Një çift në SHBA gjen një thesar me vlerë 10 milionë USD

26 Shkurt 2014, 10:54Lifestyle TEMA

Një çift amerikan zbuloi një thesar të varrosur në pronën e tyre, me vlerë 10 milionë dollarë.

Sipas BBC, çifti nga Kalifornia zbuloi një sasi monedhash ari, që datojnë nga periudha 1847- 1894.

Në total ishin 1.427 monedha ari, që ishin të vendosura në kuti metalike poshtë një peme.

Mendohet se ky është zbulimi më i madh i një thesari të groposur në historinë e SHBA.

“Kemi parë në të shkuarën zbulime thesaresh në anije të mbytura, por një thesar i groposur me këtë vlerë nuk është zbuluar më parë,” tha David McCarthy i firmës Kagin, që po këshillon çiftin.

Çifti jeton në një zonë rurale të Kalifornisë, e njohur më përpara si Vendi i Arit për shkak se në shekullin e 19-të njohu një vërshim të atyre që kërkonin për ar.

Ende nuk dihet se kush e ka groposur thesarin.

Disa monedha janë aq të rralla sa mund të kushtojë 1 milion dollarë njëra.

2 komente në “Një çift në SHBA gjen një thesar me vlerë 10 milionë USD”

  1. populli says:

    Ky po qe eshte fat i bekuar nga perendia..

    1. Open your mind says:

      Edhe ketu tek ne,pas ndonje shekulli,ne Vuçidol,do te gjeje ndonjeri ndonje thesar te groposur nga Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje