Gati dokumentari për 80-vjetorin e aktores Margarita Xhepa

3 Mars 2014, 11:52Kulturë TEMA

Dokumentari “Margarita” është gati për publikun. Ai vjen në 80 vjetorin e lindjes së aktores së mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa.

“Margarita” është dokumentari i parë që i kushtohet aktores së madhe shqiptare Margarita Xhepa, i realizuar nga regjisori i njohur Kujtim Gjonaj.

Dokumentari do të sjellë për publikun jetën dhe aktivitetet artistike të aktores së njohur, ikonës së filmit dhe teatrit.

Regjisori Gjonaj thotë se puna më e madhe është kryer dhe se tash është i përqëndruar në montazhë.

Dokumentari do të prezantohet me 2 prill, në ditën kur aktorja do të festojë 80 vjetorin e saj.

Aktorja Margarita Xhepa, e cila për dekada me radhë i ka dhuruar publikut emocione të panumërta në film dhe në teatër, tregon se ndihet shumë e lumtur që ky dokumentar po realizohet nga “Mjeshtri i madh”, regjisori Kujtim Gjonaj, i cili duket se ka menduar që të jetë dhe si një dhuratë për aktoren në 80-vjetorin e saj.

Aktorja ka shtuar se ky dokumentar nuk do të jetë vetëm për të, por edhe puna dhe pasioni i tërë brezit të saj.

Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”, “Mjeshtre e Madhe”, është një aktore që ka lozur mbi 150 role në skenën teatrore, një aktore që ka në bagazhin e vet mbi 33 filma artistikë.

Sipas regjisorit, Margarita është një aktore që kudo që ka pasur evenimente në jetën artistike të Shqipërisë është prezente me recitimet e saj, me aktivitetin e saj artistik.

Nga Tirana në Divjakë, Lushnjë, Pogradec, Libohovë e deri në Akropolis të Greqisë, ky është itinerari që ka përshkruar dokumentari kushtuar Margarita Xhepës.

Në të do të përfshihen meditime, interpretime të improvizuara enkas për dokumentarin, por dhe të nxjerra nga Arkivi i Filmit, të realizuara gjatë gjithë karrierës së saj artistike dhe rreth 30 intervista me njerëz të kulturës shqiptare. Ky film nuk ka financime nga QKK, për realizimin e tij ka ndihmuar Bashkia e Lushnjes dhe pjesa tjetër financime private. /KultPlus.com

6 komente në “Gati dokumentari për 80-vjetorin e aktores Margarita Xhepa”

  1. Leonardo says:

    E madhërishme i takon

  2. akjhuzsxyv anticensurë says:

    tos lubonja hudhju margaritës,se me enverin ka qën dhe kjo!!
    në burg vetëm filmat e margaritës ke pa!tashti po të bëjn dhe dokumentar!
    do ken ndonjë inat me ty,toso!!
    tooossssss,kapeee!

  3. Latif Dreqi says:

    Jam shume i lumtur qe Lushnja jone, Myzeqeja e madhe i ka dhene Shqiperise, artit shqiptar dy prej ikonave te tij me ndritshme..njera eshte mbreteresha e muzikes Vacja jone! E dyta eshte e madhja Margarite edhe kjo yll i kinemase shqiptare..Por pervec talentit te tyre te pamate, tek keto dy gra qendron aq bukur fisnikeria, krenaria, bukuria e shpirtit..posi gjelberimi i barit qe pushton Myzeqene…

  4. Arjani says:

    Ti Latif ben mire qe opinionet per njerezit e medhenj ti krijosh jo vetem duke i degjuar e pare nga televizori pa e vrare shume mendjen.Por edhe duke lexuar per cka bejne e shkruajne njerezit e medhenj.
    Lushnja qe ta dish ti ka nje njeri me te madh se Margarita e Vacja. Ai eshte shkrimtari dhe skenaristi i madh Vath Koreshi.Ben mire ti dhe ndonje tjeter si ti te lexoni dicka nga ky shkrimtar.Me teper per kulturen tuaj, se Koreshi nuk ka nevoje.

  5. Cavaliere says:

    Margarita Xhepa eshte padiskutim nji nder Artistet Legjend te Kinematografise Shqiptare .
    Sa i takon klasifikimeve qe komentusit lart jane vene ne gare ,se kush eshte i pari apo i dyti un do thoshja ,se nuk mundet te vihen ne gare tre Artiste te cilet kane pasur jo te njejtin profil arti ne karierat e tyre .

  6. Mazllemi says:

    Edhe i ndjeri Kadri Roshi e ka vleresuar shume Margariten , thone qe ne rinine e saj kjo dhe Tinka Kurti kane qene si Inis Gjoni me çiljeten ne ditet tona . Si aktore skam çte them ka qene e madhe , pres çfare qyfyre do tregoje Lubonja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje