Përmes barrikadave/ Protestuesja bie në dashuri me policin

24 Shkurt 2014, 19:56Lifestyle TEMA
Përmes barrikadave/ Protestuesja bie në dashuri me policin

Ndërsa Ukraina u mbërthye nga protestat dhe pasiguria politike, një protestuese e re ka rrëfyer se si ra në dashuri me oficerin e policisë që kishte përballë barrikadës në Kiev.

Lidia Pankiv, 24 vjeç, tha se ajo ishte mes protestuesve kur u takua me oficerin e policisë, Andrei.

Lidia ishte një nga ato femra që vendosën të hyjnë mes protestuesve dhe policisë, për të shërbyer si mburojë njerëzore.

Aty lindi edhe dashuria.

Andrei thotë se u befasua nga trimëria e saj.

Në telefonin e saj mbërriti një mesazh.

“Dua të martohem me ty”.

Ajo u habit nga e mori numrin oficeri i policisë.

Por u kujtua se ajo po fliste me një mikeshën në telefon dhe i dha numrin e saj të telefonit.

Aty ai e kishte fiksuar.

Takimin e parë e bënë në barrikada.

Një televizion e thirri Lidia-n për të treguar historinë e saj.

Por kur ajo mësoi se TV ishte live, i la të gjithë pa fjalë, kur në vend që të fliste për dashurinë, akuzoi ashpër televizionin për mënyrën se si kishin mbuluar protestat para rrëzimit të qeverisë dhe për përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me protestuesit.

9 komente në “Përmes barrikadave/ Protestuesja bie në dashuri me policin”

  1. Treviso says:

    Une do ta quaja heroine kete vajze, jo pse u lidh me policin por qe ka demaskuar medjat per anashkalimin e protestave.

  2. elinor says:

    Sa kollaj! Me pe te pashe, I wanna marry you, dhe mbaroi filmi….ose, tani fillon!

    1. Tironci Lugano says:

      Pse si e doje ti “pse me pe shtremet”? made in shqip…

      1. JULIANO says:

        hahahahahaha o ce le te forte ore lugano ,po kjo eshte dhe simpatike pse jo mos te dashurohej polici qe me shikim te pare

  3. AP says:

    Çift ideal, njëri më karafil se tjetri!

  4. z says:

    e pelqej kete goce,po mbase jan ne krahe te USA e vlen,duken popull i menqur.

  5. plaku dhe deti says:

    Edhe polici nuk doli pa gje , e kapi nje sardele

  6. xy says:

    Elinori do ne djep ,keshtu i fillon te gjitheve,me shikim te pare.

  7. etc says:

    Kushedi cka hequr polici qe te mos ja ndrronin vendin e sherbimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje