Kredia nga FMN/ Ahmetaj: Po fillon pranvera ekonomike për Shqipërinë (VIDEO)

1 Mars 2014, 14:05Politika TEMA

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, përshëndeti vendimin e Bordit Drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar për t’i dhënë Shqipërisë një kredi me vlerë 330 milionë euro.

Ahmetaj tha se kjo tregon mbështetje për modelin e ri ekonomik të qeverisë.

“Dje Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar aprovoi marrëveshjen 3 vjeçare me Qeverinë Shqiptare për mbështetjen e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Miratimi i Marrëveshjes me FMN është fillimi i pranverës ekonomike për Shqipërinë. Marrëveshja parashikon mbështetjen e ekonomisë përmes angazhimit të rreth 457 milionë dollarëve. Marrëveshja i hap rruge mbështetjes financiare dhe institucionale për ekonominë shqiptare, Qeverinë shqiptare dhe sipërmarrjen shqiptare, dhe mbështetjes së BB dhe BE. Miratimi i marrëveshjes është prova e parë e besimit nga partneret ndërkombëtarë për modelin e ri ekonomik qe kjo Qeveri solli. Vendosmëria dhe serioziteti i kësaj Qeverie në bërjen reformave, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, zhbllokoi ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë shqiptare, ekonomisë shqiptare dhe sipërmarrjes shqiptare,” tha Ahmetaj.

Ai theksoi se tanimë ka nisur rilindja ekonomike e vendit.

“Marrëveshja është shprehje e drejtpërdrejtë e besimit të partnerëve dhe institucioneve ndërkombëtare ndaj qeverise shqiptare. “Ecuria ekonomike e Shqipërisë, – thotë FMN, -pritet të përmirësohet në 2014 e mbështetur nga ulja e planifikuar e rreziqeve themelore në fushën fiskale, shlyerja e detyrimeve të prapambetura, adresimi i nivelit të lartë të kredive të këqija dhe nisja e reformave strukturore”.

Është vetëm fillimi i punës dhe hapi i pare i ndryshimit që jemi angazhuar të sjellim. Kjo prove e kapërcyer tregon se projekti i Rilindjes po funksionon. Ne do të vazhdojmë punën për tërheqjen e investimeve dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Angazhimi i KM dhe i koalicionit ka qenë të ndërtojmë Europën këtu, për të hyrë në BE si të barabartë. Programi me FMN është një hap i rëndësishëm përpara dhe do të ndiqet nga të gjithë masat e nevojshme për të rikthyer ritmet e rritjes ekonomike dhe punësimit në vend.

Me këtë program të qeverisë shqiptare dhe besimin në rritje nga tregjet ndërkombëtare Shqipëria ka nisur kthesën thelbësore ekonomike drejt realizimit të potencialit të vet.

Uroj edhe sipërmarrjen shqiptare për besimin qe ka treguar në ekonomi dhe angazhimin e tyre për të ndërtuar një marrëdhënie të re e të drejtë, besimi dhe bashkëpunimi me Qeverinë”.

 

41 komente në “Kredia nga FMN/ Ahmetaj: Po fillon pranvera ekonomike për Shqipërinë (VIDEO)”

  1. Rezi says:

    Shpresojme qe shlyerja e borxheve te mos behet ne baze klienteliste. E mira do te ishte te shlyheshin borxhet qe do te ndihmonin rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve te reja te punes…..

    1. shoku taras says:

      Shyqyr,se Saliu nuk e ka dashur kurre FMN-ne pasi atij gjithmone bilancin ja ka bere Sudja ndaj e rrënoi kete vend.

  2. Zana says:

    Bravo Ahmetaj. Vlere e ketij vendi

    1. Klajdi says:

      me te vertete qe me ne fund sipermarrja do njohi frymemarrje.

      kemi besim te ahmetaj pasi rryshfeti nuk ze vend me dhe shteti po ndertohet per se mbari.

      Urime

      1. Cani says:

        Super. FMN u rikthye per te bere me te miren e te mirave per ne. Qeveria eshte konstruktive dhe biznesi do marri jete dhe do kete sukses e gjithe shtetin krah

        1. Velva says:

          Me vjen mire qe me ne fund kemi nje qeveri tamam qe punon me te gjtihe potencialet e mundshme per nej ekonomi te shendoshe. Ju lumte, dont stop

          1. Elsa says:

            Nderkombetaret besojne tanime sepse shohin nje qeveri me vullnet per et punuar. Ska me vjedhje e hajduteri qe e coi kete vend ne humnere

            1. Albani says:

              Me ne fund. Ishim bere gaz i botes.

              Shyqyr qe erdhi nje qeveri e hajrit. Ahmetaj ka bere nje pune fantastike gjer tani sepse ka nje barre te rende

              1. Buda says:

                Erdhi dita qe biznesi te buzeqeshi, Do reflektohet me vend te reja pune e me shume zhvillim.
                kam besim, sepse keta e kane nisur me baza reale dhe me sstrategjit et qarte, Urime

  3. o plako! says:

    O plako, a di ndonje vend ti qe ka rilind me borxh?

    1. buffon says:

      Dhenia e huase nga FMN deshmon per politika te mira te ndjekura nga qeveria,pra besueshmeri.

    2. armand says:

      Atehere o plako jam kureshtar te di kush ka rilindur pa borxhe.
      Ti i nderuar ke ndonje emer.
      Dhenia e borxhit prej FMN-se shpreh:
      1) besimin e kesaj te fundit te reformat e qeverise.
      2) kapacitetin e vendit per shlyerjen e borxhit.
      Qeveria eshte ne rruge te mbare dhe duhet lene te punoje.Reformimi i gjyqesorit dhe reformat ekonomike kane per ta ngritur shume shpejt Shqiperine.

      1. o plako! says:

        1) Fmn te jep pare borxh me interes, pra nuk po te ben ndonje favor. Kushte jep borxh duhet te te japi nje fare besimi se po tjep leket e veta. Kshu qe besimi qe ka fmn-ja te qev shqiptare nuk eshte arsye per tu hedhur perpjete nga gezimi.

        2) Kur shumica e parave qe merren borxh shkojne per te shlyer borxhin direkt ndaj biznesit dhe jo ndaj inovacionit apo hapjes se vendeve te reja te punes atehere kjo nuk te jep shume garanci qe per borxhin e marre ka ndonje plan per shlyerje sepse nga kketo para nuk do gjenerohen para. Ka vetem shprese se likuditeti qe do ti shkoj biznesit mund (!) te gjeneroje vende pune dhe risi. Mendo, shprese! Pra qeveria merr borxh ne emer te shqiptareve, per tja dhene ate biznesit. Pra qeveria po merr borxh dhe nuk do te kete me kontroll mbi parate e saj, se do ja jape biznesit. A duhet shlyer borxhi ndaj biznesit? Sigurisht, por ne rradhe te pare nuk duhej futur qeveria ne borxh ndaj biznesit

        3) Po kjo nuk eshte situata per te fajeusar ndonje qeveri te vecante por gjithe mungesen e qeverisjes financiare 23 vjecare.

        4) Qeveria ska asnje rruge tjeter pervecse qe te marre borxh per te shlyer borxhin por borxhi eshte nje mine me sahat nese nuk ka plan per shlyerje. Viktima e kesaj mine mund te jem une kshu qe nuk me pelqen shume kur me thone se duke marre borxh fillon pranvera! Shoh historine 23 vjecare dhe me dhembin syte.

    3. Partizani says:

      O plako!!!
      Po e di une:
      Shqiperia ne kohen e MERHUMIT Sali Berisha arriti deri ne vendin e dyte ne Europe,pas Gjermanise,jo vetem pa asnje prodhim vendas,por duke marre KREDI TREGETARE me interes 50% aq sa as SHBA-te nuk kane guxim ta marrim!!!
      Tani ne shqiptaret jetojme te “LUMTUR” se ne cdo vit shteti u paguan interesat e kredive qe shkojne mbi 1 MILIARD euro!!!
      E cfare beri serbi Sali me keto kredi?
      GJYSMAT I FUTI NE XHEP dhe gjysmat i hodhi ne rruge e tunele,qe duan 100 vjet te mbarojne!!!
      KURSE KJO ESHTE HUA pa interes,o PLAKO leshi e jo kredi tregetare!!!
      PIRDH SE SHFRYHESH!!!

  4. LORA says:

    Eshte votbesimi i 23 qershorit,zoti A.Ahmetaj,qe ua dha kete akses nga FMN-ja.Nuk eshte kjo qe thoni ju.
    Ai eshte nje borxh per cdo familje shqiptare dhe ketu nuk asnje gje per tu krenuar.Nese kjo katandisje erdhi nga krim-qeverisja e shkuar,kjo nuk eshte pergjegjesi e Popullit Shqiptar por e gjithe mender-klases politike qe e katandisi per 23 vjet Shqiperine ne nje lypsare te shtyre e peshtyre neper bankat-shushunja te botes.Keshtu zoti Ahmetaj,nuk keni asnje te drejte te krenoheni.ASNJE te drejte.
    Sa per ate besimin ,je i detyruar t’a matesh vetem tek shqiptaret,deri ne qershor te ketij viti.FMN-ja nuk eshte nje qeveri e zgjedhur nga shqiptaret mbi qeverine e 23 qershorit.Ajo eshte nje operator qe e keni zgjedhur ju per te gjynjezuar nje popull e nje shtet,qe ne deshirojme dhe urojme ,ne cdo dite te perendise, te jete i yni.

  5. Hik mer sharlatan se ju pame edhe juve surratin

  6. Bemiri says:

    Eh more mender minister.

    Ne Shqiperi ka vdekur shpresa dhe ti thua model i ri ekonomik. Kujt ja shet keto ti more….

    Dil njehere ne rruge se eshte ora 14.27 dhe ske njeri ne rruge. Gjithkush eshte mbledhur ne strofullen e vet dhe mendon se ku do e nxjerre buken e gojes per darke.

    Çbeni more keni sy dhe veshe te shikoni dhe degjoni se çbehet ne Shqiperi apo sdoni ta besoni. Po ha njeriu njerine more dhe ju akoma me demagogji.

    Ju shplafte mortja te gjithe politikanet (PD-PS-LSI) dhe ku di une.

    Hajdute, genjeshtare, kriminele dhe ku ka fjale qe tju etiketoje ju…

  7. valter says:

    “Bravo” minister i regresionit ekonomik, kjo eshte rruga, jini krenar dhe shitja poppullit injorat si sukses…Borxhi shqiptar lahet vetem me leket e saliut, nanos, bodes dhe ca te radhes tuaj qe kane 23 vjet qe po vjedhin, ndryshe shkoni dhe ju me ndryshimin per PARA!

    1. gjyshja says:

      Me formimin e qeverise se re u rikthye serish FMN-ja,pra u rikthye besimi i FMN-se ndaj qeverise shqiptare.Te mos harrojme se Saliu ish ai qe e perzuri FMN-ne.

  8. gertjan says:

    Kjo deshmon besimin qe ka FMN ndaj politikave ekonomike qe ofron kjo qeveri.

  9. Dengla! says:

    Lufta pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar më në fund zhbllokoi ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ka nisur rilindja ekonomike e Shqipërisë…

    E c’na prrallis kodra pas bregut ky o njerez? E para per c’fare “lufte pa kompromis” e ka fjalen, dhe e dyta pse nuk e percakton konkretisht se cilat jane “cbllokimet”, dmth. premtimet e paakorduara nga kredidhenesit e huaj?

    Ankohen per cbllokim disa mosmirenjohes votuesish, qe s’njohin gje tjeter pervec premtimeve boshe dhe “grumbullimit” te ndihmave financiare.

    Po mor lypsare, po! Mbetet duke e shtrire doren si mjerane sa here qe nderroni pushtetet, e pastaj prisni prej botes t’ju marre nen sqetull per meshire.

    Pale pastaj na hiqeni sikur doni te shlyeni “borxhet e biznesit” te lena pa paguar nga regjimi i shkuar qe beri baterdine me ndihmat e akorduara.

    Po he mos u merzisni se edhe juve shume shpejt do t’ju dalin laknat.

    Koha vetem nje gje ka vertetuar dje, dhe kete po verteton me se miri edhe sot.

    BISHTI I QENIT, BISHT QENI NGELET!

  10. ibro says:

    Cfar jane 330 million as per pensionet nuk mjaftojne e ju mburreni kto jane si cokollatat dhe karamele per femijet.

  11. 1 prilli says:

    Hahahaha. Ng 19 komente, 17 prej lirindesish te porositur. Madje i shkruajne edhe ne te njejten kohe. Lexoni komentet e gjyshja, gertjan, bufon,buda, albani, velva,elsa, cani, zana,rezi, klajdi, shoku taras. Jam kurioz sa ju paguajne. Po dorjeta kur do komentoje???.

    1. Xl says:

      Nuk paguhen fare po nuk mbeshteten ministrin me deklarata
      Te pushuar na puna
      U ka thene edhe perdorni emrat tuaj qe tju njof te tema

  12. plaku says:

    Une mendoj, se ekonomia shqiptare ka keto probleme : Mungesa e prones, shteti i dobet ligjor, mungesa e aksesit te bisnesit ne burimet financjare.
    Ne se nje vend eshte ne krize ekonomike, si Shqiperia tani, bota njef dy shkolla per daljen nga kriza : shkolla anglo-saksone dhe shkolla gjermane.

    Gjermania, per aresye historike, ka problemin e madh te rritjes se tmereshme te inflacjonit. Ne vitet e Republikes se Wimarit ne vitet 1932 per te blere nje kile buke duhet te paguaje mbi nje Qind miljarde marka gjermane. Per kete aresye shkolla gjermane eshte per rrugen e shtrengimit te rrypit. Kete gje ajo e aplikoi per Greqine dhe e shkaterroi ekonomine greke. Kunder kesaj politike jane vendet e Europes jugore si Italia, Franca, Portugalia, Greqia, Spanja,por ato nuk kane per momentin fuqi tju kundervihen vendeve te Europes veriore si Gjermania, Finlanda, Astria etj.

    Shkolla anglo saksone bazohet ne teorine e Keyenesit,i cili thote qe ne Momente krize shteti duhet te rriti shpenzimet ,pra borxhet, duke bere investime kolosale ne vepra publike si shkolla, rruge, spitale, ura etj, pra krijon vênde te reja pune,njerezit kane me shume leke ne xhepa, konsumojne me shume , tregu rrit oferten, pra vende te reja pune e keshtu me radhe. Kjo rruge u aplikua me sukses gjate depresjonit te madh amerikan ne vitet 1933-1937 me planin “New Deal” te presidentit Ruzvelt. Po te njejten plitike po ben edhe Obama i cili arriti qe te shpetoje industrine e makinave amerikane, te uli
    papunesine etj.

    Per sa i perket Shqiperise,sic duket,qeveria shqiptare midis rruges se berjes se reformave te veshtira si : Reforma e prones, reforma e shtetit ligjor,reforma fiskale, rritja e shanseve qe bisnesi te kete akses ne burimet fianancjare etj, ka zgjedhur rrugen e lehte te rritjes se shpenzimeve duke marre kredi.

    Kjo rruge ka rrezikun e madh,sepse dihet se : Borxhet qe ti merr sot, jane taksa,qe ti,si qeveri,duhet te vesh neser. Nga ana tjeter FMN do qe te behen reforma te fuqishme per pensionet dhe administraten shteterore. Te jeni te sigurte,se qeveria do te rrisi moshen e pansioneve te grave nga 60 ne 65 vjec dhe do te beje pa tjeter shkurtime ne administrate. Administrate e fryre per vota nga qeveria qe hiku, ne 84.6oo vete eshte shume e shtrenjte dhe duhet zvogeluar.

  13. Xl says:

    Tamam si ajo video qe bere ne fushate votimesh arben hamutaj ku I the atij barkacit
    Tall koqet a bolet se mbaj mend
    Koha do e tregoj kush je

  14. leo says:

    Dini ndonje vend ne bote qe jep para FMN-ja dhe ka zhvillim ekonomik?

  15. Se pari te gjitha vendet europiane sidomos ato te lindjes e kane perzene FMN nga vendet e tyre.
    Se dyti ne republiken Ceke, Hungari, Poloni qe kane ekonomi shume me te konsoliduar sesa Shqiperia e kane perzen FMN nga vendet e tyre.
    Se treti me c’fare do ta paguaje borxhin mbrapa qeveria shqipetare?
    Ekonomia e shqiperise eshte thjeshte piramide. Ose borxhi do shtoje borxhin derisa populli te renohet fare, ose gjithe Shqiperia do merret me trafik droge qe te laje borxhin se rruge tjeter nuk ka. Edi Rama jeton me pensionin e mamit.

  16. GJITHE VENDET E LINDJE CEKI, HUNGARI, POLONI, RUMANI, BULLGARI E KANE PERZENE FMN PERJASHTA. MIRE E MORET BORXHIN PO MESE DO TA LANI. EKONOMIA SHQIPETARE ESHTE PIRAMIDE E GJALLE QE NUK PRODHON ASGJE. PASTAJ BORXHI DO SHTOJE BORXHIN DHE SHQIPETARET DO KATANDISEN SI MOS ME KEQ.
    EDI RAMA ME LINDEN NUK JU NDIHMOJNE SE ATA JETOJNE ME PENSIONIN E NETES.
    DO KATANDISENI SI MOS ME KEQ DO SHISNI FARA LULEDIELLI PERPARA SHKOLLAVE.

    1. nastradin says:

      Pershendetje nga nastradini per repliken inteligjente lidhur me prodhimin me vueln Made in Albania si baza e rritjes ekonomike dhe e DGP-se per fryme qe ndikon direkt ne standardin e jetes. Keta pushtetare thjesht jane transformuar ne mashtrues profesioniste qe duan te shesin SAPUNIN per DJATHE.

      nga nastradini

  17. E para e dime qe Ben Ahmetaj eshte nje nga hajdutet me te medhenj te Alb Telekomit ne kohen e Nanos viti 2000+se bashku me Raftin me 20 milion usd te vjedhura dhe kompania dilte me humbje 50 milion usd ne vit kjo qe sa per kulture.Fmn sygjeron rritjen e taksave dhe rritjen e moshes se pensionit kjo te con ne VETEVRASJE,varferohen njerezit,bie konsumi,ulen isvestimet,nuk hapen vende te reja pune dhe do te ulet Gtp,rritet borxhi.Jashte FMN sa me shpejt ne keto 6 vite e verteta eshte qe i qendruam recesionit vertet u rrit borxhi po ishte ne leke e jo ne euro.A e dini sa eshte sot borxhi i Usa 9% me i madh se ai i Shqiperise.Tung.

  18. anfrozidiak says:

    Ky mesuesi I englushtes n

    e ne fshatrat e gjiinokastres flet gjithnje per gjera qe nuj I kupton… I eshte tur biznesit me gjoba si ne kohen e famekeqit hermes qe I jori telekomit 42 milion usd per dg vjet- u zhduk se mos e fusnin ne burg e u rilind si hajdut me kollare mavi kuptohet duke ndare pjese me elifimatrakun tjeter teekonomise qe e ka shef….po ti

    Shtosh dhe fullen e bankes e kupton kush e drejton kete vend ne kulmin e nje krize te ghere e te thelle ekonomike

  19. mika. says:

    Po ore idiot. Pse pranvera me Borxhe fillon. Fillon me prodhim dhe eksporte. KAm respekt per Ramen por kete mafioz duhet ta heqi nga qeveria

  20. Celo Picari says:

    Rilindje me borxhe.
    Menyra me mire bindese eshte qe qeveria te tregoje si do i laje se per te mar borxh eshte kollaj per lare ka pune shume.

  21. FANE MIRDITE says:

    JU JENI ME TE VERTET GABEL BENI FESTE ME LEKE BORGJE ESHTE E VERTET QE BARCALETA TE SHUMTA KENE DALE NGA JUGU JU KUJTOHET CEKJA POR ESHTE E KOTE TE HUMBESH KOHE ME JU

  22. ari says:

    330 Milion borxh. Shqiperia ka te ardhurat per fryme(GDP) 2,778 dollar ne vit, ndersa borxhi vjetor eshte 1977 dollar per fryme ne vit. Mbi 1.5 million Shqiptar punesohen jashte shqiperise. Bravo Ahmataj, je njesoj si Bode, dhe Edi me kete veprim nuk ndryshon nga Sala. 330 milion do te perfundojne ne xhepat e politikaneve dhe te FMN(ose bankes qe ben huazimin) Iken hajdutet e pd/lsi erdhen hajdutet e lsi/ps.

    http://www.youtube.com/watch?v=XL_OZxzfUCQ

  23. nastradin says:

    THANKS FOR HELPING ZOTI ILAHI, POR AMAN ME FORMULAT PER SISTEMET FISKALE!

    sepse akoma nuk ja kemi pare hajrin takses famoze PROGRESIVE te Edi Rames qe do te shpetonte ekonomine e falimentuar te Saliut si nje ILAC CUDIBERES, por qe perfundoi si “Kokoshi ne Nje Thele” ne kerkim te fitimit te biznesit barkderr albanez qe te zbatohej ndershmerisht formula socialiste:

    KUSH FITON ME SHUME DUHET TE PAGUAJE ME SHUME

    te cilen e ka harruar me kohe edhe vete Edi Rama.

    Shqypnise i duhen urgjent ne vitet e ardhme 1-2 miliard USD per te rregulluar bilancet e pagesave qe Saliu i la si nje thes i cpuar nga te gjitha anet nga mungesa e pergjegjesise ne drejtimin e shtetit, prandaj edhe 330 milione eur, si LOT shpetimtar nga FMN-ja jane nje ndihme e pacmuar ne kete drejtim. Por kjo ndihme nga ana tjeter nuk duhet tí leshohet qeverise Rama pa asnje kontroll, sepse ka shume gjasa qe ky LOT te ike per “Djame Qeni” sic kane ikur LOT-e te tjera para tij pa sjelle me vete rrezultaet e kerkuara. Mjafton te permendim ketu per aferen mafioze ne rrugen Durres-Kukes apo ate te Gerdecit qe te bindemi se ne Shqypni shpesh ndihmat bujare dhe qellimet e mira te Botes mund te transformohen ne AFERA korruptive me pasoja tragjike. Ketu me vend eshte te pyesim:

    CFARE PROSPERITETI EKONOMIK I KANE SJELLE EKONOMISE SHQYPTARE:

    – afera ne rrugen Durres-Kukes me mbi 1 miliard EUR investim pa piken e llogjikes ekonomike?
    – afera ne Gerdec me 300 milione USD ndihme nga Pentagoni i Bushit me pasoje tragjedine ne kete fshat famekeq?

    Prandaj edhe apeli i nastradinit eshte qe FMN-ja te dale nga korniza e burokracise me formula fiskale dhe te shikoje realisht si te ndihmoje ekonomine shqyptare me keshilla per rimekembjen e prodhimit elitar shqyptar MADE IN ALBANIA me TVSH te larte qe te ffilloje te levize perpjete kurba thelbesore e GDP-se per fryme e Shqypnise e cila eshte ne nivele afrikano-qendrore aktualisht sic duket edhe nga te dhenat e Bankes Boterore ne faqen me poshte:

    http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph

    qe jane hartuar me ndihmen e FMN-se per Shqypnine dhe zoti Ilahi e di mire mesiguri. Ndryshe po nuk i konkretizoi keshillat FMN-ja dhe i leshon ndihmat per Shqypnine pa frena ka shume gjasa qe te perfundojne si ne rrugen Durres-Kukes apo si ne Gerdec, sepse LSI-ja e Ilir Metes, Mbretit te Ryshfetit ne vendin tone po ferkon duart dhe ka vene tiganin e peshkut ne zjarr. Por matane kufirit Mbreti tjeter i Korrupsionit Nderkombetar, Damir Fazlic po ferkon edhe ai duart me firmen e tij ne Sarajeve, Envergoinvest qe te kafshoje ndonje pjese te majme nga LOT-et e Shqypnise e varfer dhe te telendisur nen petkun patriotik te linjes se interkonjeksionit me Kosoven. Prandaj nuk na mbetet gje tjeter vecse te themi:

    THANKS FOR HELPING ZOTI ILAHI, POR PARA SE TE BESONI ME MIRE TE KONTROLLONI DHE VERIFIKONI QEVERITARET SHQYPTARE!

  24. pyetje says:

    Deri me sot nuk ka dale askush te na thote sa eshte borxhi i Shqiperise. A ka mundesi ta dime se sa eshte ky dreq borxhi se keshtu kuptojme nese ministri po thote ndonje gje me mend apo po ia fut nje dore propagande boshe.

  25. spontani says:

    O zoti ahmetaj erdhe pa breke ne bythe ne tirane , kishe frike dhe nga hija jote kur levizje rrugeve ne kete qytet , dreqi e di si i bere leket qe bere ate barraken tende te pare te autotraktoret qe fute koken , dhe papritur na dole ne 2001 me 8 milion euro pasuri e sot me kapardisesh me shtepi te taivani ne mes te tiranes . Do te vije dhe ty ora o hale mos ki merak. Ka qorra qe nuk dine kush je , po ama ka dhe qe te njohin dhembe e dhemballe .

    1. LORA says:

      Falemindrit per informacionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    BBDoll セックスロボットの売春宿を購入するためのマニュアル-または、ロボットのセックス人形の売春宿を調べてみませんか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje