FOTOT/ “Vajza ime s’e ka mendjen tek paratë!” E kush e beson?

24 Shkurt 2014, 19:20Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Vajza ime s’e ka mendjen tek paratë!” E kush e

Ky është britaniku Adrian Bayford dhe e dashura e re e tij, një polake, e cila punonte në Britani në një fabrikë sallami.

Punonte, sepse tani nuk ka më nevojë.

Kjo sepse Bayford ka fituar disa kohë më parë lotarinë me vlerë 148 milionë sterlina.

Romanca e Marta Jarosz me 43- vjeçarin ka bërë shumë bujë, aq sa edhe mediat në vendlindjen e saj, Poloni, kanë bërë shkrime.

Tani ata jetojnë në vilën 6 milionë sterlina, të cilën Bayford e pati blerë me ish- gruan e tij, Gillian.

Ata u ndanë pak pasi ai fitoi lotarinë.

I pyetur për lidhjen e tij, multimilioneri thotë se në fakt ajo është shoferja dhe truproja e tij.

“Ajo punon për mua,” deklaroi ai.

Ndërsa nëna e saj, Edzia Jarosz thotë se e bija nuk është e interesuar pas parave.

“Ajo e di se paraja nuk mund të blejë dashurinë dhe se ka gjëra më të rëndësishme në jetë,” tha Jarosz.

“Ne nuk jemi të varfër. Kemi një fermë me 30 hektarë. Madje kemi blerë edhe një makinë korrëse. Paraja nuk na ndryshon as ne dhe as Martan”, tha ajo.

10 komente në “FOTOT/ “Vajza ime s’e ka mendjen tek paratë!” E kush e beson?”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Edhe Dumja jo se I ka qejf parate dhe makinat te lepihet, por ka qejf karrigen..

  2. shvejk says:

    Epo meqenese paskan blere edhe makine korrese, atehere gjithshka ne rregull.

  3. Grigor says:

    C’te keqe ka? La punen ne fabriken e sallomit dhe vazhdon prape punen me sallom. Brenda profilit eshte.

    1. A""' says:

      Hahahaah.Shume e forte kjo. Hallall plako

    2. Rodrigo says:

      hahahhahaha….. sa i hidhur qe je plako!

    3. Rodrigo says:

      hahahhahaha….. sa i hidhur ky komenti yt plako!

  4. elinor says:

    Normal qe nuk e begenis parane! Atje ne fabriken e sallamit nuk punonte per para; kushedi cfare bente gjate 8 oreshit! Tani e la sallamin se gjeti kete alamet proshute angleze! Pastaj polaket njihen ne pergjithsi per nga karakteri i palekundshem.

  5. paul says:

    Interesant fakti qe nuk ka interes per leke, po pse valle punonte ne nje fabrike sallami! se me sa di une, aty lageshtira eshte tej e madhe.

  6. z says:

    mbase kenka shofere,do pranoja me qejf te zbres nga Alpet ne ujdhes dhe t’i ulem nga pas shoferes.

  7. etc says:

    ne fakt duket qe se ka mendjen tek parate se po ta kishte, do ta kruante pak zhulin nga fytyra dhe trupi. Njolla, njolla me ta shpif

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje