Një tabloid në Ugandë ka provokuar duke dalë me titullin “Ja cilët janë 200 homoseksualët kryesorë në vend”.
Shkrimi vjen një ditë pasi presidenti i këtij vendi afrikan, Yoweri Musevini firmosi një ligj, që forcon ndëshkimet për homoseksualët.
Këta të fundit rrezikojnë burgim të përjetshëm nëse kapen duke kryer akte seksuale.
Sipas BBC, shkrimi ka ngritur shqetësimin se në vend ka nisur një gjueti shtrigash.
Uganda është një vend thellësisht konservator.
Në vitin 2011, një aktivist homoseksual u vra në një sulm homofobik.
Korrespondenti i BBC thotë se në listë janë shumë njerëz që njihen si homoseksualë.
Shumë prej tyre jetojnë jashtë vendit.
Në listë është aktivisti i njohur Pepe Julian Onziema, një këngëtar i muzikës hip-hop dhe një prift katolik.
Sekretari i Shtetit, John Kerry tha se dita kur u miratua ligji për burgosjen përjetë të homoseksualëve, ishte një ditë tragjike për Ugandën.
Ai paralajmëroi se do rishikojnë marrëdhëniet me këtë vend.
Uganda merr 400 milionë dollarë ndihma në vit nga SHBA.
Hollanda ndaloi një ndihmë prej 9.6 milionë dollarë ndaj këtij vendi, menjëherë pasi u miratua ligji.
A MERR NDONJE KACIDHE SHQIPERIA QE LEJON BYTHARET ? NE SE MARRIM RROFTE BYTHA FUNDJA NE KEMI NJE PARTI ,ME INICIALE “pede”! VIKTOR HOTI
PeDeja eshte OK. Une jam kryetari i PeDes dhe i dua PeDet e the gjithe vendeve, edhe te Ugandes por me shume kam qejt holandezet e thyer ne moshe.