanerisht Greqine vendin qe dikur ka qene djepi i dijes e civilizimit, vendi qe lindi Hipokratin, Aristotelin e Sokratin sot ka ngelur per tu meshiruar duke u shtrire doren vendeve te tjera te unionit duke u thene si ai lypesi ne stacionet e Londres, ” any change please”!?

  6. papuli says:

    Jam i suprizuar nga kjo interviste.

    Jam nje nga ata shqiptare qe mendoj se myslimanizmi ne shqiperi, po sundohet nga talebanizmi.

    Per imamet ne pergjithesi kam krijuar nje pershtypje shume te keqe, si njerez qe ushqejne vetem metoda te gabuara dhe antikombetare, antishoqerore, antikulturore, antigjithcka te mire qe nuk eshte ne vijen e talebanizmit.

    Muslimanizmit Shqiptar, nese do qe te marri identitetin qe i takon ne mendjen e shqiptareve dhe anembane botes ne pergjithesi, duhet qe ti shtohen njerez qe percjellin fjalen si Z. Ahmed Kalaja. Nuk kam patur fatin te degjoj Z. Kalaja ne ndonje ligjerate te tijen, por me kete interviste te dhene, me besri shume pershtypje se sa bukur, me thjeshtesi, me sa humanizem njerezor ka perdorur ne fjalet e tij.

    Skam si te mos jem dakort me keto fjale te nxjerra nga goja e tij dhe interesantja eshte se jam nje mosbesuaes i madh i ideologjise fetare dhe ne vecanti te asaj myslimane.

    Ju lutemi, mundesoni qe ligjeratat e z. Kalaja ti transmetoni ne YOUTUBE, qe te mundim ta kuptojme me shume mendimin e ketij zoterie.

    1. Mollosi says:

      z.Kalaja ka mjaft transmetime ne youtube. Te gjitha ato transmetime jane ne kunderthenje me intervisten e dhene ne gazeten Java.
      Eshte edhe dicka qe une nuk e kam te qarte. Cka mendon z. Kalaja kur thot “xhihadin e kemi ketu”.

      1. lazarati antikanabis says:

        Qe t’e qartesohesh me mire, duhet t’a rilexosh artikullin serish, vecanerisht ate pjese ku Mr Kalaja thekson definicionin e fjales “Xhihad” – brenda konteksit te “Sheriatit Islam”! “Perpjekje per t’u bere njerez me te mire, me te ndergjegjshem, te kujdesemi e ndihmojme te tjeret ne nevoje pavarsisht se kujt “religjioni” apo menyre jetese i perkasin”. Islami eshte feja e tolerances, kohezitetit, nxit per miresi e drejtesi, por fatkeqsisht – eshte demonizuar pa kufi nga disa media ne Shqiperi. S’mund te gjykohet Islami apo definohet, nga veprat e disa muslimaneve te papergjegjshem ose me dije shume te ceket qe bejne apo thone gjera qe s’jane ne perputhje me ligjet e tij- ashtu sic nuk mund te gjykohet Jesu krishti nga veprat e disa ektremistave qe ne emer te tij skalleveruan, asimiluan, masakruan njerez te pafajshem! Shpresoj se kupton me qarte tani.

    2. Leo says:

      I / e dashur, ligjeratat e Ahmed Kalase I ke pothuajse te gjitha ne you tube.

  7. BABI says:

    SHUME SAKTE ,,RESPEKT

  8. Analisti-Zvicer. says:

    AHMED KALAJA eshte nje SEKT shume i RREZIKSHUM per SHQIPTARET kundo qe jane dhe per SHTETIN SHQIPTARE.
    .kame degjuar ne TV e You Tube deklarat e tije tipike te nje SEKTI qe mundohet ta FALCIFIKOJE krejte realitetin e historin shqiptare dhe eshte i njejti me SEKTAT SHEFQET,MILAZIM.MEMLI KRASNIQI,FUAD RAMIQI,NEXHMEDIN SPAHIU,ENIS GOGA,EKREM AVDIU,IRFAN SALIHU,e qindra SEKTA tjer te kosoves e maqedonis.

    .fjala SEKT do te thote VRASJA te GJITHE NJERZIMIT,pra nje BOTE pa NJEZIME.ket e thojne e vertetuar SHKENCA E MEDICINES,por kta SEKTA e kjarte qe nuk guxojne ta thone ket te vertet,por kinse mirren me FE,a per qdo dite kemi prova qe vet FEJA ISLAME TERRORIZON GJITHE NJERZIMIN,si me rastin e fundit ku EKZEKUTUAN nje vajze ne SIRI vetem pse ka hyre e shiquar FACEBOOK dhe e mbyten me forma me BRUTALE KANIBALE me urdhet te nje HOXHE qe shifet kjart ne foto ku 30 vetet e gjuajshin me GURE ne KOKE dhe HOXHA SEKT u kenaqke nga DESHIRA.

    .tjetra qka leshin ka deshte te rreje e manipuloje ky SEKTI KOLONJA per emra mysliman qe kane dhane kontribut per shqiperi,kure DIHET se emrat e mbiemrat mysliman kane qene te OBLIGUAR nga REGJIMI TERRORIST OTOMAN te mbajne shqiptaret,por ate te gjithe edhe meqense me emra mysliman,por kane PRAKTIKUAR ne FAMILJET e TYRE FEN KATOLIKE,e njejta si ne KOSOVARET qe kemi shkuar me dhume e padeshire ne USHTRIN SERBO-JUGOSLLAVE,por sdo thote qe e kemi dashur,por te gjithe kemi qene kunder ksaje ushtrie serbe,qka u vertetua me UCK-n,e njejta edhe shqiptaret me emra e mbiemra mysliman sdo te thote se ka dashure MYSLIMANIZIMIN e ARMIKUN OSMANO-ISLAM.
    .qka SEKTI i QMEDUAR ky AHMED KALAJA qe mundohet ta FALCIFIKOJ e TRANSFORMOJE ter HISTORIN SHQIPTARE,kinse qe kohe te gjate shqiptaret praktikojne islamin,a ne PROVA e DEKUMENTACION te te gjitha shteteve peredimore e shqiptare dokumentohet se SHQIPTARET iken per ne ITALI KALABRI-SICILI VETEM NE 1870 per mos ta pranuar FEN TURKO ISLAME,pra te gjithe shqiptare deri ne ate kohe 1870 kane QENE KATOLIK=kalkylimi 1870-2013 vetem qe 140 vite qe edhe ket ne fillim te 1870 kane qene vetem nje minimum shqiptaresh pa e ditur te verteten duke i rrejtur hoxhollaret e HAXHI QAMILIT se ju kini emra mysliman dhe jeni mysliman,kuptohet femijet e pa pride ju kane besuar RRENAVE TURKE.
    .pra DEFINIMI: se vetem qe 130-140 vite SHQIPTART jetoje me RRENAT E MASHTRIMET TURKE se kinse jane te besimit mysliman.

    1. papuli says:

      Analisti i bythes dhe jo i Zviceres.

      Me shqipen qe shkruan, me dukesh ti nje taleban i vertete.

      Une qe po te shkruaj jam nje antibesimtar i thekur, bile do thoja qe
      bindjet e mija jane radikale kunder fese islame. Kjo per faktin se
      nuk kam nje edukate fetare, te cfare do lloj feje si dhe per faktin (se mohoj dot, se faktet dhe momenti historik nuk eshte ne favor te myslimanizmit) se jemi ngopur kryesisht vetem me gjera te keqija ndaj fese islame.

      Gjithsesi, Z.Kalaja ka folur ne nje menyre qe i duhet respektuar fjala dhe mbeshtetur bile, nese ato qe thote jane ne funksion te krijimit te nje ideje me te mire me te bute, me liberale, me atdhetare te te menduarit te besimtarit mysliman ndaj faktoreve te tjera, si ideja per kombin, barazine gjinore, sociale, kulturore, fetare, etj.

      Nuk shikoj mendime te kunderta ne fjalet e tij, kjo krahasuar mendimit tim gjithnje. Kam divergjenca te medha me mendimin fetar ne pergjithesi sidomos me menyren e praktikimit te fese islame, ne pergjithesi, por kjo sdo te thote se sjam dakort me fjalet e Z. Kalaja. Jane fundja shume te thjeshta dhe shume te qarta, te pastra dhe shum te qarta ne aspektin gjuhesor.

      Kurse ti mo daku, je nje shqipfoles shume i keq dhe qe le shume per te deshiruar.

    2. REZART says:

      Analisti Zvicer @ Ti Anal-ist vazhdo me teorine tende te mbrapsht,dhe shih shit atje pluhur dhe si analist meso drejteshkrimin e gjuhes shqipe se qenke nje ,,nepismen,,i rendomte se ti e kupton c’eshte kjo.Shporru idiot se me idiotizmin qe posedon ske kacik me i be balle ketij burri po vec vazhdo te llomotitesh se i njohim spiunat si puna jote.Meso shqipen mire se larg je per te shkruar ndonje koment.

    3. lazarati antikanabis says:

      Analist: ” Shko vizitohu se ke rjedhur nga trute ose keshtu do kesh qene qe ne femiri”! Ngushellime per familjen se ti je bere me te vertete per te thene “gjynah”!

    4. Shaban says:

      edhe une kam pare ne televizor ca gjera interesante per lumjet dhe ca gjona kshu !! ti shok si me qene duke jetuar ne vitet 1940

    5. Adi says:

      Pse ke vendosur Emrin Analisti dhe Zvicer, nuk te ben domosdo njeri me mendje te hapur, eke gabim, se qe te jesh ne Zvicer dhe te mendosh njelloj si te jetosh ne Hollande e te jesh nje Geert Wilders. Po me fjale te fabrikuara dhe me Fjale Mediash nuk behesh dot analist dhe aq me pak EVROPIAN, po ajo qe e ben Evropen Ervope eshte aftesia per t’u shkolluar dhe per te arritur te krijosh nje mendim tendin personal duke qene Objektiv. Dhe nese mendon se do jesh pak Laik ne te menduar atehere duhet ta shfaqesh ne shkrimin tend Zotrote ANALIST. Me Njerez si ti na ka dale nami i keq ne Evrope neve, se njerez injorante, qe nuk njohin as prejardjen e vet e lere me fete, e as me pak Islamin, me “analizat” tuaja, ofendohet Islamı dhe feja.
      Shpresoj qe Zotni KALAJA, te jete i sinqerte ne ato qe thote, e nese me te vertete mendon keshtu nje bravo, nese jo atehere ai prap perfaqeson veten dhe jo fene.

      Islami nuk perfaqesohet nga njerez apo individe, por Islamı ka referencen e tij qe eshte KUR’AN-i dhe Theniet e Profetit Muhammed a.s. kush do e ka referencen, kush nuk do pastaj le te kapet per fjalet e Genci Balles dhe te ‘İNJORANTİT’ GERT PASHJA, zaten kjo edhe tregon per demokracine dhe lirine ne mendim dhe ne perfaqesim. Ata perfaqesojne nje model te ‘INJORANCES’ dhe jo Islamin, kurrsesi.

    6. berti says:

      persh.analist
      nese do te dishe me shume se cfar eshte feja islame lexo,dhe do te gjesh gjithcka qe te nevojitet per jeten e perditeshme.do te gjesh moralin,edukaten dhe sinqeritetin.lexo kuranin deri ne detaje,mos mendo,mos degjo,mos fol,mos etiketo pa asnje lloj njohurie rreth fese islame……….. eshte njesoj sikur nje analfabet te kritikoj nje profesor universiteti

  9. Komputeri says:

    kur do vijne koha, qe te heqim nga trupi kete kancer ne mishin e rraces shqiptare? kosovaret dhe maqedonasit, jane si edhe sllavet dhe greket, armiqt tane. duhet ti luftojme deri ne shkatrrim totale.

    shqiptaret nuk jane as katolike, as ortodoks dhe as muxhahedin. kush deklaron nje gje te till, duhet te perjashtohet nga vatra e popullit shqiptar.

    1. SHQIPO, EUROPIAN says:

      Shqiptaret jane autokton pasardhes te natyrshem arber/ilir.
      Shqiptaret nuk jane as turq, as grek, as sllav.

      shqiptaret myslyman nuk jane as turq dhe as arab,
      shqiptaret katolik nuk jane as italian dhe as spanjoll,
      shqiptaret ortodoks nuk jane as grek dhe as rus.

      Shqiptaret e Shqiperise jane Shqiptar
      Shqiptaret e Kosoves jane Shqiptar
      Shqiptaret e Malit te Zi jane Shqiptar
      Shqiptaret e Serbise jane Shqiptar
      Shqiptaret e Maqedonise jane Shqiptar
      Shqiptaret e Greqise jane Shqiptar

      Shqiptaret nga veriu & jugu & lindja & perendimi jane dhe do te mbeten Shqiptar.
      Shqiptaret myslyman dhe kristian, besimtar dhe jobesimtar jane dhe do te mbeten Shqiptar.

  10. MIRA says:

    Anal-isti Zvicer duhet ti besh nje skaner trurit pastaj te mesosh te shkrush Shpipen e bukur , pastaj mer mundimin te kemoentosh .

  11. realisti says:

    Taqyia-deception-mashtrim: Tre fjale ne gjuhe te ndryshme, qe kane vetem nji kuptim= I S L A M.
    Se çka don me thane fjala xhihad, jane tuj e pa mire mysliman e te krishtene prej Nigerise ne Pakistan. Mos rrêj hoxhe, se te rritet hunda si Pinokut!

  12. katarakti says:

    Nuk e lexova fare intervisten. Por vetem titullin. Arsyeja e “bojkotimit” tim eshte e thjeshte: nuk duhet tu hapim vend ketyre krijesave qe flasin gjoja ne emer te fese dhe Zotit. Kjo eshte per kete imamin, por edhe per Janullatosin et te tjeret. Duhet tu hapim vend ne diskutimet shoqerore – politike shkencetareve, sociologeve, njerezve te artit dhe kultures, por jo perfaqesuesve te fese. Feja eshte nje çiban i rrezikshem per shqiptaret 4 besimesh: – katolike, synite, ortodokse dhe bektashinj. Sa me shume te nje njeri te forcohet identiteti fetar, aq me shume dobesohet ai kombetar. Aq me shume ai do shohe me dyshim dhe perçmim ata qe nuk ndjekin “mesimet e profetit te tij te pagabueshem”. Prandaj mendoj se intervista te tilla as duhen bere, as duhen botuar.

  13. Zoterinj injorante shqiptare !
    Ne fillim dua te them nji bravo vetem per gjuhen e
    bute,dhe jo si jemi mesuar te degjojme prej ketyre lloj.
    Une nuk arrij te kuptoj se pse ata qe sot ndjekin si qeni qe
    ndjek macen ,ata fene ,jane kaq shume te interesuar te reformohet
    dhe te mos divorcohen nga kjo kolere fe ! Kjo fe nuk mund te
    lavderohet. Kjo fe eshte e dhunshme. Kjo fe thote shko e shkerdhe
    te gjitha kushurirat e para. Kjo fe eshte e pabarabarte ,ne mos the
    barbare persa i perket te drejtave dhe lirive te seksit femer,
    qe e mbajne ne shtepi,sikur te kene ndonji gomar per ta ngarkuar
    me dru dhe jo te repspektohet ,si gjenerator i njerezimit .
    Xhamija me e lashte ne Shqiperi kap vetem 200 vjete.
    Kurse kishat e te pareve tane ne Kosove i kane privatizuar
    Serbet ( sepse gjeten vetem gomere atje dhe jo njerez te zgjuar )
    dhe si perfundim neve ata te ardhurit ketu na thone
    mbeturina turke. Askush nuk ka intuite se sa energji eshte shpenzuar
    per pamvaresine e ketij trualli ,dhe ne vend qe te shkonim ne
    fene tone baze, ate te te pareve tane,eksitohemi prej callmave
    dhe qylymave te arabeve. Kjo eshte nji sjellja shume e ulet e popullit
    tone,qe kete fe e la turku ma shpate,duke i prere fytet te pareve tane
    dhe zote shikojme ngazellimin e injorances prej turkoshakllikut
    te shqiptareve. Ne, kemi kaq shume vende te shenjta ,qe me kalimin
    e kohes ,sic ishin kisha ne pergjithesi ,u kthyen ne teqe dhe xhami.
    Ne ne Kosove kemi me dhjetera monastire,dhe kisha te vjrtra
    qe mbanin fort pasoporten tone kombetare ,dhe ja falem serbeve.
    Kishat tona jane mijera vjecare . Sic e thashe ,xhamite jane
    vetem 200 vjecare,pra pse braktisem fene tone kristiane
    dhe iu leshuam xhamive si njerez te uritur per injorance !

    1. Sky says:

      ? nese ti ke nevoj per ndermjetes (priftin) per te besuar zotin tend, te siguroj une se nuk ishte ky besimi qe percolli Jezusi…pastaj komenti i gjat kuptohet qe vjen nga nje mllef dhe padituri. Eshte normale prandaj sna ka ber Zoti njesoj… Hajt selam dhe per ty (nuk dua te tregoj histori prifterinjsh :))

      1. Ski ator !!!!!!!!!
        E kam mllefin me injorancen tuaj qe me ato tru
        qe keni,keni mbetur te varfer totalisht !
        Me thuaj sa myslimane ,dhe sa kristiane jane te pasur
        me ndershmeri !
        Veri re te gjithe komunitetit me besim
        te menderosur mysliman ,se sa vuajne !?
        Vuajne per buk .Mua me vjen shume keq per kete gjendje
        dhe prandaj kam mbllef ,dhe jo per prifterinj ,por
        per kulturen e kristianizmit qenkeni shkelmuar
        Po ku ta kap qereja ty ,se cfare dua te shpreh
        une me komentin.
        Mbece mire,dhe te shkuara nga kjo kolere !

    2. loni says:

      un jam ateist,krishter nga gjysherit por jo besimtar,feja islame te gjitha te keqiat mund te kete zotrote,por kurre nuk ka bombarduar apo pushtuar ndonje vend krishter sic kan bere krishteret ne ato vende,cdo urretje e islamit kundra krishtereve eshte se krishteret i detyruan qe islamiket ti urrejne me bombardimet dhe zhvatjen e naftes qe ata kishin si fe te dyte,dhe mos harro se krishteret kan hedhur bomba automike o njeri i djallezuar,jo islamet,ateisti.

    3. lazarati antikanabis says:

      Detar: “Ti ngele si hardhuca qe ngordhi ne thatesire”!Edhe pse jetonte prane detit, asnjehere se morri mundimin te freskohej ne te.Sa me shume etje ndjente, aq me shume skrupullosej e zhytej nen balte duke menduar se do shpetonte.Edhe ti fatin e saj do pesosh nqs vazhdon keshtu duke u zhytur edhe me thelle ne injorance sec ke qene me pare!

      1.Ti pretendon se feja Islame urdheron muslimanet te bejne seks me kusherirat.Ku e ke ti argumentin, sille, pse se mbron akuzimin tend me fakte? Nqs ti e ben kete akuze me vetdije qellimdashese,(te eshte sqaruar Islami i vertete) Allahu te mallkofte,shkaterofte,denofte, t’e befte shembull per cdo Islamofob te vetdijshem keqdashes perkrahes t’e djallit. Amin

      2. Ne Cilin Ajet apo Hadith e ben te lejuar perdorimin e dhunes?

      3.Gruaja muslimane, nena muslimane, motra muslimane, vajza muslimane jane me te cmuara se djamanti per ne – gezojne liri hapesire te plote, te drejta qe asnje sistem shoqeri tjeter nuk mund t’ua jape pervec fese Islame.

      4. Ti thua Islami eshte perhapur me shpate.Po gjithe keta njerez me fame nga Amerika Kanadaja Anglia etj…aktore, kengetare, futbollista e cdo sfere tjeter arti kush ua imponoi islamin atyre? ku jane Turqit me shpata qe ti pretendon? Po rinine Shqiptare cila shpate e imponon te zgjedhe islamin si menyre jetese?

      5. Pretendon se xhamite kane vetem 200 vjet ne tokat shqipetare e feja e te pareve tane ishte krishterimi.Kush e perhapi krishterimin ne shqiperi apo kosove, ne cilin vit, ben kerkime hulumto. do gjesh se kishat asnjehere s’kane qene shqiptare por Serbe ose Greke se feja e Ilireve ka qene paganizmi.

      6. Nqs do ta dish po se ke kuptuar gjer tani pse shumica e shqiptareve sgjodhen Islamin, shume e thjeshte, ” Me te vertete feja e pranuar te Zoti eshte Islami”. (Kur’ani) Shqiptaret u ngopen me skllaverimin – asimilimin qe kisha Bizantine u beri ne emer te Jesu Krishtit, tokat qe ua mori per t’ua dhene sllaveve qe me vone ata te ngritnin shtetin me racist ne ballakan!

      7. Ty nqs s’te pelqen e verteta, zhytu sa me thelle ne injorance, e si hardhuca qe ngordhi nga thatesira e etja, ” ti vdis nga mllefi se feja Islame do ndricoje me shume e cdo dite ne cdo vend te tokes”!

    4. Adi says:

      O ti nga Kosova me dukesh ne shkrim. Ti qenke kokrra e injorantit. E para: Xhami e pare ne Kosove,qe gjendet ne malet e Sharrit, daton qe para ardhjes se OSmanllinjeve ne keto troje, qofte shqiperi qofte Kosove e Maqedoni apo Mal te Zi, per kete shko lexo se eshte turp te rrish injorant ne kete kohe. Se dyti, Izzetbegoviç ka nje fjale shume te bukur: “I vetmı njeri qe nuk ndryshon mendim eshte BUDALLAI” sepse ai eshte i vetmi qe prej kur lind derisa vdes nuk nderron e ka krijuar Allahu te tille dhe i tille mbetet, keshtu qe njeriu qe lexon dhe mendon se pari dyshon dhe pastaj krijon nje mendim dhe kjo do te thote se mund te nderroje mendim, qofte kjo edhe ne lidhje me besimin e tij. Ja dhe nje flae te mençur nga nje i madh qe ndoshta te shkon per shtati. Thote Nietzsche:”Gjarpri i cili nuk nderron lekur vdes, ngordh…
      Njejte sikurse kokat te cilat jane pengese per nderrimin e mendimeve.”
      Se treti: Per cilen injorance dhe Injorante e ke fjalen ti, per Hoxha Tahsin, apo per al-Xhabirîun emrin e te cilit mban nje Lemi e tere e shkencave ekzakte ‘Algjebra’ Apo per ate i cili zbuloi rrenjen katrore dhe ‘Pi’ne.
      Me fal qe u zgjata se ti zaten nuk ke mend te kuptosh dhe ti perceptosh vetem keto qe thash une e lere me te kuptosh ti Hoxha Tahsinin e lere me te gjesh emrat e vetem ketyre dyve ne Histori, prandaj lexo e ndriçoje pak mendjen dhe pastaj eja e komento, Ingorant.

  14. Ervin Qafmolla says:

    Ky Ahmedi eshte genjeshtar. Ja prova kur thote te kunderten, madje ben thirrje qe njerezit te shkojne te lene kockat atje:

    http://www.youtube.com/watch?v=dGkVz9ikWao

  15. net says:

    Allahu ta shperblefte vella.

    1. katonak says:

      Hajde imam i pabese hajde ,,,te pakten ky ahmedi nje gje e ka te qarte ,,,qe nga fryn era kthen gunen,ose me mire nga fryn era kthen kuranin hahahahha xhihad bythepalaresh

  16. tourkofagos says:

    O Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,te dhjefsha ”profesorin”………..

    1. Zigur Qarri says:

      Janullaposin,ate pedofilin,dhite sa here te duash,tek e fundit ti dhe ata
      gomeret si puna jote do ta lani dhe ferkoni pastaj.Ai i permjerrurr se i permjerrur esht,dhite qe ta mbysesh kembe e duar.Po kur ti ulen poturet turqit dhe te doli horrlliku,çfar ndodhi pastaj?Hahahaha….aman tregoje edhe nje here,se e tregon bukur ti.

      1. tourkofagos says:

        O Zikeeeeeeeeee,te dhjefsha ”profesorin” dhe plakun cam…..hahahahahaha!

        1. VLORE says:

          Turkofagos e ke mire qe duhen dhier mbi profesorin e allahit dhe mbi plakun cam po duhet dhier dhe mbi priftin bythqir grek dhe gjithe greket e pabese qe jane shqiptare dhe sillen si greke.-Ti Turkofagos ke te drejte te lehesh derisa ky popull mos te kete buke per te ngrene e pabesi ne gjak shtet te shkaterruar politikane interesaxhi ti do lehesh….Po lutju zotit mos ti cahet kari nonjerit edhe sic u shtypen me makine ate gjak prishurin tjeter te vijne e tu marin me radhe te gjithe se ju o rrace e peshtire o ju qifte shqiptari fisin e greku bythen sjeni as shqiptar e as grek po jeni nje monedhe qe sa me shume kalojne ditet aq me shume i bie vlera..

  17. linda says:

    o Zot i madh na ruaj nga keta njerez genjeshtare. kjo video hedh poshte gjithe intervisten qe kur e lexon te le pershtypje pozitive por kur thone njerezit qe genjeshtra i ka kembet e shkurtera…ja nje video me poshte dhe cdo gje qe ai deklaron ne interviste bie. Me teper fliste arabisht dhe jo shqip. Ishim shume mire ne kohen e Enverit se ai nuk i la te futen ne shqiperi me pare keto gjera dhe keta njrez qe po mbijne nga te kater anet.

    1. tourkofagos says:

      ”…….po te gervishesh sado pak nje mysliman shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedit!
      Jane keto fjalet e nje gazetari ne ”Stop Injorances”,qe cuditerisht edhe ai vet mysliman…..!!!!

      1. STOP INJORANCES ! says:

        Nuk eshte e vertete qe po te gervishtesh shqiptarin mysliman do te zbulosh arabin dhe arapin.

        Po eshte e vertete qe po te gervishtesh sado pak Anastasios Janullatos zbulohet greku dhe arapi si ti.

        1. tourkofagos says:

          vetem nje shqipfoles arab si ti mund te shprehet…..gervishtesh!
          nje vero kristianoshqiptar do te thoshte: ….gervishesh,ok!
          yyytttttttt trecereksh,qe nuk di as shqip……..

          1. STOP INJORANCES ! says:

            ENGLISH – SHQIP

            Scratch = Gërvishtje

            to scratch = Gërvisht

            TI PERFUNDIMISHT JE NJE MAJMUN ME BISHT.

        2. linda says:

          po ne kush na pushtoi per 500 vjet?? te krishteret??? nuk ishte edhe ajo nje fare kryqezate per te islamizuar europen dhe shqiptaret e krishtere?? te lutem pergjigju pa ofenduar nese te eshte e mundur

          1. lazarati antikanabis says:

            E ke gabim zonjushe! Pushtim, ka kuptimin imponim, asimilim, mohim te se drejtes, gjuhes kultures etjjj. asnjera nga keto nuk i pershtatet perandorise Osmane.ne kemi qene te menaxhuar nga perandoria osmane e jo pushtuar! Sa ministra, kryeministra shqiptare ka patur perandoria osmane, sa njerez te artit kultures letersise perfshi samiun e madh.duhet te rishikohet historia se me keto parralla te monizmit nuk hyret ne evrope.

            1. linda says:

              ti qenke shume i semur…edhe pak e do na thuash qe gjergj kastyrioti ishte armik i shqiptareve se luftoi perandorine turke….me duket mua se kanabisi te ka hyre ne cdo pore dhe te ka ikur truri

  18. Ina says:

    Ore ne rregull qe imami i intervistuar distancohet nga sjelljet agresive te disa myslymaneve, por si t’ja bejme qe vete Kurani, kushtetuta e myslymaneve, permban thirrje te qarta per lufte ndaj “qafireve”? Tek qafiret perfshihet te krishteret, hebrenjte, jobesimtaret dhe politeistet.
    Dmth imami mund te thoje cfare te doje, por per nje myslyman me i besueshem eshte Kurani sesa xhamia. Dhe Kurani ne permbajtjen e tij nuk eshte aspak paqesor. Pra, Islami e ka problemin ne rrenje, jo ne frutat e kalbura qe po dalin ne pah.

    1. tourkofagos says:

      Zike arapi,eshte profiti qe mund te te jape spiegime per ideologjine e Koranit dhe permbajtien e tij.
      Ku je o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeee…..????

    2. NINO says:

      Si shpjegohet qe vendet e qyteteruara te Europes, pavaresisht tradites se tyre kristiane, dhe pavaresisht shpjegimeve te kuranit tend, ato vende kane lejuar besimin fetar mysliman, kane lejuar ngritjen e xhamive, kane lejuar lirine e besimeve fetare ?

      Si shpjegohet qe vendet e qyteteruara te Europes jane vetem kunder ekstremizmit fetar ?

    3. lazarati antikanabis says:

      Ti e lexon Kur’anin sipas interpretimit te mediave. duhet t’a hapesh vete e jo vec t’a lexosh por te mundohesh ta kuptosh!

  19. Sky says:

    Shikoj shume komente, ne teresin e tyre jane pozitive… Por nese do te ishit mysliman me kete perqasje do kishit tjeter ndjesi per jeten, per njerzit qe te rrethojn, e pergjithcka tjeter. Cilido qe ka deshir do i sygjeroja nje dokumentar te bbc ” the life of prophet Mohammed” (s.a.s) e keni ne youtube. Dhe do kuptoni qe kjo intervist e kalas eshte ne perputhshmeri te plot me ate cka predikoi ai njeri per 23vjet. Te jesh musliman nuk eshte e thjesht, te mashtrosh veten duke e quajtur musliman dhe pastaj te besh padrejtesi eshte e perditshme. Te gjithe jo besimtarve shqiptar ju lutem mos e gjykoni islamin nga ne praktikantet, pasi nuk e jetojm ashtu sic duhet, gjykojeni ate nga cka ka qen mesazhi i profetit Muhammed” s.a.s. Besimi ne Zot eshte ne zemer, e pse nuk mund ta shohim ate, e dim mire se ai na sheh ne. Paqja qoft mbi te gjithe kombin ton

  20. agostin says:

    Brravo (Ervin Qafmolla).Kjo vidio tregon qarte hipokrizine e ketij Hoxhe e shum te tjereve , qe thone jemi tolerante me besimet e tjera.Ne radhe te pare, ata nuk jane toleranta brenda besimit te tyre ,e jo me me besimet e tjera .Rasti i masakrimit te asaj vajzes me gure ,vetem se kish hapur facebook,tregon per egersin e ketij relegjioni.Ne Europe nuk kane mundesi te bejne gje,se te kishin mundesi, benin masakra siq kane bere ne kohen e sundimit Otoman.Futja e Shqiperise ne Konferencen Islamike nga Sali Berisha,tregon qarte intolerancen ,dhe mosrrespektimin e besimeve te tjera ne Shqiperi.Ne te gjitha vidjot e mesiperme qe shfaqen hoxhallar,e besimtare islam,shihet nje gjuhe e eger dhe e pa pranushme ne Boten e qytetruar.Boll me hipokrizi , as’kush nuk i kaperdine keto lloje “tolerancash”.Teknollogjite moderrne ,po i diskriminojne çdo dite keto lloj injorantash te pa cipe .

    1. Ervin Qafmolla says:

      Sa per sqarim, Ervin Qafmolla eshte musliman i bindur dhe pse jo misherimi i devotshmerise. 23.4 per qind e botes i perkasin ketij besimi. Islami nuk ma ka detyruar te bej gjera te shemtuara, perkundrazi. Keqinterpretimi i qellimshem dhe genjeshtrat e prijesve fetare (rasti i Ahmed Kalase) nuk jane dukuri perfaqesuese. Vlen te permendet se shumica statistikore e viktimave te esktremizmit silamik jane po muslimanet (http://www.nctc.gov/docs/2011_NCTC_Annual_Report_Final.pdf). Si rrjedhoje, duhet kuptuar se terrori dhe keqberja nuk kane nje fe, kahje politike apo ideologji te caktuar – nga Hitleri te Pol Poti, te Bin Ladeni. Mund te kisha qene nje i krishtere duke bere te njejtin diskutim. Shoket e mi me te mire jane te tille apo te nje tjeter rryme. Per me teper nuk duhet ngaterruar feja me institucionet perfituese qe ngrihen permbi te. Keshtu, mund te thuhej se kryqezatat – te ngritura mbi urdhrat e papëve – te konsiderohen si perfaqesuese te mesimeve te Krishtit. Nuk eshte e vertete. Nje profet i miresise nuk mund te jete nje motivues i se liges. Kjo vlen per te gjithe ata qe kerkojne te verteten dhe driten e vertete, dhe te cilet sinqerisht perpiqen per te me te miren. Mos na paragjykoni pa na njohur dhe vetem per bombat qe shihni ne televizor. Ne jemi si ju, jemi vellezerit tuaj; shqetesohemi per vuajtjen e perbashket, padrejtesine dhe mosperfaqesimin e qellimshem. Shumica prej nesh – po 23.4 per qind e planetit – perfshi dhe ata qe mashtrohen nga falsfikatoret e realitetit si Ahmed Kalaja, duam te jetojme ne paqe dhe lezet, t’i duam grate tona, t’i cojme femijet ne shkolla (kur t’i kemi) dhe te degjojme muzike te mire fuke falenderuar Zotin. Ne jemi si ti, thjesht ndryshe. Dhe pothuajse te gjithe nuk jemi terroriste, sikurse ju, nuk jeni te gjithe te tille. Faleminderit!

      1. bullshit says:

        ti qenke musliman po aq sa eshte komshiu im katolik :))


        e nese je musliman qenke nje hipokrit i ndyre qe ke me nder ti te shash nje dijetar si a.kalaja.

        1. Ervin Qafmolla says:

          Faleminderit bullshit! Ju “kalajsit” e keni te gjithe per zakon qe t’i fusni e nxirrni njerezit nga feja si t’ju doje qejfi. Me vjen mire qe dike se cfare jam ne te vertete, duke qene se nuk me njeh. Ju “kalajsit” gjithashtu duhet te keni nje telefon direkt me Zotin, perderisa dini kaq mire gjera qe natyrshem jane te fshehura jo te dukshme. Sa per faktin qe Ahmed Kalaja eshte genjeshtar i hapur, kjo nuk eshte e fshehte por e dukshme. Krahaso intervisten me videon dhe del vete se kush eshte hipokriti ne kete loje. Per me teper, shprehja “te gjtihe dijetaret e Islamit” eshte automatikisht genjeshter sepse eshte fizikisht e pamundur qe te mblidhen te gjithe ne te njejtin vend. Gjithashtu, kur rane dakord qe behet fjale per “xhihad”, per cilin grup e kishin: per FSA apo Al Nusra? Shumica e muxhahedineve nga trojet tona shkojne te ky grupim i fundit. Ky grupim eshte i tille sa para pak javesh, edhe vete Al Kaeda u distancua me arsyetimin se Al Nusra eshte “shume ekstremiste dhe e dhunshme”. Te fala Ahmedit dhe thuaji te shkoje vete te vdese si qen atje e jo te coje naivet e pafajshem me fabrikime si ato ne video!

          1. Besimtar Musliman says:

            @Ervin si do qe te jete muhabeti (se nuk po e shikoj dot videon) nuk mund te vjellesh nje vrer te tille kundrejt nje myslimani tjeter dhe aq me teper ta trajtosh kete çeshtje ne publik dhe te besh nji figure kaq te keqe ne sy te tjereve qe kush e di si mund te mendojne per ne kur ne shajme njeri tjetrin ne kete fare feje.
            E zejme se Meti jashte kontestit ka thene ndryshe ne fillim (edhe pse une e njoh dhe e di qendrimin e tij rreth kesaj ceshtje gjithmone ka qene kundra) cfare po zgjidh ti ketu duke e akuzuar per mashtrues apo dicka tjeter.
            Nqs ty nuk te pelqen Meti, (edhe mua sme pelqen ne shume raste) kjo nuk te jep te drejte ti hapesh letrat ne nje publik te tille
            Megjithate per sqarim Meti nuk ka qene ndonjehere exponent radikal ashtu sic pretendon ti po exponentet e vertete radikale jane njerez si Genc Balla e Bujar Hysa te cilet po marrin ne qafe djem te rinj duke i cuar ne nje lufte dhe ne nje front extremist terrosit si al nusra
            Dhe une nuk e kuptoj pse nuk flitet per to

  21. elinor says:

    @shqipo; ashtu duket se jane pergjigjet ne teori por ne praktike asnje nga ato nuk ka vlere. Jane te gjitha nje hipokrizi e gjalle. Me nje fjale, “mua me pelqen qe ju te na shikoni ne islamisteve ne kete menyre, pavaresisht se si sillemi ne realitet”.

    1. Albanor says:

      Shqiptaret praktikisht nuk jane besimtar fetar ekstremist por jane pergjithesisht besimtar fetar tolerant.

      Shqiperia praktikisht eshte nje nga vendet shembull ne Europe dhe ne Bote per lirine, harmonine, tolerancen, bashkejetesen fetare.

  22. Mollosi says:

    Ne fillim me la pershtypje te mire hoxha.Por kur e lexova komentin e Ervin Qafemolles dhe hyra me thelle ne youtube e pashe se ky hoxhe nuk eshte tjeter vetem se nje genjeshtar i cili nuk ka dallim nga shumica e hoxhallareve te tjere te sojit te Shefqet Krasniqit.

  23. shkodrani says:

    ky nacionaisti turk AHMED KALAJA eshte i lidhure direkt me AL-KAIDEN dhe ka rekrutur per 3 vite islamist ne xhamija qe te shkojne ne siri.
    ky qenef hoxha paguhet edhe nga serbija e greqia qe ta fute shqiperin ne listen e zez te terrorizmit islamik.
    ktije mjekkerr cjapi vehabist tani ju ka futur friga ne bark se serviset sekrete evopiane i kane emerat e mbiemrat e te gjithe hoxhollarve pro-al-kaides dhe mundohet qe ta mashtroje boten me deklaraten e tije se kinse eshte kunder shkuarjes ne siri,a po ky vet AHMED KALAJA ka organizuar shkuarjen e XHIHADIT ne SIRI.

  24. Shqip says:

    Ky fëlliqësira është njënga organizatorët kryesorë për ti nisur, lëreni se çfarë dërdëllit këtu. Ky është mashtrues hipokrit me kuptimin e plot të fjalës. A dhe diçka tjetër ky vazhdo studimetnë atë universitetin amerikan në Egjipt që është i pa akredituar .

  25. Ervin Qafmolla says:

    “In cases where the religious affiliation of terrorism casualties could be determined, Muslims suffered between 82 and 97 percent of terrorism-related fatalities over the past five years”. – the 2011 NCTC report:
    http://www.nctc.gov/docs/2011_NCTC_Annual_Report_Final.pdf

  26. Ervin Qafmolla says:

    Nese u referohemi shifrave, ideja eshte t’u shpelajne trurin ca muslimaneve qe te vrasin muslimane te tjere ne pjesen derrmuese te rasteve. Dhe viktimat nuk jane thjesht shifra, jane njerez: qofshin muslimane apo dicka tjeter.

  27. STOP INJORANCES ! says:

    Shqiptaret duhet te japin kontributin ne radhe te pare per Familjen, per Kombin, per Popullin, per Trojet e veta.

    Shqiptaret duhet te japin kontributin ne organizimin ushtarak internacional paqeruajtes ku jemi anetaresuar ne NATO.

  28. babec says:

    Ky esht nje taleb perfaqsues i fese se pushtuesit ottoman. Kta luftojne akoma per kohen e sulltanerve qe me keta dylbera mbreteruan boten per 5 shekuj!

    Propozoj qe tu hiqet shtetesia Shqiptare/Kosovare dhe t’u paguhen avionat charter e te hikin ne Siri te lene kockat atje me gjith xhihad e sojesorrollop!

    Te gjith ata dylbera qe i permend per Shqiptare mekembes te sulltanit andej kendej ishin osman, pervec njerit Gjergj Kastrioti. Pse jo dhe Ismail Qemali se dhe ai ua futi; sulltani e nisi per aftonomi ai shpalli mevetesi!

    1. STOP INJORANCES ! says:

      Egzistenca e besimeve fetare te ndryshme tolerante dhe paqedashese ne shekullin e XXI ne Shqiperi ne Europe ne Bote eshte shprehje e demokracise dhe lirise fetare.

      Ashtu si ekstremizmi fetar i çdo ngjyre qe paraqitet eshte terrorizem kunder lirise dhe demokracise.
      Ashtu edhe orvajtja per te zhdukur besimin fetar te ngjyrave te tjera eshte terrorizem kunder lirise dhe demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje