Tjetër peshqesh nga Berisha/ Nga 1 prilli do paguajmë më shumë ‘falë’ koncesionit të skanimit në dogana

19 Shkurt 2014, 18:32Politika TEMA

Nga 1 prilli, bizneset dhe qytetarët do të përballen me rritje të fortë të kostove, që burojnë nga koncesioni i skanimit në dogana.

Vitin e kaluar ish- mazhoranca e djathtë ia dha të drejtën monopol të skanimit një kompanie private me emrin ‘Rapiscan’. Sipas kontratës, kompania arkëton 39 euro për çdo deklaratë doganore në Republikën e Shqipërisë si në import ashtu dhe eksport. Por si përkthehet kjo kosto për ekonominë?

Top Channel i referohet të dhënave zyrtare, sipas të cilave rezulton se kostot shtesë për çdo biznes arrijnë në mijëra euro në vit. Për biznese të caktuara që tregtojnë mallra me vlerë të ulët si ato të konsumit bazë, rritja është edhe më e fortë. Dy vitet e fundit sipas të dhënave zyrtare, doganat përpunuan 45 mijë deklarata doganore vetëm për katër grupe produktesh, përkatësisht fruta-perime, vaj, miell dhe grurë me vlerë totale 107 milionë dollarë.

Vetëm për skanimin, me hyrjen në fuqi të kontratës, për këto 45 mijë deklarata biznesi do paguajë 2.5 milionë dollarë. Kjo do të thotë se kostoja shtesë për çdo ndërmarrje që importon ose eksporton produkte bujqësore është sa 2.3 për qind e vlerës së mallit. Pasojat janë dy. Në import, tarifa do u ngarkohet qytetarëve, të cilët do paguajnë më shtrenjtë për produktet bazë që vijnë nga jashtë. Ndërsa në eksport, ajo godet bizneset shqiptare duke i bërë ata më pak konkurrues në tregjet ndërkombëtare sepse rrit kostot e produkteve që ata shesin jashtë. Kjo jo vetëm në bujqësi.

Kosto të larta do të ketë edhe për fasonin, një nga zërat kryesor të eksporteve shqiptare. Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare çdo ndërmarrje fason ka kryer mesatarisht 200 deklarata doganore. Nga kjo rezulton se vetëm për skanimin secila nga këto kompani do të paguajë 7800 euro në vit. Por koncesioni i shtrin efektet edhe përtej importeve dhe eksporteve, pasi ish-Qeveria i ka dhënë të drejtën kompanisë që tarifa të aplikohet edhe tek mallrat tranzit, ato të cilat kalojnë përmes Shqipërisë në vendet e tjera.

Vitin e kaluar doganat përpunuan rreth 35 mijë deklarata tranziti, të cilat do të duhet të paguajnë tani 1.3 milionë euro për skanimin. Kjo ka ngritur shqetësimi tek ekspertët se kontrata koncesionare mund të çojë në devijimin e trafikut të mallrave duke bërë që vendet përreth të mos përdorin më Shqipërinë si rrugë tregtare. Që në fillim kontrata koncesionare e skanimit u kundërshtua fort jo vetëm nga opozita e asaj kohe, por edhe biznesi. Shumë shpejt me hyrjen në fuqi të saj, biznesi shqiptar por edhe qytetarët do ndjejnë edhe kostot. Plot 25 deri në 30 milionë euro në vit për 25 vitet e ardhshme./TCH

27 komente në “Tjetër peshqesh nga Berisha/ Nga 1 prilli do paguajmë më shumë ‘falë’ koncesionit të skanimit në dogana”

  1. Enver Hoxha says:

    Keshtu e do ky popull.Te lumte biri im.

    1. Bruce Willis says:

      Topalli po i thote Berishes:
      A mos ma ke ba me gisht, se sikur ta niva unazen qe po me gervishte.
      Saliu: Jo moj, ishte zinxhiri i ores.

      1. adri says:

        Shikoni se cfare ka bere saliu me aluiznin me legalizimet keto tete vjet te shkuara. kane legalizuar ndertime qe nuk ekzistojne fare.
        Po dihej pune e sali katunarit katunari e fshatari fshatar ngelet shikoni o njerez se cfare kane bere demokratet e saliut. Perfundimisht e kane shkaterruar vendin dhe shtetin e kane baltosur dhe e kane lene llum e pisllek kudo ku kane qene. Populli shqipetar eshte fatlum qe i largoi keta te poshter e fshatar nga Pushteti. Ata jane per ti futur ne burg perjete te gjithe nga berisha deri tek i fundit. Nuk i hyjne ne pune askuj as Europes e as Botes e as Popullit Shqipetar. Tu sekuestrohen te gjitha pasurite dhe leket ne banka qe kane vejdhur duke abuzuar me ligjet e shtetit.
        Prandaj dalin ne protesta se duan te mbrojne leket e vjedhura.
        Por pupulli shqipetar nuk duhet kurrsesi ti lejoje keta abuzues me ligjet dhe pasurine e shtetit Shqipetar, te tallet me te.

  2. lambert says:

    Nise shpejt Shkelzenin me valicet prej llamarine,te kaloje doganen pa ardhur 1 Prilli!

  3. populli says:

    Ekspertet te gjejne nese ka shkelje te ligjit dhe tia ngarkojne koston atij qe e ka shkelur gjithnje ne rast se ka , ne te kundert nese eshte nje e keqe e domosdoshme per te bere shtet atehere natyrisht kostoja do tu takoje te gjitheve dhe do te na kthehet ne nje menyre tjeter .sa me i forme shteti aq m shume sherbime do te perfitojme .

  4. mitro says:

    S’ka mundesi t’a beje Berisha kete,ai ka menduar gjithmone per popullin,per te mos rritur taksat.Biles i biri shkoi dhe me larg,mori per grua kusheriren e tij per mos e lene te vuante per burre.Ata jane burra te beses dhe ate fjale qe thone e mbajne.

  5. Labi says:

    O popull .Shyqyr qe e rrezuam nga pushteti kete qelbesire se po te qendronte ne pushtet edhe 1 mandat tjeter nuk perjashtohet mundesia qe ta kalonte ter shqiperin ne pronen e tij .

  6. elinor says:

    Yll krejt! Edhe me e larte te kishte qene tarifa edhe me mire do ishte.

  7. Pelasgian says:

    a nuk mund te prishet ky koncesion o ShqipKar ????? flini flini

  8. Mark says:

    Mazhoranca duhet ta heq ket nje minute e me pare. Nuk mund te tolerohet apo justifikohet e kunderta.

  9. shqipja says:

    lexoni fytyrat e do te kuptoni kush jane keta gjakpires te popullit

    1. arjana says:

      une kur lexoj fytyrat e tyre ndjej vetem deshiren t’i mbys me thonj..se dija qe mund te urreja dike qe nuk e njoh personalisht aq shume..

  10. LABI says:

    POPULLI KARRAGJOZE I ALBANISTANIT QE HODHI POSHTE UDHEHEQESIN E P.P.SH XHAXHIN ENVER DO TI DALI SHKUMA NGA BYTHA SEPSE EDHE KUR ARMIKU ME I MADHE I RRACES SHQIPETARE VITHTE VOTAT NE ALBANISTANE SHQIPETARET QESHNIN….TANI ME ARDHJEN E HAJDUTEVE ANGLEZE QE I DEBUAN NGA BULLGARIA ME SHQELMA DO TE SHOHIN SE SA DO JENE TE VJADHUR DHE TE PERBUZUR…POSHTE UNIONE EUROPEA….POSHTE NATO….RROFTE VEPRA E XHAXHIT ENVER

    1. Pilo Lala says:

      Ti ke ngelur me probleme psiqike, se ke qene bashke me Tritanin tek preshi ne Lushnje.

  11. valter says:

    Po shume mire ka ber, rritja e kostove ne dogana ben me te konkurrueshem produktet e vendit, tregetaret me mire te investojne ne fushat e myzeqes dhe te ter shqiperise sesa te shkojne te mbushin maunet me plehrat e produkteve te fqinjeve.

    1. Cohen says:

      more Valter djali.po kjo eshte njera ane e medaljes a jemi a sjemi per tregeti te lire dhe jo per proteksionizem, e dyta ketu do te skanohen edhe eksportet vendase jo thjesht importet keshtu qe brenda e kemi dhe per prodhimin vendas dhe e treta ky Grabitskani i Berishes leket nuk do ti ktheje ne buxhetin e shtetit por do ti marri per vehte dhe per Berishen qe te paguajme une e ti o Valter djali

    2. Bazarhesap says:

      Ne mes te viteve 2008 qeveria kineze I dhuroj Shqiperise scanerin e portit te Durresit me vlere prej 1 million $ dhe asistencen e ekspertit per nje vite dhe pas kesaj kohe qeveria shqipetare duhej vetem ta mirmbante aparaturen,por si (qelbesire) qe Jane vendosen mos te pagonin per mirmbajtjen dhe e lane te ndryshkej Ne mes te portit dhe per 3 vjet e fundit Asgje qe ka hyre Ne portin e durrsit nuk eshte skanur dhe Kjo gje u be qe te vidhshim me duar dhe kembe Dhe ta jepshim me koncesion!!!!

  12. vitrina says:

    anullojeni pra..do te rishikohen te gjitha koncecionet u tha ne fushate..urdhero ja tek e ke..hiqeme mire paguaj nje penale shteti se sa ta paguajme ne ne cmimet e pergjithshme.sme duket e ndershme arsyetimi ,e ka vene sala e ne skemi cti bejme.boll me salen.hiqeni,..punoni ju per te miren tone.tani ka vler vetem puna juaj.nuk pine me uj arsyetimet sala basha etj..

  13. Vladimir says:

    Kemi importuar dhe kemi çuar makineri e lende te para nga Italia prej vitit 1993. Kurre nuk kemi paguar keto shifra per skanimin e boletave doganore. Kjo eshte nje marrveshje e turpshme dhe korruptive e paster, nenshkruesit duhet te ndiqen penalisht.
    Mund te pronohen skanime per ngarkesa e veçanta, te pakontrollueshme per faj te subjektit, dhe eshte e natyrshme qe kostot do te vendosen mbi te. Por keshtu e vendosur mbi çdo deklarate eshte e paimagjinueshme.
    Nje shembull nga puna e perditeshme: Ne se te duhet nje pjese kembimi me vlere mbi 150€, sot behet deklarate doganore edhe kur vjen me avion. Tani e tutje nuk mjafton spedicioneri qe per ne Shqiperi ka çmime te çmendura, nuk mjafton doganalisti i Rinasit, qe mos te zente halli, pa 5000 leke nuk bejne deklarate doganore, tani duhen edhe 39€. Zoti minister, denonco firmetaret dhe anullo sa me shpejt marrveshjen, ne se nuk je edhe ti brenda.

  14. . says:

    *********************************************************************************************

    O popull, ngrihuni ne “kembe” te kapim kriminelin dhe spiunin e UDB-se dhe KGB-se, per te realizuar planet per destabilizimin e Shqiperine si Ballkanin.

    Mos t’a lejojme kete Kriminel te realizoje fitoren e “Putin-it” per te ndalur Ballkanin te bashkohet me Europen te cilen e don vete USA dhe Obama.

    O popull, mos t’a lejojme kete spiun-kriminel te n’a shpetoje per gjithe ato krime, vjedhje dhe bema te panumerta.

    Sali Bisha duhet te arrestohet … Ai me UDB-ne po punon per Putin-in qe nuk don Ballkanin ne Europe.

    ***********************************************************************************************

    1. ass says:

      pse te ngrihem une nuk ka gjykate apo shtet per c’fare i zgjedhim per te ruajtur mizat e per te bere blablabla.ketu behemi te forte te tere ,por kur vjen puna per te votuar zgjedhim prap keta

  15. Goni says:

    Kete koncension e ka bere ministria e financave. Pse asnje nga zyrtaret e ketij koncensioni apo dhe te tjereve o Mero nuk po shkon ne prokuriri? A mos ministri i financave Shkelqim Cani apo njerez te tij jane kapur nga mafia e koncensioneve dhe sot ndajne leket me ta?

  16. lavirja e bulevardit says:

    duhet te dali nje burrrrre, qe ketyre te treve bashke me Liken bohen kater, ti veje dinamitin mu ne myth edhe shpetojne shqiptaret pastaj….

  17. Analisti says:

    Po o Mero plaku Mere po, fajin prape e ka Saliu, po ik ore andej, pse 4 apo 8 vjet me kete pune do merreni ju, fajin e ka PD, ore fajin dhe pergjegjesine ne qeverisje e ka Kryeministri i pari Piktori, pastaj qeveria, opozita nuk ka faj. Faj opozites vetem Enveri i vinte. Late nam, shikoni ore aty beni gazetari, beni kritike, kritikoni qeverine se keshtu shkohet perpara, nuk shkohet perpara duke kritikuar opoziten dhe duke bere servilin e qeveritareve te korruptuar dhe mashtrusa. Kjo qeveri sa do qe ta mbroni ju te Temes, Shqiptarja.com, Top Kanalit, etj per te mos ti permendur te gjithe, kot e keni, eshte e deshtuar, eshte qeveri mashtrimi, qe u premtoi Shqiptareve qe do hanin me luge floriri, ulje taksash, shendetesi falas, ku jemi tani pas 6 muajsh??? A mund te na e thoni ju te Temes, se qeverise i ka ikur goja. Ta them une 1 miliard dollare boxh i ri i marre nga FMN qe do ta coje borxhin 90%, nafta u rrit, taksat te gjitha pa perjashtim, e pra, te pakten tregohuni realist dhe beni gazetari, mos mashtroni Shqiptaret gjithe diten, se Shqiptaret nuk jane budallenj. Edhe njehere mendoj se kjo qeveri duhet te ndryshoje urgjentisht kurs se do perfundoje shume keq, me keq se qeveria e Jorgos ne Athine.

  18. nastradin says:

    Shikojini o milet keta pushtetare, si qeshin dhe gajasen tani, sic qeshen dhe u gajasen si kriminele te Piramidave qe ju vodhen me kuc dhe mac.

    Shikojini o milet keta pushtetare si tallen me popullin e tyre keta enverista te pabese qe mendojne dite e nate si te vjedhin LEKAT e buxhetit te shtetit me finte qe i kane mesuar ne Partine e Punes.

    Shikojini o milet keta pushtetare qe i polli 29 nentori i ZI dhe LANC-i kriminal i Enver Hoxhes qe grabiti me dhune pronen private dhe masakroi intelektualet perendimore te Shqypnise, ne menyre qe t’i zevendesonte ata me kusare dhe vrastare si Sali Berisha me banden e tij.

    Shikoni o milet se cfare pushtetaresh keni zgjedhur per t’u drejtuar dhe thirrini trunit dallkauk qe te mesoni si te zgjidhni BOSIN heren tjeter.

  19. fshatari says:

    Kur lexoj keto bemat e Shkelzen pederastit dhe Sali legenit,me kujtohet Muq Nano dhe kryevepra e tij `Une jam Geg`…e kane mendjen te kombi nate e dite dhe jo te paraja

  20. ass says:

    po rritjen e naftes si e perkethen tch sa miliard ne vit paguajne bizneset apo ato jane te shkoqura.
    jeni bere me keq se g55 doni te lani mutin me shurre.te peshtire qe te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje