NY Times korrigjon shkrimin e publikuar 161 vjet më parë

4 Mars 2014, 22:55Lifestyle TEMA

Gazeta e njohur amerikane “The New York Times” ka publikuar korrigjimin e një artikulli të publikuar 161 vjet më parë, që flet për rastin e portretizuar në filmin fitues të çmimit Oscar “12 vjet skllav”.

Historia ishte publikuar më 20 janar të vitit 1853 dhe fliste për rrëmbimin dhe skllavërimin e një personi me ngjyrë, që në fakt e kishte fituar lirinë.

Ai quhej Solomon Northup.

Por mbiemri i tij ishte shkruar dy herë gabim, njëherë Northrop dhe njëherë Northrup.

Gabimi u zbulua nga një kopje dixhitale që po qarkullon së fundmi.

“12 vjet skllav” fitoi të dielën çmimin e filmit më të mirë, skenarit më të mirë dhe të aktores më të mirë në role dytësore.

3 komente në “NY Times korrigjon shkrimin e publikuar 161 vjet më parë”

  1. pellazg says:

    Gazetave shqiptare do ju duheshin 161 vjet publikime nese do korrigjonin gabimet e bera.

    Mbase ky lajm do duhej ti bente pak te reflektojne pasi ne vendin tone kemi degjeneruar si cilesine dhe korrektesine e lajmeve e ashtu edhe nivelin intelektual te gjuhes se komunikimit mediatik.

  2. Z. NIKA says:

    ORE PO KOT NUK E QUEN ZOTI BERISHA LETER HIGJENIKE KET GAZET MASHTRUSE.
    http://goo.gl/lWSJ4X

  3. Dora says:

    Imagjino sikur te punonit ju te gazetes “Tema” tek “The New York Times”! Do kishin falimentuar vetem me korrigjime artikujsh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje