Jack Davies, një gazetar britanik, thotë se është nisur me urgjencë për në Tiranë për të ndjekur protestën e 20 shkurtit, pasi i ishte thënë se do kishte luftë civile.
Duke folur për Shekullin, ai thotë se ishte në Prishtinë kur i thanë të nisej për në Tiranë se do shpërthente lufta civile.
“E kështu mbërrita në Tiranë për të ndjekur një protestë, që rezultoi të ishte paqësore, shumë më paqësore se ajo në Ukrainë. Ndoshta media në botë po përgatitej për një protestë të tillë, por unë jo. Isha i sigurt që në Shqipëri nuk do niste një luftë civile kundër një qeverie, që ka vetëm gjashtë muaj në pushtet”.
“Rreshti i atyre vajzave police mendoj se ka qenë një nga lëvizjet më të zgjuara që mund të bënte policia dhe pushteti në këtë protestë,” shton ai.
Sipas Davies, kur pa rreshtin e femrave police, u bind që do ishte një protestë paqësore.
Të paktën ato nuk janë barkdërre…! Unë i bëj thirrje publike Ed Ramës që të më punësojë dhe mua krahas atyre femrave simpatike.
Të heqim barkdërrat dhe të punësohen sa më shumë femra në policinë e Shtetit…! Femrat në Policinë e Shtetit i’a ndryshuan sadopak pamjen e keqe policisë….!
Shpresoj që një ditë femrat do të zënë dhe majën e Ekzekutivit..!
Përshëndetje nga zemra femrave police të Republikës së Shqipërisë!
Femra e ka fut shejatanin ne shishe,ajo ka me e fut dhe Berishen ne biruc,jo te Liries,por ne ate te Drejtsis.
Rrofshin Shota Galicat e Tirones.
Shqipnija duhet te behet,per te miren e shqiptarve.
Strategji e papare kjo, shume duroj policia ate dite, me ate pleren qe shante e godiste njerez.
Po aq sa eshte merite e qeverise eshte me shume akoma merite e Berishes qe nuk
beri thirje per tu futur ne kryeministri me dhune, sic benin ata te PS-se ne 21 Janar qe nxisnin turmat per tu futur me dhune ne kryeministri
Ku e keni Musine Kokalarin ju, a thoni dot?
Femrat police, sidomos ne raste te tilla, te acaruara, do kishin
pesuar shock te vertete, nese do kishte ndonje provokim fizik.
Athere, ku do vente te gjente vrime te futej qeveria qe e mban per ide te mencur?!
E cfare ssikur protestuesit te vinin edhe ata gra perballe ketyre policeve te vena ne prove te ashper prej marrezive te meshkujve ne politike?!
Do benin sehir meshkujt?
Do rrinin pasiv meshkujt police, qe ishin pas kryeministrise?
Po ai ministri qe veshtronte nga maja e catise, c’do bente sikur…?!
Thuaj qe njerezit e moren mesazhin: Ndertesat e Shtetit, nuk duhen prekur, policet nuk duhen goditur me gure e me hunj, as me arkivol, merret vesh, dhe te tjerat do rregullohen: populli ben metingje, politikanet vazhdojne te vjedhin!
Por Musine Kokalarin nuk e harrojme dot, ta dini ju kuqo!
Ajo ishte e majte e vertete, socialdemokrate, njeri per se mbari, atdhetare, me imazh te bukur per shqiperine e shqiptaret, motrat e saj. Ju e late te vdiste burgjeve dhe kampeve te internimit…
Jo mor burr, nuk jane tamam Shota ato , se kane ndermend qe edhe te martohen, nese nuk jane akoma.
Suksese femrave policeve te Shqiperise, ne detyren e tyre brenda dhe jashte familjes!
Bravo qeveris qe nuk u panikua e se mbushi vendin me sniper e me shiksa e nuk provokoi turmen, biles shume duruan ato polic nga ato protestuesit.
Mira,
A do te vish ne Zvicer te behesh bodyguardia ime private?
Pershendetje
Po kujt po i rruhet se qenke ne Zvicer zotrote?
ke filluar te rrjedhesh plako? Ti sikur ke qene me i urti ketu? Po na behesh pervers tani ne pleqeri? Sa mire do ishte ta shihte nusja jote kete koment do perfundoje te ruaje deren e ndonje shtepi cupash qe i sherbejne publikut te gjere e ato do te te perkdhelnin tocin cdo dite e do te thoshin: Si je babush?
marin,
Poeti i madhe gjerman Geothe, ra ne dashuri ne moshen 90 vjecare.
Platoni ka thene : Liebe ist eine schwere Geisteskrankheit.
Dashuria eshte nje semundje e rende shpirterore.
Pershendetje
Paske rrjedh plako. Kush t’i hudh qurret ty mer plak! Vetem po te jesh milioner po! Po derisa rri ketu e komenton, tregon qe je ne te thate e te jane thare syte e gjithcka tjeter e ben gam gam si ai qeni i lidh ne zinxhir qe leh, po nuk kafshon dot.
plaku
Nje plak provante te bente sex me plakene e tij
Plake moj a te ka hy brenda.Plaka jo plak akoma
Plaku çudi mua po ty jo.
e ka rrujt gjoksin dhe komet cuni plaku ?me qe merret me bodybuilding..bjere te une ne USA se e mbaj une jo bodyguard se skam nevoje,po dylber po..
Luften dhe revolucionet i kane per zemer dhe tradite komunistet, enveristet dhe jo demokrater dhe shtresa e persekutuar nga regjimi komunist.
Saliu eshte Enveristi I fundit…
Problemi I Saliut tani eshte qe nuk ka me Nano qe ja mbathte me bizhame nga frika e horrave te Sales.
Saliu e di qe Meta e tredh prape sic e trodhi atehere kur e mori ne polici…
Saliu eshte dhjaks kur ka hunlesh perpara dhe trim e I pashpirt kur policine dhe ShIKun nen kontroll.
E din are historine : kur u ndane aq te rane?
Historia e njerezimit eshte keshtu:
Mbasi zoti i krijoi gjithësinë, krijoi njerezimin dhe mendoi qe ti vinte edhe trurin ne koke. Keshtu njerezit do te mund te gjykonin per veprimet e tyre.
I vendosi ne radhe, dhe nga kazani me tru qe kishte pergatitur, me nje garuzhde filoi te mbushe kokat e njerezve. Mbasi mbushi shume koka me tru, vuri re se njerëzit ne rradhe ishin shume ndersa truri kishte shkuar ne gjysmen e kazanit.
Mori mish tule, e griu, e perzjeu me tru dhe kur kazani u mbush plot, filloi perseri tu mbushe kokat e njerezve. Pas pak vuri re qe masa e perzjere “tru-mish” kishte shkuar tek mesi i kazanit.
Perseri beri pak pushim, griu mishin tul qe kishte mbetur dhe pak koska, e përzjeu masën e gritë me tru, dhe filloi perseri te mbushte kokat e njerezve me masen “tru/mish te perzjere me mish/koske”.
Por radha e njerezve ishte shume e madhe, kazani pothuajse mbaroi.
Perseri pushim. Morri gjithe zorret, koskat, plencat dhe i griu.
Mbase e perzjeu me masen e “tru/mish te perzjere me mish/koske” qe kishte mbetur, filloi te mbushe kokat e njerezve te mbetur.
Nuk e di ne se do ta kuptoni se kujt kategorie te njerezimit i perkisni ti dhe ca te tjere ketu ne forrum!?!?
ne e dime , po me duket se ti ishe i fundit ne radhe dhe te la zoti pa gje hic …
Policet jan shume te zonja isoj si ne kete rast.
http://www.gazetatema.net/web/2013/11/27/tregtari-turk-kercenon-me-arme-ish-te-dashuren-e-tij-police/
Si duket kete gazetarin e ka thirur Luli nga kosova qe ti tregoje si proteston tani PD.
SCUZA ANGLEZO QE QEKE ZHGENJUE KET RADHE
NE TIRAN PERBALL POLICEVE FEMRA !
SBE-ja ESHTE DUKE FINANCUE FORT PER ME JA ARRIT
ASAJ DITE E CILA NUK DUKET E LARGET !
NA VJEN KOQ PER JU DHE GJITHE OPINIONIN EU(ROBT´)PJAN
QE PRET ME PADURIM SPEKTAKLIN E TITULLU TRITOL SALI BERISHA
POR JU DUHET TE AFRONI ME SHUME LOGISTIKE BERISHES
I CILI SADO ESHTE DUKE DHAN SHPIRT PO LUFTON SI NJI EGERSIRE
E VERTET SHPELLE PER DESHIRAT TUJA
Ky qenka tamam gazetaruc. Na paska pare “femrat”, dhe na qenka bindur se s’do kishte “lufte civile”. ? ? ?
Imagjinoni se si do t’i kishte kulluar muti neper shale, sikur t’i tregonin tarracen ku ishin strukur trimat e xha “tahos”…
hahaha,kete xhekun e ka pagu edi rama me para droget,shoku i toni blerit
Ore lereni gazetarin Britanik po shihni se ca behet gjendet shtepia ku prodhohet tritoli http://dielli.al/lajme.php?id=44070&k=71
Kane haruar ti tregojne gazetarit se me 20 shkurt ata qe benin lufte tani jane pushtet.
O tunxh seshte me saliu ne pushtet , e ke oren mbrapa zgjohu nga gjumi.
Ne shqipetareve nuk na gjehet karari, as per mire e as per keq, ky anglezi ka shkruajtur dicka pozitive, mgjate ne jemi delja e zeze per Europen, mendoj qe te shohim shtepine tone e te lem menjane filozofirat qe filozofojme per ne Europe, ne kete gjendje qe e kane lene Shqiperine hajdutet e Nanos e Berishes e shoh te veshtire, por mos harrojme qe EU ka plot probleme, si korupsioni, kriza financiare, papunesia etj. Ne jemi vend ku nese do te punohej me nje plan si ky i Qeverise Rama, tani do te ishim shume me lart.
Gazetaret vene e vijne, shume here bejne gam gam, por ajo qe me cudit mua eshte se ne Shqiperi ne kemi pak gazetare te nivelit te Meros, te paanshem dhe konciz. Nje pjese e madhe e tyre nuk duan t’ia dijne per popullin ose per vendin, shkruajne se duan tu dale emri ne gazete e te duken ne rethet sociale.
Po ky ka pare policet femra e nuk paska vu re gjithe ato trupa qe ndodheshin perballe Bar Restorant Logoreci e qe ishin te mberthyer e gati per te nderhyre.
Po te krahasohet kjo proteste me ate te 21 janarit shihet qarte se protestuesit qe u sulen me hunj kunder policise e bene per ta provokuar.
Femrat jane me besnike se burrat ne lufte.
Gjithmone kam pasur dhe kam besim se me
policet femra ,Ed Rama do te mbaj 30 vjet pushtet
dhe do te beje shtet ligjor.Ai tjetri le te haj mut
sa te doje deri ne momentin kur ti vene’ byzyluket ‘.
Vetem cifti pederast luli ne rolin pasiv dhe sala ne rolin aktiv deshirojn nji gje te tille qe te djegin shqiprine si ne 91,,,,97,,,98
Kjo vlen per ju o plehra qe se bashku me Dite-n disa dite perpara protestes trumbetonit me te madhe se gazetaret e huaj po vijne ketu se do te jete ferri.Nje pyetje do t’ia lejoj vetes per ju. Po kur dalin te pa verteta “parashikimet” apo “analizat” tuaja ndjeni ndonje nevoje per keqardhje per ata qe ju lexojne? Ju them sinqerisht boll me keto palacolleqe se keni 73 vjet qe mpite kete popull. Nuk me vjen gjynah per popullin se ketij populli keshtu i vjen mire, por ka disa te tjere qe ju ofendohet rende sedra nga mashtrime te tilla. O mero s’ta ka dhene akoma edi thelen? Mos u merzit do rilindesh edhe ti.
Na qenka eksituar britaniku… Paska gjetur edhe demokraci edhe mireqenie…
Te dashur lexues mereni serjozisht thenjen e gazetarit Jack Davies.
Propaganda e suvencionuar serbiane e opozites ka krijuar pershtypjen me negative per vendin ne arenen nderkombetare.
Ato ariten qe ne mbledhjen e shkuar disa shtete te pranonin se Shqiperia brenda dy muajve kishte bere regres.
Qellimi i tyre i vetem eshte qe vendi yne te mos e mare as ne kete raund stetusin kandidat ne EU.
Ardhja de deklarimi nga gazetaret e huaj i nxjerr te zbuluar si ne kete rast.
Femrat?
Ka lezet niset polici per sherbim dhe mbaron dy ”Misione”,burri i saj pret ne shtepi.
Shoqeri me kulture.
E lexuat qe Rihana e teproi sot se nxorri komplet bytthet apo gjoksin.
Apo kengetarja Perri puthi tjetren sot.
Po shkrimin tjeter qe ce do Os-karin kur shikon keto Bythe?
Hajde lajme hajde.
Kete shoqeri doni kete kini pse ankoheni?
Ato oficere trimeresha qe vinenga e gjithe shqiperia,porsi shota nuk do lejojne asnje pdist te beje bgjene me tevogel.prvo i ti provokonni dhedo ge shikoni se cdo tju bejne ata bjrrnesha ne zbatim te ligjit.shteti povendoset dhe ligji dozatohet.cdo thirfje e qytetareveper ndihme sotmerr pergjigje menjehere.dhe sezoni tritolitqe nuk mund dot shishi si organ i specializuarti gjije do baroj.krimi ndizet kur ivjen vdekja.policia e shtetit sot eshte me mira ne 23 vite tranzicioni.berisha shumeshpejt do marre prgjigjenperfu dimtare bashke me klyshet e tij.shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo serbofileve ttipit berisha’qe e shiti shqiperine tek tutoret e tij.policia meforcen e ligjit ti coje para drejtesise berishen ,kalanedheqente e tyre qe lehincdo dite.
Duke kerkuar nje shkrim timin, u ndesha me kete artikull, dhe mendoj se eshte perseri koha qe lexuesit te njihen me te, dhe te kuptojne se cfare ndodh me drejtesine shqiptare dhe me Sali Berishen. Lexojeni:
“Berisha, opozita dhe drejtësia nga 2 prilli i vitit 1991 te 21 janari 2011”. Shkruar nga ARTIAN MALOKU, 25 Shkurt, 2013
Drejtësia është pushteti-rojë prej së cilës varet shëndeti i një shteti. Është ajo që e ruan shtetin nga të gjitha rreziqet që i kanosen atij dhe shoqërisë. Ajo e mbron edhe nga pushtetet e tjera, nëse ato do t’i shmangeshin Kushtetutës dhe ligjeve. Por drejtësia në Shqipëri është e sëmurë rëndë dhe e pa aftë për të kryer funksionet e saj. Ajo nuk dënon dot as keqbërësit që kanë mundësi të paguajnë dhe, vit pas viti, na ka dhënë prova se sëmundja po përparon. Ky përfundim nuk është një perceptim i ndikuar nga “pala që humbet gjyqet”, por një realitet i prekshëm. Provat janë shumë të qarta. Në të gjitha raportet vjetore të institucioneve ndërkombëtare është nënvizuar se drejtësia në Shqipëri është e pabesueshme.
Realiteti është bërë aq i rrezikshëm për destabilizimin e vendit, saqë edhe partnerët e huaj, mbështetës të zhvillimit të Shqipërisë, e lanë mënjanë gjuhën diplomatike dhe po e thonë açik se vendimet e gjykatave janë haptazi të padrejta. U fol açik, prandaj Sali Berisha nuk kishte mundësi të zbatonte taktikën e tij të njohur, adresimin e kritikave “të miqve të mëdhenj të Shqipërisë” tek opozita, si përgjegjësi të saja dhe të aktorëve të tjerë vendas. Në pamundësi për të shfrytëzuar gjuhën diplomatike iu kthye “kodit të sojliut”, që e këshillon t’u dalë ballas armiqve, u tha miqve të Shqipërisë se po ndërhynin në gjykatat shqiptare, se po shkelnin parimin themelor të drejtësisë, pavarësinë e saj.
Për këdo që vëren ato që ndodhin në Shqipëri, është e qartë se drejtësia tek ne është viktimë dhe vegël e Sali Berishës. Fillimet e përpjekjeve për ta bërë të tillë përkojnë me fillimin e karrierës së tij politike. Provën e parë e dha sapo u ul në fronin e Presidentit të Republikës.
Një mëngjes, në verën e vitit 1992, mori hov dhe u ndal tek gjykata e Tiranës. Me pretekstin se nuk po jepnin drejtësi, i shau e i kërcënoi gjyqtarët e mbledhur në një sallë. Njëra prej gjyqtareve përfundoi në qelitë e 313. Shkulte flokët e vet e zeza grua. I menjëhershëm qe reagimi i një zonje fisnike dhe mike e Shqipërisë, Kristina von Kol (Christine von Kohl). Me vullnetin e mirë për të ndihmuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës, zonja Von Kol i shpjegoi me dashamirësi Sali Berishës se pushteti gjyqësor është e duhet të jetë i pavarur, si dhe arsyet pse nuk duhej bërë ajo që bëri. Por president Saliu e përçmoi dhe e përzuri nga zyra. Gazetari Fatos Lubonja, i pranishëm në takim, e bëri publike sjelljen e kryetarit të shtetit. Kjo e shtyu të nxiste shërbëtorët e tij të silleshin si zuska dhe zuzarë ndaj zonjës së nderuar. Shkrimet e tyre të shëmtuara janë të stampuara në faqet e gazetës së tij, RD.
Për të vlerësuar saktësinë e konkluzionit, se drejtësia është vegël dhe viktimë e Sali Berishës, është e nevojshme të kujtojmë disa prej proceseve penale të filluara ose jo me nismën e tij, por të përfunduara në përputhje me vullnetin e tij. Kjo do na jap mundësi të kuptojmë se vendimi i pafajësisë për ngjarjen e 21 janarit nuk ishte rrufe në qiell të kthjellët. Rrugëtimi për të mbërritur në këtë pikë ka qenë relativisht i gjatë.
Zëri i znj. Von Kol mbeti i vetmuar. Opozita ishte e hutuar. Të tjerët heshtën, madje më keq se kaq, sepse nuk do vononte dhe do shihnim në fotografi amerikanin Raierson (Rayerson) që i fërkonte dorën presidentit tonë (shumë e ngjashme ajo ledhë me lajkën “burrë shteti” që i bëri zoti Arvizu 20 vjet më pas).
Edhe në publik u krijua përshtypja se presidenti do ta vazhdonte pa pengesa rrugën e nisur. Nuk mënoi dhe iu përvesh punës për të bërë gjyqin e parë të pushtetit të tij, atë për ngjarjen e 2 prillit 1991. Para se të vinte në pushtet i qe imponuar Gjykatës së Lartë që gjyqtar i çështjes të ishte Qazim Gjoni, bashkëkrahinas i tij dhe kryetar i gjykatës së rrethit Dibër.
Procedura penale e kërkonte që gjyqtari të ishte ushtarak dhe Qazimi u ul në vendin e kryegjyqtarit me uniformë ushtarake. Komedia vazhdoi. Kur duhej që Qazimi të ishte gjyqtar civil, bëhej ndryshimi i K.Pr. Penale dhe Qazimi e linte në gardërobë kostumin ushtarak; duhej justifikuar vonesa në gjykim, Qazimi e kthente dosjen për hetime “plotësues”; duhej shtyrë gjykimi, se vendimi duhej të jepej në një kohë politikisht të përshtatshme për Saliun, e shtynte Qazimi; duhej arrestuar edhe dikush tjetër, se ashtu donte presidenti, e arrestonte Qazimi; duhej që banditët e rrugës ta mbushnin vazhdimisht sallën e gjyqit dhe të fyenin e godisnin të pandehurit dhe dëshmitarët që nuk flisnin atë që i duhej Saliut, ua krijonte kushtet Qazimi; duhej ndryshuar akuza për të pandehurit, nga shpërdorim detyre në vrasje me dashje, e bënte Qazimi, duhej mbyllur gjykimi dhe dhënë vendimi ditën e krishtlindjeve, e bëri Qazimi.
Farsa mbaroi me dënimin e njerëzve të pafajshëm për krimin e vrasjes. Arsyetimi i vendimit se: “Të pandehurit as kanë vrarë dhe as kanë dëshiruar ardhjen e pasojave, por kanë lejuar ardhjen e tyre”, ishte skandaloz në kuptimin juridik dhe logjik, por shprehte më së miri se ai nuk u mor sipas ligjit dhe provave, por sipas vullnetit të individit të pushtetshëm, Sali Berishës. Tre-katër zëra reagues ndaj paligjshmërisë së procesit dhe vendimit të dhënë, ishin shumë pak për të demaskuar farsën dhe ndalur Sali Berishën në arritjen e qëllimeve.
Pas dhënies së vendimit ngriti në përgjegjësi Qazimin, hetuesin Qeleshi dhe prokurorin Fana. Shpërblimi, pavarësisht formimit profesional mediokër dhe të kaluarës së tyre, i bëri ata model për cilindo që dëshironte t’i shërbente atij dhe jo shtetit.
Hedhja e këtij hapi e bindi Saliun se mund të mbyllte në burg cilindo dhe me çfarëdo akuze që t’ia rrokte mendja. Me firmën e Qeleshit arrestoi kryetarin e opozitës, ish-kryeministrin Fatos Nano. Imazhi i fotos kishte ndikimin e vet për ta perceptuar edhe këtë akt si të mbështetur nga përfaqësuesi i SHBA në Tiranë.
Sukseset e para i treguan se Modeli (alias Qazimi) riprodhonte, por nuk mjaftonte. I duhej që drejtësinë ta bënte shërbëtore të tijën sa më shpejt. Diçka duhet të bënte dhe duket se idenë e mori nga shkencëtarët e gjenetikës, që punonin prej vitesh për klonimin e deles. Pa humbur kohë ndërmori nismën për “klonim”. Zgjodhi militantët më të devotshëm dhe, brenda 6-muajve, atje tek Plepat, e “klonoi” Qazimin me dhjetëra herë. Para se të vinte në jetë delja Doll, juristët 6-mujor zunë vendet e profesionistëve në gjykata dhe në prokurori.
Tashmë Sali Berisha mund të fajësonte e dënonte cilindo që i zinte rrugën, por edhe mund të shfajësonte dhe shpallte të pafajshëm këdo që i shërbente. Kryetarin e opozitës e dënoi si vjedhës të rëndomtë. Reagimi i opozitës ndaj farsës së dytë gjyqësore nuk ishte ai që duhet të ishte. Propagandistët e palodhur të brendshëm dhe të jashtëm, e paraqisnin si trashëgimtare dhe pretenduese për të rikthyer komunizmin.
Ngjarja terroriste në repartin ushtarak të Peshkëpisë, më shumë sesa egërsinë dhe vendosmërinë e qarqeve ekstremiste greke për të aneksuar edhe më shumë territore shqiptare, evidentoi gjendjen fatkeqe ku e katandisi ushtrinë shqiptare “patrioti” Sali Berisha, brenda një kohe shumë të shkurtër (repartin ushtarak e kishte çarmatosur me urdhër). Sedra kombëtare u lëndua rëndë. Kjo e trembi më shumë sesa dhimbja për jetët e humbura. Për t’u treguar patriot vendosi t’i tregonte vendin Greqisë. Urdhëroi drejtësinë të arrestonte dhe dënonte një grup shtetasish shqiptarë me kombësi greke.
Farsa e tretë gjyqësore dështoi, jo në saje të reagimit të opozitës apo të opinionit publik, por në saje të reagimit ndërkombëtar, veçanërisht të SHBA. Bashkë me qytetarët minoritarë SHBA shpëtuan nga burgu i Saliut edhe kryetarin e Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozin.
Më pas, së bashku me shërbëtorin e tij fanatik, Bashkim Gazidede, organizuan arrestimin sekret të biznesmenit nga Kosova Rremzi Hoxha dhe të dy shtetasve të tjerë. Rremzi Hoxha u vra pa gjyq. Dihet se ç’ndodhi me procesin gjyqësor. Disa nga ata që u përpoqën të vinin para përgjegjësisë personat fajtorë nuk jetojnë më. Përpjekjet për të zhdukur provat e krimit rezultuan të suksesshme deri diku. Ndërsa ndërhyrjet e Sali Berishës për të mbrojtur personat e akuzuar ishin pa kurrfarë droje. Demagogjinë e tij, për të justifikuar postet drejtuese që u jepte të pandehurve të çështjes, me pretendimin se respektonte parimin e prezumimit të pafajësisë, e bënin transparente qëndrimet e kundërta që mbante ndaj personave të tjerë, të akuzuar prej tij.
Pas shumë viteve gjykata “e pavarur” e dha vendimin. I fajshëm, për të rrëmbyerit dhe të vrarin, u shpall Shik-asi i arratisur në Angli. Rrëmbyesit, që ishin përballë saj u lanë të lirë. Përfundimisht, përgjegjësia mbeti e pandriçuar, krimi pa u ndëshkuar, Rremzi Hoxha pa varr, ndërsa Sali Berisha, “respektues” i parimit të prezumimit të pafajësisë, duarlarë.
Vrasjen dhe fshehjen e trupit të Rremzi Hoxhës e kishte mbajtur top sekret. Zërin e familjarëve e zbehën edhe më shumë veprimtaritë për zgjedhjet e përgjithshme të majit 1996. Vjedhja e zgjedhjeve prej Sali Berishës dhe qëndrimi kritik i faktorit ndërkombëtar ndaj tij, veçanërisht ai i SHBA, nga njëra anë, dhe afrimi i ditës së shembjes së piramidave financiare, nga ana tjetër, po e çonin regjimin drejtë shembjes. Në kërkim të gjetjes së alibisë, për të larguar vëmendjen nga problemet reale që kishte krijuar, zgjodhi të deklaronte se kishte zbuluar një organizatë kriminale, “Hakmarrja për Drejtësi”. Ajo, sikurse tha, kryente krime me qëllim destabilizimin e rendit, ishte e lidhur me familjarë të Enver Hoxhës dhe mbështetej nga opozita me synimin final: kthimin e komunizmit në pushtet.
Televizioni shtetëror, krahas listës së gjatë të krimeve që pretendohej se kishte kryer dhe do të kryente “Hakmarrja”, transmetoi pamje të disa djemve, armë të llojeve të ndryshme, plane sekrete të shkruara me dorë, midis tyre edhe atë të vrasjes së Sali Berishës, kasafortë me një milion dollarë, eksploziva, telekomanda për shpërthime nga larg, radio e shumë prova të tjera. Në një proces gjyqësor, që u mbyll me pafajësinë e të akuzuarve në vitin 2003, u vërtetua se të gjitha provat ishin të falsifikuara. Me këmbënguljen e Saliut gjykimi filloi nga e para. Sërish të gjitha provat dolën të rreme. Përpjekjet për falsifikim kishin nisur pasi ishte deklaruar se provat ekzistonin, bash si në rastin e ngjarjes së 21 janarit, kur, pasi Saliu jep versionin “zyrtar” provat zhduken dhe zëvendësohen me prova të rreme. Gjykata e dytë pranoi se provat ishin të papërdorshme, por, në kundërshtim me çdo praktikë penale dhe logjikë formale, të akuzuarit e “Hakmarrjes” i dënoi. Për të mbuluar krimin e falsifikimit të kryer nga njerëzit e Saliut, gjyqtari Laro (i Apelit) e shpërfilli të vërtetën me arsyetimin se “falsifikimi i provave nuk është objekt i këtij gjykimi”.
Në historia e “Hakmarrjes për Drejtësi” gjenden prova të mirëfillta të keqpërdorimit të sistemit të drejtësisë nga Sali Berisha. Angazhimin e pandalshëm të tij duket se, më së shumti, e ka motivuar nevoja për të mbajtur të mbuluar manipulimet që u kishte bërë provave në vitin 1996. Ndërhyrjet e hapura dhe përdorimi për të ushtruar presion mbi kundërshtarët politikë kanë përmasa groteske. Aty kanë gjetur lëndë për satirë dy nga penat e përditshme të shtypit shqiptar, A. Duka dhe M. Baze. Satirizimi i Saliut për “Hakmarrjen” ka ndikimin e vet, por satira nuk e shëron dot drejtësinë.
Diktimi i vendimeve të gjykatave në proceset e përmendura dhe në të tjera të ngjashme me to, ka qenë punë e lehtë për Sali Berishën. Klasa politike dhe mediat ose nuk kanë reaguar, ose reagimet e tyre kanë qenë shumë të pjesshme dhe të vakëta. Ndërsa shoqëria civile nuk e ka parë të arsyeshme ta çelë gojën. Mungesa e reagimeve për 20 vjet rresht ia shtroi rrugën për arritjen e qëllimit. Vendimi i dhënë për ngjarjen e 21 janarit e gjeti rrugën të shtruar dhe, në përmbajtje, nuk mund të mos ishte në përputhje të plotë me praktikën e krijuar ndër vite. Arsyetimi i vendimit, se akuza e ngritur kundër të pandehurve “nuk qëndron, duke pasur parasysh edhe institutin e mbrojtjes së nevojshme, detyrimet ligjore… për mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve zyrtare që kanë në mbrojtje”, është aq i pa mbështetur në prova dhe në ligj saç janë edhe arsyetimet e vendimeve të përmendura.
Faktikisht shteti ka mbetur pa mbrojtje. Pushteti i drejtësisë është thjesht pushteti i Sali Berishës. Në qoftë se nuk do të ishte kështu, Sali Berisha nuk do të kishte kurajë t’i vinte ministrat nën urdhrat e të birit, organizatorit të aferës kriminale të Gërdecit. Dhe më pas, pse duhet të frikej për të vrarë katër a më shumë qytetarë protestues në bulevard? Ç’rëndësi kishte fakti që ata ishin me duar në xhepa? Vërtet ngjarja dhe vrasjet e katër qytetarëve u shtjelluan para syve të gjithë botës, por ç’vlerë ka masa e pafundme e dëshmitarëve okularë që panë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet ekraneve, krimin e kryer prej tij? Mos do ishin dëshmitarët dhe provat materiale, ato që do vendosnin për fajësinë? Jo, do ishte gjykata, e përdhunuara prej tij, ajo që do jepte pafajësinë. I kishte të gjitha arsyet të ishte i sigurt që gjykata do vendoste siç ai tha. Për shembull, tha se protestuesit ishin puçistë dhe, pasi policia rrahu e torturoi me dhjetëra prej tyre, gjykata i dënoi për prishje të rendit; tha se gardistët ishin të pafajshëm dhe gjykata i shpalli të pafajshëm; tha se protestuesit rrezikuan gardistët, institucionin dhe jetën e kryeministrit, kështu tha edhe gjykata me vendimin e saj.
Sidoqoftë, vendimi për ngjarjen e 21 janarit, solli një ndryshim në qëndrimin e të huajve. E folmja troç e amerikanëve dhe evropianëve për padrejtësinë e vendimit shpreh humbjen e shpresës. Ata u bindën përfundimisht se me Sali Berishën nuk mund të merresh vesh dhe se, sa të ketë pushtet, kurrë nuk do ta lejojë sistemin e drejtësisë të funksionojë sipas ligjeve. Kjo është e rëndësishme, por jo e mjaftueshme për ta bërë Shqipërinë një vend normal.
Gjendja në sistemin e drejtësisë është shumë e rëndë. Infeksioni është i thellë dhe i shtrirë në gjithë sistemin. Ndjekësit e modelit “qazim” dhe të “klonuarit” janë kudo, në gjykata, në prokurori, në policin gjyqësore dhe shkencore, ku veprojnë aktivisht prej vitesh ekspertë të korruptuar, që, me manipulim provash, i shërbejnë sa Saliut, aq edhe kriminelëve. Ndonëse kam bindjen se nuk përbëjnë shumicë, duket se ndikimi i qazimëve është i konsiderueshëm edhe mbi shoqatat e sistemit të drejtësisë. Nuk është e vështirë të vësh re se këto shoqata nuk shfaqen thjesht si zbukurim i rremë për “shtetin demokratik”. Ato nuk kanë reaguar asnjëherë për dhunimin që Saliu u ka bërë parimeve kushtetuese mbi të cilat duhet të funksionojë drejtësia. Kanë heshtur ndaj presioneve të tij të hapura, agresive, të vazhdueshme dhe të pandalshme mbi prokurorinë dhe gjykatat për të proceduar e dënuar ata që nuk i konsideron të tijtë dhe për të mos proceduar e dënuar ata që janë bashkëpunëtorë të tijtë. Nuk kanë pasur efekt të kundërt me këtë heshtje as deklaratat e shoqatës (Dhomës) së avokatëve, që kanë synuar të përligjin veprimtarinë me përfitime marramendëse të vajzës së Saliut, sa herë që shtypi ka botuar dokumente komprometuese. Për të mos folur për KLD-n, të cilën e kemi parë të vrapojë pa humbur minutën për të gjetur të meta në vendimet që nuk i pëlqejnë Saliut dhe të mos e luaj vendin për vendimet që publiku i gjerë i ka vlerësuar të padrejta.
Çlirimi i Drejtësisë nga Sali Berisha nuk është një punë e lehtë. Kush pret drejtësi nga individë të përfshirë në procese që nuk janë zgjidhur sipas ligjit dhe provave, por sipas interesave të Sali Berishës, gabohet. Largimi i tij nga pushteti mundet t’ia bëjë të vështirë ngashënjimin dhe shpërblimin e tyre, por ata bëjnë pjesë në kategorinë e njerëzve me “dosje”, të cilët ai ka ditur t’i përdorë me të njëjtin efektivitet edhe kur ka qenë në opozitë.
Deklaratat e opozitës se do të bëjë drejtësi për çështje konkrete nuk duken të mirëmenduara. Ka shumë arsye që e bëjnë vullnetin politik të pamjaftueshëm. Mbi të gjitha qëndron mbrojtja kushtetuese dhe ligjore për punonjësit e drejtësisë, e cila nuk duhet të preket. I pamjaftueshëm do mbetej vullneti i pozitës së nesërme edhe nëse do ndodhte që t’i bashkohej vullneti i Prokurorit të Përgjithshëm. Shërimi i sistemit nuk është i pamundur, por kërkon program të studiuar, përkushtim dhe kohë.