Anais Ginori
Ishte konsideruar i padëshiruar, një njeri i marrë fund politikisht, pasi u përfshi në një skandal seksual, në sytë e gjithë botës. Por, ja tek rishfaqet krejt papritur Dominique Strauss-Kahn, në vend të parë të preferencave të francezëve, shumë më lart se sa jopopullori François Hollande, gjë kjo jo shumë e vështirë. Por gjithësesi, edhe më lart se sa politikanë të tjerë me nivel. Eshtë vetëm një sondazh. Por, rezultati është aq sikletosës, saqë u mbyll në një sirtar dhe nuk u botua asnjëherë.
Gjithcka nisi kur “Le Parisien” i kërkoi institutit BVA, një studim për të imagjinuar se kush do të kishte aftësinë që të sillte kthesën e Francës. Një sondazh, që duhej të ishte kopertina e revistës që shoqëron të përditshme franceze një herë në javë. Si ndodh gjithmonë në këto raste, instituti organizoi një kampion, duke u ofruar të intervistuarve zgjedhjen mes disa emrave. Për herë të parë, përfshihet edhe emri i Strauss-Kahn, i cili prej tre vitesh ishte zhdukur nga të gjithë zbulimet demoskopikë. Pasi u arestua në maj të vitit 2011, i akuzuar se kishte përdhunuar një kameriere në Sofitel, në Nju Jork, ish drejtori i FMN-së vazhdon të jetë i pandehur në një proces në Lilë, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Të pyesësh francezët nëse Strauss-Kahn është njeriu që do të sjellë kthesën për fatet e vendit, tingëllon pothuajse një shaka.
Por, përgjigja e të intervistuarve u transformua në një plebishit. Strauss-Kahn mbërriti në krye me 56 % të mbështetjes, përpara ish Ministrit të Jashtëm të UMP, Alain Juppe (53%), ish presidentit Nicolas Sarkozy (49%) dhe ministrit të Brendshëm aktual, Manuel Valls (48%). Në vend të fundit ishte presidenti aktual socialist (36%). Ky i fundit ka një lloj armiqësie ndaj ish drejtorit të FMN, i cili në vitin 2011 ishte favorit për garën presidenciale. Pas një konsultimi të shpejtë, gazeta vendosi të mos e botojë sondazhin. “Strauss-Kahn mbërriti në krye – pranon Frederic Allary, botues i revistës – por mungonte pyetja: “a do të donit rikthimin e tij?”, të cilës intervistuesit do i përgjigjeshin “JO” me një shumicë dërrmuese. Duke qenë se pozicioni ynë ishte të mos bënim komente, apo një “fiction” politik, vendosëm ta lëmë fare”.
Nuk përjashtohet mundësia që miqtë e fuqishëm të Dominique të kenë projektuar të gjithë operacionin, me bashkëpunimin e ndonjë sondazhisti. BVA bën të ditur se emri i ish drejtorit të FMN ka disa muaj që ka filluar të qarkullojë në shumë intervista që kryen instituti.
Në gjithë këta vite, Dominique Strauss Kahn është eleminuar apriori nga cfarëdolloj sondazhi, edhe pse deri në 2011, ishte një udhëheqës shumë i vlerësuar, dhe një ekonomist me reputacion. Rënia e tij në “ferr” ka frymëzuar pjesë teatrale dhe disa romane, mes të cilëve ai i filozofes dhe të dashurës së tij, Marcela Iacub, që e ka quajtur “bishë”, “cjap”, “derr”. Regjisori Abel Ferrara ka përgatitur një film për historinë e tij, në të cilin Dominique interpretohet nga Gerard Depardieu.
Amerikanët kanë ironizuar shumë tolerancën e francezëve kundrejt një udhëheqësi erotoman. Një rizbritje e tij në fushën e politikës duket e pamundur, edhe për shkak të telasheve me gjyqësorin, në cështje që janë ende të hapura. Strauss-Kahn ka hapur një kompani konsulence, por mungon totalisht në jetën politike të vendit. Avoketërit e tij po luftojnë për të patur një juri popullore në procesin e shfrytëzimit të prostitucionit. Nëse sondazhi i BVA paraqet vërtet humorin e francezëve këto kohë, mund të jetë lëvizje fituese.
/Pergatiti E.Gjini, Bota.al/
Ketu ne France nuk ka nevoje per emra.
Mjafton ti quash Kurvari A ka epersi mbi Kurvarin B.
Kurvari C qe ishte President (Sarkozy) eshte ne ndjekje penale.
Hajde France , hajde!
Brezi i ri i skenografeve ne politike nuk kane fantazine e atyre te luftes se ftohte nuk i ha njeri teatrin qe u luajt me stroskanin manjaku sipas tyre vajti me nje femer koti ndersa ishte miliarder dhe mund ti telefononte nje porno stari plus kanditati numer 1 per president ,problemi qendon qe stroskani ishte kunder politikave neoliberale ne ekonomi ashtu si shrederi donin nje lloj indpendence te EU nga washigtoni kjo u kushtoi shtrenjte.