Dikur ky hotel me 14- kate ishte një simbol i zhvillimit në Teksas.
Por prej vitesh, Baker Hotel është në gjendje të mjeruar.
Hajdutët e kanë zhveshur atë nga gjithçka e çmuar, ndërkohë që banorët shpresojnë se një ditë ai do rikthehet në shkëlqimin e dikurshëm.
Hoteli u mbyll në vitin 1972, pasi falimentoi.
Mes emrave të njohur që kanë fjetur në hotel janë Clarke Gable e Judy Garland.
Historia e hotelit është e mbushur me histori fantazmash.
Ka raportime se aty është parë shpirti i një gruaje që ka kryer vetëvrasje.
Askush nuk futet në dhomën e saj.
Një tjetër fantazmë që thuhet se ende në hotel është edhe ajo e Douglas Moore, i cili u nda në dysh në një aksident në ashensorin e hotelit.
Njerëzit thonë se kanë parë vetëm fantazmën e kokës së tij.
Le t çojn çeçenet tan atje. E popullojn ata hotelin alla Bathorçe. Dhe po hyni çeçeni n hotel,ja mbathen fantazmat.
hahaha,mire e the,ku ka fantazma qe rrin me kto tanet aman.