Të nderuar qytetarë,
përfaqësues të shoqatave dhe të shoqërisë civile që përfshini një gamë të gjerë të aktivitetit tuaj, që nga mbrojtja e mjedisit e deri tek mbrojtja e të drejtave të Fëmijëve dhe të Njeriut,
përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfaqësues të shkollave, grupimeve dhe organizatave të të rinjve shqiptarë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, të Republikës së Shqipërisë, prej disa javësh, në vijim të vendimit të Komitetit Ndërministror dhe porosisë së Kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama, ka ndërmarrë një aksion në shkallë të gjerë për pastrimin e gjithë territorit, me synimin final për të krijuar një mjedis sa më të pastër dhe mikpritës.
Në përpjekjet tona për zgjidhjen e kësaj situate emergjente të krijuar prej vitesh, kemi gjetur mirëkuptimin e strukturave të tjera shoqërore apo dhe pushtetit vendor, por fatkeqësisht në nivele që lënë për të dëshiruar.
Por që aksioni ynë të ketë rezultate akoma edhe më të mira, është e domosdoshme përfshirja e të gjithë komunitetit, shoqatave të biznesit, organizatave të ndryshme, nxënësve të shkollave dhe studentëve, që si një trup i vetëm të çlirojmë rrugët, bregdetin, mjedisin tonë nga plehrat që i kanë zënë frymën.
Duke qenë se Shqipëria është porta e Ballkanit, duke qenë se Shqipëria në qershor të këtij viti pret të marrë statusin e vendit kandidat për në BE për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, duke qenë se jemi në prag të hapjes së sezonit turistik, në emër të jetës, në emër të fëmijëve tuaj, apelojmë për një gjithëpërfshirje të qytetarëve që kërkojnë një Shqipëri të pastër dhe atraktive, bashkohuni me ne, në aksionin për pastrimin e Shqipërisë ditën e shtunë.
Le të tregojmë dhe ne shqiptarët kulturë europiane, dashuri ndaj ambientit dhe gjithçkaje që na rrethon, dhe në radhë të parë dashuri për veten tonë dhe jetën e fëmijëve tanë.
Shqipëria është e jona, është vendi ku ne kemi jetuar me mijëra vjet, jetojmë me njerëzit tanë më të dashur dhe vendi në të cilin do të jetojmë ne dhe fëmijët tanë.
Që ta ruajmë atë sa më të pastër, bashkohuni me ne, me kauzën tonë që është kauzë e të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne!
Sinqerisht
Mimi Kodheli
Bravo Mimi, per kete te jesh e sigurt se jemi me ty!
I the moj i the, po kujt i the thuaj, ai eshte popull pellaz! Nuk ndergjegjsohen as pellazt e as shpellaret, duhet te vdesin ca breza te mire qe te shofesh ndryshim.
hahahahahaha –Kjo Mimi ka haruar se cfare ministrie drejton –ahahahahahaha –Skandaloze fare
Mimi tani tu thote ushtareve :…Me hap reshtor dhe kenge reshtore .
perpara per ti bere
malet pjellore si dhe fushat …loooooooooooool hahaahaha
Kjo kujton sikur eshte Ministre e Pastrimti te Teritorit , si ne kohe te Dulles
Hellooo Mimi ! –Je ministre e Mbrojtes , jo e Pastrim Teritorit
, ndaj meru me punet qe te takojne
Ushtria nuk eshte per pastrime, po qe te beje stervitje per te qene e afte te Mbroje vendin tone nga …keta fqinjet qe kendojne :…
…me zorret e shqitpareve
do bejme litare….
Zonja Ministre interesohu te blesh arme qe te kesh nje ushtri tamam te denje per emrin e Natos, jo te kesh nje ushtri me Aksioniste ..ok?
Nuk ka aty ne PS ndonje ish oficer qe ti mesoje Mimit abc-ne e Uhstrise
se Ushtria qe te quhet ushtri
duhet te kete disa Avione, tanke, anije luftarake, kunder ajrore dhe disa raketa
Une cuditem me nje gje : A eshte normale qe ne te jemi e vetmja ushtri ne NATO qe te mso kemi asnje lloj armatimi te rende ..?
Ka shtete si Belgjika, Zvicra ,Hollanda etj qe nuk jane aspak ne gjendje lufte dhe qe nuk kane epr te ber lufte asnjehere …emegjtiahte kane armatim modern
Ndersa ne , jemi nen peshen e nje ligji lufte nga Greqia , dhe ehre pas here ushtria greke ne stervitjet e saj kendon kenge kriminale
biles para dy ditesh ata perseri kendonin qe :..me lekuret e shqitpareve do bejme tapete ….e kujdi une tjeter
Ndersa qeveria jone , ka vendos ne krye nje deficente si kjo Mimi
dhe as qe kujtohet fare qe ta pajise vendin me nje armatim te rende , modest , por modern qe te kemi mundesi te mrbojme veten tone
nga ndonje aventurier qe mund te kuturise te godase vendin tone
Ne nuk jemi vend agresiv,por te pakten te kemi nje armatim qe te mbrohemi
Kjo qeveri na le te c’armatosur ne meneyre qe te vije greku e te na theri ne gjume sic theri ushtaret ne kohe te Sales…
Edhe media e shkruar ben shume gabim qe nuk e trajton ceshtjen e armatimit,
por i sherben qellimeve te erreta te kesaj qeverie qe eshte e mbushur me …te pabese
Pyetje: Ajo taksa e pastrim gjelberimit qe paguajn qytetaret fshataret katunaret dhe malesoret per cfare sherben? qe te bejme punen per te cilen shteti na merr taksa. Aaaaa ndryshon puna nqs Mimi do na japi naj leke per ndihmen qe do i japim per pastrimin e territorit. Ne kapitalizem nuk ka pune pa pare, do ndihme tund xhixhat. Do me nxjerre dhe nxenesit e shkollave me punu ne pastrim, ok, por se mos i kap ligji ata qe do i cojne kalamojt e shkollave ne pune pastrimi se do quhet shfrytezim i te miturve si krahe pune. Nuk na u ndane nje here keto kinezerirat ne.
Lovely Kodheli,kam respekt per ju e punen tuaj, por ta fillojme punen me radhe, pastrimi eshte shume i nevojshem dhe pastertia e tertorit dhe ambjenteve e qyteteve mund te vendosen ne sandartet e para viteve 90,sepse ne kete katrahur populli shqiptar ka vetem 23 vjet, por te kaloj te ideja ime ne u votuam dhe populli u votoi masivisht dhe se pari duhet permbushur deshira e popullit dhe detyrimi juaj si qeveri per drejtesi ne kete vend sepse ky popull e ky vend eshte vrar e poshtruar nga ish kryeministri dhe asgje nuk po beni per ta gjykuar e ta denuar, popullit po i vritet shpresa fillojeni nga drejtesia,nga horrat qe e shkaterruan kete popull,ne do hyjme ne europe,ne jetojme edhe pa europen, ne na mjafton Amerika,por ne radhe te pare nuk na duhet europa me keta kriminel neperkembe e me kete gjyqesor qe edhe ne sistemin e Enver Hoxhes nuk ka qene kaq i politizuar dhe ky politizim i tejskaisshem tregon per lidhje te dyshimta,me qendrimin qe mbani na keni vene ne mendime,ndoshta per ta bere dhe ne si Ukraina.
He te paska ardhur mendja Horry Bulevardit se edhe une ashtu mendoj, keta nuk jane ne terezi, gjithe ate lufte kunder ish qeverise e paskan bere per fushate elektorale, tani qe hypen ne karrike I harruan te gjitha premtimet bejne sikur si kane thene kurre ose nuk te njohin fare dhe keta kane zbritur nga qielli.
Te lumte Mimi, e ke bere punen tende, ke dhene shembullin personal, ti dhe te gjithe FA.
Por ketu nuk eshte ceshtja thjesht per te pastruar plehrat. Ketu eshte problemi i nje mentaliteti te gabuar qe ka pushtuar mendjen e shqiptareve dhe qe do te duhet nje revolucion per ta ndryshuar. Rilindja eshte nje koncept kultural, me teper se sa politik. Rilindja nis nga koncepti i shtepise sone te perbashket, qe nuk eshte formuar akoma.
Sidoqofte ja vlen te provohen te gjitha rruget. Une mendoj se duhet te merret edhe mendimi i eksperteve. Mjedisoret duhet ta vrasin mendjen dhe te propozojne zgjidhje.
Me duket e drejte verejtja e njerit prej komentuesve qe thote se ne fund te fundit plehrat duhen asgjesuar. Levizja e tyre nga nje vend ne tjetrin nuk eshte nje zgjidhje perfundimtare.
Kjo eshte ministere e mbrojtjes apo e mjedisit? Bravo Mimi e bête ushtrine per te mbledhur plehera. Hajde pune hajde si e katandisem sistemin e mbrojtjes ne skrap per hajdutet. Kur nuk ju duhet ushtria shkriheni, te pakten I kurseni parate popullit , kjo eshte tallje coin ushtaret te pastrojne gardhet e pisanjoseve qe hedhin pleherat vend e pa vend.
Z.kodheli ju pergezoj per nismen ,por kam nje sugjerim :akset rrugore .mirembahen nga firmat private,a keni pare ne ndonje aks punetore? perse nuk bashkepunoni me ministrine e transporteve,se ne shume raste po beni punen e firmave qe paguhen me parate tona.do te ishte me me efekt te perqendroni punen ne bregdete, liqene dhe lumenj qe jane mbushur me mbetje e inerte.
Tja filloj me lumenjte kjo o njeri duhet te zbarkohet kina dhe india
Aq e paster esht edhe sot e kesaj dite ne jug bashkite I hedhin plerat ne lumenj
Paguajme taksa qe te mbajme ushtri dhe e perdorim per te pastruar. Paguajme taksa per pastrim dhe perhere me pis..
Kete thirrje duhet ta bente nje tjeter minister ..apo jo zonja ministre?? Nuk kuptoj nje gje je Ministre e Mbrojtjes apo e Mjedisit,Hiqeni Lefter Koken dhe i bashkoni dy ministrite ne nje te vetme se nuk po marrim vesht…AH ne qofte se je ministre e mbrojtjes nga pleherat atehere ndryshon puna…
Ja thua moj sokolesha Mimi ja thua, po kujt ja thua? Populli yne ka zene ”ndryshk”qe ne fillimet e demokracise kur u qeverise nga politikane qe mendonin vetem si te pasuroeshin per veten dhe familjen e tyre dhe jo per popullin dhe e lane Shqiperine ne kete katrahure qe eshte sot.
Ty te lumte moj zonje po nuk vjen me nje lule behari. Ngrini nivelin ekonomik ne Shqiperi qe komunat te kene fonde e te meren vete me to se ashtu si jane skan lek as per rrogat.
Jo shtrengim ekonomik ne nje Shqiperi te ngordhur si sot qe i ka hedhur leket vetem ne beton.
Zonja Ministre do te jemi me ty!!!
Populli te pastroj plerat, qeveria te pastroj fondet
Me pelqen ironia jote , bravo
Niseni nga vete vetja si fillim!
Te dalin edhe nje grup perfaqsuesish te forcave te rendit apo edhe punonjes te bashkise, komunave, ministrive, ujsjellsave, CEZ, shendetsise, sportit, muzikes apo kultures. Jane keta njerez qe duhet te japin shembullin si fillim sepse paguhen me taksat e njerezve e te bizneseve dhe kur ka emergjence kombetare keta duhet te jene te paret ne balle te turmes e pastaj shkollat apo banoret e thjeshte te Shqiperise.
Kshu ndodh ne Evropen qe duam te aderohemi.
Kosova dhe Shqipnia jane shtetet ma me shume berllog nBote! Hallall tkoft oj Mimi, je Shote Galica e kohes moderne…
Zonja Mimi,Z.ministre ,jam plotesisht me Ju.Ju faleminderit per gjithcka te mire qe jeni duke bere per kete popull dhe kete vend.Ju falemnderit.
Heu bre burra, qysh kur Mrika, Ministrja e Mbrojtjes
filloi luften me plehrat, se armiqte e plehra ve shqiptar jane
vetem plehrat, as geeky, as serbi, as inglizi….
Ca gallate! Hiqeni kete bushtren, te pakten nga TV, pa ministre
mbajeni dhe ca kohe, se po u vjen fundi pa e filluar
mire.
E nderuar zonja Mimi Kodheli!Duke qene se ju njoh nga larg e afer(kolege prane nje universiteti),po e nis nga fundi i thirrjes Tuaj….me fjalen”Sinqerisht” e cila ne gojen tuaj eshte shume e vertete.Si rralle here ne politiken shqiptare aktuale kemi luksin te kemi nje femer te kompletuar ne te tera drejtimet,qe nga sjellja e performanca qytetare,karakter te forte,moral te larte,seriozitet e profesionalizem kudo ku keni punuar e milituar.Pavaresisht mendimit te ndonje skeptiku se pranvera nuk vjen me nje lule,nisma Juaj eshte per t’u qafuar nga te tere ne shqiptaret.Jemi gati qe t’i pergjigjemi me po ate seriozitet e sinqeritet qe Ju keni patur e keni perhere! Roland S……..
O Mimo mos e keni nis mbrapsh ket pune? Bashkohem me idene se na duhet nje vend i paster, po na tregoni, keto plehra mbasi i mblidhni ku i coni apo hiqja Lenes e veja Prenes. Si fillim duhet te kesh percaktuar vendin e agjesimit te plehrave, qe nuk e kemi. Kjo sa i perket atyre cfare ju konstatoni dhe te gjithe i shohim an e kend. Por nje gje besoj e shikoni dhe ju ky qe vend eshte kthyer ne nje plehnaje gjigande qe nuk ka zot qe e sjell ne vete. Mjafton te kthesh koken majtas djathtas,kur udhetonme makine, se zor se shef nje fushe a nje koder, vec karburant (110 cope te tilla Tirane-Shkoder ne 2006). Fusha te kthyera ne tulla e beton ane e mban vendit. E tha nje vizitor, ne vitin 2005: interesant sa shume shtepi te reja te ndertuara ka ne Shqiperi, vetem se ngjajne sikur dikush i ka hedhur nga qielli, kuptohet jane ndertuar ku kane gjetur vend. Me nje fjale o Mimi zor e ke qe merresh me kete pune, kjo pune ka marre fund, shikoni po te jeni te zot te vendosni e te zbatoni ligjet dhe te ruani cfare ka ngelur pa u shkatrruar, kjo po ja vlen
PO LHL-TE E ASADIT KU DO T’I COJE MOJ SHOQJA KODHELI?
Sepse po te ishin disllokuar ne Shqypni thirrjet e tua socialiste per nje Memedhe te paster ekologjikisht do te dukeshin si ze ne shkretetire. Prandaj AMAN dhe BOLL me pastrime dhe higjenizmime bolshevike se na plaset shpirtin dhe keto nisma na kujtojne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes.
Mire e ke, mjaft me pastrime bolshevike, o burra te hedhim plerat nga ballkoni, nga dritarja e makines se nuk jemi ne komunizem por ne kapitalizem.
Ne Indi njerezit dhjesin aty ku i kap e dhjera. Dhe shqiptaret i hedhin plerat aty ku krijohen.
po jo mor burre ,nuk flitet keshtu ,kjo mendje na beri keshtu ,,se disa gjera te kohes se qepes na u duken demode ,na u duken demode pastrimi ,njerzilleku,respekti.. na u duken demode fabrikat ..etj..tashi me nder teje e shume te tjereve jemi bere si ata qe aty ku dhjesin aty edhe hame ,e di cfare do te thote shperberja e ketyre plehrave ne ajer , e di ti cfare toksinash clirohen apo jo??ti nuk e di ,se po ta dije shkoje me vrap e pastroje si ceco,ke femije ??pyet pak mjeket sa femije jane me kolle alergjike …eh popull i mbrapshte …ate kohe e dime si ishte ,po nuk mund tja heqim cfare kishte te mire!!
o njerez thirrini mendjes !!!
Nastradin bolshevizem bolshevizem por plehera nuk kishte, pleherat tani po ju marrin frymen.
Kur nuk din cfare te beje tjeter Mimi merr funksionet e ministrise se mjedisit, pushtetit vendor dhe ben populizma te panevojshme dhe kinezrira qe edhe vete Kina i ka arkivuar si relike te kohes se rrevolucionit kulturor.
E para e punes ti shoqija Mimi duhet te pastrohet shpirti,dhe pas shpirtit vine te tjerat.Te gjithe ju qe beni thirje per katharisje,per
pastrim te shqiperise nga pleherat keni thelbesoren te mbushur me shum
papastersira te pa numuruara.Ndyresyrat neper rruget e ketij vendi kane ardhur dhe do te vine,nga shpirtera te ndyra,jo nga qytetare te
ndershem e te pastert shpirterisht e moralisht.Kthejuni pastrimit te
shpirtit te shqiptareve,dhe duke filluar tek ndrgjegjija e partise tuaj qe eshte ndergjegjija me e ndyre nga trashgimnija e te kaluares se familjeve tuaja,qe krijuat njeriun e qelbesires te pa pergjegjshem.
C’fare turpi keq peperdorimi I FA ne kete far feje!!!
Respekte znj. Mimi, per fat te keq nuk ndodhem me shqipri por do i isha pegjrgjes tuaj. Kush ka mundesi le te shkoj ti len denglat ata shqiptaret qe duhan te jetojn si ne ”Zvicer”. Se dhe nje bisht cigari nuk edh dot ne mberdhe se te plasin gjoben.
Vazhdon te kemi prezent nje nder problemet me te renda qe nga koha e komunizmit e ne vazhdim,sapo pame nje emision ne opinion ne tv klan ku doli ne drite qe pleherat vazhdojne te jene nje problem I madh per shqiperine ,nuk quhet nje shtet I pastruar vetem duke I hequr ato nga rruga,[me aksione] dhe groposjen e tyre ne gropa te medha[landfille],sepse groposja con ne helmimin e ujit,helmimin e ujrave qe perdoren per vaditje,qe con ne helmimin e produkteve bujqesore,zhgjidhja per ministren kodheli eshte qe ajo te mbledhi qeverine per kete problem teper te madh,dhe te hartojne nje strategji te sakte per riciklimin e tyre,me riciklim kuptohet ndarja e tyre qysh ne kazanat e pleherave ,mbetjet biologjike vec,e mbetjet e tjera letra shishe-plastike vec ne kazane te caktuar,keshtu e ben gjermania,pastaj mbetjet biologjike digjen ne furra te medha ku prodhohet energji elektrike,kete ben SHBA,pastaj qelqi riperpunohet,letra riperpunohet, kjo eshte menaxhim europian I pleherave,por keta politikane haram I pacin leket qe marrin nga populli shqiptar dhe nuk bejne asgje.
po ministri i mjedisit po i fryen fyellit te rames APO qfare.a u kutova-tek rama ka pasur kete pune ne bashki-MIMI U SOS LETRA HIGJENIKE:ja ka mesyre rilindasja te bej gjyle topi nga plehu-kurse ministri i mjedisit do te bej gjelbrim me skrap te fyshekeve.
Ja kjo eshte ushtria e shqiptareve qe Saliu krijoi per 8 vjet: Pastrues berkdera te moshuar e te vete-graduar me emra “forca speciale”! Po kur te sulmoje greku nga jugu, serbi nga veriu e bulgari nga lindja, me ndihmen e islamo-kato-ortodokset tradhetore, do dalin me moton ” shikoni se sa te paster e pastruas qe jemi ” …kjoi eshte per te qare e jo per t’i lavderuar.
Ka shume Kaos .Kaos pa fund.Kaos urban,kaos mbeturinash,lumenj te pushtuar nga hedhurinat.Kontrolloni vendet ku bashkite hedhin plehrat,eshte me Jetike kjo sesa aksionet per furgonat.Ambient i keq perkthehen semundje,femije te rrezikuar dhe degradim shoqeror.U lumshin duart ushtarakeve,por ndoshta nevojitet qe kryeministri tu jape ndonje rroge shtese.
Mimi,me gjithe zemer dua te bashkohem me ty,te behemi nje,…dhe nuk dua te ndahemi asnjehere.
Lexoj komente nga me te ndryshmet. Si eshte e mundur qe edhe nje thirrje per te pastruar shtepine tone te perbashket, ate shtepi ku te gjithe, kush me shume e kush me pak e kemi ndotur vete, do te tregoje qe jemi kaq te ndare ne bindjet tona…Edhe sa per ato aksionet qe ne i kemi bere ne te shkuaren do te thoja kane qene nga te paktat gjera te mira qe kemi bere. Nuk u lodhem se vrari kohen e cmuar me ore te tera para nje filxhani me kafe dhe duke u marre me politike qe te gjithe pa perjashtim. Eshte shume e dhimbshme, per te qare e per te qeshur kur sheh kater burra te ulur ne nje trotuar dhe luajne me nje loje “treshe ‘ apo “nenc”me duket sikur quhet. Sikur secili nga ne te beje cdo dite dicka per te miren e perbashket, pas ca kohe te gjithe do te ndjehemi me mire per vendin tone. Personalisht besoj tek angazhimi i komuniteteve dhe e pergezoj Zonjen Kodheli. Tashme te gjithe kane dale jashte Shqiperise dhe mund te bejne krahasimin. Le te mos sillemi si barbare me te ardhmen tone! Me shume respekt per te gjithe komentuesit dhe me shume besim ne kontributin e gjithesecilit prej nesh. Ju falemnderit shume.
Te lumte zonja Kodheli, Dikush duhet ta marri inisiativen. Vazhdo si e ke nisur se po nuk dhate ju shembullin tuaj populli nuk ju ndjek. Pa cka qe disa mund ti quajne inisiativat kinezeria apo enverizmat vullnetare. Ajo qe eshte e mire pavaresisht nga vjen duhet perdour. Te gjithe duhet te ngrihemi te pastrojme vendin qe ne e kemi katandisur shume keq. Po te gjithe te kishim qene te kujdesur nuk do ishin plehrat neper,rruget lumenjte ambjentet ku pushojne qe te vjen keq kur i sheh. Duhet filluar nga vetja te hidhen plehrat ku e kane vendinte mos ndoten ambjetet publike apo te lihen ne meshiren seshte e imja. Gjithcka eshte e jona dhe te gjithe duhet te kujdesemi nese duam nje vend te mire te shendetshem dhe pse jo te njejte me vendet europiane. Kemi nje vend te bekuar gjeografikisht le ta bejme ,ta mbajme dhe te kujdesemi per vete dhe brezat qe do te vijne.Edhe Zvicra qe eshte nje vend fuqishme po e marr si shembull sepse pata rastin ta vizitoj,gjithe naten fshintedhe pastronte rruget me punetore dhe makina e i mbanin vendet dhe qytet e tyre te paster. E pra atje nuk kishte kineze apo Enver, por populli dhe qeveria kujdesj qe qyteti te ishte i paster. Lumenjte dhe liqenet ne kete vend qe po bej shembull ishin kristal. Ato i mbanin te gjithe bashke popull e qeveri.Pra pse te mos e bejme dhe ne. Asgje nuk na mungon kush presim te na i bej keto gjera. Deri kur ne te kemi kete kuptim do te vuajme sic kemi vuajtur keto 23 vjet te ashtuquajtur demokraci te qelbur.
Per mendimin tim panvaresisht kush e ka mare kete nisem.eshte nje nisme shume e mire ne kuadrin e ambjentit dhe shendetit te vete popullit.
Qe te jete sa me e plote duke e paraqitur ne nje referendum mbarepopullor kesaj nisme duhet ti shtohet :
1- Te mos lejohet asnjehere riciklimi i plehrave te ardhura nga vende te tjera ne teritorin e Shqiperise.
2- Te mos lejohet asnjehere demontimi i armeve kimike ne teritorin e Shqiperise.
3- Te mos lejohet asnjehere brenda nje reze te caktuar ne lidhje me bregdetin apo zonave turistike ndertimi i industrive e apo prodhimeve te tjera qe lidhen me lende kimike apo lendeve te tjera qe ndotin ambientin.
Kjo do ta bente vullnetin e shumices se popullsise te zbatueshme per cilindo qeveri apo kualicion qeverish qe do te vinin ne te ardhmen e Shqiptareve dhe Shqiperise qe eshte akoma larg Europes dhe Amerikes.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
Shume bukur e keni shprehur Z Mihallaq si qytetare te kesaj republike duhet te jemi te ndergjegjshem per ambjentin e mirembajtjen e tij pooooor per sa i perket pikes 2 zoti Mihallaq mendoj se jo vetem duhet te krijohen kushte per demontim por duhej te ishin krijuar vite me pare sepse Shqiperia ka nje sasi aq te madhe mbeturinash kimike te karakterit ushtarak ,industrial mjekesor ose plehrash te skaduara kimike sa ne ketu ne forum nuk mund te afrohemi te imagjinojme .Inisiativa e Mimit eshte njerezore por thjesht njerezore ,jo profesionale .Profesionale do te ishte po te ishte lancuar nje thirrje nga ministria e ambjentit ne kete aspekt e me pak propagande ti bashkangjeitej ajo e mbrojtjes e jo vetem nderkohe qe e mbrojtjes duhej te gjente zgjidhje per problemin e vertete qe eshte ajo qe permena me lart.
Me krijohet pershtypja se ZNJ Kodheli ka pasur qellimin e mire per te bere dicka ME PROFESIONALE ne kete drejtim e pastaj ka pare se zeri i saj ke vajtur ne vesh te shurdher e ka thene te pakten te bej ate qe mundem,pastrim ambjenti!RESPEKTET TONA megjithate ,si shqiptar e them edhe njehere sinqerisht RESPEKTE !
z.Mimi, mendoj se misioni dhe detyra e ushtrise nuk eshte pastrami i mjedisit.Populli, ushtaraket dhe ish ushtraraket e Shqiperise presin zgjidhje te problemeve te tjera ne fushen e mbrojtjes. Respekte nga nje ish ushtarak.
Mimo ti mire e ke nis qe po pastron plehrat po shikoj dhe njecik dhe ata pastrusit jepu ato leket e ushqimeve, jepu ndonje uniforme se duken si dordoleca se dhe ata qe mbledhin kanoce i kane rrobat me te reja se ushtaraket. Se ti Mimo per kete paguhesh dhe jo per plehrat. Kur vete qe jep llogari ne Bruksel per ushtrine nuk do thuash atje qe kemi pastruar kaq ton plehra se te nxjerrin prej bythe perjashta Mimo.
O ty te vij turp kur ben politik me ushtaraket e shkrete qe po han buke me liste, po rrine me qera dhe grate i kane pa pune. Ja per keto vrije mendjen ti o Mimo.
Mendoj qe Z.Kodheli e din detyren e saj ,por ky eshte nje aksion qe
ka ndermarre ushtria per pastrim ne nje rast emergjence ,gje e cila
ndodh edhe ne shtete te tjera ,ndoshta jo per pastrim ,sepse ato kete problem
e kane zgjidhur nje shekull me pare ,por per aksione te ndryshme ,si permbytje
Ose djegjet ,pra kur ka pune masive dhe te pershpejtuar ,nderhyn ushtria
si ne rastin tone .Problemi eshte qe ceshtja e higjenes eshte ceshtje shendetesore
per te gjithe ne ,prandaj eshte teper e nevojsheme qe vete ne qytetare ta ruajme .
Shqiperia nuk ka qene kurre e papaster ne kohe te komunizmit ,besoj qe
dhe ne lashtesi keshtu nuk duhet te kete qene , Qeveria e Berishes e kishte
lene mbas dore kete problem,duke qene se ky eshte me i rendesishemi
HIGJENA ESHTE DETYRE NR. 1
Të nderuar komentues,
Në mesazhin e ministres se mbrojtjes për mobilizimin në mënyrë vullnetare të qytetarëve ne aksion, ajo që më bëri përshtypje është se iniciatorja e pastrimit të territorit letrën e saj ja ka drejtuar “pjesës më të civilizuar të shoqërisë”, duke lënë me dijeni pa përmendur politikanët dhe fshatarësinë, që siç dihet janë dhe “gama” më e gjerë e shoqërisë.
Përjashtimi i politikës dhe fshatarësisë në këtë aksion është i pashpjegueshëm, e si rrjedhojë ky aksion do të rrefuzohej me të drejtë dhe vendosmëri prej shumicës së tyre.
Kjo aq më tepër sepse nga gjithëpërfshirja në këtë aksion pa pagesë nuk përjashtohet mundësia e përfitimeve personale të një grushti njerëzish, të cilët po t’a dinin se nuk do të kishte kundërshtime nga opinioni masiv publik, edhe veten do kishin preferuar t’a përjashtonin nga pjesemarrja e tyre aktive.
Duke qënë se në thelb të këtyre aksioneve vullnetare qendrojnë interesa të ngjashme me ato të aksioneve të detyrueshme te kohës së monizmit, kësaj thirrje duket se përveç të interesuarve direkt në biznes do t’i bashkohen edhe “pjesa e varur” e shoqërisë, përfshi këtu ushtarë zara, qureshër shkollash, punonjës “gojëkyçur”, si dhe disa kaqola funksionalë të pavetëdishëm. Kjo pikësëpari se do t’i shërbente njëkohësisht edhe perforcimit të imazhit të “shallkuqve “, që më vonë djersa e derdhur prej aksionistëve të përmendej si një nga faktet e përmbushjes së disa prej premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale.
“Djersa juaj, bëmat e mia”… do të dëshironin të proklamonin me të madhe babagjyshërit e fushatave.
brravo per nismen por duhet pare qe ne edukaten qe marrin femijet ne shkolle e duhet bere presion ne familje perfshi edhe gjoba te renda per ndotjen. Jemi katandisur nje popull zhuls, qe shikojme nga dera e brenda, grate te parat…
E ke shume mire o Mimi dhe e kuptoj se e ke me sinqeritet po kujt ja thua se. Ky popull eshte pisanjoz ne pjesen me te madhe te tij.
Katundare qe ndertojne vila me 3-4 kate buze rruges nacionale dhe para shtepise e kane pirg me plehra.
Te rinj e te reja qe hedhin cdo gje ne toke, qese, letra higjenike.
Banore qe ristrukturojne apartamentin dhe i hedhin mbeturinat inerte ngjitur me vend grumbullimin e mbetjeve organike.
Banore qe hedhin nga dritaret e apartamenteve lekure molle, portokalli, bananeje, leter hundesh etj etj.
Njerez te frustruar qe ne rruget e tiranes peshtyjne gelboqet dhe qurret, pasi nuk e njohin shamine e hundes.
Cfare te te them me teper. Keto me bejne pesimist per iniciativen tende te sinqerte.
Po taksat qe pagujme ku do vene pastaj. Se ja dolem e pastruam, u ndergjegjesuam i bie qe edhe ushtrine ta leme pa pune
Edhe ca edhe do na bejne thirrje te shkojme te ndertojme hekurudha
Urime Mimi. Ke gjetur menyre te bukur per ti bere publicitet vehtes.Por do te ishte mire te shikoje pak me teper punet e ministrise qe fatkeqesisht drejton. Pak ditë më parë u informova nga media se Ministria e Mbrojtjes ka marrë të gjitha masat për vendosjen në punë të sistemit SIVHD (Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare). Më pëlqeu… Por si tip kurioz që jam, thashë të gërmoj për të parë pak më mirë se sa transparente ka qenë gara dhe cila shoqëri e ka fituar atë. Pasi u mundova gjatë me faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, përfundimisht u dorëzova: nuk ishte shpallur asnjë tender për këtë qëllim. I bindur se administrate e re nuk mund të ketë filluar kaq herët të bëjë marifete të tilla, fillova të zbatoj planin 2: investigimin privat. Pasi gërmova disa ditë me rradhë, mora vesh se tenderi nuk ishte shpallur, pasi paskësh qenë sekret… Më kanë pëlqyer gjithmonë filmat me spiunazh dhe kam adhuruar spiunët e mëdhenj të historisë, dhe, si i tille, e kuptoj dhe e pranoj që shteti ka edhe sekrete, të cilët duhet ti ruajë me fanatizëm. Por pikërisht këtu mu shkalafitën mendimet. Nuk gjeta dot njeri të më spjegonte se c’kuptim ka që tenderi të mos shpallet (pasi konsiderohet sekret), Ministria e Mbrojtjes i jep kontratën një shoqërie që s’dihet se cila është, me nje vlerë që një zot e di se sa e madhe është, dhe, me tu lidhur kontrata, sekreti shvlerësohet dhe të gjithë të dhënat sekrete bëhen publike. Falë artikujve në gazeta kushdo sot ka të gjithë informacionin se sa radarë janë, ku janë, si punojnë e në cfarë gjendje teknike janë. A thua që sekret të ketë qenë vetëm tenderi? Po përse vallë? Të thuash për të vjedhur ca lekë, këtë nuk e besoj, se vetë kryeministri më ka garantuar se ka filluar një epokë e re, ajo e rilindjes. Pra ky variant bie. Vallë të ketë dalë sekreti nga punonjesit e Ministrisë së Mbrojtjes? Edhe kjo hipotezë nuk është e besueshme, pasi Mimi Kodheli, me moralin e lartë që e karakterizon, do të kishte dalë në një konferencë për shtyp, do të kishte marrë përsipër përgjegjesitë që I takojnë e do të kishte dhënë dorëheqjen. Pasi me sa di, nxjerrja e sekretit përbën veper penale… Ja tregova ketë histori nje miku dhe, ndërsa flisja, ai me shikonte si të isha budalla. Pse mo – më tha – të gënjen mëndja se rilindasit nuk hanë bukë? Nuk kanë kalamaj? Nuk ju duhet ndonjë lek? E pashë në sy, dhe krejt I sigurt në vetvehte ju përgjigja: Sidoqoftë puna, Mimi nuk ka faj… Ja kanë hedhur të shkretës… Uji nga burimi del I pastër, por turbullohet rrugës…
Kam dite që mendohem, e nuk gjej zgjidhje. Edhe sikur të ishte e vertete që sekreti ka qenë I nevojshëm derisa ti jepej kontrata pa tender firmës “x” e më the e të thashë, nuk kuptoj se përse këta zyrtare nuk kanë aq durim sa të vazhdojnë lojën me “sikur” e të mos bëjnë zë duke gezuar frytet e “Sekretit”. A duhet të hetoje dikush për këtë vepër penale?
MOS E LUANI MIMIN SE ATE DI TE BEJE ME MIRE PASTRUSEN SI
NE KOHET E KALUARA NE BASHKI KUR I PATRONTE WC SHEFIT SE PER TE TJERA
JANE PER QAR HALLE,LARG O ZOT TE JEMI NE LUFTE DHE ATA OFICER TE NA URDHEROJNE ,NE TE MOS BINDEMI SE DO JU THEMI IK O PLERAXHI ,PRA KA DINJITET KETU,NUK E DI NE VENDE TE TJEARA PLERAXHINJT JANE OFICERE????
TURP PER KETE
SE HAROVA DUHET TE BENI TE DJELEN SE ATE NA I KA LENE XHAXHI E JO TE SHTUNEN
Mire e ke ti, Mimi, por vetem pos harro se Shqiperia nuk ka qytetare.
Lufte? Ruajna zot! Armiku do e gjeje ushtrine duke pastruar plehrat, dhe do ta dorezoje vendin te paster, me procesverbal.
Zonja Mimi, ne radhe te pare, mendo te zgjidhesh ndonje hall qe kane ushtaraket, jepi buken e shume te tjera qe jane parashikuar ne ligje, dhe pasataj dergoi te pastrojne Shqiperine qe e duam te gjithe, dhe mendoj me shume se sa ju, e mos beni populisten me ushtaraket e gjore qe binden qorrazi. Ju nuk i keni kthyer dinjitetin ushtarakeve, por po i perdhosni perdite e me shume ata, dhe si rrjedhoje dhe familjet qe ata kane per te ushqyer.
e di cfare zonja Mimi? Ne fillim sikur nuk ma mbushe syrin, po qe kur ja plase sales ne parlament kam RESPEKTIN MAKSIMAL per ty. Shoh tek tuk ndonje koment qe vjen nga klani i sales, nje fjalor i piste dhe i zi si vete saliu, a thua se nuk kane familje vete ata. Le te lehin, vetem beje punen me dinjtet qe te eshte caktuar, dhe n.q.s ke ndonje mundesi per te korrigjuar ndonje gabim, korregjoje. Asnje nuk eshte i pagabueshem. Mendoj se ka edhe gjera ne komentet tona qe duhet te merren parasysh. Ju uroj me shpirt SUKSESE TE METEJSHME dhe pac nje dite te mbare!!!!!!
PER TE GJITHE JU FUNDERRINA QE MERAKOSENI PER FA. QE JENI DISA QENIE TE KRIMBURA NUK DO SHUME PER TU KUPTUAR . POR TE PAKTEN PER NJE CESHTJE , QE KA TE BEJE ME FEMIJET , VELLEZERIT , DHE TE AFERMIT TUAJ SIC ESHTE PASTERTIA . MBYLLENI BUCEN DHE STRUKUNI NE NDONJE MULLAR DUKE KRRUAJTUR MORRA ! DHE LINI TE TJERET TE THONE NDONJE GJE TE HAJRIT!