Ambasada e SHBA në Tiranë: Kujdes me makinat, inspektojini para se të hipni

4 Mars 2014, 09:05Politika TEMA

Pas atentateve të shpeshta të tritolit, ambasada amerikane në Tiranë publikoi një mesazh sigurie drejtuar qytetarëve të vet, ku i fton të jenë të kujdesshëm në përdorimin e makinave të tyre.

“Raportet e fundit të medias shqiptare kanë nxjerrë në pah rritjen e përdorimit të pajisjeve të vogla shpërthyese me shënjestër individët e përfshirë në biznes apo mosmarrëveshjeve personale. Këto pajisje janë përdorur për të dëmtuar automjete të këtyre individëve dhe sulmet kanë rezultuar në lëndime të rënda dhe vdekje. Edhe pse ambasada e SHBA nuk ka informacion specifik në lidhje me kërcënime të drejtuara kundër shtetasve amerikanë, ne u kujtojmë qytetarëve amerikanë që të qëndrojnë vigjilentë kur parkojnë automjetet në vend-parkime jo të ruajtura, të shmangin parkimet natën në zona jo të sigurta, dhe të inspektoni vizualisht makinat e parkuara për çdo artikull të dyshimtë. Nëse vëreni ndonjë anomali, mos e prekni automjetin dhe kontaktoni menjëherë policinë. Qytetarët e SHBA duhet të rishikojnë planet personale të sigurisë, të mbajnë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë, drejtuar qytetarëve të vet.

9 komente në “Ambasada e SHBA në Tiranë: Kujdes me makinat, inspektojini para se të hipni”

  1. nofka says:

    E UROJ AMBASADEN AMERIKANE PER VIGJELENCEN PER QYTETARET E VET,EDHE MUA ME KISHIN NISUR NJE MESAZH.

  2. Mira says:

    “Të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale” – thonë ata të ambasadës!
    Po ku dinë shqiptarët mo i uruar nga këto gjëra…!
    Dinë gjuhë të huaj, dinë të marrin informacion dhe të bëjnë punën…!?
    Ata dinë vetëm të pinë ndonjë dopio raki dhe të hanë fara…!
    Nuk ke këtu në Albanistan ekspertë si në USA o amerikan Arvizuja..!

  3. ruajini vehten tuaj te dashur ambasador,kjo qeveri qe nuk do popullin
    e saje,merreni me mend sa ju do juve,te isha ne vend tuaj do merrja masa
    mos u beni merak per popullin shqiptar,se jemi mesuar 70 vite me radhe me keta bastardet kriminel,hajdut,terrorist,bllokman,cunat e enverit.
    Kembet e lehta faqja e bardhe thote populli,sa nuk eshte vone.

  4. Obergruppenfuhrer says:

    Kujdes kur hypni ne makine se shperthen makina. Po ne biciklete???

  5. Sali serbi says:

    RROFTE DEMOKRACIA qe na solli Amerika dhe Europa. Perpara per fitore te tjera si keto qe kemi arritur keto 20 vitet e fundit.

  6. Pacurri says:

    A ka mesazh sigurie me te qarte se ky?

    u thone … te ndjekin “udhëzimet e autoriteteve lokale…” ose shkurt “lesht e pacurrit” ? ? ?

  7. Fasadaxhia says:

    Majmuni qe ben rrolin e ambasadorit amerikan ne Tiran,
    i ka ngel pllaka e manjetofonit ne kenget e arabistanit andej nga ka qen me pare dhe na i servir ne shqiptarve ti degjojm ktu !
    S’do ishte keq qe ktij majmuni ti ndrohej pllaka e gramafonit ne koke .

  8. Vetem ne shtetet me stan , ndodhin keto gjera,pune islamikesh te pakulture !

  9. George says:

    Ja cdo te thote te ndjehesh krenar qe je qytetar i ketij shteti. Krenari! Go go go USA!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje