Vrasja e Dritan Lamajt/ Në rrobat e Arben Frrokut u gjet barut

26 Shkurt 2014, 09:41Politika TEMA
Vrasja e Dritan Lamajt/ Në rrobat e Arben Frrokut u gjet barut

Arben Frroku

Biznesmenit Arben Frroku i janë gjetur gjurmë baruti në rrobat e tij.

Lajmin e bën të ditur Panorama, referuar burimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Frroku akuzohet se ka ekzekutuar një vit më parë kryekomisar Dritan Lamaj.

Një provë e rëndësishme që fakton se ai ka qenë autor i krimit është ekzaminimi i rrobave të Frrokut.

Këtë ekzaminimi e kanë bërë forcat e policisë greke, pasi e arrestuan Frrokun një ditë më pas.

“Rrobat i janë nënshtruar ekspertizës kimike dhe ka rezultuar se përmbanin faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri,” thuhet në dosje.

Një tjetër provë e fortë e organit të akuzës është edhe dëshmia e një qytetari nga Lezha, që ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes.

41- vjeçari A.N ka telefonuar policinë në momentin e ngjarjes, duke deklaruar se nga makina BMW kanë dalë Arben Frroku dhe dy persona të tjerë, që kanë qëlluar mbi kryekomisarin.

Prokuroria ka verifikuar besueshmërinë e dëshmitarit duke lokalizuar vendndodhjen e tij në momentin që ka bërë telefonatën në polici.

8 komente në “Vrasja e Dritan Lamajt/ Në rrobat e Arben Frrokut u gjet barut”

  1. Mira says:

    Tani ky do të gjykohet në Greqi apo këtej nga Albania…! Si është më mirë për popullin…!? Besoj se në Greqi do t’ia hedhin çelsat në det..!
    Bravo Greqia!

  2. genti says:

    po t e pyesim njhere markun,se ai nuk ka besim te drejtesia dhe prokuroria shqiptare..po behet dhe personazh publik,ze vend dhe ne faqen e pare te dites…

  3. ni says:

    a pis a pis do te kalbin ne burg ty dhe ate tjetrin

    1. Tani says:

      Ska shans o shoku… ky e ka vllain deputet dhe aleat te Rames…

  4. Opinion says:

    Sa popull interesant qe jemi ne….
    meremi me jeten e tjerve nuk meremi me veten tone qe te mundohemi te punojme per buken e gojes qe po na zvogelohet cdo dite e me shume por meremi me ca do i ndodhe te tjerve. Nuk e kuptoj pse qeveria paguan hetues dhe gjykates kur ne jemi vete hetues e vete gjykues. Lerini organet te bejne punen dhe ju punoni merreni sa here del MArk Frroku ose i vellai ne faqe te pare te gazetave. Pse nuke shikoni ne kendeveshtrimin tjeter qe kesaj qeverie dhe asaj tjetres keto dy i kan bere nje nder shtetit me bizneset e tyre kane punesuar shume persona dhe kan mbajt me pune e me buke familje te tera.

  5. Hasani says:

    Nuk e kuptoj pse akoma merreni me ceshtje qe nuk ju takojne ju, dhe qe nuk i’a keni idene se si kane nisur dhe kush fshihet pas tyre.
    Sapo media apo “drejtesia” ve gishtin tek njeri duke e etiketuar vrases, ne si popull “injornat” menjehere besojme tek keto “fakte” te cilat nuk jane te vertetueshme.

    Pse duhet ti besojme menjehere, dhe te akuzojme persona te cilet realisht dhe mund te mos kene te bejne fare me kete ngjarje,.,pavaresisht konflikteve qe Lamaj ka pasur me te dhe jo vetem, me shume shume te tjere, te cilet i ka keqtrajtuar dhe penalizuar i fshehur nen “petkun” e uniformes blu.

    Jemi koshiente qe ne vendin tone te dashur, drejtesia nuk ka egzistuar ndonjehere, sidomos ne raste te atilla.

    Burgun e ka ngrene ai qe ska pasur zotesi per tu mbrojtur nga akuzat, kur realisht kanw qene te padrejta me te. Ose ose, ne raste te tjera, “pushteti” me “shtetin” mundohet te zere ne gracke te parin person qe ka me shume te perbashketa ne ngjarje me viktimen. Por, qe realisht pavaresisht ketyre te perbashketave qe i lidh, e gjitha mund te kete qene rastesi, dhe ai person civil nuk ka te beje me ceshtjen e as viktimen.

    Por, “ata” te lartemedhenjte bejne “pucin” e bukur, luajne ate lojen e preferuar ” e ka kush e ka, hajd t’ia leme njerit”.

    Mirepo, ne nuk duhet ti besojme keto, pse duhet ti besojme ?

    Sepse, u be nje vit qe nga vrasja e Kryekomisarit Dritan Lamaj, dhe sot drejtesia gjeti barut ne rrobat e te pandehurit Frroku? Sot e gjeti pikerisht pas nje viti te tregoje keto detaje drejtesia ?
    Tjeter detaj, deshmitari okular, filloi ta kujtoje me qarte ngjarjen dhe ta njohe me mire personazhin saqe t’ia imponoje vetes qe ka qene pikerisht ai i pandehuri Frroku ? Nderkohe bashkeshortja e tij nuk mbakerka mend asgje nga ngjarja ?

    Me syte e kujt e ka pare i nderuari deshmitar kete ngjarje ?

    Po drejtesia me “mendjen” e kujt flet ?

    Eshte kaq fatkeqesi te jetosh ne nje vend te tille, kaq te padrejte, kaq te frikshem, ku me frike ke nga vete drejtesia, unifromat blu, se sa nga kriminelet, ne raste ndodh te jene dhe vete ata.

    Kujtoni rastet e vellezerve nga Berati qe i gjykoi drejtesia padrejtesisht, dhe sot pas 15 vitesh burg, fituan pafajsine, pasi shiten gjithcka kishin dhe gjakun per te vertetuar pafajsine e tyre. Dhe doli qe ai prokurori i |shenjte” paskerka qene vete i perfshire ne vrasjen qe akuzoheshin 2 vellezerit berates.

    Pse e permenda kete rast,,, per t’iu thene qe drejtesia ne Shqiperi eshte aq e ndyre sa vete drejtuesit e saj… aq e padrejte saqe dhe vete fjala “padrejtesi” eshte perdhosur ne ate menyre saqe duhet ta zevendesojne me ndonje nocion tjeter.

    Ndaj te dashura qenie njerzore, mendoni, arsyetoni, pastaj verini gishtin tek i akuzuari. Pasi te jeni koshiente per nje drejtesi qe e kryen detyren e saj duke i’u permbajtur nocionit te se drejtes praktikisht. Gje qe s’ndodh dhe nuk ka ndodhur !

    Keshtu, te me degjoni mua, gjeja me e mire eshte qe te shohim punen tone,.. Lerjani “drejtesise” se padrejte te vendose per secilen çeshtje “milioneshe” qe ka perpara per te shqyrtuar … Vitet ecin, ata ate pune kane, te grumbullojne leket dhe t’ia lene “kopilin” ne dere njerit ,,, kushdo qe te jete,,,i forte apo i dobet,,,se si dhe ne c’menyre e dine vetem ata te lartemedhenjte…

    1. vitrina says:

      ti daku duhet te jesh dekani i vitrines se ke ke bere nje analize resume te perkryer.dueht te jesh dhe krahu intelektual i bisnesmeneve te ndershem dhe te forte qe duhet tia dime per nder qe kontribuojne aq shume ne permirsimin e jetes tone ekonomike dhe shoqerore.por mire ne qe jemi pa pune e skmemi me cte meremi qe i veme gishtin njerit e tjetrit,po ju qe jeni kaq te zene kaq te impenjuar qe keni kontribut ne jeten ekonomike sociale dhe akademike te ketij vendi pse mereni me muhabete tavolinash,me thshetheme grash.?!pse e ulni nivelin tuaj detyroheni te na iluminoni,kur ne kete dhomen tone nuk ka nje dritare nga te hyjne rreze dielli..jam dakort me ju qe ne kete vend ska drejtesi,ska as shtet,ska as moral..se zoti demokristiane sdo te ishte deputet,e as personazh publik.po dhe ai do te shihte punen e tij ,sic rekomandoni ju per ne.nje ide e mire do te ishte sikur ti kthehej emigracionit,ndofta ne belgjike..atje te siguroj qe ka shtet,ka moral,dhe mbi te gjitha ka dhe drejtesi dhe jete akademike..ekziston dhe mundesia e amerikes sepse zoti frroku duhet te jete dhe shtetas amerikan sipas deklaratave te tij..gjithsesi deri sa te jetoni ne kete vend kurve ,ku jetoni,ku jeni pershtatur,ku diku ia keni ndjer lezetin e ku diku jeni ber pre e ketij vendi ju keshilloj te mereni dhe ju me punet tuaja,te kuptoni nga gabimet tuaja dhe te tjerve dhe te lini te qete ata qe kane gabuar,ata qe reflektojne,ata qe gjykojne,dhe per me teper ata qe ju mendoni qe jane te paditur e qe ju perpiqeni tu tregoni rrugen e zotit..puna e mbare usta

    2. Fjalim @Trishtim says:

      Le te bejme nje analize te thelle zt.Vlashaj.
      1) Sa ndertesa te pa ligjshme jane kryer te kampusi Vitrina edhe sa nga ato godina qe behet mesimdhenje plotesojne kriteret(ndodhen mbi themele gominash te perdorura)
      2)Perse ky kampus ka ndaluar te jape diplloma qe nga viti 2011,(rasti i masterit ne SHKENCA POLITIKE kete vit ngelen me gisht ne goje)
      3)Perse kerkohen pagesa kunder drejt kontrates???
      4)Perse mashtroni pulikun me dege gjasma te akredituara????(vetem 4 dega keni te akredituara)
      4)Nuk ishit ju qe na ngritet per protesta per kryekomisarin krahe me krahe me zt.Frokkun (klikoni ne youtube Vlashaj- Frokku)
      5)Sa pedagoga plotesojne kriteret per mesimdhenje te ky universitet????(edhe bodigardet japin mesimdhenje)
      Pra ketheni keto pergjigje ju mashtrues edhe pastja meruni me drejtesi……APEL SHTETIT RILINDJA FILLON TE UNIVERSITETI VITRINA, KAMPUSI I MASHTRIMIT EDHE MAFIES TE BERISHES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje