Aktivi i PD në Shkodër/ Basha: Rama na detyroi të dilnim në shesh

18 Shkurt 2014, 19:58Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilëson mitingun e opozitës më 20 Shkurt si rrugën e vetme të saj përballë një mazhorance që nuk pyet për Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese, Parlamentin.

I pranishëm në aktivin e degës së PD-së në Shkodër, Basha theksoi se kur opozita dhe populli bashkohen në një qëllim për ligjin dhe Kushtetutën, për liritë dhe të drejtat, nuk ka qeveri arbitrare që t’u rezistojë.

“Ne kundërshtuam me forcën e argumenteve Aktin Normativ për Nëpunësin Civil, përshembull. Nuk e fituam këtë  betejë në Kuvend, ku për fat të keq argumenti vazhdon të jetë bira e fundit e kavallit. E vazhduam betejën në Gjykatën Kushtetuese dhe e fituam. Por Rama-Meta, siç dihet botërisht, siç e dini edhe ju, atë që nuk e  morën dot me një akt antikushtetues, duan ta marrin me një ligj antikushtetues dhe antikonsensus duke rrezikuar seriozisht marrjen e statusit edhe në qershor. 

Opozita ka detyrimin t’u argumentoje shqiptarëve pasojat e gjithë kësaj arrogance dhe këtij arbitrariteti për jetën dhe ëndrrën e tyre. Opozita ka detyrimin të zhvillojë brenda hapësirave parlamentare gjithë betejat politike në mbrojtje të demokracisë. Po më tej? Si t’ja bëjmë? Si t’i ndalojmë, kur këta as për parlament nuk pyesin, as për Kushtetutë nuk pyesin, as për  konsensus nuk pyesin, as për standarde nuk pyesin, as për vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk pyesin. Përgjigja është një dhe vetëm një:  sheshi, marshimi, protesta”, tha Basha.

Në vijim kreu demokrat u shpreh se “Partia Demokratike dhe opozita që do t’i prijnë këtij zemërimi popullor, që nuk mund të kthehet prapa, sepse demokracia shqiptare nuk mund ta ulë kokën, por do të lëshohet përpara shumë më e fortë, shumë më e sigurt”.

“Demokracia është fati i popullit në duart e popullit. Këtë na kanë mësuar etërit e saj, këtë na ka mësuar historia, kështu ka qenë  e  kështu  do të jetë”.

“Të  gjithë në sheshin e  krenarisë dhe dinjitetit për të shkruar një faqe të re në historinë e qytetërimit tonë, faqen e papajtueshmërisë me mashtrimet, faqen e papajtueshmërisë me dështimet, faqen e papajtueshmërisë më vllazninë antidemokratike, antishtet, faqen e marrjes  në mbrojtje si asnjëherë tjetër  të demokracisë, që  është pasuria e më e madhe e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat ka vlerësuar si një zhvillim tejet pozitiv anëtarësimin e të rinjve dhe të rejave në këtë forcë politike, e cila ka vetëm pak muaj që ka dalë në opozitë.

“Brezi i ri po vërshon në dyert e hapura të shtëpisë së madhe të lirisë të Partinë Demokratike. Ky  është  lajmi më  i mirë jo vetëm për demokracinë  anembanë vendit, por për demokracinë dhe për shpresën  shqiptare në këtë kohë  të zymtë kur  vendi bombardohet çdo ditë me lajme që flasin  vetëm për përkeqësim të  gjendjes ekonomike dhe shoqërore, vetëm për rënie të treguesve të  punësimit, zhvillimit, konsumit, investimeve, vetëm për rritje  në krahun tjetër të treguesve  të varfërisë,  krimit, trafiqeve, drogës, korrupsionit; vetëm për  rritje të rreziqeve që kërcënojnë gjithmonë e më shumë aspiratën mbarëpopullore të  integrimit të vendit në Europë dhe vetë demokracinë  në kolonat  e saj të  ligjit, të drejtave dhe lirive”, theksoi Basha.

Gjatë fjalës së tij kreu demokrat akuzoi Kryeministrin Edi Rama për braktisjen që i ka bërë premtimeve të fushatës elektorale.

“Me premtimet e tij kolosale për vota, të cilat  i braktisi sapo hodhi lumin, Edi Rama ka vendosur një rekord që nuk e kemi parë në asnjë  demokraci në botë. Ai e bëri këtë duke shkuar me mendimin se ajo që demokracia e quan kontratë vote është një rreckë, se populli ka qejf të gënjehet, se populli harron, por edhe nëse nuk harron, nuk ka çfarë bën se nuk më kap dot në zyrat e mia”, theksoi Basha.

Por sipas tij, “me marshimin e protestës, ne u krijojmë  mundësinë  çdo qytetari, gjithë kategorive  të qytetarëve shqiptarë që e  gjejnë  vetën e tyre  në serinë e  mashtrimeve të njohura elektorale të Edi Ramës të dalin dhe t’i thonë  atij me zërin e  fuqishëm të  bashkimit se nuk kemi harruar ne, por ke harruar ti mashtrues”.

“Marshimi kundër mashtrimeve është një mësim, një leksion që politikanët duhet ta mësojë sot e përgjithmonë, është  vendosja e një vije të re, e një raporti të ri midis popullit  dhe politikës me qëllim që të marrë fund praktika e shëmtuar e  mashtrimeve elektorale për vota”, u shpreh ai.

25 komente në “Aktivi i PD në Shkodër/ Basha: Rama na detyroi të dilnim në shesh”

  1. Dodë Mirdita - Orosh says:

    Kërriçi i Gomarit të madh -Berishoviç!!

    1. amant says:

      O njerez, po ju drejtohem ju sepse mazhoranca e sotme ka azhence tjeter dhe ben gjumin e rradhes, ju lutemi qe ti beni bilancin e premtimeve qe ka bere ky lulka para se te merrte bashkine e dhuruar nga Ristani. Vertete sa ka realizuar nga premtimet qe u beri banoreve te Tiranes. me duket se ishte edhe nje Tramvaj… Po i mbaron mandati ketij karagjozi politik dhe nuk ka bere asgje. madje ka edhe “moralin” qe te bej sikur po i keputet shpirti per shqiptaret qe sipas tij po u genjekan nga “mazhoranca qe erdhi ne pushtet me vote te vjedhur” Mos e leni qe te kakarise si laraske. Kujtojani se para se gjithash ky njeri duhet te jete vete i pergjegjshem dhe koherent me premtimet qe ka bere

      1. Marko Boçari says:

        dil dil mos haro djhe tangat bukuroshja vogel

  2. Tironci says:

    Jepi forca. Kujdes me 20 se mos te iken zeri.

    1. edwin says:

      Vallaj ate dit kam me ja rras m’goj kti PeDerit ,ka me pa .

  3. Lulezime shko futi nje shurre tek kasolle e veapit dhe je ne rregull,he te do lala forte he koqe i berishes.

  4. Shqiptari says:

    Si mund te harrohen krimet w ketij kok shtypurit. Ky e ka vendin ne burg me ndonje dashnor te zi

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Ai qe urdheroi vrasjen e 4 protestuesve me 21 janar 2013,kerkon te nxjerr “budallenjte” e Shkodres ne proteste.
    Nuk gjen ne bote veprim te ngjashem,ku vrasesi pas nje viti behet “demokrat”ku i dhimbset populli i “genjyer”.
    Perseri kerkon,te vrase me cadra pistolet,thika me helm,te vazhdoi hetimin parlamentar per vrasjet e 21 janarit.
    A kane mbetur koqe kandari qe shkojne pas vrasesve?!

  6. el says:

    Ne 20 shkurt Berisha dhe te tijet do te mbajne nje proteste kunder qeverise se re duke e akuzuar ate per mosmbajtje premtimesh keto 6 muaj. Une mbeshtes plotesisht protestat dhe them se ato jane shume te shendetshme per demokracine por a ja vlen te behesh vegel e Saliut? Ketij njeriu qe solli ne kete gjendje ekonomine e vendit tone, jeten sociale, pasurite kombetare dhe pamjen estetike, qe nuk nxiti kurre nje vlere morale dhe diti vetem te ushtronte dhune fizike e verbale duke u kthyer ne mitin e horrave dhe te forteve. Ne 23 qershor ky popull e perzuri nga qeverisja, ne 14 nentor ky popull e perzuri nga protesta…shpresojme qe 20 shkurt demokratet ta braktisin duke e perzene nga partia dhe duke u cliruar nga kthetrat e tij njehere e pergjithmone.

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : PD ne Shkoder eshte e lidhur me boten e krimit e cila ka mbeshtetje financiare ne financat e Bashkise se Shkodres. Nuk ka per te qene e thjeshte qe te hiqen duart e krimineleve nga arka e Bashkise Shkoder.

    1. jimmy says:

      pd ne shkoder ka privatizuar dhe teatrin migjeni, e kan ber ssi seli te PD

  8. skeptik says:

    Premtimet e Rames kane patur nje qellim ,ai e dinte shume mire gjendje
    e Shqiperise ,normalisht me arken bosh te asaj qeverie ,eshte e pamundur
    te realizohen te gjithe ato premtime ,por Rama kishte nje shprese ,kishte
    besim qe Shqiperia te merte statusin ne Dhjetor dhe cdo gje do te rregullohej
    pasi BE do te na ndihmonte nga ana financiare ,por fatkeqsisht planet e shtepise
    nuk behen me xhepin e tjetrit .Megjithate duhet shpresuar ne Qershor ,nqs
    nuk e marrim statusin perseri .Vare veten me zorre keci o Ramooo !!

  9. sh q i p says:

    ky po e tejkalon donkishotin. sidomos kur i meshon edhe zerit, aty behet personazh portokallie. o lule, se del apo s’del ti ne shesh, keta do bejne shtet e jo territore ku komandojne klanet tribale. kjo eshte diferenca o ushtari i gjeneralit te vdekur. ne fakt nuk eshte se pritet ndonje gje pozitive nga 2b e grupi ne i bie gozhdes e tjetri patkoit. mos harroni orkestren e mziut , ti jepni sheshit atmosfere festive. te fala bathores o lule.

  10. . says:

    ********************************************************************************************

    Pra nuk eshte “vullneti” popullit, por thirrja dhe nxitja qe i ben Ti njerezve sikur te jene “Mish per Top”.

    Mos u lodh te cirresh, se askush nuk mirret me “Ceten-Tritol te PD-se” mbushur me maloke dhe injorante provincial.

    Ceta-Tritolit PD, do shkerrmoqet totalisht … populli pret forcimin e FRD-se e Z.Topit qe ndryshon si ‘nata me dite me Ju”.

    “Zoti ju mallkofte” !

    ***********************************************************************************************

  11. Fshatari says:

    Epo te jete kaq GOMAR ky! sma merte mendja. Po ky car kujton,se Populli i zgjuar i Shkodres do te terhiqet akoma per hundesh nga saliu dhe i biresuari i tij luluja?

  12. 1 milion shkelma bytheve says:

    Ti Basha je mashtrues sepse ti i premtove shume popullit te Tiranes dhe nuk ke bere asgje per Tiranen. Ti e ke braktisur Tiranen dhe po merresh me punetv e partise tende. Jo vetem kaq por 1 milion voyues qe ja dhane votat PS nuk ndjehen te mashtruar, perkundrazi ndjejne qe kjo qeveri po ben gjithcka ta ktheje Shqiperine qe ju e vute ne gjunje me korrupsionin, vjedhjet dhe vrasjet ne kembe. Kjo eshte nje detyre titanike sepse ta marresh te shkaterruar dhe te vjedhur nuk eshte e lehte ta nxjerresh nga balta qe e futet ju. Prandaj ne vend te protestave ti do te beje mire ti ktheheshe punes ne bashkine e Tiranes dhe tu tregoje votuesve se cfare ke bere per ta. E ke bere ti ndonjehere kete me tiranasit? Asnjehere! Kjo qeveri po ju ofron konsensus per ligjet dhe ju dilni jashte. Kur erdhi PD ne pushtet pushoj me mijra njerez te pergatitur per 8 vjet nga administrata e atehershme socialiste dhe nuk pyetet fare. Vrate e prete dhe emeruat prokurore, gjykates, president, RTSH, SHISH pa konsensus dhe tani kerkoni kosnensus qe te mbani njerezit tuaj te korruptuar ne pushtet. Ti po ashtu mbledh ambasadoret tamam si ata femijet e klasave fillore qe ankohen tek me te medhenjte per te padrejten qe ju kane bere shoket e tyre. Ambasadoretr e shohin shume mire qe ju nuk po bashkepunoni por perkundrazi po minoni cdo bashkepunim ne parlament. Turp per ju te gjithe, aq me teper per ty qe je nje vrases dhe hajdut i qindra miljonave me rruget e lena pa shtruar dhe koston ne qiell qe paguan shqiptaret e varfer.

  13. Nuk ta var njeri ty !
    Demokracia ,nuk vret ne shesh protestash , ti si gjoja demokrat,vrave !
    Mbylle halene ,dhe shiko si do tia besh me miliardat
    e vjedhura. Njerezit qe do te dalin ne shesh ,do te dalin vetem
    me stilin qe dini vetem ju ;
    mercenarizem !

  14. Albana says:

    ESHTE NE TEREZI KY BOLJA!!! PO KY PREMTOI TRAMVAJ BRENDA 12 MUAJVE TE PARE TE MANDATIT SI KRYEBASHKIAK!!! PREMTOI HIPOTEKEN BRENDA 15 NENTORIT!!! E PLOT TE TJERA! KY KA HARRUAR DEREN E BASHKISE!!! NE CILIN SHESH I FTON SHQIPTARET TE PROTESTOJNE KY!! TEK SHESHI KU EKZEKUTUAN PIKERISHT KATER SHQIPTARE!!!
    JAZEK I QOFTE!!! VETEM TE JENE BUDALLALLEPSUR SHQIPTARET QE TE SHKOJNE PAS KETYRE!!!

  15. Treviso says:

    O kriminel, sheshi eshte per ato qe duan me manifestu por nuk keni te drejte te flisni ne emrin e te gjithe popullit. Ju nuk duhet ta permendni fare shprehjen popull. Me 23 Qershor, qe populli qe ju largoi me ceremoni nga pushteti. Ju si kriminele dhe pa kulture, e ofenduat popullin pse votuan kunder krimineleve dhe mafjozeve. Ato jeni ju, dhe sot doni ta perdorni perseri per interesat personale popullin. Ky manifestim do jete sfida e fundit per ju dhe te gjithe partine Demokratike. Edhe njehere populli do dije tju pergjigjet ne protesten personale, qe do mbani me 20 Shkurt.

  16. Makony08 says:

    Cfar kryetarke KOTI kjo wou sa POSHTE qe ndodhet PD-ja
    Vertet per te ardhur keq ……..

  17. ed says:

    Me 20 , du kamiona do shtypin me gjithe shpejtesine e tyre antishqiptaret me ne krye salih rrahman kriminel berishen ne shesh ,si minje qe ky vend te shpetoj nga kto kerma qe ndyn kombin.

  18. Emigranti says:

    Bibi- lushja e nenes I bene Thirrje popullit qe ti bashkohet ne proteste se nil eshte ngopur duke vjedhur.ne ate noting e kane vendin vetem Sali baba me 40 hajdute.

  19. stefan says:

    E ORE BASTARDA VRETE PUPULLIN E VOLLET E SHITE VENDIN DHE TANI DONI TI NXIRNI GESHTENJAT E PJEKURA NGA DUART E TIJ,TA KINI TE QARTE VETEM KRIMINELAT DO TJU NDJEKIN QE I PASURUAT JU ME PESLLEQE DHE ME VRASJE JU ERDHI FUNDI.

  20. Lymi says:

    Cfare populli qe jemi !Mjafton te hapesh faqen e temes dhe kuptohet
    nga komentet ,se cfare niveli kemi . PS tashme ka fituar ,si fitoi
    nuk eshte nevoja me te debatojme , persa i perket militanteve te
    Partive te tjera ,ne nuk duhet ti shohim kurre ata si armiqte tane.
    Ne jemi te gjithe vellezer , ata kane te drejtat e tyre per te protestuar.
    Rendesi ka qe protesta duhet te behen te qeta , dhe jo si u bene ato te 21 Janarit.
    Gjithashtu nuk eshte aspak e drejte qe sa here ndrohen partite duhet te
    Largohen njerzit nga puna , Ne cilin shtet ndodhin keto pervec Albanise ?
    Nga keto qe thoni ju del qe e paskeni votuar aleancen e felliqur vetem per te
    vetmin interes, qe ju te zini vendet e punes se tyre dhe jo per interesa kombetare.
    Nga qeveria e re nuk po shikojme asgje nga premtimet qe beri ,por kjo nuk
    I intereson militanteve , ato duan dhe presin me padurim vendet e punes qe te lirohen
    Ne jemi nje popull me interesa vetiake dhe jo kombetare .

    PS. PERSONALISHT JAME ASNJANJESE DHE PUNEN E KAM JO PARTIAKE
    NUK MARR PJESE NE ASNJE VOTIM ,NE ASNJE PROTESTE ,NUK KTHEHEM
    NE VEGEL TE POLITIKANEVE ,TE CILET KANE PERFITUAR DHE DO TE PERFITOJNE
    DUKE MASHTRUAR SA TE HIPIN NE KARRIKEN. AQ TE DASHUR TE TYRE.

    ZOTI JU SHTOFTE BESIM , JU SHTOFTE BUDALLALLEKUN.

  21. Gallata says:

    Pse në të gjitha fotografitë, ky (Lulka pra), duket me sy të skuqur…??? Është i pagjumë (nga frika), apo është i droguar…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje