Konstituohet Komisioni hetimor për Policinë e Shtetit/ Balla: Bashkëpunim me opozitën për një hetim të plotë

19 Shkurt 2014, 14:18Politika TEMA

Mazhoranca shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me opozitën për një hetim sa më të plotë në lidhje me zbatimin e legjislacionit në Policinë e Shtetit përsa i takon lëvizjeve që kanë ndodhur në strukturat drejtuese të saj.

Kjo u pohua në mbledhjen e parë të Komisionit hetimor parlamentar nga nënkryetari socialist Taulant Balla.

Mbledhja shënon edhe fillimin e punës së komisionit, i cili drejtohet nga deputeti Arben Ristani, ndërsa si sekretare u zgjodh deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Në mbledhjen e konstituimit u vendos që rregullorja dhe plani paraprak i hetimit të miratohen në mbledhjen e ardhshme, që do të zhvillohet të premten.

Kryetari i komisionit, Arben Ristani, tha se objekt i hetimit parlamentar do të jetë zbatimi i legjislacionit për procesin e lëvizjeve në Policinë e Shtetit, për periudhën 15 shtator 2013-31 janar 2014.

Ky hetim sipas tij do të përfshijë verifikimin e largimeve, transferimeve dhe punësimeve të reja në polici, si dhe pasojat që kanë sjellë këto ndryshime në garantimin e sigurisë publike.

Ndërkohë nënkryetari Balla kërkoi që komisionit t’i jepet më shumë kohë për të miratuar rregulloren e brendshme dhe planin e hetimit.

“Kërkuesit e këtij komisioni, deputetët e opozitës, të bëjnë gati dokumentacionin shkresor për informacionet që do ju kërkojnë institucioneve, si ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në mënyrë që të përshpejtohet puna, si dhe për gjitha procedurat e tjera që do të ndjekim në punën e këtij komision”, tha Balla.

Drafti i planit paraprak të hetimit për lëvizjet në polici, që pritet të miratohet të premten,  parashikon marrjen e të gjithë dokumentacionit nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për të gjitha largimet nga Policia, gjatë periudhës 15 shtator 2013-31 janar 2014; si dhe për transferimet, punësimet dhe ripranimet e kryera gjatë kësaj periudhe.

Një tjetër detyrë e parashikuar në planin paraprak të komisionit është dhe kontrolli i regjistrave të personelit të Policisë së Shtetit, që janë prekur nga lëvizjet apo që janë punësuar apo ripranuar në polici, gjatë kësaj periudhe katërmujore; shqyrtimi i shkaqeve të lëvizjeve të ndodhura në policinë; marrja e strukturës dhe organikës së re të policisë, e miratuar pas datës 15 shtator 2013, si dhe e strukturës e organikës që ka qënë në fuqi para kësaj date, shqyrtimi i të dhënave dhe dokumentacionit përkatës për mënyrën e zbatimit të strukturës, si dhe evidentimi i shkaqeve, evidentimi i numrit të plotë të personave të liruar apo transferuar, etj.

Veprimtaria e këtij komisioni hetimor do të përfundojë brenda datës 6 prill 2014.

4 komente në “Konstituohet Komisioni hetimor për Policinë e Shtetit/ Balla: Bashkëpunim me opozitën për një hetim të plotë”

  1. Gallata says:

    Qesharake…! “Burri i shtetit”, nuk do të lejonte kurrë të bëheshin gjera të tilla…! U bëmë si këmbët e dhisë…Shpellarët, nuk kanë nevojë për “kulturë demokratike”, për ata mjafton ligji i xhunglës…

    1. zamo says:

      flamur noka dhe arben ristani q ee kthyen policin e shtetit ne nje katrahure te vertete ne nje polici militantesh dhe partiakesh dhe tani kjo polici po vuan me se shumti pasojat e tyre

      1. Miri UK says:

        Dy idiotet, njeri i pire e tjetri pa pire ?
        http://goo.gl/pkFwLz

  2. Iremila says:

    Noka idjot.Ristani nje marifetci i ndyre,e di veten akoma kryetar te KQZ SE TIJ FAMKEQE KY PALO BURREC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje